VIDEO/ Gol i pab esueshëm nga Granit Xhaka

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë për Bayer Leverkusen në sezonin e ri të Bundesligës. Një gol i pabesueshëm nga jashtëzone, që tundi rrjetën e Borussia Monchengladbach.

0-1 është rezultati aktual, teksa goli i shënuar erdhi në minutën e 12-të. Kujtojmë se Leverkusen i pamposhtur në Bundesligë sezonin e kaluar, nga ku u shpall dhe kampion.

Xhaka është pjesë e “Aspirinave” prej 1 viti. 31-vjeçari mund të thuhet se po kalon periudhën më të artë në karrierën e tij te klubi i Bundesligës gjermane.

Goli i Granit Xhakës:

ZbυΙohet pylli i madh brenda një grope, shkencëtarët mah. niten nga ajo çfarë panë brenda(Foto)

Një pyll i madh antik është zbuluar në Kinë, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali. Gropa përfshinte pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë.

Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u zbulua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.

Duke folur për revistën Live Science, udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”, dike shtuar se disa pemë që ai i pa brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.

George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji,

klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim.

Qeni ρret dy javë jàshtë shtëρisë së ρronarit pa e ditur se e kishin brαktisur

Një qen besnik priti jashtë shtëpisë së pronarit të tij për dy javë pa e kuptuar se e kishin braktisur.

Por për fat të mirë, fqinjët vunë re gjendjen e vështirë të qenit dhe e dërguan në një strehë për kafshët duke i siguruar ushqim, ujë dhe një ekzaminim të plotë mjekësor. Ata vendosën ta quajnë qenin e vetmuar Salvatore.

Një zëdhënës i strehës së qenve tha për mediat:

Salvatore mbeti vetëm pas kur familja e tij u largua. Ai priti pranë shtëpisë së tij, duke besuar se ata do të ktheheshin për të. Fqinjët na thanë se ai ishte një kafshë shtëpiake e mirë familjare, veçanërisht me dy fëmijët e tyre. Përveç trishtimit në sytë e tij, Salvatore është një qen i pashëm. Sytë e një kafshe kanë fuqinë të flasin një gjuhë të shkëlqyer. Salvatore ishte shumë nervoz por jo agresiv kur erdhi tek ne. U desh shumë durim, dashuri dhe përkushtim që ky qen të kuptonte se ne ishim aty për ta ndihmuar.

Pasi kaloi rreth dy muaj në strehë, qeni i pashëm u mor nga një familje e re, e cila humbi qenin e tyre vitin e kaluar. Pra tani jo vetëm që Salvatore ka një familje të re, por një familje ka gjithashtu një qen të ri të bukur dhe tepër besnik.

Histοria se krete , kush ja “p.reυ” gίshtin e dοrës Fatos Nano në Tepelenë, dha thαse me pαra per t’ja gjetur

Nje ngjarje e rende qe eshte mbajtur ne kohen kur Fatos Nano ishte kryeminister.

Ne nje ak.sident te rende me makine ne Kraste te Tepelenes ish kryeministri shpetoi per fat duke mos i m.arre jeten, por i mori gishtin.

Kjo ngjarje prej vitesh eshte mbajtur e fshehte dhe askush nuk e dinte pervec banoreve te zones se Tepelenes.

Ate nate u dha urdheri nga Nano per te gjithe banoret e fshatit Kraste qe kush e gjente gishtin do merrte shperblim prej 50 mije dollaresh.

Banoret u turren duke kerkuar gjithe naten me elektrike dore ne cdo cep por asgje su gjet.

Nano menjehere iu nenshtrua nje nderhyrje te nderlikuar kirurgjikale nga e cila arriti ( nuk e dime me cfare menyre)

te merrte serish ne doren e tij nje gisht, por shenjat kane ngelur dhe nuk dihet a eshte funksional.

Sot Fatos Nano eshte shkeputur nga politika dhe po shijon “milionat” e tij.

Mjekυ shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e ρàgës, për këtë u largova

Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare,

kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai.

A e dini pse Noizγ nuk ρoston fotogràfi të vajzës së tij, Leandrës? (VIDEO)

Disa vite më parë,Noizy u bë baba i një vajze.

Edhe pse lidhja e tij nuk funksionoi, raporti i tij me të bijën është shumë I mirë. 


Por pse ai nuk pub likon asnjëherë fotografi të saj dhe flet shumë rrallë për të?

Rreth kësaj, reperi nga Shqipëria ka folur javë më parë në emisionin NIN në Klan Kosova.

Ai tregoi arsyen pse nuk ndan imazhe të saj me ndjekësit dhe shumëçka tjetër rreth saj,karrierës dhe jetës së tij personale.

Kërkojnë të rregυllojnë kυzhinën e banesës, zbυlojnë thesa rin sh ekuIIor. Zbardhet shpjegimi i stυdiuesve

Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.

Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.

Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.

Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.

Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.

Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.

S hoqja e ngυshtë më kërkon dίçkα të tū rρshme, Rrëfehet υajza shqiptare dhe…

Një adoleshente nga Puka po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të.

Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.


“Jam një 16 vjeçe nga Puka dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime. Jam shumë simpatike.

Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort. E kam në shkollë.

Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje. Por unë kam frikë.

Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund. Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook? Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.

HOROSKOPI I DITËS së sotme, e premte 23 gusht 2024

DASHI

Kjo ditë në fund të gushtit mund t’ju sjellë disa sfida delikate në planin e punës, asgjë që nuk mund ta kapërceni me vendosmërinë tuaj të zakonshme. Komunikimi është kyç. Në dashuri mund të shfaqen disa keqkuptime të vogla.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 23 gusht 2024), ju pret një ditë reflektimesh dhe mendimesh të mundshme, një situatë që mund t’ju bëjë të bëni disa konsiderata të rëndësishme. Sa i përket punës, tani kërkohet shumë përqendrim. Në dashuri është koha për të bërë një hap përpara.

BINJAKËT

Dita duket dinamike dhe plot mundësi për shumë prej jush. Sidomos në sferën sociale. Takimet e reja mund të jenë të dobishme si në nivelin personal ashtu edhe në atë të punës: shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Në dashuri dialogu është çelësi i forcimit të marrëdhënies në çift.

GAFORRJA

Në këto 24 orë mund të ndiheni pak nën presion, sidomos për shkak të përgjegjësive familjare. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos mbyteni nga emocionet. Sa i përket punës, duhet më shumë pragmatizëm për të kapërcyer çdo pengesë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 23 gusht 2024), energjia juaj është ngjitëse dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju rrethojnë, si në punë ashtu edhe në jetën private. Mund të merrni propozime interesante që do t’ju lejojnë të shprehni më së miri aftësitë tuaja.

VIRGJËRESHA

Në këto 24 orë do të ndiheni veçanërisht të vëmendshëm ndaj detajeve dhe kjo cilësi do të jetë e dobishme në menaxhimin e punëve dhe çështjeve personale. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për siguri dhe stabilitet më të madh; Mos kini frikë të shprehni dëshirat tuaja dhe kërkoni një dialog të hapur me partnerin tuaj.

PESHORJA

Ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Kur bëhet fjalë për punën, qëndroni të përqendruar dhe mos e lini veten të shpërqendroheni nga mendimet e të tjerëve. Shëndeti është i mirë por shmangni teprimet.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 23 gusht 2024), mund të ndiheni veçanërisht të frymëzuar dhe të gatshëm për të ndërmarrë projekte të reja, veçanërisht në fushën krijuese. Vendosmëria do t’ju bëjë të kapërceni çdo pengesë dhe të dalloheni për aftësinë tuaj për të shkuar përtej pamjes së gjërave.

SHIGJETARI

Në këtë periudhë të çuditshme për marrëdhëniet e dashurisë, duhet të mendoni mirë përpara se të thoni po ose jo. Edhe zemrat e vetmuara do të kenë një avantazh nga fundi i muajit, në fund të fundit Shigjetarit i pëlqen të eksperimentojë, të përfshihet, të ndryshojë rregullat e lojës nëse mërzia mbretëron. Për sa i përket punës, që prej muajit qershor disa projekte janë zvogëluar, nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur nga ata që kanë menduar padrejtësisht se janë lënë mënjanë. Tani do të jetë më e lehtë të ktheheni në lojë.

BRICJAPI

Jeni gati për të dashuruar. Edhe arritja e një kompromisi do të jetë më e lehtë. Po shkoni në një kapitull të ri në jetën tuaj, përfitoni sërish nga kjo situatë astrologjike: nga shtatori do t’ju duhet të mendoni pothuajse ekskluzivisht për të gjitha gjërat që do të duhet të bëni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 23 gusht 2024), korriku ka qenë muaji më i rëndë, çiftet që janë ende bashkë në këtë fund gushti pas stresit të përjetuar në atë periudhë janë të fortë. Fëmijët, shtëpia, paratë, shumë mendime por edhe shumë zgjidhje që vijnë tani që Jupiteri është i favorshëm.

PESHQIT

Tensionet nuk kanë munguar, gushti nuk ka favorizuar ndjenjat. Përsa i përket punës, keni marrë përsipër disa përgjegjësi të mëdha për vjeshtën. Nuk do të mungojnë testet midis shtatorit dhe shkurtit. Guxim.

Realizoi gol spektakoΙar nga jashtë zonës, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Ligën e Konferencës (Video)

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, rrëmbeu skenën në Ligën e Konferencës, teksa në minutën e 17-të, realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, me fanellën e Kluzh në duelin ndaj qipriotëve të Paphos.

Me një goditje të kalibruar pasi shmangu disa kundërshtarë, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të 27-vjeçarit.

Vlen të theksohet fakti se Kluzh mbeti me 10 lojtarë në minutën e 40-të, pasi Deac u ndëshkua me karton të kuq./PANORAMASPORT.AL

GOLI I KORENICËS: VIDEO