Frikë për luftë, Amerika dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Grupi sulmues i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Lindjen e Mesme këtë të enjte, duke iu bashkuar transportuesit USS Theodore Roosevelt, i cili është vendosur në rajon prej disa kohësh.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së në platformën ‘X’, “USS Abraham Lincoln” mban avionë luftarakë F-35 dhe F-18 dhe po shoqërohet nga një skuadron shkatërruesish.

Pentagoni dërgoi grupin transportues në rajon në fillim të këtij muaji pas vrasjes së shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran dhe operativit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut.

Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin që vrau Shukr, por as konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen në vdekjen e Haniyeh. Teherani, megjithatë, kërcënoi Izraelin me “ndëshkim të ashpër”, ndërsa shteti hebre po përgatitet për sulme ndërkufitare.

“Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë”, tha të martën Alimohammad Naini, zëdhënës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, nga ana tjetër, kërcënuan me më shumë sulme ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, duke shkaktuar frikën e një pushtimi të plotë, ndaj prania e luftanijeve amerikane pasqyron frikën e një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

Sakaq, SHBA dhe Izraeli janë të shqetësuara se Irani mund të kryejë një sulm të kombinuar ndaj shtetit hebre, duke punuar së bashku me grupe të ndryshme pro-palestineze, duke përfshirë Hezbollahun dhe rebelët Houthi të Jemenit.

Një ano maIi mis. terioze në Oqeanin Atlantik shqetëson shkencëtarët

Diçka e pazakontë po ndodh në Oqeanin Atlantik dhe shkencëtarët ende nuk mund të kuptojnë se çfarë po e shkakton atë.

Temperaturat sipërfaqësore të Oqeanit Atlantik kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit, në kundërshtim me tendencat e ngrohjes globale që kanë arritur nivele rekord gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Oqeanografike dhe Atmosferike (NOAA), temperaturat e sipërfaqes së Atlantikut filluan të ftohen në maj. Kjo rënie e papritur e temperaturës ka bërë që ujërat e Atlantikut tani janë një ose dy gradë më të ftohtë se normalja për këtë periudhë të vitit.

Oqeanet janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të shumta të motit gjatë vitit, ndaj kjo lloj luhatjeje është disi e pritshme. Megjithatë, ekspertët parashikuan se temperaturat e Atlantikut do të rriteshin, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit dhe pjesërisht për shkak të një modeli kompleks të motit të njohur si El Nino.

El Nino do të thotë ngrohje e sipërfaqes së oqeanit ose temperatura që janë mbi mesataren. Që nga marsi 2023, Oqeani Atlantik regjistroi temperatura të larta rekord, të cilat kryesisht i atribuoheshin një El Nino të fortë gjatë 2023 dhe 2024.

Por tani El Nino i Atlantikut duket se është në rrugën e tij për t’i lënë para kohe vendin ekuivalentit të tij më të ftohtë, La Nina.

La Nina është fenomeni i kundërt i karakterizuar nga temperatura jashtëzakonisht të ftohta të oqeanit. Edhe pse La Nina zakonisht pritet të fillojë në shtator, ky tranzicion i papritur tashmë po i shqetëson shkencëtarët.

Të dyja këto fenomene të motit janë jashtëzakonisht komplekse dhe i nënshtrohen ndikimeve të tilla si erërat tregtare, ngrohja diellore dhe reshjet, gjë që e bën të vështirë parashikimin e tyre. Megjithatë, rënia e papritur e temperaturës së Atlantikut dhe kalimi i tij i mundshëm në La Nino i ka lënë ekspertët pa një përgjigje të qartë. “Ne kaluam një listë të mekanizmave të mundshëm, por deri më tani asgjë nuk përshtatet,” i tha New Scientist Frans Philip Tuchen, një student postdoktor në Universitetin e Majamit.

Këto ndryshime të paparashikuara ngrenë shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore. NOAA paralajmëron se ndryshimet në modelet e El Nino dhe La Nina mund të ndikojnë në reshjet e shiut në kontinentet fqinje.

Nëse Oqeani Atlantik do të kalojë plotësisht në La Nina është ende duke u parë nga afër. Nëse kjo ndodh, parashikimet klimatike për zonat përreth mund të ndryshojnë ndjeshëm deri në fund të vitit.

Udhëtimi drejt BE do bëhet me leje/ Shqipëria në listën e 60 vendeve, ja kur nis aplikimi

Nga janari i vitit që vjen do të na duhet që përpara se të udhëtojmë në vendet e Shengenit, të marrim një konfirmim on line në sistemin Etias nëse mund të udhëtojmë.

Ky rregull i ri shoqërohet edhe me një pagesë prej 7 euro për person dhe leja është e vlefshme për 3 vite. Shqipëria është një nga 60 vendet në gjithë botën që kanë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen.

Kjo është harta e vendeve dhe me ngjyrën jeshile, përfshi edhe Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, hyjnë në sistemin e ri të lëvizjes.

Po si do të funksionojë? Bashkimi europian e ka planifikuar prej kohësh këtë sistem të ri që bën një menaxhim më të mirë të hyrjes në kufirin e bashkimit europian. Sistemi do jetë aktiv në janar të vitit 2025 dhe për gjashtë muaj do jetë një periudhë prove.

Rregullat janë të qarta. Çdo person mbi 18-vjeç duhet të aplikojë duke futur të dhënat e tij të pasaportës dhe në e-mail do marrë një njoftim konfirmimi së bashku me një kod që është unik dhe që nuk duhet humbur. Leja e dhënë kushton 7 euro për person, për të gjithë të miturit nën 18 vjeç dhe të moshuarit mbi 70 vjeç përjashtohen nga pagesa. Nëse ndryshoni pasaportën, apo emrin duhet bërë aplikim nga e para sepse leja jepet për dokumentin e udhëtimit.

Koha e qëndrimit sërish është 90 ditë ndërsa kjo leje nuk do të heqë kontrollet në kufi, sërish çdo vend i Shengenit në kufi do kërkojë dokumentet shtesë për udhëtimin dhe ka të drejtën e refuzimit të hyrjes. Aplikimi duhet bërë shumë kohë para planifikimit të udhëtimit, ndërsa korrigjimi i të dhënave në sistem, nëse aplikimi është bërë gabim zgjat për 30 ditë.

Në listën e vendeve që do hyjnë në sistemin e ri, përveç vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë janë edhe shtetet e bashkuara të Amerikës, Kanadaja apo Britania e Madhe por edhe shumë vende të tjera në të gjithë botën.

E fr. ikshme/ Shfaqet në brigje peshku i rraΙΙë që paraΙajmëron ditën e kiam etit! Pritet një fatk. eqësi e afërt…

Një krijesë e rrallë e quajtur ‘peshku i ditës së gjykimit’ u zbulua nga snorkelistët në brigjet e Kalifornisë Jugore.

Peshku rrem me 12 këmbë, i cili duket si një gjarpër i madh deti, ishte i ngordhur kur u gjet dhe u soll në breg në La Jolla Cove më 10 gusht. Kjo gjetje i shokoi shkencëtarët detare, ku Instituti Scripps të Oqeanografisë në një postim në Facebook u shpreh se takimi me një krijesë të tillë është shumë e rrallë. Që nga viti 1901 deri më tani vetëm 20 peshq të tillë janë parë në Kaliforni.

Në fotot e publikuara, krijesa detare e gjatë duket si një gjarpër në sipërfaqen e oqeanit. Krijesa e çuditshme kishte një shkëlqim argjendi me njolla gri dhe të zeza përgjatë shpinës dhe shirita të kuq si flokë që i rriteshin nga balli.

Kjo krijesë njihet si peshku i ditës së gjykimit sepse në disa zona të botës, këto krijesa shihen si pararojë të lajmeve të këqija, veçanërisht fatkeqësive ose shkatërrimit, sipas Ocean Conservancy.

Sipas legjendës, nëse shihni një peshk rrem, është një shenjë paralajmëruese nga fuqitë më të larta se fatkeqësitë si tërmetet do të ndodhin së shpejti. Në Japoni, thuhet se 20 peshq të tillë dolën në breg pak para një tërmeti shkatërrues në 2011.

Grupi i entuziastëve të detit, me ndihmën e Grantit të Detit të Kalifornisë dhe anëtarëve të Shërbimit të Peshkimit të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, kontaktuan rojet e shpëtimit për ta çuar peshkun në një strukturë të NOAA. Atje, shkencëtarët do të kryejnë një nekropsi për të provuar të përcaktojnë shkakun e vdekjes së krijesës.

Nuk donte të paguante, afrikani g. οdet disa he rë me çe kiç ρas k oke taksistin shqiptar (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një afrikan ka goditur me një çekiç pas koke një taksist shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se pasi arriti në destinacion, për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.

Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

https://www.instagram.com/_u/rtl1025/?utm_source=ig_embed&ig_rid=67188cc5-dfd2-40ce-9a39-49cfd9ff2444&ig_mid=2973FC8E-9A1E-4191-8512-203BEF9B8641

Pamjet e aks identit te TEG-u/ Dy vajza ‘fërkuan’ makinat e Iuksit dhe telefonuan shokët e tyre, njëri përfundoi në spitaI, tjetri në pranga (Video)

Vox News sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, por që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza.

Burime bëjnë me dije se dy vajza kanë “fërkuar” makinat luksoze që drejtonin dhe për pasojë, siç shihet dhe në foto, automjetit tip “Audi” i është thyer pasqyra.

Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq dhe në vend që të njoftonin policinë, kanë thirrur në telefon shokët e tyre. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.

Video Player

“Goditja ligjore do të jetë finale”/ Sulmet e dyshes Meta-Berisha ndaj SPAK, analisti lëshon deklaratën e fortë: Ky…

Analisti Arben Meçe shprehet se ‘lufta’ e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK bëhet për shkak se do të jetë ky institucion që do të bëjë të mundur asgjesimin e tyre nga politika shqiptare.

Në një intervistë televizive, duke komentuar sulmet e tyre ndaj prokurorisë, Meçe u shpreh

“SPAK është ai që do të nxjerrë nga politika individë që kanë bërë krime në Shqipëri. Ndër të tjerët janë Berisha dhe Meta, kanë kryer krime në Shqipëri.

Deri më sot, qoftë ’97, një nga aktet më makabre me pasoja të rënda në Shqipëri i Berishës, edhe pse bëri goditje drastike nga populli shqiptar, përsëri u pa që goditja nga politika nuk prodhon largim të këtyre funksionarëve që partitë i kanë kthyer në shpk dhe ndërmarrje që zhvillojnë aktivitetin në politikë.

Krijimi i SPAK është instrumenti vdekjeprurës sepse i nxjerr këto njerëz nga politika në mënyrë ligjore. Për mua 21 janari është akti më kriminal në Shqipëri dhe s’mund të pranohet që personi ka urdhëruar për të vrarë të vazhdojë të jetë në politikën shqiptare

Goditja ligjore është goditja finale. Dënimi është një masë ekstreme që ligji nuk lejojn më që të futesh në politikë, duke parë këtë rrezik si përfundimtari i tyre, që SPAK është ai që do t’i nxjerrë nga politika. E gjithë lufta e tyre është drejtuar drejt këtij instrumenti ligjor shtetëror që është asgjesuesi më i madh i tyre.”, theksoi analisti./abcneës.al

Doli në intervistë me fanellën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar

Gazetari i Sportiv, Ervin Baku është kërcënuar me jetë, pasi pak ditë më parë dha një interviste në një televizion shqiptar, ku veshur kishte një bluzë me shenjat identifikuese dhe simbolin e Serbisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.

Urimi prekës i Agron Llakajt për vajzën

Ditën e sotme vajza e aktorit Agron Llakaj, Alkida, feston ditëlindjen. Aktori ka ndarë një urim prekës për të, duke përfshirë edhe faktin që Kostandina, gruaja e tij nuk jeton më.

Urimi i Agron Llakajt:

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.

Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time.
Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzeqeshi jetes zemer!
Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”

BE vendos traun/ Nga shqiptarët te amerikanët e britanikët, 7 euro për të hyrë në hapësirën Schengen

Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.

Siç shpjegon Komisioni në një shënim, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh).

Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.

Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujore”.

Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.