“Nuk më pëlqeu në fillim por…”/ Shoqja e ngushtë e Kiara Titos habit me deklaratën e saj për Luizin

Liesa Haxhiasllani ka dhënë së fundmi një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin e saj me Luizin, partnerin e shoqes së ngushtë, Kiarës. Ajo shprehet se në fillim mund ta ketë gjykuar ndryshe karakterin e Luizit përmes ekranit por sot ata takohen dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.

Pjesë nga intervista:

Pse partneri i shoqeve të ngushta në fillim të marrëdhënies nuk na pëlqen? Të ka ndodhur me Luizin?

Ka ndodhur, jo që të vendos unë a më pëlqen a s’më pëlqen por thjesht është ai mendimi i parë që duke njohur karakterin e shoqes tënde më mirë thua: po sikur të ketë këtë tipar, po sikur të ketë atë tipar. Por kur e njeh nga afër personin tjetër patjetër që ndryshon mendim. Se është ndryshe të njohësh partnerin e mikeshës tënde nga ekrani, është ndryshe ta njohësh atë nga afër.

Po tani çfarë marrëdhënie keni?

Marrëdhënie shumë të mirë saherë na bie rasti të takohemi.

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe..

Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufizohet Shqipëria në një reportazh të TF1, kanalit më të shikuar televiziv të Francës e ndër më të njohurit në Europë,duke u ndalur në zhvillimin turistik të vendit tonë.

Madje, Shqipëria cilësohet si Eldorado e Europës, ku miliona turistë e kanë vizituar dhe janë mahnitur.

Kjo ëhstë Shqipëria turistike, pavarësisht se disa nga intervistuesit në reportazhin e TF1, shpreheshin se para se të udhëtonin në Shqipëri i kishin thënë që të mos shkonin pasi atje ka mafie. Por ajo çka turistët kanë gjetur është krejt tjetër nga ajo që i thuhej.

Të joshur nga çmimet e ulëta, tursitët nga e gjithë Bota, zbarkojnë në Shqipëri, vijon reportazhi, duke theksuar se janë 10 mln turistë, ose dy herë më shumë se dy vite më parë.

Reportazhi i televizionit francez përmbledh intervista me turistë që kanë vizituar Shqipërinë, bregdetin shqiptar, dhe shfaqen teksa argëtohen, pavarësisht moshës së tyre

“Karkaleca të vegjël dhe oktapod në një rizoto… Dy pjata të para dhe një ëmbëlsirë”, thuhet në reportazh, referuar menusë së ushqimit të zgjedhur nga grupe turistësh.

Në postimin e Kryeministrit thuhet se në ekranet franceze, Shqipëria hynte vetëm për ndonjë lajm a fjalë të keqe, si një stereotip i negatives në median ndërkombëtare, për një vend të keqtrajtuar gjatë që sot po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar, ku vazhdon një transformim i pandalshëm.

E KRYER/ Broja arrin akordin me skuadrën e re, ja detajet e marrëveshjes

Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga merkato.

Gazetari anglez, Stuart Uatson, i cili është shumë pranë klubit të Ipsuiç, raporton se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket huazimit të sulmuesit shqiptar drejt klubit të sapo ngjitur në Premier Ligë.

Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të. Bëhet fjalë për një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund, në rast se Ipsuin siguron qëndrimin në Premier Ligë. Broja do të udhëtojë për teste mjekësore në 24 orët e ardhshme pasi po përgatiten edhe kontratat mes klubeve.

Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj fiton medaljen e artë në European Cup

Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj është fituese e medaljes së artë në xhudo, në European Cup për të rinj mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi sot se, xhudistja që stërvitet nga trajneri Shkurt Çullhaj, garoi në peshën deri në 57 kg dhe arriti që të fitonte 4 ndeshje me kundërshtarë shumë të fortë.

Sportistja tjetër Kasandra Kovaçi u rendit e pesta në kategorinë 63 kg.

Ndodh mrekuIIia/ Piu qumësht me ujë deti për 3 ditë, shpëtohet foshnja emigrante

Piu qumësht me ujë deti për 3 ditë, shpëtohet foshnja emigrante. Shpëtimi i foshnjës “Iona”, vogëlushes refugjate vetëm 50-ditëshe, që u shpëtua nga rojet e portit në Tilos , është komentuar mjaft në rrjetet sociale. Sipas medieve tē huaja, foshnja u bllokua për tre ditë në një zonë të thepisur, me prindërit e tij duke përdorur ujin e detit për të bërë qumësht për të.

Foshnjës iu dha emri “Ionas”, duke e krahasuar fëmijën e vogël refugjat me murgun që u la në Tilos dhe ndërtoi manastirin e Agios Panteleimon. Pasi familja u shpëtua, atyre iu ofrua ndihma e parë, ushqim, veshmbathje, strehim dhe kujdes mjekësor. Më pas, Jonas i vogël dhe familja e tij u nisën për në Pire. Emocioni i opinionit publik ishte i madh, sidomos për oficerin e portit Yiannis Koufakis, i cili mori pjesë në shpëtim.

Top Channel nxjerr ρrοvat/ Kjo është mrekullia më e mαdhe që ka ndοdhυr në Kίshën e Lαçit

Qyteti i vogël i Laçit, ofron një pritje të pazakontë për mijëra e mijëra besimtar që vinë për të përjetësuar

besimin për të gjetur paqen dhe për tu prehur në mëshirën e Zotit në Kishën e mrekullive.

Por cila ka qenë mrekullia më e madhe në historinë e Kishës së Laçit?

Këtë përgjigje na thotë vetë Frat, Mirash Marinaj, dëgjojeni! Shiko videon KETU

15-v jeçαrja: Saρο b.abi hyri në d υsh ndοdhi gjëja më e tme rrshme në je. tën tίme

Një 15-vjeçare ka zbuluar se i ati ka një marrëd.hënie jashtëmartesore me një femër dhe ndjehet në dilemë se çfarë duhet të bëjë.

Ajo është shumë e vogël për tu përballur me këto situata dhe ndihet në faj përt atë që ka zbuluar. Tashmë në kokën e saj lind pyetja më e madhe…Nëse duhet t’i tregojë gjithçka së ëmës.

Historia është shumë pre. këse por rrëfen realitetin e hi.dhur kur një prind nuk merr asnjë përgjegjësi për familjen e tij.

Në lot ajo rrëfen faktin se ka qenë shumë e lidhur me babain e saj, por në të njëjtën kohë ka respekt për të jëmën e cila është një zonjë grua dhe meriton të jetë e dashuruar. 

“Jam një vajzë 15 vjeçe shqipëtare dhe tashmë po përjetoj periudhën më të vë.shtirë të jetës time.Kam 1 muaj që kam zbuluar diçka të tme.rrshme në lidhje me prindërit e mi dhe ekzaktësisht me babain tim, i cili ka qenë edhe mashkulli më shembullor në vizionin tim.

Por, duket se qenkam ga.buar shumë për të pasi ai është një njeri u ulët dhe i paf.ytyrë dhe ka bërë një veprim që as në botën tjetër nuk do tia fal.Babai po tra.dhëton mamin tim, e cila është një grua e devotshme për familjen dhe ska asnjë faj në këtë botë.

Nuk e di se prej sa kohësh vazhdon kjo histori, por një ditë e pashë se po i dërgonte një ze.mër dikujt në telefonin e tij celular.Ishte një veprim i dukshëm nga ana e tij pasi kur po e dërgonte, mesazhin e shoqëronte dhe me një buzëqeshje din.akërie në fytyrën e tij.

Në atë moment babi shkoi në dush dhe i kapa telefonin dhe nuk u mendova dy herë.Duke ia ditur kodin e hapjes, e pash kujt ia kishte dërguar mesazhin dhe ishte një vajzë e cila duhet ti vijë t.urp nga vetja që pr.ish familje.Babi nuk i kishte f.shirë ende mesazhet e asaj dite.

Kisha disa kohë që dy.shoja se kishte diçka, por nuk e dija se çfarë ishte.Dhe për të qenë e sinqertë, nuk kam dy.shuar kurrë tek babai, i cili gjatë gjithë kohës shtirej se po luante rolin e prindit shembullor në shtëpi.I mora në telefon numrin e asaj që ja niste dhe një ditë i rashë pa numër dhe më doli zë femre.

Fliste me dialekt të Tiranës.Babin e kam biznesmen dhe shumë shpesh udhëton dhe në Tiranë shkon pothuajse përditë.Doja ta of.endoja atë që më doli në telefon, por u mpíva dhe nuk po dija se si të veproja. Nuk desha të tregohem e pa-kulturuar.

Kam biseduar me një shoqen time dhe ajo më këshilloi t’i kontrolloja telefonin e tij celular, në mënyrë që të kuptoja sa kohë kishte dhe nëse ishte një çështje serioze.Pr.oblemi është se çfarë duhet të bëj?

Një pjesë e imja thotë t’ja tregoj mamit, një pjesë tjetër thotë të mos shka.tërroj martesën e prindërve…Babin nuk e shoh dot me sy. Nëse ai ndahet me mamin me kë do të jetoj unë? Po vëllai?A do martohet ajo me babin tonë? Po mami do të martohet me burrë tjetër?”, thotë ajo

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 21 Gusht 2024

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përhumbur në reflektime si të karakterit sentimental edhe të atij profesional. Megjithatë i keni të gjitha mundësitë që të shkëputeni nga disa problematika në proces.

Demi

Mund të rigjeni një gjendje lumturie dhe shpërqendrimi total nga problemet. Kjo gjë vlen si për sferën e ndjenjave edhe për atë profesionale, ku gjatë kësaj të mërkure do të shfaqni më shumë besim në vete.

Binjakët

Do t’iu duhet të merrni vendim lidhur me disa situata gjatë kësaj dite, qoftë me sferën e ndjenjave edhe atë profesionale. Arritja e disa objektivave në jetën profesionale, do ju bëjë që të ndiheni më mirë.

Gaforrja

Mund ta gjeni veten në një periudhë tejet të favorshme, dhe që do ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e qetë, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

Luani

Do të jeni të përhumbur në mendime gjatë kësaj dite, gjë që do të reflektohet edhe në fushën e ndjenjave. Sa i takon ambientit të punës, duhet të jeni më shumë të përqendruar.

Virgjëresha

Duhet të reduktoni patjetër dozat e ankthit dhe shqetësimet e kësaj dite, pasi rrezikoni shumë. Mundohuni që të përqendroheni maksimalisht si në sferën sentimentale edhe atë profesionale.

Peshorja

Do të jeni të përhumbur totalisht dhe gjithçka për shkak të një stresi të madh në vendin e punës. Megjithatë ndikimi i favorshëm i ndjenjave, do të bëj që të ndiheni të plotësuar në sferën sentimentale.

Akrepi

Do të jeni mjaft të favorizuar nga yjet gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që të keni sukses në çdo sferë të jetës suaj, shkruan noa.al. Fusha e ndjenjave dhe sektori profesional, do të jenë në maksimumin e tyre.

Shigjetari

Mund ti kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite. Ndërkohë, yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme sa i takon sferës profesionale.

Bricjapi

Do të jeni në kërkim të lidhjeve mes vështirësive në fushën e ndjenjave dhe asaj profesionale. Në fund të ditës do të arrini të rivendosni ekuilibrin tuaj psikofizik.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndiheni më të zbehtë për shkak të disa konflikteve, si në sferën sentimentale edhe profesionale. Mundohuni që të shfrytëzoni më mirë momentet dhe të gjeni hapësirë për të pushuar.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme lidhur me karrierën tuaj profesionale. Ndërkohë fusha e ndjenjave, mund të jetë e luhatur në momente kritike.

Mbyllet telenovela Broja, shitet tek ekipi i sapongjitur në Premier League

Armando Broja do të jetë lojtari më i ri i ekipit të sapongjitur në Premier League, Ipswich Town. Klubi nga Suffolk do të nënshkruajë me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t, emri i të cilit është përfolur për një kalim te Everton, Juventus, Milan dhe Borussia Dortmund gjatë kësaj merkatoje.

Mediat britanike kanë zbuluar se një marrëveshje është arritur dhe nënshkrimi me Brojën mund të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme.

22-vjeçari do t’i japë më shumë forcë dhe potencë repartit ofensiv të Ipswich që përfshin Liam Delap, George Hirst (do të vuajë një dëmtim në gju deri në tetor), Ali Al-Hamadi dhe Freddie Ladapo, i cili ka dalë në shitje.

Broja e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Fulham, ku ngeci në stol për shkak të superformës së Rodrigo Muniz.

Në fillim të këtij sezoni numri i tij 19 te Chelsea i kaloi blerjes më të re, Pedro Neto, ndërsa në “Stamford Bridge” pritet të mbërrijë edhe Joao Felix.

Bomberi nga Malësia e Madhe do të bëhet nënshkrimi i 10-të i verës për Ipswich pas Aro Muric, Ben Johnson, Jacob Greaves, Conor Tosnsend, Kalvin Phillips, Jens Cajuste, Omari Hutchinson, Sammie Szmodics dhe Delap.

Kristiano Ronaldo ka kontratë dashurie me Xhorxhinën, ja sa humbet nëse ndahet

Superylli i futbollit Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë një nga çiftet e ëndrrave në botën e sportit. Së bashku, ata të dy kanë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe postojnë vazhdimisht foto të lumtura. Siç raportohet tani, një ndarje do t’i kushtonte shtrenjtë Ronaldos.

Luzitani dhe Xhorxhina janë në një lidhje që nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. Tashmë ata të dy janë çift prej shtatë vitesh. Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre.

Ndër të tjera bëhet fjalë edhe për faktin se Rodrigez do të kishte stabilitet financiar në rast ndarjeje. Për të qenë më të saktë, nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.

Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro. Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina.

Së bashku ata kanë dy fëmijë. Ronaldo ka gjithashtu djalin Kristiano Xhunior (nënë e panjohur për publikun) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate. Një gjë është e qartë: pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 650 milionë euro. Në klubin e tij aktual Al-Nasr në Arabinë Saudite, ai thuhet se mbledh rreth 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë.