Vd e*ja trαg jike e 19-vjeçarit italian në Velipojë, e dashura e νi* timës sqaron ngjarjen: Thjesht një përplasje

Një aksident tragjik u regjistrua të dielën e 18 gushtit në plazhin e Velipojës ku humbi jetën një 19-vjeçar italian. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar e dashura e viktimës e cila ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja së bashku më të vëllanë

19-vjeçari kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllain e të dashurës në Shqipëri ndërsa dha frymën e fundit në vendin tonë. Në lidhje me ngjarjen u arrestua vëllai i të dashurës së viktimës.

E dashura e 19-vjeçarit, Giusy Di Tella, njëkohësisht dhe motra e të arrestuarit, Salvatore Di Tella, tha se ata nuk ishin as nën efektin e alkoolit dhe as të ndonjë droge, ndryshe nga çfarë thekson policia. Ajo shtoi se ngjarja ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur.

“Autoritetet shqiptare kanë lëshuar trupin e të dashurit tim dhe po përgatitemi për t’u rikthyer në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur. Ne nuk kishim pirë as alkool e as drogë. Unë, i fejuari im dhe vëllai im kemi qenë gjithmonë shumë të lidhur bashkë”, tha Giusy.

Ajo se ishte së bashku me Nicolan në jet-ski dhe mbrojti vëllain e saj Salvatore, duke thënë se ai nuk kishte asnjë faj, duke akuzuar policinë se kanë dhënë një version plotësisht të gabuar. Sipas saj në Shqipëri domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor dhe kjo është arsyeja pse ata po kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane.

“Dy jet ski-të ishin larg njëra-tjetrës dhe ne nuk ishim aq larg bregut, ndryshe siç raportohet. Unë po xhiroja një video me celularin tim, kur Nicola më tha ta fikja. Në atë moment, pati një përplasje në anën e djathtë të jet ski-së tonë. Vëllai im u hodh menjëherë në det për ta shpëtuar Nicolan dhe e nxori trupin e tij në breg, që më pas u transportua drejt spitalit, aty ku nuk arriti të mbijetonte.

Por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik. Vëllai im nuk kishte asnjë faj, madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë. Por këtu, në Shqipëri, ata domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor: kjo është arsyeja pse ne kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane”, tha ajo.

Tjetër ngjarje e rëndë! Grυαja ν*et kunatin me ar më zjarri, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së martës në Prishtinë.

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”.

Pas ngjarjes, gruaja është vetëdorëzuar në Polici, shkruajnë mediat e Kosovës.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.

“Ç mendet” moti në Dibër, shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit, rrezik për aksidente

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qarkun Dibër.

Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale. Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

Misteri që shokoi botën: Si u mbyt superjahti i miliarderit britanik pak pasi i vdiq partneri në biznes

Lajmi kryesor i medieve ndërkombëtare gjatë këtyre orëve është zhdukja e një miliarderi britanik në brigjet e Siçilisë në Itali.

Ngjarja është e mbuluar me mister

Miliarderi Mike Lynch, i njohur edhe si ‘Bill Gates britanik’, ishte së bashku me familjen dhe disa miq në superjahtin e tij ‘Bayesian’ kur ai u përmbys gjatë një stuhie të hënën në mëngjes.

Sipas Daily Mail, stuhia ishte e çuditshme, aq sa kapiteni i anijes tha se ata nuk e panë fare se po vinte.

Jo vetëm kaq, por sipas ekspertëve, mbytja e jahtit luksoz ishte diçka e paprecedentë.

Gjashtë persona janë zhdukur nga mbytja e superjahtit, mes tyre miliarderi Mike Lynch, e bija e tij 18-vjeçare dhe Jonathan Bloomer, bosi i një prej bankave më të njohura në bota ‘Morgan Stanley’. Ky i fundit është zhdukur bashkë me të shoqen.

Po ashtu i zhdukur është edhe një avokat i njohur.

Mendohet se ata ishin në jaht për të festuar faktin se Mike Lynch ishte liruar nga akuzat për mashtrim. Pas një viti arresti shtëpiak, Lynch, baba i dy fëmijëve, pretendonte se po jetonte një jetë të dytë.

Por gjithçka u kthye në makth kur jahti u godit nga një fenomen jashtëzakonisht i rrallë natyror në formën e tornados.

Daily Mail shkruan se ekspertët thonë se janë habitur se si u mbyt jahti që duhej t’i rezistonte forcave të tilla natyrore.

Por në një kthesë të jashtëzakonshme të ngjarjeve, mbytja e jahtit erdhi pasi një partner në biznes i miliarderit britanik humbi jetën në mënyrë misterioze.

Stephen Chamberlain u plagos për vdekje nga një makinë teksa po vraponte të shtunën në mëngjes.

Chamberlain, bashkë me Lynch, kishin arritur të fitonin gjyqin kundër tyre për mashtrim.

Policia tha se nuk ka asgjë të dyshimtë për rastin në fjalë.

Ekipet e shpëtimit thonë se operacioni i kërkimit është i komplikuar. Jahti gjendet 50 metra poshtë sipërfaqes së ujit dhe praktikisht çdo gjë duket e padëmtuar.

Por janë pikërisht mobiljet që po pengojnë përpjekjet për të hyrë brenda.

Mendohet se të zhdukurit kanë ngecur brenda kabinave kur nisi stuhia e fortë.

Ndërkohë, 15 persona janë shpëtuar, mes tyre edhe gruaja e miliarderit britanik.

“Bëhuni gati për luftë”, gjenerali gjerman: E gjithë Gjermania po përgatitet, ja plani

Kërcënimi i jashtëm për Gjermaninë është më evident se kurrë. Alarmin e ka ngritur Gjenerali i ushtrisë gjermane, Michael Giss. Në një intervistë për median e njohur gjermane, Die Welt, ushtaraku i lartë gjerman dhe shefi i shtabit të komandës së Hamburgut, theksoi se kërcënimi më i afërt ushtarak për Gjermaninë është pas pesë vitesh dhe vendi agresor pritet të jetë Rusia.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ndarjes së Gjermanisë, ne donim mbi të gjitha të shijonim “dividentin e paqes” për 30 vjet dhe dukej se ishim “të rrethuar nga miq”. Në Gjermani, ne jemi ende kilometra larg nga perceptimi i një rreziku të jashtëm këto ditë, krejtësisht ndryshe nga, për shembull, njerëzit në shtetet baltike ose Poloni. Por, ora ime e brendshme si ushtar po funksionon dhe më thotë se pas pesë vitesh do të duhet të jemi mjaft elastikë për t’i bërë ballë një kërcënimi të jashtëm ushtarak”, tha Giss.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Bundeswehri gjerman filloi të zhvillonte “Planin Operativ të Gjermanisë” në mars 2023, versioni i parë i dokumentit sekret, i cili është rreth 1000 faqe i gjatë, është i disponueshëm që nga marsi 2024. Si pjesë e strategjisë së NATO-s, Gjermania duhet të bëhet e aftë për luftë dhe mbrojtje.

“E gjithë Gjermania duhet të bëhet gati për luftë. Kjo është një detyrë kryesore e përgjithshme për politikën, Bundeswehr-in, biznesin dhe shoqërinë në kuptimin më të gjerë. Bëhet fjalë gjithashtu për infrastrukturën kritike dhe veçanërisht në Hamburg edhe për funksionin e portit për funksionimin e aleancës dhe për mbështetjen e NATO-s. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike në Evropë, Gjermania është vendi ku po zhvillohet marshimi, vendi përmes të cilit njësitë e NATO-s marshojnë drejt krahut lindor”, u shpreh Shefi i Shtabit të Ushtrisë gjermane për Hamburgun.

Aktualisht, 16 shtetet federale në Gjermani po kontribuojnë me skenarët dhe rrethanat e mundshme për planin operacional të Gjermanisë.

“Ç mendet” moti në juglindje të vendit/ Reshje shiu dhe stuhi, një fshat pa energji elektrike

Rreshje të shumta të shiut shoqëruar me erë te fortë kanë përfshirë fshatrat e Bashkisë së Devollit.

Rreshj të shumta janë regjistruar gjithashtu në qytetin e Bilishtit.

Nga stuhia ka pasur shkëputje të herëpashershme të energjise elektrike.

Momentalisht pa energji elektrike ka mbetur vetëm fshati Vidohovë.

Nje grup pune i OSSHE po punon per rikthimin e energjisë elektrike.

U gje t i ύ* αrë në përrua, i moshuari ishte kryeplak i fshatit, pistat ku po heton policia

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokike të Memaliajt dyshohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë.

Viktima Ajdini shërbente si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj. Ai ishte njeriu që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar këto ankesa në strukturat policore dhe bashkisë Memaliaj

Për momentin prokuroria e Gjirokastrës që po heton rastin e lidh ngjarjen për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari Faik Ajdini.

Ndërsa konflikti për kullotën e bagëtive është motivi kryesor.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliaj.

Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët e familjes së Faik Hajdinit, i cili mëngjesin e sotëm është gjendur buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.

PIagosja në Tiranë/ U njohën në punë e nisën marrëdhënie in time edhe pse të dy të m @rtυar, si e mësoi efektivi trad.htinë e gruas me 45-vjeçarin! (Detaje)

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e 19 gushtit në Tiranë, ku efektivi i policisë (jashtë shërbimit) Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se arsye për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.

U dh*nua nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon FOTOT, ja si duket tani

Klea Prenga, e cila u dhunua ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të gjendjes së saj aktualisht.

Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.

Kujtojmë se ditën e djeshme policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Moment i pakëndshëm për Elvana Gjatën/ Fustani e ‘tradhton’ gjatë koncertit, i zbulon pjesët in time (Video)

Këngëtarja Elvana Gjata është një ndër divat e muzikës shqiptare.

Teksa sezoni veror po mbaron, Elvana duket se koncertet i ka të tejngjeshura.

Episodi i fundit në koncertin e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga kamerat teksa në një moment fustani është ngritur duke i zbuluar pjesët private.

https://www.instagram.com/reel/C-vdX_RNyaI/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fmoment-i-pakendshem-per-elvana-gjaten-fustani-e-tradhton-gjate-koncertit-i-zbulon-pjeset-intime-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A639%2C%22ls%22%3A104%2C%22le%22%3A628%7D