Cudira shqiptare/ Parυkierja pυnëson υαjzën e r e, ajo i rrëmben b.ϋrrin për fare

E kishte paralajmeruar, por nuk i ishte mbushur mendja. Një parukiere nga qyteti i Fierit ka perfunduar e ndarë nga i fejuari i cili ka nisur nje lidhje dashurie tashme me punetoren e ish-te dashures.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re e cila ka bërë për vete burrin e parukieres.

Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja.

Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën.

Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 19 Gusht 2024

Dashi

Do jeni shume euforike gjate kësaj dite edhe nëse jeni ne çift edhe nëse jeni beqare. Do e shihni gjithçka me me tepër optimizëm. Te dashuruarit do ndihen me te dëshiruar nga partneri, ndërsa beqaret do kenë mundësi reale për te hedhur hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Edhe financat do jene goxha te mira. Mund te kryeni disa investime te nevojshme.

Demi

Dite shume e qete dhe pa asgjë te jashtëzakonshme kjo e sotmja. Do ndiheni mire ashtu si jeni dhe do jetoni çdo moment si ta ndieni. Për beqaret ambienti do jete me i favorshëm për takime impresionuese. Personat qe do njihni do jene shume te veçante. Ne planin financiar duhen shmangur operacionet e rrezikshme. Nuk është ende koha për hapa te mëdhenj.

Binjaket

Debatet dhe mosmarrëveshje ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Nuk do doni ne asnjë çast ta toleroni partnerin dhe do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Kujdes! Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim, por pa shume fat. Ne planin financiar mos u dekurajoni me tronditjen me te vogël sepse gjithçka mund te rregullohet sa hap e mbyll sytë.

Gaforrja

Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj sot, megjithatë marrëdhënia juaj nuk do jete aq pasionante sa pritej. Mundohuni qe nesër ta ndryshoni situatën duke menduar për ndonjë surprize. Beqaret do dëshirojnë te bëjnë për vete një person qe ka tashme një lidhje. Kujdes sepse mund te keni probleme. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa masa strikte.

Luani

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do bëni çfarë te jete e mundur qe marrëdhënia me partnerin te ece me tej. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me fatlumet ne bote. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje për mrekulli. edhe pse do shpenzoni pak me tepër për gjera te rëndësishme situata nuk do jete problematike.

Virgjeresha

Gjate kësaj dite partneri do ju tregoje disa te fshehta qe deri me sot nuk kishte mundur dot t’ua shprehte. Kjo do ju afroje edhe me tepër me njeri-tjetrin. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Beqaret do takojnë një peron interesant te shenjës se ujorit. Njiheni me mire atë. Po nuk morët masa urgjente ka rrezik te keni probleme serioze.
Peshorja

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te kaloje një krize gjate kësaj dite. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos merrni vendime te nxituara për te cilat do pendoheni shume shpejt. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah. Ekuilibri buxhetor do ketë disa tronditje te vogla. Mos e lëshoni veten sepse me pa durim dhe këmbëngulje gjerat do përmirësohen.

Akrepi

Do jeni me realiste gjate kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar pa qene te sigurta. Marrëdhënia me partneri do ngrohet mjaft dhe ne mbrëmje do jete pasionante. Beqaret do pëlqejnë personin e gabuar. Mos mendoni te krijoni një lidhje te shpejte me te sepse do vuani jashtë mase. Ne planin financiar duhet te bëni pak me tepër ekonomi.

Shigjetari

Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do jene rrënjësore sot. Do e largoni sa hap e mbyll sytë rutinën de do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do kenë thjesht tërheqje dhe flirte, asgjë me tepër sesa aq. Gjithsesi duhet thënë se dita do jete pozitive. Ne planin financiar duhet te merrni iniciativa dhe te mos prisni qe dikush tjetër t’ua përmirësoje situatën.

Bricjapi

Do merrni lajme te reja gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Disa mund te pranohen tek puna ku kane aplikuar, disa mund te mësojnë për ardhjen e një fëmije e disa te tjerë mund te marrin propozime serioze. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa për ta përmirësuar edhe me tepër situatën. Ju mund t’ia dilni mbanë.

Ujori

Jeta sentimentale për ata qe janë ne një lidhje do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Do i tregoni partnerit sa shume e dashuroni me ane te fjalëve dhe gjesteve. Beqaret do e pëlqejnë ne një mënyrë tjetër je mikun e tyre te vjetër. Financat do jene goxha te stabilizuara dhe madje kjo situate do vazhdoje për një kohe te gjate. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Gjate kësaj dite nuk duhet te sforcoheni shume për te pasur një jete sentimentale te qëndrueshme dhe emocionuese. Gjithçka do shkoje për mrekulli fale ndikimit pozitiv te yjeve. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te shohin mire rreth e rrotull tyre. Personi i duhet do jete shume afër tyre. Ne planin financiar kënaquni me aq sa keni, mos kërkoni te pasuroheni shpejt.

Pas tër metit 7.2 , në Rusi shρërthen νuΙΙkani, pamje spektakolare (Video)

Një vullkan pranë një baze të madhe detare në bregun lindor të Rusisë shpërtheu herët të dielën, më 18 gusht, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.2 Rihter që goditi në Paqësor rreth 100 kilometra larg, njoftoi media shtetërore ruse.

Vullkani Sibelut hodhi një shtëllungë hiri deri në 8 kilometra mbi nivelin e detit dhe lëshoi ​​një shpërthim llave, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shkencëtarët nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Vullkani është rreth 450 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky, një qytet bregdetar me më shumë se 181,000 banorë në rajonin lindor të Kamçatkës të Rusisë.

Qyteti është i rrethuar nga vullkane. CBS News raporton se vendi kishte lëshuar një paralajmërim për cunami, por ai u hoq më vonë gjatë ditës.

Ilir Meta nuk i ndal hedhjet nëpër ujëra, shkrin së qeshuri disa fëmijë në lumë (Video)

Ilir Meta vijon të kryejë hedhje nëpër ujëra të ndryshëm, qoftë lumenjë apo liqene.

Këtë të diel është shfaqur në lumin e Matit, me një grup fëmijësh që laheshin në lum.

Ai ka postuar një video duke zbavitur këta të fundit, që nuk e mbanin dot të qeshurën nga hedhja që realizoi kreu i PL.

“Një përshëndetje nga lumi i Matit për çunat e Kurbinit me thirrjen frymëzuese: Para Laçi”, shkruan Ilir Meta, në një video që e ka postuar vetë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F814554430803541%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=264

Kush e ν* au Egli Progën? Detajet të reja nga ngjarja e Pogradecit

Kush e vrau babain e dy fëmijëve, 42-vjeçarin Egli Proga mbrëmjen e së shtunës të datës 10 Gusht?

A tentoi vërtet policia e Pogradecit për ta fshehur si ngjarje duke e raportuar fillimisht si aksidentale e pse priti pikërisht kjo polici për rreth 16 orë për të reaguar zyrtarisht qysh prej ngjarjes?

A janë të vërteta akuzat e motrës së viktimës, Jona Progës se ambulanca është vonuar me tepër se 30 minuta për të transportuar drejt spitalit bashkiak vëllain e saj e se sot viktima, Egli Proga mund të ishte gjallë.

“Një person i dehur i gjetur pa ndjenja në rrugë”- kjo ishte fjalia që mbizotëroi në vendngjarje nga njerëzit që ndodheshin përreth apo dhe nën zë nga policët e rendit të komisariatit të Pogradecit. U desh të lindte dielli përsëri që të ndriçonte vet media një pjesë të ngjarjes pasi policia gjatë gjithë kësaj kohe nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Një ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale rezultoi të ishte një vrasje.

Në 10:10 të datës 11 Gusht drejtoria vendore e policisë së Korçës do të reagonte zyrtarisht duke u shprehur se kishte arrestuar 4 persona për këtë ngjarje, 29 vjecarin Denis Meçe nën akuzën e vrasjes me dashje e Voltan Shulkun, Arian Manellari e Leonidha Guçe, të tre nën akuzën e moskallëzimit të krimit

Në dosjen e plotë hetimore që Euronews Albania disponon, informacionet e policisë tregojnë se autori i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, 29 vjeçari Denis Meçe menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt fshatit Buçimas, ku në rrugë, nën efektin e alkoolit ka ndaluar makinën dhe ka fjetur për disa orë. Policia nuk mundi ta gjente. Vetëm në mesnatë, rreth orës 03:30 minuta Denis Meçe dorëzohet në komisariatin e Pogradecit

Ajo çka bie në sy është se në deklarimin e tij ai nuk pranon të ketë goditur me grusht në asnjë moment Egli Progën

“Rreth orës 15:30 jam ulur jashtë në lokal” Stropcka” me Klodi Guçe për të pirë një birrë. Ai ishte me një kushuri të tijin. Më pas pas 30 minutash na u bashkua Arjani taksixhiu. Pas 3 orësh vjen ky djali (Egli Proga) emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë, na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment më mbaruan cigaret, i kam kërkuar Volit (pronari i lokalit) por atje ky djali (Egli Proga) me ka thënë; “Ja se ta dredh një unë”. Unë mora cigaren, sa ktheva kurrizin më shau me fjalët ; “ta q* rracën). Nuk ja vura veshin dhe u ula në tavolina ime. Ai vazhdonte më shante madje e shau dhe Klodin nga e ëma por as ai nuk ja vuri veshin. Ai vazhdonte nga brenda shante dhe unë hyra e pyeta përse shante dhe i thashë;” Ajde dalim pak jashtë të flasim” – e ai me tha; “Po hajde se çfarë do me besh” dhe kemi dalë jashtë “,-kështu ka deklaruar Denis Meçe.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë e nuk u ngrit më. “

Denis Meçe në deklaratën e tij të dhënë para forcave oficerëve të policise gjyqësore ka pranuar se është larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Buçimas, ku për disa orë ka fjetur brenda në makinë.

I pyetur për disa herë nga forcat blu se a mund të sqaronte momentin e rrëzimit të Egli Progës, 29 vjeçari Meçe është shprehur se nuk e kujtonte pasi ka qënë shumë i dehur.

Por disa orë më vonë, komunikim ka patur midis Denis Meçes dhe avokatit të tij, ku ky i fundit për Euronews Albania pranon se klienti që ai mbron e ka goditur Egli Progën.

Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania ka patur me zotin Eduard Muci i cili është avokati mbrojtës i Denis Meçe, ai shprehet se klienti i tij në asnjë moment nuk ka patur për qëllim për të vrarë 42 vjecarin, babai e dy fëmijëve Egli Progën. Nga ana tjetër ai pranon se klienti i tij ka goditur njëherë me grusht Egli Progën e ky i fundit fillimisht është përplasur me një makinë të parkuar në vendin e ngjarjes e duke rënë në kokë në asfalt.

Por janë dy deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Voltan Shulku pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”,-u shpreh pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Por vetëm 30 metra larg vendit të ngjarjes, gjithçka e pa edhe Ardian Bego, i afërm i viktimës i cili deklaron se:

“Kam parë një person i cili u godit nga një person tjetër me grushta në pjesën e kokës dhe ra në tokë në pjesën e asfaltit. Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që nga lokali ka dalë pronari me emrin Voli, I është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Aty dikush me tha qe ishte kushuriri im Eglantin Proga që ishte goditur. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull, pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e çoi në spitalin e Pogradecit. Në ambulance kushuriri nuk po reagonte fare. Në ambientet e spitalit mjeku me lajmëroi se kushuriri I’m ndërroi jetë. Theksoj se Egli ka një lokal 30 metra larg ku ndodhi ngjarja ”

Pra, Voltan Shulku rrëfen se nuk ka patur sherr e debat ndërsa Ardian Bego nga ana tjetër tregon se ka patur grushta.

Por çfarë thonë dy të akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi?

” Unë nuk e kam parë kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qenë i vëmendshëm në atë moment, kam qenë në gjendje të dehur. Kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo gruaja që i solli ujë për të njoftuar ambulancën, kam parë edhe që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte shtrirë mbas makinës sime e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur për të pirë “,-tha Leonidha Guçe.

” Ai qëndroi me ne dhe sa më kujtohet ai hyri brenda dy tre herë dhe në fund kur ndodhi ngjarja që erdhi policia nuk e pashë më. Jashtë në lokal kishte e njerëz të tjerë por nuk e mbaj mend kush ishte. Unë nuk kam parë gjë fare sepse isha ulur me kurriz”,- deklaroi Arian Manellari.

Vetëm pak orë pasi kishte varrosur të vëllain, Jona Proga ngriti akuza të rënda se ngjarja u tentua të manipulohej.

“Pyes çfarë ka ndodhur dhe me thonë se është rrëzuar, është rrëzuar goxha por nuk erdhi askush që po mblidhnin prova. Që po merrnin kamerat, dëshmitarët. Policia ka lëvizur vonë. Kanë qenë ne lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Asnjë gjë, akoma. Mirë që nuk lexoja mediat që thoshin vdiq në gjendje të dehur. Dallohej qartë që ishte i dhunuar dhe askush nuk e thoshte. Askush nuk thoshte që ishte bërë një vrasje, e kanë vrarë e masakruar në rrugë. E kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Ambulanca është vonuar gjysmë ore, që për dy minuta arrihej. Ai ishte gjallë e mund të shpëtonte”,është shprehur motra e Egli Progës, Jonida Proga.

Euronews Albania disponon ekskluzivisht skedën e urgjencës së Pogradecit, në të cilën thuhet se ambulanca u nis në orën 19:16, duke mbërritur në vendin e ngjarjes në 19:20. Në 19:22 ambulanca është nisur drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku ka mbërritur në 19:28. Pra, sipas këtij dokumenti gjithë itineraari nisje – mbërritje e ambulancës ka qënë 12 minuta.

Skedën e përforcon me dëshminë e tij në një prononcim për mediat edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, i cili thotë se situata u menaxhua për 20 minuta.

Edhe babai i Egli Progës akuzon se i biri u vra qëllimisht e se vdekja nuk i erdhi nga pija.

“Vrasje, jo gjoja reshktii se ishte pirë. Djali u godit e u vra nga njerëz maskarenj, kriminale. Të pashpirt. Unë nuk e njoh Denisij, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Kam dëgjuar se ka qenë problematik në qytet, i keq, një gangster, ka qenë më precedentë penalë, kjo ditë erdhi që mosveprimi i shtetit e te bënte me keq aq sa më vrau djalin. Instusfuomer shtetërorë të insistojnë të merren masa për atë që vrau djalin. Nuk u rrëzua djali, e vranë. Të dalë e vërteta. Të mos mbulohet e vërteta. Mos mbrohet nga këto institucione”,-tha Nazmi Proga.

Pas akuzave nga familjarët, dy ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e hetimeve brenda policisë së Korçës, për të kuptuar gjithë veprimet e personelit dhe se a ka patur vërtet një tentativë për fshehje të ngjarjes.

Akuza të shumta për manipulim të ngjarjes ka edhe ndaj Elton Halilit, i cili është shef i komisariatit në qytetin e Pogradecit. Ky i fundit në një komunikim jashtë kamerave për Euronews Albania shprehet se policët e komisariatit të Pogradecit kanë bërë kryer vetëm rrethimin e vendit të ngjarjes dhe këqyrjen momentale të kamerave, dhe gjithë veprimet hetimore i ka marrë përsipër drejtoria vendore e policise se Korçës. Kjo e fundit u desh plot 16 orë për të reaguar zyrtarisht se çfarë kishte ndodhur në atë ngjarje.

Euronews Albania u drejtua zyrtarisht me një kërkesë për informacion pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë se përse u deshën 16 orë për të reaguar për çështjen, por nuk mori një përgjigje.

Në një seancë me dyer të mbyllura, prokurorja Vasjana Postol çoi para gjyqtares Luljeta Kola kërkesën per masën e sigurisë” Arrest me burg “për Denis Meçen, por këtë herë jo për akuzën e vrasjes me dashje por nga pakujdesia. Gjykata pranoi kërkesën ndërsa tre personat e akuzuar për moskallëzim krimi lanë qeline e paraburgimit pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Kjo solli rritim tek të afërmit, duke akuzuar se vëllai i tyre po vritej përsëri nga drejtësia

“Po flisni padrejtësi që nisi në policinë e shtetit, çdo akt e shoqëroi e gjykatën. U lanë të lirë vrasësit. Po flasim për padrejtësi të menjëhershme në bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Është vrasje, ca janë këta te tjerët qe lihen detyrim paraqitje? Po vritet Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer, kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje në bashkëpunim, e u lëshuan nje tufë huliganësh”,-tha Jona Proga.

” Këta njihen shumë mirë për gjobëvenie, jam pa fjalë. Dua që drejtësia të vihet në vend. Jam pa fjalë. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundur ose përndryshe, nuk çfarë të them. Ata janë kriminel në bashkëpunim”,-u shpreh një tjetër I afëm i viktimës.

E sikur mos mjaftonte kjo, në komunikimin që familjarët kanë patur me gazetarin e Euronews Albania në Korçë Xhensil Shkëmbi, ata kanë akuzuar prokuroren Vasjana Postol si të blerë nga avokati Budjon Hoxha, i cili në foton e dërguar nga familjarët shihet të jetë mik me Ervin Xhihani, bashkëshortin e prokurores në fjalë. Budjon Hoxha është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim krimi.

5 ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku reagoi zyrtarisht duke u shprehur se nga hetimet e kryera brenda drejtorisë vendore të policisë Korçë nuk ka patur asnjë tentativë për fshehje apo manipulim të çështjes.

Familjarët kanë bërë thirrje për protesta pranë ministrisë së drejtësisë të mërkurën e 14 Gushtit ndërsa sot Egli Proga nuk jeton më. Autori i dyshuar do të vazhdojë të jetë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa akuzat ndaj policisë nga opinioni publik vijojnë. Një grua mbeti e ve, dy fëmijë ngelën pa baba, një prind ngeli pa bir e një qytet sot po hesht, teksa rënkon për një 42 vjeçar i cili u vra, me apo padashje.

Nitratet në fruta e perime, a duhet t’u besojmë aparateve matës? Ja si përgjigjet eksperti

Mënyra e vetme për të matur sasinë e nitrateve në ushqime është në laboratorë të specializuar.

Kështu u shpreh eksperti i zhvillimit rural, Fatos Fico në Ditarin me Erion Dushit në A2 CNN, duke hedhur poshtë matjet përmes aparateve që janë publikuar së fundmi në internet.

Sipas tij nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi.

“Matja e nitrateve do të ishte e dobishme që të bëhej kaq thjesht me këtë aparat, por nuk është kështu. Në të ardhmen mund të jetë, por e vetmja mënyrë është që të bëhen në laboratorë të specializuar.

Nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi, kërkohet një përgatitje. Aparati i duhur mund të jetë spektometri ose një aparat elektromekanik që mat rezistencën elektrike kur mostra është e përgatitur dhe e kalibruar, jo thjesht në sekondë”.

Eksperti thekson se aparate të tilla nuk janë të certifikuara në vendet e zhvilluara europiane apo amerikane dhe për këtë arsye nuk mund t’u besohet.

“Këto aparate nuk janë të certifikuar nga asnjë institucion shtetëror, as në Amerikë nga Agjencia e Barnave, as në Europë dhe në asnjë vend të zhvilluar të botës, edhe në Shqipëri nuk janë të certifikuar për të bërë matjen e asaj që kërkojnë të masin.

Nga kërkimet që kam bërë unë askund nuk përdoret ky lloj aparati për të matur në mënyrë të saktë nivelin e nitrateve që mund të ketë ushqimi ynë.

Në Gjeorgji e Kosovë është bërë problem për këto matje, por në ansjë vend të botës nuk është ngritur kjo furtunë. Ky aparat nuk e bën atë për të cilën thuhet. Ka me dhjetëra pajisje elektronike”.

Eva Buzo nuk dorëzohet! Niset përsëri me not nga Italia për në Shqipëri, ja kur pritet të mbërrijë në Vlorë

Eva Buzo, sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj: Përshkrimin me not nga brigjet italiane deri në Vlorë.

Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Leçe deri në Vlorë.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.

Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare.

Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.

Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin.

Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen.

Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur./TCH

Luana Vjollca sërish në TCH? Nga Arbana, te Kiara-kush janë moderatoret që do të rikthehen në TV sezonin e ri

Me gushtin do të mbyllet edhe sezoni i pushimeve, ku shtatori do të sjellë një rikthim në ekranet televizive të disa formateve.

Ndonëse thuajse të gjithë personazhet e njohura të ekranit janë me pushime, tashmë po mbyllen edhe detajet e fundit të formateve të reja televizive që pritet të nisin së shpejt.

Si gjithnjë, shumë interes ka edhe për ndryshimet që shpesh ndodhin në ekrane, që këtë sezon duhet të themi janë të shumtë. Disa prej emrave që më së shumti kemi hasur në televizione përgjatë sezonit të shkuar, duket se këtë herë do të mungojnë. Një prej mungesave të para është pikërisht Fjoralba Ponari.

Ky sezon e solli krejt ndryshe moderatoren, ku për herë të parë provoi që të moderonte e vetme një format të ri televiziv, si ishte “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh, ajo u largua nga “Portokallia” për të ndryshuar edhe shtëpinë mediatike. Megjithatë, bëhet me dije se Fjoralba nuk do të jetë moderatorja e “Ferma VIP” sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë prezantuesen drejt këtij vendimi, por ajo që dihet deri më tani është fakti se Fjoralba aktualisht është jashtë ekranit të madh. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë televizion tjetër do të shfaqë interes për ta pasur si mikpritëse në të tjera formate.

Një tjetër emër që duket se shtatori do ta gjejë sërish jashtë ekranit është edhe Arbana Osmani. Të gjithë kemi qenë “sy e vesh” duke pritur rikthimin në ekran të Arbana Osmanit. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para”.

Advertisements

Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”. Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. Shumë kanë aluduar se prezantueses i është besuar formati “Big Brother VIP Kosova” sezonin e ardhshëm.

Shpeshherë, Arbanën e kemi parë duke udhëtuar drejt Prishtinës, ndërsa ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat shqiptare dhe jo me karrierën e saj në televizion. E teksa prezantuesja e dy sezoneve të “BBV” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK” së bashku me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve. Por duket se nuk do të jetë kështu.

Edhe këtë sezon i ri, “Big Brother VIP” Kosova do të moderohet nga Jonida Vokshi dhe Alaudini. Nga ajo çfarë thuhet, Arbana pritet të rikthehet në ekranin e “Top Medias”, në janar, por jo në formatin e “Big Brother”.

Sakaq, Kiara Tito ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, në shtator. Ky ka ardhur si një lajm shumë i mirë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë në pritje të këtij momenti. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, një nga ndjekësit e saj e pyeti direkt nëse ajo do të rikthehet në ekran në shtator. Përgjigjja e Kiara Tito ishte e qartë dhe entuziaste: “Po”. Ky lajm ka ngjallur shumë interes dhe spekulime në rrjetet sociale se ku do e shohim Kiarën.

Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club – DWTS” në fund të vitit që shkoi. Deri më tani nuk ka asnjë format për Kiarën, duke bërë që të mendojmë se në fakt rikthimi i saj do të shtyhet edhe pak në kohë. Vetë moderatorja në rrjetet sociale ka zgjedhur që të mos zbulojë më shumë. Ndoshta edhe për faktin se nuk ka asgjë të re nga karriera e saj.

Një periudhë e trazuar ka qenë edhe për Luanën. Pasi u nda nga partneri i saj, Krenar Çoçaj, Luana është edhe jashtë sezonit televiziv. Mesa duket këtë vit do të mungojë “Love Island”, duke bërë që moderatorja mos të rikthehet në TV “Klan”. Bëhet me dije se aktualisht moderatorja është në bisedime për të ndryshuar shtëpi mediatike, ku zërat në rrjet janë duke u shprehur se ka ende mundësi që Luana të rikthehet në “Top Media”. Megjithatë, një fakt i tillë është ende i pakonfirmuar.

Einxhel Shkira gjithashtu ka thënë se së shpejti do të rikthehet në ekran, pa ndarë më shumë detaje. Sakaq, Marina Vjollca do të vijojë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”, pas shkëlqimit që pati në “Kampionët” përgjatë Euro24, ende nuk dihet programi ku do ta shohim moderatoren.

Sa i përket Bora Zemanit, thuhet se ajo do të vazhdojë një sezon tjetër të “Cherry on Top”, që do të zëvendësojë programin e vëllezërve Veshaj.

Megi Pojani do të vazhdojë të jetë moderatore e sezonit të 6 të “Për’puthen”, këtë herë pa Olsa Muhametin si autore të programit të dashurisë.

Stuhi reshjesh të forta shiu përfshijnë vendin

Pas vapës përvëluese, ia beh shiu.

I gjithë territori vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.

Më të theksuara këto reshje kanë qenë në verilindje, por edhe në Shqipërinë e Mesme.

Madje era e fortë ka shkulur çati dhe ka dëmtuar edhe sera dhe të mbjella.

Reshjet pritet të freskojnë dhe motin dhe temperatura do të ulet disa gradë