Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen.

Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur./TCH

Luana Vjollca sërish në TCH? Nga Arbana, te Kiara-kush janë moderatoret që do të rikthehen në TV sezonin e ri

Me gushtin do të mbyllet edhe sezoni i pushimeve, ku shtatori do të sjellë një rikthim në ekranet televizive të disa formateve.

Ndonëse thuajse të gjithë personazhet e njohura të ekranit janë me pushime, tashmë po mbyllen edhe detajet e fundit të formateve të reja televizive që pritet të nisin së shpejt.

Si gjithnjë, shumë interes ka edhe për ndryshimet që shpesh ndodhin në ekrane, që këtë sezon duhet të themi janë të shumtë. Disa prej emrave që më së shumti kemi hasur në televizione përgjatë sezonit të shkuar, duket se këtë herë do të mungojnë. Një prej mungesave të para është pikërisht Fjoralba Ponari.

Ky sezon e solli krejt ndryshe moderatoren, ku për herë të parë provoi që të moderonte e vetme një format të ri televiziv, si ishte “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh, ajo u largua nga “Portokallia” për të ndryshuar edhe shtëpinë mediatike. Megjithatë, bëhet me dije se Fjoralba nuk do të jetë moderatorja e “Ferma VIP” sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë prezantuesen drejt këtij vendimi, por ajo që dihet deri më tani është fakti se Fjoralba aktualisht është jashtë ekranit të madh. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë televizion tjetër do të shfaqë interes për ta pasur si mikpritëse në të tjera formate.

Një tjetër emër që duket se shtatori do ta gjejë sërish jashtë ekranit është edhe Arbana Osmani. Të gjithë kemi qenë “sy e vesh” duke pritur rikthimin në ekran të Arbana Osmanit. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para”.

Advertisements

Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”. Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. Shumë kanë aluduar se prezantueses i është besuar formati “Big Brother VIP Kosova” sezonin e ardhshëm.

Shpeshherë, Arbanën e kemi parë duke udhëtuar drejt Prishtinës, ndërsa ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat shqiptare dhe jo me karrierën e saj në televizion. E teksa prezantuesja e dy sezoneve të “BBV” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK” së bashku me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve. Por duket se nuk do të jetë kështu.

Edhe këtë sezon i ri, “Big Brother VIP” Kosova do të moderohet nga Jonida Vokshi dhe Alaudini. Nga ajo çfarë thuhet, Arbana pritet të rikthehet në ekranin e “Top Medias”, në janar, por jo në formatin e “Big Brother”.

Sakaq, Kiara Tito ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, në shtator. Ky ka ardhur si një lajm shumë i mirë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë në pritje të këtij momenti. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, një nga ndjekësit e saj e pyeti direkt nëse ajo do të rikthehet në ekran në shtator. Përgjigjja e Kiara Tito ishte e qartë dhe entuziaste: “Po”. Ky lajm ka ngjallur shumë interes dhe spekulime në rrjetet sociale se ku do e shohim Kiarën.

Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club – DWTS” në fund të vitit që shkoi. Deri më tani nuk ka asnjë format për Kiarën, duke bërë që të mendojmë se në fakt rikthimi i saj do të shtyhet edhe pak në kohë. Vetë moderatorja në rrjetet sociale ka zgjedhur që të mos zbulojë më shumë. Ndoshta edhe për faktin se nuk ka asgjë të re nga karriera e saj.

Një periudhë e trazuar ka qenë edhe për Luanën. Pasi u nda nga partneri i saj, Krenar Çoçaj, Luana është edhe jashtë sezonit televiziv. Mesa duket këtë vit do të mungojë “Love Island”, duke bërë që moderatorja mos të rikthehet në TV “Klan”. Bëhet me dije se aktualisht moderatorja është në bisedime për të ndryshuar shtëpi mediatike, ku zërat në rrjet janë duke u shprehur se ka ende mundësi që Luana të rikthehet në “Top Media”. Megjithatë, një fakt i tillë është ende i pakonfirmuar.

Einxhel Shkira gjithashtu ka thënë se së shpejti do të rikthehet në ekran, pa ndarë më shumë detaje. Sakaq, Marina Vjollca do të vijojë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”, pas shkëlqimit që pati në “Kampionët” përgjatë Euro24, ende nuk dihet programi ku do ta shohim moderatoren.

Sa i përket Bora Zemanit, thuhet se ajo do të vazhdojë një sezon tjetër të “Cherry on Top”, që do të zëvendësojë programin e vëllezërve Veshaj.

Megi Pojani do të vazhdojë të jetë moderatore e sezonit të 6 të “Për’puthen”, këtë herë pa Olsa Muhametin si autore të programit të dashurisë.

Stuhi reshjesh të forta shiu përfshijnë vendin

Pas vapës përvëluese, ia beh shiu.

I gjithë territori vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.

Më të theksuara këto reshje kanë qenë në verilindje, por edhe në Shqipërinë e Mesme.

Madje era e fortë ka shkulur çati dhe ka dëmtuar edhe sera dhe të mbjella.

Reshjet pritet të freskojnë dhe motin dhe temperatura do të ulet disa gradë

Të s htëna me ar më, υ* itet 39-vjeçari dhe ρΙ agoset vajza e tij

Të dielën në mëngjes pati të shtëna me armë në Villmergerstrasse, Wohlen AG. Si pasojë një person ka vdekur, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.

Policia kantonale e Aargaut konfirmoi incidentin.

“Menjëherë pas orës 10 të mëngjesit morëm një raport se disa të shtëna janë dëgjuar në një ndërtesë”, tha zëdhënësi i mediave Adrian Bieri. Patrulla e policisë kantonale të Aargaut, e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur në korridorin e katit të parë.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë.

“Në të njëjtën kohë është prekur edhe një vajzë, e cila ka marrë plagë me armë zjarri. Për fat të mirë, këto nuk janë kërcënuese për jetën”, tha policia.

Sipas zëdhënësit, personi i vrarë ishte një polak, i identifikuar si Jan. K, 39 vjeç. E plagosura është vajza e viktimës. Nuk ka asnjë provë se persona të tjerë janë përfshirë si autorë të dyshuar. I arrestuari raportohet se është një 40-vjeçar.

“Nuk ka pasur kurrë asnjë debat në këtë shtëpi. Nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndodhi”, thotë një nga banorët e ndërtesës.

“Drejtësi, stop kriminelëve!”/ Motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim

Motra e Egli Progës i cii vdiq si pasojë e dhunës ushtruar mbi të në një lolak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 19:00 do të mbahet një marshim në sheshin Skënderbej.

Në postimin e saj ajo shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi për vëllain e saj.

Postimi i plotë:

“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës.

Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni!

Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin !

Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri.

Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin.

Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!”, shkruan motra e Egli Progës.

Era e fortë s hkυΙ çatitë nga vendi, Korça përbaΙΙet me stυhi të forta

Pas ditëve më temperatura të larta vijnë dhe reshjet e shumta të shiut në zona të ndryshme të juglindjes së vendit

Stuhi shoqëruar me breshër dhe erë të fortë në fshatrat e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg aty ku ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erërave të forta.

Nga breshëri i dendur ka pasur dëme edhe në kulturat bujqësore dhe frutikulture, dëme që në mollë mendohen të mëdha.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqëruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës

E la gruaja, i riu martohet ‘nga inati’ me 4 gra njëherësh

Një i ri 28-vjeçar nga Kuvajti vendosi t’i dëshmonte ish-gruas së tij se ekziston jo një, por disa gra që do të pranonin të martoheshin me të.

I riu u martua me katër gra pasi gruaja e tij e la disa muaj pas martesës, raporton Informing. Gruaja i kishte thënë se askush nuk do të pranonte të martohej me të.

Në përpjekje për të marrë hak, 28-vjeçari kuvajtian u martua me katër gra, gjë që lejohet sipas ligjit të Sheriatit.

Dhëndri vendosi të organizonte një dasmë të madhe dhe shpenzoi mbi 27,000 dollarë për muajin e mjaltit.

Dr amë në një familje në Vlorë. Mb*ytet me ushqim foshnja 1 vjeç

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Llakatund në Vlorë.

Një fëmijë 1-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por burime konfirmojnë se i mituri ka gëlltitur ushim dhe ka ndërruar jetë me gjithë përpjekjet e familjarëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

U hapi derën e shtëpisë, por më pas u ρërdh*noi vajzat/ Detajet e “errëta” që fshihen pas v*asjes në Sabri Sabriut

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dasme në Ferizaj, ku një punonjës policie hapi zjarr ndaj një 89-vjeçari duke e lënë te vdekur ne vend.

Ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, mediat në Kosovë shkruajnë se Festim Ramadani është hakmarrë për motrat e tij, të cilat dyshohet se janë dhunuar nga bashkëshorti i tezes së tyre, Sadri Sadriu, kur ishin të mitura.

Sipas raportimeve të mediave, gjatë kohës së luftës në Kosovë, Sadri Sadriu, i afërm i bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre dhe gjatë kësaj periudhe i ka dhunuar vajzat.

Megjithatë, këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Mbrëmjen e djeshme efektivi Festim Ramadani ishte jashtë orarit te shërbimit kur ka shkuar në një lokal në Ferizaj ku po zhvillohej një dasmë.

Ai nuk ishte i ftuar në ceremoni, por takoi jashtë ambienteve të lokalit 89-vjecarin Sadri Sadriu dhe hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, efektivi i policisë së Kosovës ka shkuar vetë në komisariat ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai tashmë është nën arrest dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

”Big Brother Vip Kosova 3” me Arbanën dhe Luizin? Zbulohet lista e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni

”Big Brother Vip Kosova 3” po afron, edhe pse banorët e edicionit të dytë vijojnë që të jenë aktivë në syrin e publikut. Në media po qarkullojnë edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.

Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e ”Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin edicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Por duhet thënë se vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani dhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë personazhet.

Edicionin e dytë e fitoi ish-futbollisti Lumbardh Salihu, i cili sipas asaj që ka treguar, do të lançojë në treg brandin e tij të parë të bluze ”The Cute Club”.

Nga ana tjetër, pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajtën mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen. Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë. Producentja ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4 po vjen”. Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.