Pas Albkings, një tjetër grup po bënë kërdinë në Telegram, shpërndahen dhe kërkohen hapur video me të m itυr

Grupi famëkeq “Albkings” është mbyllur dhe 8 persona kanë përfunduar në pranga, por një hulumtim i ri ka zbuluar se në të njëjtën platformë, Telegram, është hapur një grup tjetër.

Deri tani, grupi ka mbi 35 mijë anëtarë, kryesisht shqiptarë.

Sipas “Insajderit” në grup shpërndahet edhe materiale pornografike me fëmijë.

Në këtë grup ka qarkulluar edhe një video e një vajze nga Gjakova. Ish i dashuri i saj e kërcënonte dhe shantazhonte me video, dhe e ka publikuar në këtë grup. Prokuroria e Gjakovës, sipas mediave, e kishte neglizhuar këtë rast duke e lënë personin të lirë.

Pamjet e shpërndara brenda grupit janë tronditëse dhe shokuese, po ashtu edhe kërkesat që janë pjesë e këtij grupi, të cilët hapur kërkojnë materiale pornografike, në shumë raste edhe me fëmijë.

Anëtarët janë kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

Notarja 20 vjeçare e Paraguajit dëbohet nga Lojërat Olimpike, hutonte atletët e tjerë

Një nga konkurrentet më magjepsëse në Lojërat Olimpike është përjashtuar nga Fshati i Atletëve pasi është akuzuar se ka shpërqendruar konkurrentët e tjerë me veshjet e saj dhe duke u shoqëruar me atletë të tjerë.

Notares paraguaiane Luana Alonso iu kërkua të largohej pasi zyrtarët thanë se ajo kishte krijuar një “atmosferë të papërshtatshme” me sjelljen e saj.

Biondja mahnitëse 20-vjeçare, e cila humbi garën e saj në ditën e parë të konkursit, ishte parë duke ecur me veshjet e saj dhe jo me veshjet zyrtare të ofruar nga ekipi paraguajan.

Ajo është parë gjithashtu duke u shoqëruar me atletë të tjerë dhe thuhet se po i shpërqendronte shokët e saj të skuadrës që ende garojnë.

Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Paraguajit morën vendimin për ta përjashtuar atë nga përzierja me anëtarët e tjerë të ekipit pasi u alarmuan për sjelljen e saj, e cila u tha se po shkaktonte një “shpërqendrim”.

Zgjohuni/ Maliqi thirrje opozitës: Të përballemi “dhëmbë për dhëmbë” me banditët e qeverisë

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe liderëve të opozitës që të “zgjohen” dhe të reagojnë pasi nuk mban më “ujë pilafi” me këtë qeveri të korruptuar deri në palcë.

Maliqi u ka bërë thirrje faktorëve politikë, që të zbresin në bazë dhe të përballen me problemet e qytetarëve në mënyrë që mos ketë asnjë me kartë ID të skaduar.

Në këtë mënyrë Maliqi i paraprin çdo “djallëzie”, që ka menduar Edi Rama për të “vjedhur vota” në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Reagimi:

“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë përballuni në fushë betejë. Boll vetem me fjale ,koha eshte e veprave. Himara mësim ose pësimi i radhës!

Thirrje PD-së dhe liderve të Opozitës:

Zbrisni në Bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin , që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.

Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe pregatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi.

Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni Diktaturën!”, shkruan Maliqi

Ekz*kυtohet gazetari i kronikës së zezë, edhe pse ishte nën mbrojtjen e policisë

Një gazetar meksikan që raportonte për krime të dhunshme është vrarë ndërsa ishte nën mbrojtjen e policisë. Persona të armatosur të panjohur qëlluan Alejandro Martínez teksa ai po udhëtonte në një makinë me dy roje sigurie në shtetin qendror të Guanajuato.

Martínez, i cili njihej si “Djali i Rangerit të Vetëm”, ​​vdiq në spital nga plagët e plumbave që mori në sulm. Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me mbi 150 punonjës të medias të vrarë që nga viti 1994, sipas grupit të fushatës Reporterët pa Kufij. Martínez, i cili ishte rreth të 50-tave, drejtonte një media të njohur lajmesh në Facebook, e cila ka më shumë se 340,000 ndjekës. Ai kishte qenë nën mbrojtjen e policisë pasi i mbijetoi një sulmi të ngjashëm në jetën e tij në vitin 2022.

Autoritetet lokale thanë se sulmuesit hapën zjarr nga një kamionçinë mbi makinën që mbante gazetarin dhe truprojat e tij. Burime policore i thanë agjencisë së lajmeve AFP se truprojat iu përgjigjën zjarrit, por nuk mundën ta shpëtonin gazetarin, i cili u godit nga një plumb në kokë.

Një grua në një makinë tjetër u godit dhe u plagos gjithashtu nga një plumb, thanë burimet. Në një intervistë tre vjet më parë, zoti Martínez tha se ndjeu dhimbje dhe trishtim të pabesueshëm duke parë dëmin e shkaktuar në rajon nga rritja e nivelit të dhunës. Balbina Flores nga Reporterët pa Kufij në Meksikë i tha AFP se “ai ishte një gazetar që ishte në rrezik”.

Atij i ishin caktuar truproja sipas një programi federal për gazetarët që marrin kërcënime me vdekje, tha një zyrtar qeveritar. Vrasja e tij është e fundit në një varg sulmesh vdekjeprurëse ndaj gazetarëve. Në fillim të këtij muaji, Federico Hans, një gazetar në qytetin e Caborca ​​në shtetin verior Sonora, u qëllua dhe u plagos ndërsa hipi në makinën e tij jashtë shtëpisë së tij. Dhe më 29 qershor, Victor Culebro u gjet i vdekur përgjatë një autostrade në shtetin jugor të Chiapas.

“Modelja Zbërthen Misteret E Dubait: 1200 Paund Për 5 Orë Dhe Një Përvojë Të Pazakontë”

Teksa ditët e nxehta kanë goditur në të gjithë globin, në Dubai, festat e milionerëve janë transferuar në jahte.

“Blick” tregon jetën e një modele britanike, e cila jep një vështrim të rrallë në botën misterioze ku të rejat paguhen për të festuar me burra të pasur. Ajo tregon se ka pasur përvoja shumë të ndryshme. Ajo që dikur për të ishte një punë ëndrrash, u kthye papritur në një makth.

Sarah është një modele 28-vjeçare nga Anglia, e cila emigroi për një kohë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Birmingham tre vjet më parë

“Kur jetova në Dubai për herë të parë në vitin 2021, vështirë se mund ta besoja fatin tim. Po bëja një xhirim për një katalog të rrobave të banjës kur një modele tjetër më pyeti nëse do të isha e interesuar të paguhesha për të festuar në një superjaht”, thotë ajo.

Ajo mori 600 paund britanike nga një DJ i njohur për pesë orë.

“Gjithçka që duhej të bënim ishte të bisedonim me të ftuarit, të kërcenim dhe të pozonim me bikini”, kujton Sarah. Kishte vetëm dy ndalime: të mos pish shumë dhe të mos bësh seks me askënd. “Por nëse na pëlqente dikush, ne mund të flirtonim”, thotë ajo. “Kam kaluar momentin më të mirë të jetës sime. Pas kësaj më ftonin në një ose dy festa në muaj”.

Shumica e organizatorëve të festave i kërkuan asaj të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi sepse, sipas saj kishte shumë njerëz të famshëm të pranishëm.

Kthimi në Europë dhe në një festë me varkë në jug të Francës e ndryshoi. “Ishin dymbëdhjetë gra dhe gjashtë burra në bord. Na u ofruan 1200 paund për pesë orë”, thotë Sarah, e cila zbulon se në bord ishte një kripto-milioner dhe një reper i njohur.

Sara vuri re se atmosfera ishte ndryshe nga ajo në Dubai. Gratë e tjera ishin të gatshme të bënin gjithçka për burrat e pranishëm.

“Ata na bënë të dukeshim si eskorta, gjë që na vunë në rrezik. Një burrë më kapi nga pas dhe u përpoq të më prekte. Ai ishte i dehur”, kujton Sarah.

“Isha i tmerruar dhe i frikësuar. Ne po lundronim në oqean dhe nuk kishim shpëtim. U ndjeva i bllokuar. “Ne po dridheshim. E kuptuam se sa naivë kisha qenë. Pas kësaj u zotova të qëndroja larg skenës së festave me pagesë. Festat e pakontrolluara të jahteve kanë gjithashtu anët e tyre negative, veçanërisht në Europë”, përfundoi 28-vjeçarja.

Rama shkon të pijë kafe në fshatin e nënës zbathur (FOTO)

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka nisur prej fillimit të gushtit pushimet në jug të vendit. Ndërsa po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi, Rama është parë mbrëme në vendlindjen e nënës, fshatin Vuno.

I veshur me rroba vere të shkurtra, Rama është parë të ecë zbathur në kalldrëm, ndërsa ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.

Në përditshmëri, qoftë brenda apo jashtë vendit, edhe kur ka takime me liderët botërorë, Rama vesh atlete, apo këpucë speciale, për të cilat ka thënë se i duhen sepse ka probleme me mesin.

Stresi tregon si nisi sherri që degradoi në dh unimin e Isenit, këngëtari: Ai na shan nga familja, por ne…

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.

Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

Bashkë me Noizy-n ka qenë edhe këngëtari tjetër i njohur, Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, por ndaj tij nuk ka një fletë-arrest. Duke folur për mediat kosovare, Stresi ka treguar gjithë ç’ka ndodhur natën e sherrit ku u përfshinë shumë persona. Sipas tij, as ai, por as Noizy, nuk e kanë prekur Medi Isenin.

Sipas tij, ky i fundit në videot e tij në TikTok prej kohësh i ofendon këngëtarët, por Stresi thotë se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij. “Flasim njëherë për punën e prerjes në besë. Personi në fjalë, që është keqtrajtuar, ka kontaktuar babain tim prej Zvicre, me gjithë të atin e tij, sepse këta shajnë gjithë dimrin dhe vijnë verën për t’u pajtuar. Kjo është e vërteta.
Unë kam qenë në Sarandë, kur më ka marrë babi im dhe më tha që ka ardhur ky djali. Unë i thashë: ‘Bab, unë nuk dua ta takoj më kurrë atë njeri dhe as dua ta shoh me sy’, sepse kishte ardhur familja e tij. Kaq. Edhe po të ishte për ta prerë në besë atë djalin në kllapa, ishte prerë në besë që në Tiranë. Ky është realiteti.

Kur ka ardhur këtu në orën 2 të natës dhe babai i Medit ka marrë familjen time, babai im i ka thënë: ‘Këtu në Shqipëri nuk të prek kurrkush’. Kur kam shkuar në Pejë atë natë për të performuar me Noizy-n, ky ka thënë një natë para live: ‘Do shkoj nesër, do i bëj stile’. Ky në vend që të vinte për të shuar muhabetin, edhe me Noizy-n që i ka sharë familjen, edhe mua, ka dalë një natë para live që thotë… Deri këtu është ok.
Të nesërmen kur ka ardhur në klub, unë i kam thënë: ‘Hajde se mund të flasim’. Kaq. Ky kur ka ardhur, ka qenë vet i treti. Nuk ishin dy veta, ishin tre. Ishin shumë seriozë. Kur ka dalë dhe Zini (Noizy) nga performanca, aty ishim 30 veta. Njëri ka dalë i pari, nuk e mbaj mend dhe i tha: ‘Mua ma ke sharë gruan?!’. Aty ka nisur krejt situata. Ishin 30 veta dhe s’ka mundur të ndalej. Ju betohem. Edhe njerëzit thonë që i kemi prerë në besë, por s’është e vërtetë, sepse ka nisur diçka që s’na ka dhënë mundësinë as me fol me të, as të reagonim. Dhe akuzohet Noizy.

Dëgjoni, unë nuk jam as servili i Noizy-t, as servili i kurrkujt. Ai ka punët e veta, unë punën time. Takohemi për biznes, për muzikë, edhe nuk ka prerë askush në besë. Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq. Pastaj ata njerëzit që ishin me Medin, kur i kanë gjuajtur Medit fillimisht, edhe ata janë çuar për ta mbrojtur. Prandaj ka degraduar situata. Mua më ka marrë policia të nesërmen për të shkuar për të dhënë një deklaratë, por ne nuk i hamë këto ‘fore’. Më kanë thirrur të jap një deklaratë si dëshmitar. Edhe unë s’e kam besuar.

Nuk e kam dhënë deklaratën. Ka për ta dhënë avokati im, sepse s’kam pasur mundësi. E ka drejtësia në dorë për ta gjetur kush e ka prekur. Ne kemi besim në drejtësi. Po t’i mbledhim të gjitha videot e këtyre TikTok-erave, që të dali një ligj nga qeveria e Kosovës, shpresoj të dali një ligj nga qeveria e Kosovës dhe ajo Shqiptare që t’i ndalojë këto, sepse po t’i mbledhim të tëra videot në dy vite, nuk kanë lënë ofendim për motrën time pa e thënë, nuk kanë lënë për nënën time të shenjtë, që i falë pesë vakte, e kanë ç’njerëzuar. Nuk kanë lënë fjalë pa thënë për babain tim, që është njeri i nderit dhe i vërtetuar. Nuk kanë lënë asnjë cep të shtëpisë pa na e ofenduar dhe pa na kërcënuar këta njerëz. Edhe në atë turmën që kemi qenë, mund të kenë qenë 10 persona që personi në fjalë i ka sharë familjet, gratë. Prandaj degradoi situata”, ka deklaruar Stresi.

“Hec more m*gjup Durrësi”, Noizy e “degj eneron” live dhe ia publikon fotot familjare ndjekësit që e ofendoi: “Kur i kap thojnë pse”

Reperi Noizy duket se nuk po gjen qetësi këto ditë të nxehta të gushtit, teksa përplasjet, këtë herë virtuale, vijojnë mes tij dhe ndjekësve në rrjetet sociale

Së fundmi, Noizy ka publikuar mesazhet ofenduese që nje person ka dërguar në adresë të tij, ku bie në sy gjuha e ulët e rrugës dhe ofendimet banale.

Noizy mesa duket nuk ka duruar dhe ka vendosur ta “ekspozojë” duke ia publikuar si ofendimet edhe foton e tij familjare.

Reperi nënkupton se persona të tillë luajnë rolin e viktimës, kur i konfronton për ato çka lëshojnë nga goja.

“Prentendojn vec se jena me fam sduhet te reagojme”, shkruan ai.

Postimi i Noizy-t (Kujdes! Gjuhë banale):

“I kam duart e ρrera”, Stresi i çon mesazh Medi Isenit pas sherrit

Stresi ka reaguar sërish për një nga incidentet që po bën bujë ditët e fundit në media, ku TikTok-eri i njohur Medi Iseni u dhunua brutalisht në një club nate.

Reperi dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje ndonëse e ka mohuar një gjë të tillë. Në një intervistë për Klan Kosova, Stresi thotë se menjëherë pas performancës së Noizyt ka situata është përshkallëzuar dhe se nuk kanë mundur as të flasin.

Rrëfimi i plotë i Stresit:

“Personi në fjalë që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.

Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.

Kur kam shkuar në Pejë me performu nesër me Noizyn, ky ka ardhur, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata.

Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt, nuk ka pasur mundësi as me prek.

I kam duart e prera akoma që kam hyrë me i nda. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne kemi ikur drejt Prishtinës”.

Ekz ekutimi i biznesmenit grek, çfarë e lidh atë me shqiptarin e v*arë në burg, Alfons Ndoci!

Një video e vrasjes së biznesmenit grek, Panagiotis Stathis është publikuar, duke shfaqur momentin kur ai u qëllua për vdekje në një atentat mafioz më 2 korrik.

Në pamjet, autori i krimit shfaqet i veshur me rroba të zeza dhe me një skafandër të bardhë në kokë.

Ai afrohet tek makina e biznesmenit nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të 54-vjeçarit përmes xhamit të shoferit.

Pas të shtënave të para, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe vijon të qëllojë drejt biznesmenit, duke u siguruar që ai kishte ndërruar jetë.

Më pas, largohet nga vendi i ngjarjes.

Një 44-vjeçar i paidentifikuar me emër është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, megjithatë, ai ka mohuar akuzat.

Policia ka zbuluar se i dyshuari kishte bërë kërkime të detajuara rreth jetës së viktimës.

Në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, e cila ngjan me atë të përdorur në krim.

Po ashtu, është gjetur edhe një foto e Panagiotis Stathis, që besohet të jetë bërë nga vetë i dyshuari pas një takimi të zhvilluar me një biznesmen tjetër në Mykonos.

Hetimet e policisë greke për vrasjen e biznesmenit Panagiotis Stathis kanë zbuluar një lidhje të mundshme me një tjetër krim të rëndë, vrasjen e shqiptarit, Alfons Ndoci.

Të dyja viktimat, Stathis dhe Ndoci, duket se kanë pasur bashkëpunime në disa “punë”.

Alfons Ndoci ishte akuzuar më parë se ishte përdorur nga biznesmenë të ndryshëm për të kryer veprime kriminale, për shkak të konflikteve pronësore në Mykonos.