“S’ka natë që s’ka të gdhìrë, sado e gjatë qoftë ajo” / Çfarë fshihet pas reagimit të Elisa Spiropalit?

Pas një periudhe bllokimi, faqja zyrtare e deputetes Elisa Spiropali në rrjetin social Facebook është rikthyer sërish në funksionim të plotë gjatë ditës së sotme.

Llogaria e saj kishte mbetur e paqasshme për ndjekësit, një zhvillim që vetë Spiropali e pati shoqëruar me insinuata për prapavijë politike dhe ndërhyrje të qëllimshme.

Menjëherë pas rikthimit të llogarisë ditën e sotme, deputetja ka reaguar publikisht duke shkruar citatin e njohur: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”, duke nënkuptuar se përpjekjet për bllokim apo heshtje ishin vetëm të përkohshme.

Me rikthimin e profilit, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim zyrtar mbi arsyet teknike ose procedurale të bllokimit nga vetë platforma Meta, apo nëse Spiropali do të vijojë me qëndrimin se bëhej fjalë për një goditje me prapavijë politike.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fespiropali%2Fposts%2Fpfbid034sdNYyQLKHxRzrukiU1oHxAhpjC9Ej4j9o8LQ9tX3G5XiJpzALKGpi6g326LHwaCl&show_text=true&width=500

Avokatët dhe organizatat e Shoqërisë CiviIe kallëzojnë në SPAK drejtorin e Policisë, kryeministrin dhe ministrin: Të hetohen rolet dhe urdhrat që kanë dhënë

Dhjetëra kallëzues, midis tyre, organizata të shoqërisë civile, avokatë, studentë dhe qytetarë të angazhuar kanë depozituar sot, më 23.10.2026, në SPAK kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe drejtuesve të tjerë policorë.

Kërkohet gjithashtu hetimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për orientimet e dhëna, komunikimet me drejtuesit e Policisë dhe kontributin e tyre në krijimin, mbështetjen ose lejimin e këtij mekanizmi për shtypjen e protestës.

Skënder Hita kallëzohet si drejtuesi më i lartë përgjegjës për organizimin, komandimin dhe kontrollin e operacioneve. “Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve”, thotë kallëzimi.

DEKLARATË PËR SHTYP

Kallëzim penal në SPAK për hetimin e mekanizmit të shtypjes e protestës dhe kanë organizuar pandëshkueshmërinë e policëve që kanë përdorur forcë të paligjshme

Dhjetëra kallëzues, midis tyre, organizata të shoqërisë civile, avokatë, studentë dhe qytetarë të angazhuar kanë depozituar sot, më 23.10.2026, në SPAK kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe drejtuesve të tjerë policorë.

Kërkohet gjithashtu hetimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për orientimet e dhëna, komunikimet me drejtuesit e Policisë dhe kontributin e tyre në krijimin, mbështetjen ose lejimin e këtij mekanizmi për shtypjen e protestës.

Skënder Hita kallëzohet si drejtuesi më i lartë përgjegjës për organizimin, komandimin dhe kontrollin e operacioneve. Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve. Krahas tyre janë shfaqur edhe persona civilë të paidentifikuar, pa uniformë dhe pa asnjë kompetencë ligjore, të cilët kanë ndaluar, iu kanë hequr lirinë dhe dhunuar protestues në prani ose në bashkëveprim me Policinë.

Nxjerrja në terren e efektivëve të paidentifikueshëm dhe tolerimi i personave civilë që ushtronin kompetenca policore krijuan imunitet faktik për autorët e dhunës. Viktima dhe publiku e shohin dhunuesin, por nuk mund ta identifikojnë. Kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një praktike të organizuar për frikësimin e qytetarëve dhe shtypjen e protestës, e cila vijoi edhe pas denoncimeve publike. Skënder Hita, Oliger Torba dhe drejtuesit e tjerë policorë duhet të mbajnë përgjegjësi sipas rolit të secilit në planifikimin, urdhërimin dhe kontrollin e ndërhyrjeve dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Nuk bëhet fjalë për disa pamje të shkëputura. Kallëzimi mbështetet në mbi 180 episode paligjshmërie, të dokumentuara gjatë disa ditëve në Tiranë dhe në qytete të tjera, me përfshirjen e strukturave të ndryshme policore. Përsëritja, shtrirja dhe ngjashmëria e mënyrës së veprimit kërkojnë hetimin e një praktike të organizuar, jo vetëm të shpërthimeve të rastësishme të disa efektivëve.

Policia ka të drejtën dhe detyrimin të përdorë forcën kur është e domosdoshme për të ndalur dhunën, për të mbrojtur jetën dhe për të ruajtur rendin. Forca bëhet e paligjshme kur përdoret pa nevojë, në mënyrë joproporcionale dhe kundër protestuesit paqësor, kalimtarit, të miturit ose personit të neutralizuar.

Theksojmë gjithashtu se Policia dështoi në detyrën e saj për të ruajtur rendin. Gjatë protestave u dogjën godina gjykatash dhe u shkatërrua pronë publike, pa u parandaluar aktet dhe pa u izoluar autorët. Ndërkohë, forca policore u përqendrua te goditja pa dallim e protestuesve, duke treguar se synimi nuk ishte neutralizimi i dhunës, por shtypja e protestës. Policia duhej të identifikonte autorët e akteve të dhunshme, jo ta trajtonte të gjithë protestën si armik dhe dështimin e saj ta përdorte si justifikim për dhunën ndaj njerëzve që nuk paraqisnin asnjë rrezik.

Jemi të gjithë dëshmitarë të përdorimit të paligjshëm të forcës për të frikësuar qytetarët dhe për të shtypur protestën. Lidhja e një studenti të drejtësisë pas kangjellave të Ministrisë së Arsimit që në ditën e parë të rezistencës; goditjet jo njerëzore në sy të publikut; përplasja përtokë e njerëzve që qëndronin me duart në xhepa; përdorimi pa kriter i gazit dhe i substancave të tjera të raportuara si të panjohura e të pacertifikuara, të rrezikshme për shëndetin; si dhe qitja me plumba gome drejt pjesës së sipërme të trupit, megjithëse përdorimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime të rënda, deri në humbjen e jetës. Këto nuk janë veprime për ruajtjen e rendit, por demonstrime publike force, të kryera përpara qytetarëve dhe kamerave, për të përcjellë mesazhin se kush proteston mund të dhunohet dhe të poshtërohet.

Kjo fushatë terrori është bërë dukshëm për të frikësuar publikun, ndërsa autorët janë bërë të padukshëm për t’i mbrojtur nga përgjegjësia. Viktima përdoret si shembull, efektivi i maskuar ose personi civil mbetet pa emër. Ky është mekanizmi i pandëshkueshmërisë që kërkohet të hetohet.

Ky kallëzim nuk ndalet te personi që shihet duke goditur. Për autorët janë paraqitur dhe do të vazhdojnë të paraqiten kallëzime të veçanta.

SPAK-ut i kërkohet të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse dhuna ka qenë devijim nga operacioni policor apo instrument i organizuar, i urdhëruar ose i lejuar për frikësimin e qytetarëve dhe shtypjen e protestës. Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) ka përcaktuar standarde të qarta për hetimin e dhunës policore, pandëshkueshmërisë dhe përgjegjësisë së drejtuesve, ndër të tjera në çështjet kundër Rusisë dhe kundër Gjeorgjisë, të analizuara edhe në kallëzim.

Për ne, si profesionistë të së drejtës dhe më gjerë, veprimtaria që kërkojmë të hetohet përfaqëson një largim të rrezikshëm nga modeli perëndimor ku aspirojmë të shkojmë dhe një kthim drejt një regjimi ku dhuna shtetërore përdoret për të shtypur kundërshtimin qytetar.

Jemi besimplotë se SPAK do të tregojë përgjegjshmëri, integritet dhe paanshmëri, duke qëndruar në lartësinë e pritshmërive të publikut dhe do të veprojë me shpejtësi.

Grupi nënshkrues i kallëzimit penal

Kush është drejtuesi i lartë i PS-së që i kërkoi punësimin e djalit? Dash SuIa nxjerr live MESAZHIN që i dërgoi Ramës

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka folur këtë të premte në Top News për rastet e ndërhyrjeve për punësime nepotike, duke treguar edhe një rast ku një drejtues i lartë i Partisë Socialiste i kishte kërkuar të punësonte djalin e tij në një pozicion drejtues.

Sula tha se, për këtë rast, kishte vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama, të cilit i kishte dërguar një mesazh për situatën. Gjatë intervistës, ai publikoi edhe përgjigjen audio që mori nga kreu i qeverisë.

Në mesazhin e tij, Rama dëgjohet duke i thënë Sulës të mos u kushtojë vëmendje kërkesave të tilla. Sula u shpreh se kryeministri ka mbajtur gjithmonë një qëndrim parimor kundër punësimeve nepotike.

“Jo po djali i këtij, jo po djali i atij. Ça janë këto muhabete? Mos i dëgjo fare”, dëgjohet të thotë Rama në mesazhin drejtuar Sulës.

Rama tha se do të ndaIojë protestuesit të udhëtojnë drejt BE-së, reagon eurodeputetja

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi publik, Strolenberg ka hedhur poshtë pretendimin se qytetarëve që marrin pjesë në protesta mund t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë informacion si të pavërtetë.

Eurodeputetja theksoi se ishte informuar për paralajmërime që i atribuohen kryeministrit Rama, sipas të cilave pjesëmarrja në protesta mund të sillte pasoja për lëvizjen e qytetarëve drejt BE-së.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, deklaroi Strolenberg.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndikohen nga paralajmërime të tilla dhe të mos heqin dorë nga ushtrimi i së drejtës së tyre për tubim paqësor.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundoi eurodeputetja.

Frika nga “sheshet kurth”/ Protestuesit sfidojnë pIanin e sigurisë, vendtakimet do të zbulohen në momentin e fundit

Pas trazirave të fundjavës së kaluar, lëvizja rinore “17 Tetori” njofton një strategji të re për protestat e së shtunës. Pikat e grumbullimit do të bëhen publike vetëm gjysmë ore para nisjes, ndërsa protestuesit do të lëvizin nga tre vende të ndryshme drejt një sheshi të vetëm.

Protestat e studentëve dhe të lëvizjes “17 Tetori” pritet të nisin të shtunën në orën 15:00, por këtë herë autoritetet italiane mund të përballen me një skenar të ndryshëm nga ai i parashikuar.

Në Milano, sheshi Duomo, ashtu si sheshi Nettuno në Bologna, pritet të mbetet pa protestues në orarin e paralajmëruar, përveç turistëve dhe forcave të policisë të dislokuara në terren.

Një ditë para protestave, të cilat pritet të jenë të tensionuara, lëvizja rinore që javën e kaluar shkaktoi trazira në Milano dhe qytete të tjera italiane ka njoftuar ndryshimin e pikave të grumbullimit. Sipas organizatorëve, sheshet e shpallura fillimisht janë kthyer në vende të parashikueshme, të cilat mund të rrethohen dhe kontrollohen lehtësisht nga policia.

Për këtë arsye, pikat e reja të takimit do të bëhen publike vetëm në orën 14:30 të së shtunës, ndërsa në secilin qytet do të përcaktohen tri vende të ndryshme grumbullimi. Më pas, protestuesit do të drejtohen drejt një sheshi të vetëm.

Në një komunikatë të dytë, lëvizja “17 Tetori” e ka lidhur ndryshimin e strategjisë me miratimin në Këshillin e Ministrave të një dekreti të ri për sigurinë, që parashikon veprën penale të dhunës së organizuar gjatë manifestimeve publike, si dhe me dërgimin e 500 ushtarakëve shtesë në Milano.

“Për ne, kjo ka vetëm një kuptim: një goditje autoritare kundër atyre që kundërshtojnë, me një ashpërsi që nuk është parë që nga koha e fashizmit”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas lëvizjes, qeveria po i përgjigjet pakënaqësisë së një brezi me ushtarë, pranga dhe dekrete, në vend që të dëgjojë kërkesat e tij.

“Duhet të heshtim”, është mesazhi që, sipas protestuesve, përcillet nga masat e marra nga autoritetet.

Ata akuzojnë gjithashtu qeverinë se po përpiqet të militarizojë sheshet përpara se ato të mbushen me protestues, përmes blindave, kordonëve policorë dhe zonave të kufizuara.

Lëvizja ka bërë të ditur se sheshet e përcaktuara fillimisht nuk do të jenë më pikat e takimit të protestuesve. Përveç sheshit Duomo në Milano dhe sheshit Nettuno në Bologna, vendtakimet e mëparshme përfshinin sheshin Castello në Torino, Circo Massimo në Romë, sheshin Santa Maria Novella në Firence, sheshin Mazzini në Padova, sheshin Umberto I në Bari dhe sheshin De Ferrari në Genova.

Sipas planit të ri, në orën 14:30 të së shtunës do të njoftohen tri pika grumbullimi për secilin qytet, ndërsa në orën 15:30 do të bëhet e ditur pika përfundimtare ku do të bashkohen protestuesit.

“Pikat fillestare nuk janë më të vlefshme: nuk do të gjeni asnjë prej nesh atje, por do të gjeni shumë prej tyre”, thuhet në komunikatën e lëvizjes, duke iu referuar pranisë së forcave të sigurisë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të organizohen në grupe, qofshin këto kolektive studentore, organizata, grupe spontane apo thjesht grupe miqsh. Ata këshillojnë që protestuesit të takohen paraprakisht, të vendosin së bashku se si do të lëvizin dhe të shmangin pjesëmarrjen individuale.

“Kur lëviz në grup, mbrohesh dhe njihesh me të tjerët”, thuhet në udhëzimet e shpërndara nga lëvizja.

Pasi të jenë organizuar, grupet pritet të drejtohen drejt pikës së grumbullimit më të afërt gjeografikisht. Për të shpjeguar strategjinë e re, lëvizja përdor sloganin “Be water” – “Bëhuni ujë”, një shprehje e lidhur me protestat e Hong Kongut të vitit 2019, që nënkupton lëvizjen fleksibël dhe shmangien e përqendrimit në një vend të vetëm.

Faza e fundit e planit parashikon që, në orën 15:30, të shpallet sheshi përfundimtar në secilin qytet. Atje do të bashkohen grupet që fillimisht janë mbledhur në tri pika të ndryshme, me synimin për të krijuar një manifestim të vetëm.

“Tri lumenj që bashkohen në një”, është mënyra me të cilën lëvizja përshkruan strategjinë e saj.

Ndërkohë, autoritetet italiane po përgatiten për një fundjavë të tensionuar, pas përplasjeve të javës së kaluar. Në Milano pritet një prani e shtuar e forcave të sigurisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen protestat dhe nëse ndryshimi i strategjisë do të ndikojë në menaxhimin e tyre nga policia.

“Çohu diI jashtë”, Luan Rama ndërpret emisionin, urdhëron Sara Milen të lërë studion: Këtu s’bën dot si do ti

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt”, mes drejtuesit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila.

Përplasja nisi pasi Luan Rama kundërshtoi komentet e deputetes për të ftuarit e tjerë në panel, duke i kërkuar të largohej nga studioja. Situata u tensionua më tej, kur ai i tha se emisionin e drejtonte vetë dhe se në studio nuk mund të sillej si të donte.

Mila nuk pranoi të largohej me urdhër të drejtuesit, duke iu përgjigjur se do të ngrihej kur të dëshironte vetë. Debati vijoi me replika të forta, ndërsa Luan Rama e paralajmëroi se do t’i mbyllte mikrofonin.

Pjesë nga debati mes tyre:

Luan Rama: Sara të lutem, më fal. Atëherë dëgjo, nëse ka një prag mund të çohesh nga tavolina tani dhe dil përjashtë.

Sara Mila: Patjetër! Unë çohem…

Luan Rama: Që tani. Emisionin e drejtoj unë. Dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.

Sara Mila: Ua them unë, ua them unë.

Luan Rama: Tani nuk të lë fare. Jo, do ta mbyll mikrofonin dhe do çohesh dhe do dalësh jashtë.

Sara Mila: Unë çohem kur dua unë të çohem dhe jo kur më thoni ju.

Luan Rama: Çohesh kur dua unë. Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione se nuk u tha asnjë budallallëk. Secili mban përgjegjësi për fjalët që thotë.

Sara Mila: Si mund ta lejoni?

Luan Rama: Nuk lejoj askënd.

E njohur si “Lea” e Alban Skënderajt/ Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

Këngëtarja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rìna jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Rinesancë lëvroi përgjithësisht rrymën hip-hop e rap, me tekse mjaft personale e shprehëse.

Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese.”

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi
Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo kusht t’iu jepni atyre një zgjidhje. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme dhe aspak problematike. Gjithçka do jete e bukur për ta qe sot e tutje. Gjendja e financave do jete delikate, kështu qe mire do jete te kujdeseni për çdo hap qe do hidhni.

Demi
Jeta ne çift do jete e mrekullueshme sot. As vete nuk kishit menduar se gjerat mund te ecnin ndonjëherë kaq mire. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person dhe do dëshirojnë gjithë kohës te qëndrojnë pranë tyre. Ne fakt nuk duhet t’i lënë pas dore miqtë te cilët iu kane qëndruar pranë deri me sot. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e trazuar. Kujdes!

Binjaket
Dite shume normale dhe pa te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ece për mrekulli kështu qe mos u shqetësoni aspak. Beqaret do kenë takime te shumta dhe do gjendjen përballë disa zgjedhjeve te vështira. Mendohuni mire para se te vendosni. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Tregohuni te matur.

Gaforrja
Sektori i dashurisë se çifteve do jete me i favorizuari gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do jeni gati tashme te merrni disa vendime. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri vetëm për te tërhequr pas vetes një person. Gjendja e financave do jete e mire fale perkujdesit dhe mënyrës suaj te menaxhimit. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur.

Luani
Mos bëni gabime sot ju te dashuruarit sepse kjo do ketë pasoja te renda tek e ardhmja ne çift. Nga ana tjetër duhet te keni edhe me tepër besim tek partneri qe marrëdhënia te jete me e ngrohte. Beqaret do joshin pa fund, por nuk do jene me shume fat dhe nuk do ndryshojnë dot status. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës me fat dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

Virgjeresha
Partneri do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ju duket shpesh sikur jeni mbi re. Kënaqësitë dhe emocionet do jete ne papërshkrueshme. Beqaret do fillojnë një lidhje shume serioze e cila do ua mbushe boshllëkun qe kane pasur deri me sot. Ne planin financiar do jeni te pasigurte për ato qe duhet te bëni dhe mund ta lini gjendjen te përkeqësohet.

Peshorja
As vete nuk e keni menduar ndonjëherë se pasioni mund te ishte ndonjëherë kaq i zjarrte ne jetën tuaj ne çift. Sot do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do kenë një dite shume te qëndrueshme dhe me disa takime interesante. Shfrytëzojini! Buxheti do jete i qëndrueshëm, por ju nuk duhet absolutisht te ndërmerrni shume rreziqe.

Akrepi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni aspak probleme me partnerin tuaj përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me te. Beqaret do mundohen gjithë diten te gjejnë personin e përshtatshëm, por do jene te pafat. Financat do përmirësohen ndjeshëm fale ndihmës se pakushtëzuar qe do iu japin disa familjare. Duhet t’i falënderoni ata.

Shigjetari
Dite shume e favorshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe nuk do preferoni te qëndroni larg për asnjë çast. Beqaret nuk do jene me fat dhe do vazhdojnë te mbeten serish vetëm. As për financat nuk do jete dita me e mire e mundshme. Mundohuni te kufizoni ne maksimum shpenzimet sepse përndryshe do keni probleme.

Bricjapi
Silluni mire me partnerin tuaj sot sepse ne te kundërt do keni probleme serioze me te. Ai nuk do jete ne humorin e duhur dhe do jete strikt ne ato qe do thotë. Beqaret edhe pse do kenë mundësi me shumice nuk do preferojnë te fillojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e palëkundur.

Ujori
Do keni mosmarrëveshje te mëdha sot me partnerin tuaj dhe secili prej jush do kërkojë me ngulm te dale e tija. Beqaret nga ana tjetër do jene te pabindur për ata qe duan te bëjnë dhe mund te humbasin mundësi te shkëlqyera. Me financat duhet te merreni me tepër se me pare. Ulini shpenzimet dhe organizojini me kujdes ato para qe do keni neper duar.

Peshqit
Nëse keni pasur vështirësi ne jetën tuaj ne çift kohet e fundit, sot duhet te merrni te gjitha masat dhe ta ndryshoni sa me pare situatën. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim te veçante me një person i cili dikur i ka tallur, ndërsa tashme ju dashuron marrëzisht. Ja qe njerëzit mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjerat do ecin për mrekulli.

Çfarë po ndodh me studentët para protestës? Studentja që sfidoi Ramën del me një tjetër deklaratë

Studentja Samanta Toçka e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me fjalimin e saj kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e paralajmëruar për sot në Tiranë. E ftuar në News24, Toçka u shpreh se frika e krijuar nga reagimet e kryeministrit mund të ketë ndikuar në uljen e angazhimit të disa studentëve, por theksoi se kjo nuk duhet t’i ndalë ata të vijojnë qëndrimin e tyre.

”Besoj se ka një tërheqje të vogël të studentëve, për shkak të frikës që po mbjell kryeministri i vendit, Edi Rama”, tha ajo. Studentja vlerësoi përfshirjen e pedagogëve dhe mjekëve në mbështetje të kauzës, duke nënvizuar se studentët nuk duhet të përballen të vetëm me situatën. Për të protesta duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë profesionistët dhe sipërmarrësit e vegjël.

“Studentët nuk duhen lënë vetëm. Nesër duhet të jenë të gjithë në shesh, edhe qytetarët e thjeshtë, edhe ata që kanë një biznes të vogël, edhe profesionistët e çdo fushe”, u shpreh Toçka.

Ajo kritikoi gjithashtu thirrjet e kryeministrit për dialog, duke i cilësuar ato si ironike. Sipas saj, shqetësimet e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre lidhen edhe me frikën nga dhuna dhe trajtimi i protestuesve në komisariate. “Ka humbur besimi që kemi edhe për Policinë, sepse nuk bëjmë dot kallëzime ndaj policit”, tha studentja.

Ajo e akuzoi Ramën se po nxit përplasjet për të ruajtur pushtetin dhe paralajmëroi se veprimet e tij do të lënë gjurmë negative në kujtesën publike. Toçka shprehu bindjen se protesta e nesërme do të ketë pjesëmarrje të gjerë.

“Pas pubIikimit të videove in time me Adi Hilën, Monika Lubonja bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

Aktorja Monika Lubonja i është rikthyer postimeve në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që e vendosën atë në qendër të vëmendjes mediatike, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale vjen pas reagimeve të shumta të publikut dhe diskutimeve që pasuan shpërndarjen e materialeve.

Ajo ka postuat një njoftim në lidhje me punën e saj në bashkinë e Tiranës.