Është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme në Greqi pa ta. Njerëzit me origjinë shqiptare kryejnë punët më thelbësore për shumë shërbime të përditshme, sidomos në profesionet e kualifikuara. Sigurisht, marrëdhënia e tyre me shumicën e popullsisë greke, ka përjetuar ulje dhe ngritjet e veta. Por kohët kur emigrantët nga vendi fqinj buzë Adriatikut, shiheshin si një konkurrencë e rrezikshme dhe shpesh përballeshin me një diskriminim racor, i përkasin tashmë së shkuarës.
Sot mund të thuhet se është zhdukur ndjenja e përhapur antishqiptare e viteve 1990, kur qindra mijëra njerëz u dyndën përtej kufirit jugor, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë pas shembjes së komunizmit shqiptar.
Sot, emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Greqi, me thuajse 2/3 e të huajve të regjistruar që vijnë pikërisht nga Shqipëria. Por edhe pse janë grupi më i madh me prejardhje emigrante, shqiptarët e Greqisë janë më pak të dukshëm, pasi janë përshtatur dhe integruar si asnjë grup tjetër kombëtar në vitet dhe dekadat e fundit, aq sa dikush mund ta përshkruajë këtë si asimilim.
“Ndryshimi që pësojnë shumë emigrantë, ndikon madje edhe në personalitetin dhe pamjen e tyre të jashtme”, vuri në dukje një gazetë e përditshme austriake në një artikull të vitit 2014 me titullin “Shqiptarët e fshehur të Greqisë”. Nëse autori do të shkruante sot për komunitetin shqiptar në Greqi, ai mund ta titullonte tregimin “Shqiptarët shumë të pëlqyer të Greqisë”. Ky mendim mbështetet edhe nga një sondazh i opinionit publik i publikuar së fundmi në Athinë, dhe i kryer nga Njësia e Kërkimit të Tregut në Universitetin e Maqedonisë, në bashkëpunim me grupin e ekspertëve ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer.
Sondazhi hulumtoi qëndrimet e grekëve ndaj marrëdhënieve dypalëshe, dhe pikëpamjet mbi e tyre mbi shqiptarët që e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre. Rezultatet janë çuditërisht pozitive. Pothuajse 78 për qind e tyre, thonë se njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.
Akoma më i lartë është numri i atyre (80 për qind), që besojnë se fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Greqi dhe kanë shkuar në shkollë atje, janë plotësisht të integruar në shoqërinë greke. “Fëmijët e tyre janë si ne, sot nuk ka më dallime”- thotë profesor Joanis Armakolas nga ELIAMEP.
Ai vlerëson ndër të tjera cilësitë e jashtëzakonshme të shumë studentëve me origjinë shqiptare në fakultetin ku jep mësim. Ndërsa raportimet mbi ksenofobinë dhe intolerancën ndaj të huajve janë bërë të zakonshme në Evropë, bien në sy për mirë statistikat që vijnë nga Greqia.
Armakolas flet gjithashtu për një “histori suksesi greko-evropian”. Këto gjetje vlejnë për t’u përmendur dhe nxjerrë në pah, pasi janë në kontrast me perceptimet greke mbi marrëdhëniet politike midis Athinës dhe Tiranës. Profesor Armakolas e përshkruan këtë si një “paradoks”, sepse ndërsa po përmirësohen qëndrimet e grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë, vlerësimet mbi marrëdhëniet politike me fqinjin tonë veriore janë dukshëm më të këqija. Kështu, vetëm një në pesë grekë (20 për qind), ka një opinion pozitiv për vendin fqinj, ndërsa 40 për qind kanë një pikëpamje negative.
Po ashtu, sondazhi tregon opinione të këqija të shumicës së grekëve për Maqedoninë e Veriut, teksa Bullgaria dhe Serbia gëzojnë vlerësimet më të larta në këtë pyetësor. Rasti i kryebashkiakut të dënuar me burg të Himarës, Fredi Beleri, ka shkaktuar tensione të reja kohët e fundit.
Qeveria e Athinës e vendosi politikanin shqiptar me origjinë greke në listën e saj për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të zhvilluara në fillim të këtij muaji, duke tërhequr vëmendjen e mediave, por edhe duke i tensionuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Një nga rezultatet intriguese të sondazhit, është se një shumicë e konsiderueshme e grekëve të pyetur, nuk e ndajnë këtë vlerësim negativ. Dy të tretat (66 për qind), thonë se ka çështje më të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare sesa rasti i kryebashkiakut të burgosur.
“Shoqëritë janë të gatshme për përmirësimin e marrëdhënieve. Politika duhet ta marrë parasysh këtë. Shoqëritë greke dhe shqiptare janë përpara politikës”, përfundon Armakolas.
* Dr. Ronald Meinardus, studiues në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini, kurrë s’ia hapën telefonin.
Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, mirëpo zgjodhi Belgjikën. Ata në mënyrë të ashpër refuzuan Shqipërinë si dhe Kosovën, duke mos pranuar as me takohen me drejtuesit e Federatave.
Para shumë viteve, De Biasi edhe pati deklaruar që “më lehtë mund të bëj një takim me Barack Obama (atëherë president i SHBA-së) se me Abedinin (babain e Januzajt).
E tani që po afron ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë, “AS” ka kontaktuar De Biasin, i cili ka thënë haptas se Januzaj kurrë s’ia hapi telefonin.
“Shumë nga këta shqiptarë nuk janë njohur nga Federata, as nuk u konsideruan si të tillë. Kam bindur shumë shqiptarë nga shtete të ndryshme”.
“A dështove te ndonjëri? Ishin disa në fakt. Nuk ia dola me Adnan Janzuajn, i cili tani është te Sevilla. Kurrë nuk ma hapi telefonin, njëjtë bëri edhe babai i tij. Pastaj Januzaj luajti me Belgjikën, por shumë pak”, shpjegoi ai.
Në fund, De Biasi shtoi se Shqipëria mund t’i bëjë ballë Spanjës.
“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, tepër e dashur në Greqi, Eleni Foureira duket se ka marrë pushimet dhe po shijon disa ditë qetësie pas një periudhe të ngarkuar me koncerte ku nuk munguan as incidentet.
Me ndjekësit në rrjetet sociale, Eleni ka ndarë një seri fotografish, ku shfaqet mahnitëse në bikini dhe pa makiazh.
Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes në muajt, e fundit, për shkak të një krize të përfolur mes tyre. Vetë çifti ka zgjedhur që ti hedhë më shumë benzinë zjarrit, duke mos thënë asnjëherë përgjigje konkrete për raportin e tyre, edhe për hir të fansave dhe mbështetjes që ata kanë. Prej disa javësh ka dalë lajmi, se ata janë sërish në krahët e njëri tjetrit, dhe janë rikthyer që të jetojnë së bashku. Tani kanë dalë edhe provat për këtë.
Tani kemi një provë të re se ata janë bashkë. Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore. Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, nuk mund të jetë rastësi. Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.
Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.
“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.
E ftuar në “Chery on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:
Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.
Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.
Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.
Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm është shfaqur në dyert e SPAK i transformuar me flokët e rënë dhe të thinjur, ndryshe nga para se të dënohej me burg për shpërdorim detyre.
Video e siguruar nga VoxNews:
Aktualisht ai po hetohet për pasurinë e tij, që sipas një investigimi e ka zhvendosur në ndërtim, turizëm mjekësor dhe qendra estetike.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në 2 qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit mori vendimin që ish ministri dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë ta kryente në banesën e tij.
Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.
Bashkëshortja e artistit shqiptar, Agron Llakaj, humbi jetën një muaj më parë.
Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte dot betejën.
Lajmi i trishtë u dha nga aktori në një postim në rrjetet sociale ku shkruante se gjysma e tij më e mirë iku drejt Parajsës…
Po ashtu, mesditën e sotme, aktori ka bërë një dedikim tepër të ndjerë në rrjete sociale. U bë një muaj që nga humbja e Kostandinës dhe Agroni shkruan:
“Imja Kostandina. Një muaj pa ty. Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di. Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bëre dhimbje!”.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur që kohëve të fundit përveç anës politike të nxjerrë në pah dhe atë sportiv.
Pas Monika Kryemadhit, me të cilën tanimë është në proces divorci, edhe Meta “iu fut me kokë” palestrës dhe aktivitetit fizik.
Çdo ditë ai është duke na suprizuar. Njëherë shfaqet duke ngjitur male, herën tjetër duke bërë not e paralele, ndërkohë së fundmi ka vendosur që të vijë edhe si “futbollist”.
I ftuar në Klan, presidenti i PL, Meta u shfaq duke bërë xhonglime me top. Por, si duket nuk i kanë shkuar ashtu si duhet pasi papritur u rrëzua në mes të studios.
Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Poëell në Pescara. Mediat italiane raportojnë se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.
Sipas informacioneve fillestare, ekipet e shpëtimit 118 kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje. Djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë. Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati. Të arrestuar janë dy djem, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara.
Goditja me thikë ka ardhur nga një debat, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ka qenë arsyeja, edhe nëse nga hipotezat e para duket se në bazë të përleshjes ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.
Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.
Miqësia e tyre po i ngrinte ata në majat e botës së krimit, kontrollonin së bashku lojërat e fatit, një biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drogës.
Dërgonin në vende të BE-së sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Media VNA ka publikuar foton e Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në kohët kur ishin të afërt me njëri tjetrin dhe duke bërë xhiro me skaf në det.
Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shumë, nisën dyshimet për tradhti në biznes aq sa Ervis Martinaj nisi të mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte më shumë nga dërgesat.
Krisja nisi kur një ngarkesë me drogë u kap në Gjermani, lënda narkotike ishte nisur me kamion nën kujdesin e Martinajt në Shqipëri dhe do të pritej nga Duka, por u kap gjatë rrugës nga policia gjermane.
Ervis Martinaj dyshoi se miku i tij po mashtronte. Kërkoi për lajmin e kapjes së kamionit dhe kur nuk arriti ta konfirmonte variantin e mikut të tij u bind se Duka ia kishte hedhur.
Në shenjë hakmarrje Martinaj shkoi në shtëpinë e mikut të tij, ku kishte qenë me dhjetëra herë dhe i mori peng babain, të cilin ia torturoi.
Për Leonard Dukën ky ishte fundi i një miqësie dhe nisja e një përplasje të hapur, që po vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ai iu betua Ervis Martinajt se këtë nuk do t’ia falte kurrë.
Por kush është Leonard Duka dhe si nisi konflikti i përgjakshëm mes klanit që mban mbiemrin e tij dhe Ervis Martinajt?
20 MARS 2017
Erlis Duka së bashku me vëllain e tij Leonard Duka plagosin 34-vjeçarin Eduard Duka. Ai ndodhej në trotuarin para një lokali në zonën e Kinostudios, kur u qëllua me armë. Dëshmitarët thanë se Eduard Duka u qëllua me pistoletë nga një person që lëvizte me motor dhe kishte skafandër në kokë.
Drejtuesi i motoçikletës ka qenë dikush tjetër, po ashtu me skafandër në kokë. Më pas të dy u larguan në drejtim të Freskut. Atentati erdhi një muaj pas një konflikti fizik që i plagosuri, bashkë me të vëllain, Rigert Duka kishin pasur me dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Pavarësisht mbiemrit të njëjtë-ata nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
27 QERSHOR 2018
Në një lokal në Kinostudio, plagosen dy vëllezër, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Banorët e zonës raportuan mbi 15 të shtëna armësh, që vinin nga një lokal bastesh në brendësi të lagjes. Përveç dy vëllezërve 36 e 24 vjeç, aty u plagos edhe shtetasi Ibrahim Durollari, 28 vjeç.
Policia në atë kohë shoqëroi 23 persona. Ndërsa në media u lakua emir i Santiago Malkos, si personi që qëlloi me armë. Madje u publikua edhe një video ku shfaqeshin dy persona duke qëlluar ndaj vëllezërve dhe mikut të tyre.
Në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të lokalit të basteve. I shtrirë përtokë shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Santiago Malko me pistoletë në dorë. Njëri nga personat që qëllon është Santiago Malko, ndërsa personi që e shoqëron është Erigers Mihasi, i cili po ashtu është ekzekutuar në një tjetër atentat.
Ngjarja e asaj kohe u dyshua për prishje pazaresh. Ndërsa pas saj dolën në skenë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, pasi ata njiheshin për miqësinë me të plagosurit. Në materialet e dosjes hetimore në lidhje me këtë ngjarje, thuhet se është e provuar se shtetasi Santiago Malko ka marrë pjesë në plagosje.
Po ashtu, në dosje thuhet se Malko ka rrahur edhe Erlis Dukën, në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Për të dy këto ngjarje, direktivat janë dhënë nga Ervis Martinaj. Ashtu siç u përfol edhe për një ngjarje tjetër, për të cilën nuk pati kurrë asnjë kallëzim.
Thuhej se me urdhër të Ervis Martinajt, Santiago Malko kishte marrë peng për disa orë dhe ka dhunuar babain e vëllezërve Duka. E mesa duket fakti që nuk ishte denoncuar, tregonte se gjithçka do të zgjidhej privatisht.
Emri i Santiago Malkos del edhe në dosjen e ngjarjes së 4 tetorit 2018, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato. Megjithatë, edhe pse është provuar se Malko ishte prezent në atë ngjarje, nuk ka rezultuar të ketë qenë i përfshirë. Pas këtyre ngjarjeve, nisën përgatitjet për të sulmuar Ervis Martinajn.
MAJ – QERSHOR 2019
Disa muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi tre persona që informonin klanin “Duka” për lëvizjet e Ervis Martinajt. Këta persona, mes tyre dhe një grua, u dënuar me nga 2 vite burgim, për akuzën “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”. Vendimi i gjykatës së Tiranës, erdhi në kohën kur nuk dihet asgjë për fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, i raportuar si i zhdukur në Policinë e Laçit, prej datës 9 gusht 2022. Sipas vendimit të Gjykatës, rezulton e provuar se Martinaj është tentuar të vritej nga klani “Duka” në dy raste.
PJESË NGA DOSJA
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen Nensi Shaqiri. Ajo punonte në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët.
Nga deklarimet e Nensi Shaqirit, ka rezultuar se, nëpërmjet Daut Elmazit, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni, kanë krijuar kontakte me Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes u është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e tij jashtë vendit.
Nensi Shaqiri ka pranuar se në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion lidhur me planet e udhëtimit të Ervis Martinaj. Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni, për një futurim të Martinajt me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai.
Ndërsa herën tjetër informacioni i është përcjellë Leonard Dukës, për një fluturim me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të Nensi Shaqirit, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 mijë euro.
Nga ana tjetër në dosje shpjegohet edhe roli i Ardjan Ahmetit. Ai ka punuar si specialist IT në Drejtorinë e Policisë Durrës si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në periudhën 2015-2019.
Sipas deklarimeve të tij, rezulton se Daut Elmazi e ka lidhur me Fatmir Hysenin. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe t’i thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të Ervis Martinaj.
I ka premtuar edhe shpërblim në para për këtë shërbim. Ardjani është takuar me Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar porosinë e Dautit.
Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”. Ndërsa Dauti i ka thënë se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej Nensi Shaqirit dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike datë 15 qershor 2019 rezultojnë edhe konfirimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, Nensi Shaqiri dhe Ardjan Ahmeti.
Në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).
Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton se këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend. Megjithatë për shkak të moskoordinimit siç duhej, Ervis Martinaj i shpëtoi atentatit të organizuar.
27 GUSHT 2019
Ekzektutohet brenda makinës së tij, në një atentat të organizuar në rrugën “Xhanfize Keko”, Santiago Malko. Duke qenë se dështuan në vrasjen e Ervis Martinajt, klani “Duka” organizoi atentatit ku mbeti i vrarë njeriu u besuar i tij.
Blendi Teta, personi i arrestuar për moskallëzim krimi, ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e një lokali, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferikut. Lokal është në pronësi të vëllezërve Leonard dhe Elris Duka.
Atë ditë kanë qëndruar në bodrumin e këtij lokali, ku ndodhet një ambient që shërben si zyrë. Sipas dëshmisë së Blendi Tetës, i vetmi i dënuar për ngjarjen deri tani, rreth orës 20:00, Leonardi dhe Erlisi kanë thënë: “Çohuni çuna se kemi punë.”
Kanë dalë të gjithë bashkë dhe kanë hipur në dy makina. E para “Golf 5”, ngjyrë gri dhe e dyta, “Skoda”, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën “Dalip Topi”.
Në vendin e parë të Skodës, është ulur Blendi Teta. Makina ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit Rrugor, ka dalë në rrugën “Myslym Keta” dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4.
Aty ka mbërritur edhe Golfi. Në pak minuta, makinat kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH.
Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme. Kur “Skoda” ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “ktheje se ka parkuar te kazanët”.
Në rrugën “Xhanfize Keko”, ata kanë parë makinën “BMW X5”.
Më pas, Blendi Teta thotë se është larguar drejt shtëpisë pasi ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Dinamika e ngjarjes është zbardhur përmes kamerave të sigurisë. Më 27 janar, në Gjykatën e Posaçme u shfaqën për herë të parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Santjago Malkos.
Ngjarja është fiksuar nga kamera e një lavazhi ne zonën e Porcelanit, ku duket makina e atentatorëve. Nga pamjet që u shfaqën në seancën gjyqësore, duket që autorët fillimisht i kanë bërë shenjë me drita Malkos për të ndaluar.
Në momentin që ai ndalon ata e qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës. Më pas makina “BMW X5”, ku ishte Sanjago Malko lëviz për disa sekonda dhe përplaset me kazanën e mbeturinave.
Për vrasjen e Santiago Malkos është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, i pari që u arrestua për ngjarjen dhe u gjykua në një proces më vete si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur në kërkim.
Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit e klanit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, për të cilët ka nisur gjykimi në mungesë. Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit. Nga përfundimi i hetimeve ka dalë se shkaku i vrasjes së tij ishte rivaliteti në biznesin e paligjshëm të lotove sportive.
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinaj
Policia e shtetit dhe SPAK nisën të mërkurën operacionin për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorëve që po zhvillojnë hetime në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.
Në sekuestro janë vendosur 34 pasuri në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për disa shoqëri tregëtare, sipërfaqe toke, apartamente, autmojete dhe llogari bankate. Martinaj është shpallur në kërkim prej muajit maj të vitit të kaluar si një nga personat e akuzuar nga SPAK.
Emri tij doli nga dëshmia e Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. Dumani ka treguar për hetuesit se Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklën, por atenati dështoi. Edhe pse Martinaj ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit maj, tre muaj më vonë familjarët kallëzuan në Polici se kishin humbur kontaktet dhe dyshonin se mund ta kishin eleminuar grupet e tjera rivale.
“Në Shqipëri deri tani ka qenë një histori që lë për të dëshiruar, për mua një asgjë madhe, dhe shumë sekuestrohen dhe asgjë nuk I shkon shteti, Ata sekuestrohen dhe ato prapë lirohen. Ervis Marinaj ka bërë parë edhe në kohën kur lojërat e fati ishin të lejuara dhe ato kur nuk janë lejuar. Vis Martinaj ishte futur në botën e krimit, si njëri që i merret pak rrëmujshme gjërat. Në si shoqëri jemi me fat, që krimi vritet me njëri tjetrin. Sikur krimi do kishte gjetur gjuhën me njëri tjetrit, do ishim shumë më keq situata kriminale në Shqipëri. Llogaritet rreth 1 mln euro xhiro ditore në të gjithë Shqipërinë”, tha gazetari Ferdinand Dervishi.
Pas arrestimit të Leonard Dukës në Belgjikë, tashmë në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Erlisi dhe 3 persona të tjerë. Ndonëse ka akuzë zyrtare vetëm për vrasjen e Santiago Malkos, emri i Leonard Dukës ka qenë i pari që përflitej pas eleminimeve të njëpasnjëshme të njerëzve të Ervis Martinajt.
Së fundmi, emri i tij u lakua edhe pas zhdukjes së Martinajt. Edhe pse pritshmëritë janë të ulëta, grupi hetimor po e pret me interes dëshminë e Leonard Dukës, në momentin që ai do të ekstradohet në vendin tonë. Do flasë apo jo mbetet po ashtu mister, njësoj si fati i Ervis Martinajt.