Shqiptari ρërplasi me makinë 21-vjeçaren në Greqi, kërkesa: Dua të flas me ρrindërit e saj

GREQI- 26-vjeçari me origjinë shqiptare i cili përplasi me makinë 21-vjeçaren në rrugën Egnatia, në qendër të Selanikut, kërkon të flasë me familjen e saj.

I pandehuri i cili jetonte në Greqi në mënyrë të paligjshme është proceduar nga prokurori për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe për lënie të aksidentit në komunikacion dhe drejtim mjeti pa patentë (kundërvajtje). Ai ka dhënë një deklaratë për tre orë të tëra pranë Policisë Rrugore të Selanikut.

Sipas informacioneve ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të godasë studenten 21-vjeçare, se nuk ka lëvizur me shpejtësi me makinën që drejtonte dhe se është larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte frikë. Gjithashtu ai i tha policisë se nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë, ndërsa pretendoi se me të dashurën e tij 19-vjeçare e cila ishte pasagjere do të dilnin të argëtoheshin në zonën e qendrës.

Veç kësaj, ai këmbënguli në pretendimin e tij se studentja 21-vjeçare u hodh papritur në rrugë dhe e tërhoqi zvarrë, duke thënë në thelb se ajo ishte fajtore për aksidentin, ndërsa mohoi se ai ishte kthyer mbrapsht duke e përplasur.

“Nuk po vrapova, por humba kontrollin e makinës. Nuk kam kthyer mbrapsht, kam futur mbrapsht dhe jam larguar se kam qenë i frikësuar” , tha ai.

26-vjeçari i cili nuk kishte as patentë shofer, deklaroi se është i shkatërruar dhe se shëndeti i viktimës është prioritet, ndërsa duke u përpjekur të justifikohet ai tha se “nëse viktima nuk do të kishte tentuar të kalonte në rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Kishte një vendkalim për këmbësorë 20 metra larg”. Ai theksoi edhe një herë se “u largova nga vendi i ngjarjes pasi u tremba pasi nuk kam leje qëndrimi në Greqi”.

“Ai do të donte të fliste me prindërit e 21-vjeçares”

Arsyeja pse 26-vjeçari ka lënë studentin të mbuluar me gjak dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, sipas avokatit të tij, është se i mungonte leja e qëndrimit të ligjshëm në vend dhe se nisur nga kjo, ai kishte frikë se do të vazhdonte procesi i ndalimit.

26-vjeçari dëshiron të flasë me prindërit e studentes, pasi “është i shkatërruar nga ngjarja e pakëndshme. Ai është i vetëdijshëm për këtë situatë të pakëndshme që është shkaktuar” – tregon avokati i shqiptarit.

Pas aksidentit, shqiptari lëvizi drejt Unazës së Selanikut, braktisi mjetin në anë të rrugës, e më pas i hoqi targat./ Burimi: Protothema.gr

Lirohen tri infermieret që rrαhën të moshυarën në Ρejë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret u përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Siç raporton gazeta Telegrafi, tri infermierët e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtave ua ka tërhequr licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

Ηοroskoρi i dαtës 25 nëntόr 2022

DASHI

Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Ju të dashuruarit do jeni tejet të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat sa më shpejt që të mundeni. Nëse jeni vetëm nuk do ndieni asnjë lloj mungese në zemrën tuaj dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ecni me prioritete dhe plane. Gjithçka do ju realizohet ashtu si dëshironi dhe do jeni më optimistë se më parë. Financat do jenë të mira dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve tuaj. Tregojuani vlerësimin që keni, mos e fshihni.

DEMI

Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Situata do vazhdojë të jetë delikate. Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë takimet për ju beqarët kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të përfitoni nga çdo moment. Në punë mirë është të planifikoni me kujdes çdo gjë para se të hidhni hapa. Financat nuk do jenë as të këqija, as në gjendjen më të mirë. Tregohuni gjithmonë të matur.

BINJAKET

Dielli do ua qartësojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të marrë vendime të mëdha. E nesërmja do jetë edhe më e bukur për ju. Për ju të dashuruarit nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi dielli do ua ngrohë zemrat dhe do mundoheni të bëni më të mirën për të dy palët. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë dhe do vazhdoni të keni një jetë normale. Në punë do jeni të devotshëm dhe nuk do hallakateni me gjëra të kota. Doni ta arrini sa më parë qëllimit dhe keni për t’ia dalë. Situata financiare do jetë e shkëlqyer. Përfitoni sa të mundni për të bërë investime.

GAFORRJA

Nuk do keni aspak konflikte me të tjerët sot dhe humori përgjithësisht do jetë goxha i qëndrueshëm. Nëse keni një lidhje, disa rreze dielli do e ngrohin ambientin e jetës tuaj. Në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi dhe respekti për njëri-tjetrin. Edhe për ju beqarët perspektivat do jenë goxha të mira. Në punë kolegët mund t’iu vënë edhe në situata delikate, por nuk duhet të dorëzoheni. Me pak më shumë përpjekje se zakonisht ju mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes. Sektori i financave do jetë i qetë dhe pa probleme. Mundohuni që për çdo shpenzim të tregoheni sa më të arsyeshëm që të mundeni.

LUANI

Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do e dashuroni si asnjëherë më parë atë që keni në krah. Çdo çast do jetë një aventurë më vete për ju. Nëse jeni beqarë do fiksoheni aq keq pas dikujt saqë do sëmureni ngaqë nuk do ja dilni dot ta tërheqin pas vetes. Në punë mos u justifikoni për hapat që do hidhni sepse më mirë se ju nuk e di askush tjetër si duhet vepruar. Jeni vërtet specialistë të fushës dhe do ua tregoni të gjithëve. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund t bëni pa frikë disa investime të matura.

VIRGJERESHA

Nëse dini si të silleni sot me të tjerët çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Tregohuni sa më të logjikshëm në çdo moment. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e gënjeni për asgjë partnerin tuaj sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më vonë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat sa më shtruar edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase. Po u nxituat mund të bëni disa gabime të pafalshme. Në punë do jeni kompetentë për detyrat që do iu jepen dhe do kompensoheni për të gjitha arritjet që do realizoni. Në planin financiar gjendja do jetë shumë më e mirë se disa kohë më parë dhe mund të ndihmoni edhe familjarët.

PESHORJA

Në mëngjes do ndiheni paksa nën presion, por me kalimin e kohës situata do normalizohet. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më shumë bashkëpunimin me partnerin tuaj dhe do e keni më të lehtë t’i zgjidhni problemet që keni pasur. Ju beqarëve do iu jepen plot mundësi për të bërë ndryshime të statusit, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Në punë do jeni gati të largoheni nga kompania ku jeni për të shkuar në një tjetër që ju ka bërë një propozim më të mirë. Atje do arrini më lart vetëm se duhet të bëni durim. Në planin financiar situata ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. Të gjitha sakrificat dhe kujdesi i treguar do japin rezultat.

AKREPI

Vërtet do keni shumë dëshira sot dhe me mendjen tuaj do bëni plane, por ato nuk do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit Neptuni do pozicionohet keq dhe ka rrezik të bëheni xheloze edhe pa shkak ndaj atij që keni në krah. Kujdes me gjestet dhe fjalët sepse mund të keni pasoja. Ju beqarët duhet t’iu jepni një mundësi të dyte disa personave që iu kanë joshur edhe më parë. Tani gjërat kanë për të qenë shumë më ndryshe. Në punë do i merrni gjërat me frikë dhe do stepeni të hidhni hapa. Do ju duket gjithçka e vështirë. Me shpenzimet nuk duhet të bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të varfëroheni.

SHIGJETARI

Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do dini të flisni qetësisht. Duke ulëritur gjithë kohës do futeni nëpër probleme. Mjedisi yjor për ju të dashuruarit ka rrezik t’ua ndërlikojë disi jetën. Nuk do mund të jeni për asnjë moment të qetë si më pare dhe do keni dyshime edhe për të ardhmen. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën tuaj pasi mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jetë një ditë e zakonshme dhe me ndonjë vështirësi të vogël. Më të privilegjuar do jenë avokatët dhe punonjësit e policisë. Sektori i financave do jetë plotësisht i qetë dhe pa probleme. Ndihma e të afërmve ka për të qenë e vyer.

BRICJAPI

Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Për ju të dashuruarit klime do jetë e favorshme për dialog dhe mirëkuptim. Do sqaroni sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet në çift dhe do ndiheni shumë më mirë nga më parë. Ju beqarët, falë Neptunit dhe Uranit do realizoni takimin e ëndrrave dhe jeta do ju marrë tjetër drejtim. Në punë do jeni të vendosur për të realizuar një e nga një të gjitha objektivat, pavarësisht pengesave që do ju krijojnë ata që ju kanë inat. Financat do jenë goxha të mira, por duhet të kujdeseni gjithë kohës për to që gjendja të mbetet e tillë.

UJORI

Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të folur me të gjithë e për të sqaruar gjithçka. Ki që keni një lidhje do jeni më të komunikueshëm me partnerin tuaj dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme të mbetura pezull deri më tani. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin e kaltër, por falë miqve nuk do kaloni një ditë të keqe. Në punë do keni më shumë energji se më parë dhe do mund të dilni nga situatat delikatë. Do keni besim tek vetja dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Me shpenzimet mos u tregoni aspak impulsivë dhe sipërfaqësorë sepse do përballeni shpejt me pasoja të rënda.

PESHQIT

Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do jeni të etur për të provuar gjëra të reja. Çdo çast për ju do jetë plot ngjyra. Ju të dashuruarit do përjetonin pafund momente të lumtura. Rreth orëve të paditës do mund të merrni edhe një surprizë të bukur nga partneri. Ju beqarët duhet të largoni sa më parë turpin nëse doni vërtet ta ndryshoni statusin. Në punë do e zgjeroni fushën e veprimit dhe sërish do keni sukses. Mund të nënshkruani edhe kontrata të reja. Financiarisht mund të keni momente të vështira, por me pak durim, këmbëngulje dhe maturi gjendja do fillojë të normalizohet.

“Më gόditën me thίkë”/ Hyri në lokal i gjαkosυr për të kërkuar ndihmë, kαmerat nxjerrin zbυΙuar skenarin e shqiρtarit

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar, shqiptar kishte shkuar në një nga baret e zonës së Garganos i gjakosur duke thënë se disa persona e kishin rrahur.

Burri, me profesion murator, kishte hyrë në lokak i gjakosur dhe po kërkonte ndihmë, ai u tha të pranishmëve në lokal se një grup me persona e kishin goditur me thikë.

Version që më pas ua ka thënë edhe karabinierëve. Menjëherë ata nisën hetimet për të zbuluar ngjarjen dhe për kapjen e autorëve.

Mirëpo, gjatë monitorimit të kamerave të zonës një tjetër e vërtetë u shfaq. Në pamjet e kamerave shihet se shqiptari pas shumë gotave me alkool ishte rrëzuar dhe më pas ashtu si ishte “tapë” kishte inskenuar të gjithë “skenarin”.

Fillon shembja e viΙave Ιυksoze, në pronësi të biznesmenëve dhe ρolitikanëve

Prokuroria e Ferizajt në Kosovë dy muaj më parë zhvilloi një operacion të madh në zonën e Brezovicës, ku u sekuestruan 100 vila luksoze, të cilët u përkasin politikanëve dhe biznesmenëve.

U bë me dije se dy nga vilat e sekuestruaua, të cilat ishin ndërtuar pa lejë, i përkisnin vëllezërve biznesmenë të ish-presidentit të Hashim Thaçi, gjithashtu edhe ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe tre gjykatësit Mustafë Tahiri, Bashkim Hyseni dhe Agim Maliqi figurojnë të jenë pronarë të disa prej vilave të sekuestruara.

Ndërkohë, ditën e sotme zëdhënësi në Komunën e Podujevës, Fatri Zhitia, ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm ka filluar shembja e disa prej vilave.

” Sot në mëngjes ka filluar aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila të rrënohen. Ditën e hënë do zhvillohej ky aksion, por policia ka kërkuar të shtyhet për sot për shkak të zhvillimeve”, tha ai.

Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje.

Truproja i kryeministrit, akuzohet për ρërdh..υnimin e 13 graυe

Një oficer i Policisë Metropolitane që ruante kryeministrin britanik, është akuzuar për sulme të mëtejshme seksuale ndaj viktimës së trembëdhjetë. David Carrick, 47 vjeç, i cili tani përballet me gjithsej 53 akuza, do të dalë në gjykatë në Londër javën e ardhshme.

Carrick fillimisht u akuzua në tetor 2021 për përdhunimin e një gruaje që thuhet se i kishte dërguar mesazh në aplikacionin e takimeve Tinder, përpara se ta takonte personalisht në një pijetore në St Albans, Herts.

Ai u akuzua për 13 vepra të tjera nëntorin e kaluar pasi u shfaqën tre viktima të tjera të pretenduara. Në mars, nëntë vepra të tjera, duke përfshirë gjashtë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra, u pretendua se kishin ndodhur midis 2009 dhe 2018.

David Carricku pezullua menjëherë nga forca pasi u arrestua fillimisht nga oficerët e policisë së Hertfordshire në tetor të vitit të kaluar.

Akuzat e reja, të gjitha në lidhje me një viktimë të 13-të të pretenduar, janë gjashtë akuza për përdhunim, një akuzë për burgim të rremë (izolim i një personi tjetër pa pëlqimin e tij), një për sulm të pahijshëm dhe posedim të një arme zjarri me qëllim për të shkaktuar frikë.

Një zëdhënës i Policisë së Met tha: “Akuzat kanë të bëjnë me incidentet që pretendohet se kanë ndodhur në vitin 2003 që u raportuan në polici në korrik 2022. Ne e kuptojmë se këto janë akuza jashtëzakonisht serioze dhe shqetësuese.”

BE njeh ρrotestën e Berishës më 6 dhjetor: PoΙicia të sigurojë Samitin, por të resρektohen edhe të drejtat dhe liritë e qγtetarëve

Bashkimi Europian e konsideron protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor si një ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, për “A2 CNN”  thane se autoritetet shqiptare të marrin masa sigurie për Samitin, duke respektuar njëkohësisht edhe protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, thanë ata.

Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se me këtë protestë po cenon interesat e vendit dhe sigurinë e samitit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sa kυshton të heqësh qαfe një ρerson? Vrasësi mαfioz zbυΙon se çfarë përjeton kur υret dikë

Kur merr një punë e ka kriter që të marrë pagesën paraprakisht, e teksa shpjegon që sisgurisht nuk ka kontrata formale si shumëkush bën kur merr një punë.

Sa është çmimi për të hequr qafe dikë? Joey the Hitman (sigurisht pseudonimi i tij) ka tteguar se e kishte me shumë pasion kur i jepej një punë dhe bënte çdo përpjekje për ta përmbyllur “me sukses”.

Joey ka shkruar edhe një libër botuar në 1973 ku pretendon se ka vrarë 38 njerëz nga të cilët 35 ishin “kontrata” mafioze dhe 3 të tjera ishin vrasjet e tij hakmarrëse ndaj njerëzve që kishin dashur ta vrasin.

Ku u pyet se sa është paguar për të vrarë dikë, ai ka deklaruar shumë troç 20,000 dollarë.

Bëhet fjalë për vrasje të kryera gati 2 dekada më parë, kështu që është e sigurt se “tregu ka ndryshuar” dhe për rrjedhojë e çmimet gjithashtu.

Momenti kur roja i sigurisë ju gjen sendin e ndaluar ifozëve meksikanë në Katar (Video)

Botërori i Katarit është i veçantë për shkak se në stadiume nuk lejohet alkooli, madje edhe në shumë zona publike të qyteteve. Ka vetëm vende të caktuara ku mund të konsumosh alkool.

Megjithatë nuk mund të mungonin fantazitë e tifozëve meksikanë, të cilët njihen për konsumimin e alkoolit, veçanërisht “tequila-s”.

Një prej tyre kishte arritur të fuste alkool brenda në dylbi, por plani ka dështuar në “filtrin” e fundit që ai ka kaluar. Një nga rojet e sigurisë e ka marrë dylbinë dhe i ka hapur tapën.

Pavarësisht se tifozët, që ishin në stadium për ndeshjen me Poloninë, thanë se dylbitë i duheshin për të parë nga larg, roja i sigurisë e bëri punën e tij dhe i kapi rrengun.

SHIKO VIDEON KËTU

Avionët tυrq i sυΙen ishujve grekë, aΙarm në Athinë

Gjashtë avionë turq kanë fluturuar gjatë mëngjesit të sotëm përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke bërë që flota ajrore greke të vihet në alarm.

Avionët turq kanë fluturuar në formacion dysh sipër ishujve kufitarë me Turqinë, gjë që ka ndezur alarmin e kuq në Athinë, të cilët kanë dhënë urdhrin për ngritjen në ajër të avionëve greke me qëllim interceptimin e turqve.

Sipas grekëve, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkobëtare.

Dy vendet janë në një raport të vështirë me njeri-tjetrin, ku nuk mungojnë edhe paralajmërimet për një përplasje të armatosur në disa ishuj të caktuar, sidomos tani që Turqia është pranë zgjedhjeve. /abcnews.al