Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi.
Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.
Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.
Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.
Një Butrint ndryshe nga ai që shohim sot…! Vendi duket i mbuluar nga bimët e egra dhe rrënojat duken aq tërheqëse, duke mbajtur shenjat e gjurmëve dhe mistereve të antikitetit ilir. Butrinti si nuk e kemi parë asnjëherë vjen në retrospektivë nga një penë e shquar e gazetarit të viteve ‘30 , zotit Nebil Çika, kryeredaktor i “Minervas”.
Gazeta dyjavore me një profil artistik, politik dhe shkencor është një nga enciklopeditë kronikale më të shkëlqyera të retrospektivës historike të viteve ’30. Duke shfletuar arkivat e kësaj gazetë zbulon shumë të panjohura nga historia e vendit; si marrëdhëniet diplomatike me fqinjët, ekonomia, historia e zhvillimit urban të qyteteve të Shqipërisë, trashëgimia, zhvillimet e artit dhe të kulturës. Gjithçka ka ndodhur në vendin tonë në vitet ‘20-‘30 e gjen të pashkruar në gazetën më të madhe të kohës. Duke shfletuar këto arkiva të vjetra të “Minevrës” syri të ngelet tek disa skulptura të rralla të sapozbuluara në Butrint nga eskpedita e Ugolinit, një pjesë e të cilave siç dihet kanë përfudnuar në muzetë e Europës. Nënteksti i këtij shkrim flet shumë edhe për shpërdorimin e veprave të arkelogjisë shqiptare nga vet Mbreti Zog, i cili i ka dhuruar kryeveprën e zbulimeve arekelogjike…… Musolinit. Nebil Çika ka përshkruar me profesionalizëm të lartë historian e zbulimeve 10-vjeçare në Butrint, sipas shënimeve të përpikat që ak marrë nga intervista dhe bisedat me Luigi Maria Ugolinin, arkeologu më të diskutuar në historinë e arkeologjisë shqiptare. Le të ndjekim reportazhin e shkruar në …të vitit 1934.
“EPIDAMNOS (Durrës), Apollonia (Pojani), Lissos (Leshja), Bytlis (qytet afër katundit Hekal të Mallakastrës, Amantia (qytet afër katundit Ploça në Juglindje lë Vlorës), qyteti afër Klosit të sotmë, Finiki ( afër Delvinës dhe Butrintoja: ja disa nga emërat e qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë së vjetër, qytete të cilët në kohën e tyre kanë patur aqë rëndësi sa mund të i ketë sot Stambolli, Pireja, Marsilja, Viena, Roma….
Qyteti i madh i Apollonisë cilësohej prej Romakëve “Magna urbs et grabis” në lë cilin i madhi Qezar dërgoi nipin e tij Oktavianin August për të kryer mësimet e universitetit. Një shkrim varri, i gjetur në Pojan, tregon se i varrosuri, ka qënë një farë “Markos Sopatros, pithagorikos philiosophos”. Pra si ç’duket haptas në Shqipërinë’ e vje tërsisë klasike, jo vetëm që ka pasur qytete të mëdhenj e të ndriturë kur rrihte pulsi i jetës së atyre kohëve, por janë rritur dhe imperatorë e filosofë. Mirëpo ne shqiptarët e sotëm s’kemi patur as kohë e as zotësin’ e duhur që të nxjerrim në dritë glorjen e këtij Atdheu t’onë shqiptar. Patëm vetëm urtësinë t’u japim leje disa misioneve arkeologjikë të huaj që të vijën e të na nxjerrin në dritë thesaret e së shkruarës s’onë tremijëvjeçare. Një nga këto Misione është ay që ka kryesuar Profesor Ugolini, një djal i ri, i ndritur dhe fatbardhë në karrierën , e. tij idealistike. Ugolini ka plot dhjetë vjet që po punon në Shqipëri, dhe, në vitrat e fundit tërë aktivitetin e tij e ka përqendruar në Butrinto (Buthrotum, e quanin Romakët dhe katundarët që banojnë aty për rreth e quajnë besnikërisht Vuthrotë).
Sot do të bëjmë pakës fjalë mbi atë qytet të ndritur, të themeluar disa shekuj para Krishtit, e që qëndron i përzitur përpara Korfuzit… Dhe po u jap këndonjësve disa hollësira për zbulimet arkeologjike lë Butrintos, në bazë të shënimeve që pati mirësinë të më japë proprofesor Ugolini.
Butrinto – Epopea Omerike dhe Virgjili
Butrintoja me afërinat e saj ka lidhje tepër lë ngushtë me më të madhen epope të antikitetit: me luftën e Grekërve kundra Trojanve, për rrëmbimin e Elenës, luftë e cila mori fund me shkatërrimin e Trojës. Po ndërsa gjestet historike legjendare posaçërisht Trojane gjetën këngëtarin e tyre tek ati i Vjershës Homer-I, Butrintoja dhe ngjarjet që u zhvilluan aty na u kallëzuan nga “Virgjili (Aenea. III.)
Ky vjershëtor epik i Romës imperiale na i këndon me dhimbje dhe magji, gjithë ç’pa Aenea e tij kur zbriti ne Butrinto.
Aty gjeti Trojanin Helen, të birin e Priamit ( Mbretit të Trojës) i cili Helen ishte martuar me Andromakën (lë të ven’ e Hektorit) dhe ishte bërë Mbret i Haonis (nga Saranda e sotme e gjer poshtë në Çamëri pas vdekjes – Mbretit të mëparshme Pirro Neoptolemeut (bir i Aqilesë ). Heleni kish themeluar këtu mbretërinë e vet dhe kish goditur (ngritur-dh.h.)një kështjellë të vogël që i shëmbëllente asaj të qytetit të vet dhe i kish vënë po atë emër, ashtu si ç’u kish vënë emra trojane të gjithë portave, krojeve dhe lumenjve rreth e përqark Butrintos. Në këtë qytet Aenea ndenji dy ditë, pa pallate madhështore me kollonata lë mermerta e brenda tyre shërbime të çuditëshme me “vaso të ergjenta dhe kupa të florinjta”. E mbushur me peshqeshe të vlyera, Aenea u-nis prej Butrintos e kënaqur dhe me shpresë që m’ at anë Adriatikut të mund lë ngrihej një qytet që të mund t’i shëmbëllente Trojës dhe Butrintos.
Zbulimet Arkeologjike
Janë shumë të pakta vendet që kanë një pamje piktoreske si ajo e Butrinstos, më tha Profesor Ugolini kur unë po admiroja pejzazhin nga kështjella. Pa asnjë dyshim isha në në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. I këtij mendimi do të jetë kushdo që ka pasur rastin ta vizitojë. Disa pamje të bukura të , vendit po i botoj në këto faqe.
Me të arritur misioni arkeologjik italian në Butrinto, në vitin 1928 ngriti tendën mu mbi Akropolin. Dhe duke ndjekur pak a shumë përshkrimet e Virgjilit filloi dhe gërmimet, duke u kujdesur që të zbulohej më përpara “Porta” për të cilën bën fjalë Poeti. Dhe pas shumë mundimesh “porta” u gjet madhështore dhe shumë impozante nga çdo pikëpamje: 5 metra e lartë, e pacënuar fare, pjesa e sipërme e saj e lidhur dhe e mbështetur me arketrave, Pasandaj u gjet edhe një portë tjetër me dimensione më të vogla, por edhe më interesante sepse në krye të saj është skalitur edhe një luan që çan një dem dhe për këtë shkak është quajtur “Porta e Luanit”. U çudita shumë me pikturën e skalitur: është një vepër krejt futuriste.
Zbulimi më me rëndësi që është bërë në Butrinto, më i zorshmi dhe më i frytshmi është pa dyshim ay i Theatrit. Vetëm majat e mureve të skenës dukeshin jashtë dhe gjithëshka ishte e mbuluar me baltë dhe me pemë lë dendura që përbënin gati një pyll.
Punë e zorshme ka qenë puna e zbulimit, aq i vlefshëm dhe me rëndësi ka qenë dhe përfundimi. Theatri ndodhet nga an’ e poshtme e kodrinës. Amfiteatri (vendet e ndënjes së popullit janë krejt prej një lloj mermeri të bardhë dhe shpesh gjenden mbi ‘to gërmime dhe përshkrime dekretesh, alleancash, falje skllevërish. Amfiteatri, teatri është si gjysmërrethi dhe ka shkallë që ndajnë lë pesë pjesët qe për- përbëjnë. Vendi i orkestrës është gjithashtu me mermer të bardhë dhe si punë është fare e bukur-. Pandehet se ky Theatër është goditur tamam 24 shekuj më parë. Shumica e statujave me rëndësi gjer tashi janë gjetur në pallatenë e këtij theatri.
Njëra prej tyre, sigurisht ajo më e bukura dhe më e vlefshmja, “Perëndesha e Butrintit” iu fal nga ana e Lartmadhënisë së Tij Mbretit Tonë, Duçes italian, z. Mussolini. Edhe një nga statujat me rëndësi është ajo e Eskulapios, prototip i cë cilës vjen prej artit grek të të pestit shekull para Krishtit (Shkollë e Fidias).
Pjesa Romake
Misioni arkeologjik i dha rëndësi natyrisht edhe zbulimit të monumenteve të epokës romake. Afër Theatrit u gjend një pavement që iu përgjigjet ambientit të fermave romake. Ky pavement është krejt mozaik i mirërujatur me shumë forma dhe formon një vizatim gjeometrik shumë të bukur. Mbas Thetarit u gjend një tempull i vogël dedikuar Eskulapit. Brenda në këtë u gjetën dy statuja e disa pëshkrime dhe shumë dhurata që sillnin falësit dhe adhuronjësit. Jo shumë larg Theatrit është zbuluar një Nympheo, një magje e madhe e rrethuar më mure një metra të lartë. Midis shumë gjërave të vjetra që u gjetën doli në dritë edhe një bust i një djaloshi Baçus. Çuditërisht i bukur dhe një bust i Apollonit që të dyja të epokës romake.
Rëndësi të madhe iu dha edhe zbulimit të një pusi, i cili është interesant për diformacionin e si për përdorimin e tij në shekuj. Gjithashtu edhe sepse ujët e tij quhej i shenjtë. Pusi është goditur (ngritur-dh.h.) në epokën greke. Ujët rrjedh nëpër tre gojë. Në pjesën e sipërme të gjysmëhënës shihet një pikturë e mrekullishme me bojëra të forta; në të cilën shihen dy pallonj dhe një vazo e vogël. Në grykën e pusit gjendet ky mbishkrim grek: “Junia Rufina, Hyjnesha e Nymfave”. Masanadaj është zbuluar i famshmi Battisfero i rrumbullakët i bërë në të pestin shekull para Krishtit. Me 16 kolonat e mermerta, mbi të cilat qëndronte Çatia. Me mes të tyre, u gjet magjja e madhe me Ritet fetare, e cila ka formën e kryqit të kishës greke. Po ajo që është më interesante nga të gjitha është pavimenti dyshemeja mosaike e shumë lojërave, e cila është fare e pacënuar. Kjo është e ndarë në shtatë zona koncetrike. Dy nga këto zona janë të përbëra nga medaljone (61 copë gjithsej) e secila nga këto mban nga një pikturë, mjeshtërisht të punuar të kafshëve të ndryshme.
Koha Veneciane
Në arkivat e Republikës venciane mbushen shumë dokumente rreth Butrintos. Por edhe në Butrinto ndodhen shenja të punës veneciane. Në krye të Akropolit shkëlqen kështjella veneciane në mes të ullishtave të dendura. Kjo kështjellë me mure të forta e të mëdha nganjëherë 11 metra e lartë, so të bëhet muze. Gjithë ç’është gjetur deri tashti, konfirmon shënimet historike që dihen.
Nekropoli (Varroshi)
Më në fund janë bërë kërkime edhe në qytetin e të vdekurve. Shumë varre janë hapur. Të cilat arrijnë gjer në epokën helenistike. Brenda në varre janë gjetur shumë vogëlina. Vazo të vogla, kocka të punuara, xhame, etj. Shpesh janë gjetur dhe sende stolie të florinjta.
Por përveç kësaj janë gjetur edhe sende që i përkasin epokës prehistorike. Në këtë mënyrë vërtetohet se në këtë Bregdetin Lindor të Adriatikut ka rrojtur një popull që historikisht është i implikuar edhe në legjendën e madhe të shekujve, në luftën Greko-Trojane. Vërtetohet se edhe këtu kanë banuar njerëz edhe përpara se të arrinin njerëzit të merrnin shënime….
Kur do të dalin djelmtë e rinj studiozë e idealistë, me pasionin e tyre të madh dhe me dashurinë që duhet të kenë për brezat e zhdukura nëpër shekujt, atëherë shumë gjëra do të dalin në shesh. Qytetet e vjetra që përmendëm në fillim të këtij artikulli, nuk do të na duken më një ëndërr, po një realitet.’ Mabse atëherë do të mund të njohim vetëhen më mi rë. Po gjer atëherë na duhet t’iu jemi mirënjohës Profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës…
Dhe tani le lë vijmë në një … nuk di si ta cilësoj, prandaj po them çështje mbi Butrinton. Butrintojaja tërheq mjaftë vizitorë të huaj turistë, ose gjahtor, me qenë se në dimën ka gjah shumë n‘ato anëra. Të gjithë këta të huaj vijnë me anë të Korfuzit. Që është pikërisht përkundrejt Butrintos. Udhëtimi me barkë benzime mban vetëm një ose një orë e gjysmë. Kjo rrjedh ngaqë s’ka një rrugë që të shpie nga Saranda në Butrint. Ka një rrugë të keqe këmbësorësh……(vijon komenti për rrugën-dh.h) Një shkak tjetër që të huajt shkojn në Butrint me anët ë Korfuzit është propagnada turistike që ka bërë Greqia. I huaji e di se në Korfuz do të gjejë tërë komoditetet e veç kësaj të gjitha lëhtësitë nga autoritetet e vendit…..” (nga Nebil Çika).
Në faqet e fundit të këtij artikulli Nebil Çika rrëfen vështirësitë që një turist i huaj gjen nëse do të qëndronte në një natë në Butrint ngaqë është shumë i urbanizuar. Më tej ai shkruan:
“Besoj se shumë pak janë ata që dijnë se Butrintoja është një vend shumë interesant dhe tërheqës për shkak të zbulimeve arkeologjike e për shkak të pamjeve piktoreske, siç e dimë, Butrintoja ka një peizazh të mrekullueshëm dhe zbulimet janë madhështorë e entuziamonjës.” Kryeradaktori i “Minervës” Nebil Cika në këtë shkrim guxon dhe i terheq vëmendjen qeverisë së Zogut që të Butrinti të bëhet me rrugë dhe turistët ta shohin atë me bileta 25-30 frangëshe, ku fondet të shkojnë në dobi të shtetit shqiptar. Ky artikull i Nebil Çikës mbi Butrintin është pjesë e projektit të tij me reportazhe nga Tirana në Konispol. Ky cikël i udhëtimeve mbyllet me Butrintin, njofton vet gazetari.
Deidre është rubrikë e veçantë në kuadër të The Sun, e cila merret me problemet personale të individëve të ndryshëm.
Ekipi i Deidre i përgjigjet rreth 1,000 lexuesve në javë, duke iu përgjigjur atyre në problemet se ksuale, emocionale dhe problemet familjare, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, së fundmi ka qarkulluar një rrëfim mjaft interesant i cili ka bërë bujë, ku një grua 30 vjeçe tregon për martesën e saj me burrin pervers.
Ky është rrëfimi i plotë i saj:
“Të dashur Deidre,
Burrit tim i pëlqen të më shikoj duke bërë se ks me meshkuj tjerë përderisa ai shikon dhe tani kam rënë në dashuri me njërin nga ta.
Meshkujt zakonisht janë shokët nga birraria. Ai i merr në shtëpi kur mbyllet birraria dhe kur të gjithë janë të de hur. Pasi që vijnë, ata vazhdojnë të pinë edhe për një orë ose dy.
Ndonjëherë ndonjëri nga ta eksitohet dhe fillon të më prek, ndërsa burri im nuk reagon.
Gjithmonë është ndonjëri që dëshiron të jetë vetëm me mua në dhomën tjetër ose edhe në kuzhinë. Burri im gjithmonë e vëren se çfarë është duke ndodhur dhe vjen të shikoj.
Tani ka ndodhur e pashmangshmja dhe kam rënë në dashuri me njërin nga ta! Ai është i dashur, ndryshe nga tjerët, dhe asnjëherë nuk më bezdis për se ks. Herën e parë vetëm kemi folur dhe jemi përqafuar.
Ndjenjat tona kishin filluar të rriten dhe takimet ishin shpeshtuar. Zakonisht takohesha me të gjatë kohës kur vajza jonë 12 vjeçare ishte në shkollë, e burri në punë.
Para një viti, i kisha mbushur 30 vjet dhe e pyesja vetën se çfarë jam duke bërë, pse po i pranoj idetë perverse të burrit tim. Ai është 48 vjeçar!
E dija se është koha të largohesha. Problemi ishte se vajza nuk dëshironte të largohej nga shoqëria e saj, prandaj ajo kishte qëndruar ndërsa unë i isha bashkuar dashnorit tim.
Gjithçka ishte e përsosur, mirëpo burri im nuk kujdesej siç duhej për vajzën tonë dhe unë brengosesha se ajo është në rrezik. Prandaj jam rikthyer dhe kam ngecur në një martesë pa dashuri me një mashkull që e urrej. Ende shihem me dashnorin tim, mirëpo nuk e lë të vijë në shtëpi.”
Stafi i Deidre i është përgjigjur këtij rrëfimi duke thënë se vajza e tyre din shumë pak për rrethanat, mirëpo fëmijët janë shumë më vëzhgues sesa që e dinë prindërit.
Stafi i ka sugjeruar asaj t’i tregoj vajzës se askush nuk duhet të pajtohet me aso rrethanash mizore.
“Burri juaj nuk është i dhunshëm, mirëpo sjelljet e tij janë abuzive, prandaj mund të kërkoni ndihmë edhe nga organet e ndryshme. Fillojeni një jetë si prindër i vetëm dhe e organizuar, pastaj shikoni si po ju shkon lidhja me dashnorin”, ka shkruar stafi i Deidre.
Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni qenë tepër të zënë me zgjidhjen e konflikteve të vogla në vendin e punës. Merrni disa orë pushim dhe përkushtojuni më shumë fushës së ndjenjave.
Demi
Ndonëse mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, do të arrini gjithsesi që të ruani qetësinë dhe të ballafaqoheni siç duhet me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo gjë do ju bëjë autoritarë dhe të pazëvendësueshëm për realizimin e një projekti të ri. Kjo e diel ju fton që të tregoni më shumë kujdes për fizikun tuaj.
Binjakët
Kjo fundjavë do të jetë mjaft intriguese dhe pozitive, për gjithë ata që kanë dëshirë të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin pasionin. Nga ana tjetër tashmë do të ndiheni tejet të motivuar, dhe për këtë arsye edhe situatat më të komplikuara do të rezultojnë mjaft të lehta për tu zgjidhur prej jush.
Gaforrja
Parashikohet një ditë mjaft e lodhshme, ndaj sigurohuni që të krijoni momente pushimi gjatë saj, në mënyrë që ta mbyllni ditën sa më mirë. Parashikohen mundësi shumë të mira për të bërë takime të reja apo për të rindezur sferën e ndjenjave.
Luani
Kjo e diel do ju gjejë mjaft të përfshirë në zgjidhjen e një situate romantike, e cila ju ka turbulluar prej kohësh. Jini më të pavarur dhe mos kini frikë nga vetja juaj. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.
Virgjëresha
Përfitoni nga ky moment për të planifikuar strategji të reja në vendin e punës. Në këtë moment është e rëndësishme që ti kushtoni më shumë vëmendje familjes dhe sferës së ndjenjave. Jini gati për tu përballur me prova të rëndësishme për krijimtarinë tuaj.
Peshorja
Më në fund do të rigjeni spontanitetin dhe ëmbëlsinë në çdo raport ndërpersonal dhe kjo për shkak të rigjetjes së besimit në veten tuaj. Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e favorshme e vitit, gjatë së cilës mund të merrni vendime të rëndësishme. Të papritura parashikohen në sferën profesionale.
Akrepi
Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar në punë, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të arrini rezultate të mëdha. Mos jini pesimist, pasi me bashkëpunëtorë të vlefshëm do arrini rezultate të mëdha. Në dashuri parashikohen surpriza.
Shigjetari
Parashikohen të reja interesante në sferën e ndjenjave, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme, në mënyrë që të vlerësoni dhe planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Në vendin e punës do të ndiheni të vënë në provë, por do të arrini gjithsesi që të merrni rezultate të mira.
Bricjapi
Kjo e diel do ju gjejë mjaft romantik dhe të përfshirë nga emocionet. Ndërkohë tashmë keni gjetur besimin në vete dhe e keni më të lehtë që të hapeni me partnerin/en tuaj. Ndërkohë në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.
Ujori
Është një periudhë e cila ju fton që të pushoni më shumë dhe të ruani të gjithë energjitë tuaja, për projekte mjaft intensive dhe të komplikuara. Mos u tregoni shumë krenar, por ndajini përgjegjësitë me kolegët tuaj, lidhur me gjërat që janë më urgjente.
Peshqit
Kjo fundjavë është e rëndësishme për të zyrtarizuar një histori dashurie, e cila ka nisur prej kohësh. Më në fund do arrini të lini mënjanë të gjitha dyshimet që keni patur në të kaluarën dhe do të nisni të planifikoni konkretisht të ardhmen tuaj në çift. Kjo e diel do të jetë mjaft interesante në punë, ku marrëveshjet e reja janë mjaft të favorshme.
Mediat britanike i tremben incidenteve dhe trazirave gjatë zhvillimit të kampionatit europian në Gjermani.
“Express” i ka dedikuar një shkrim grupeve huligane, duke veçuar ata shqiptarë dhe polakë.
Gazeta britanike thotë se tifogrupi i “Illyrian Elite”, i përjashtuar tashmë nga mundësia për të përfituar bileta gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, ka mbërritur në Gjermani.
Gazeta thotë se ata kanë shpërndarë në kanalin e tyre në Telegram një fotografi ku bëjnë përshëndetjen naziste.
Huliganët polakë janë edhe më të rrezikshëm, thuhet në shkrim, ata kanë bërë thirrje për sulme ndaj njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve
Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.
Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.
Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.
lirjan Minaj 61 vjeç, i njohur si “Lili”, gjithmonë gati për të buzëqeshur dhe për të bërë shaka u nda nga jeta në mënyrë mizore.
Ai u godit fatalisht nga një njeri i rëndë me probleme mendore të shkaktuara nga varësitë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Një shaka në italilisht – kur Riccardo Stefani, lindur në 1983, po i ngjitej shkallëve tek të afërmit e tij, u shndërrua në një debat gjithnjë e më të ndezur.
Kur Stefani i shkoi në banesë, Minaj duhej që t’i kishte dhënë goditje të fortë derës, sepse ajo u rihap menjëherë dhe Stefani me sytë e një maniaku vringëlliu një thikë në dorë dhe si një bishë iu hodh plakut, duke i prerë gjoksin, ndoshta dy herë. Zemra e tij u godit, i moshuari u rrëzua për tokë dhe vdiq në një kohë shumë të shpejtë.
Kush ishte viktima e krimit Bibbiano?
Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, një qytet i bukur i rrethuar me male në Shqipërinë qendrore-jugore, në kufi me Greqinë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm dhe këtu ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare.
Një burrë i thjeshtë, shumë i afërt me familjen e tij, pasionet e të cilit shkëlqejnë në faqen e tij në Facebook: i apasionuar pas futbollit, në imazhin e tij të profilit ai portretizohet i veshur me një fanellë të Ajax para dyqanit zyrtar të skuadrës holandeze.
Një punëtor, i cili kryente edhe mirëmbajtjen dhe pastrimin e vogël të ambienteve të përbashkëta të pallatit ku banonte, nja dy dyer përpara njeriut që më vonë u bë vrasësi i tij.
Burri ishte i dashur nga të gjithë, ai shihej shpesh në shesh me miqtë ose duke bërë pazar në supermarketin Sigma: askush nuk do ta imagjinonte një fund të tillë për të.
Ose më mirë: të gjithë në Bibbiano prisnin që herët a vonë Stefani do ta kalonte kufirin, se do të lëndonte vërtet dikë.
Të gjithë shpresonin se ai do të përfundonte pas hekurave ose në një objekt të sigurt. Por ishte e paimagjinueshme që mendja e tij e sëmurë ta kishte armatosur kundër një plaku kaq të këndshëm dhe të sjellshëm,” përfundon artikulli i shtypit italian.
I ndodhur nën arrest shtëpie, e vetmja dritare komunikimi e Sali Berishës është ajo e ballkonit të tij.
Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, lideri i Rithemelimit bëri thirrje që të votohet për kandidatët e djathtë mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili edhe pse i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor në Shqipëri garon si kandidat i partisë së Kyriakos Mitsotakis “Demokracia e Re”, në zgjedhjet për institucionet e reja te BE.
“Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre. Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera”, bëri thirrje Berisha.
E ndërsa shqiptarët që ndodhen jashtë vendit kanë mundësi të jenë votues në Europë por në vendin e tyre jo, Berisha u bëri një premtim.
“I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre. Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit”, tha ai.
Por, ndërsa të djathtë dhe të majtë zotohet përditë e më shumë se se do bëjë të mundur votën e diasporës në zgjedhjet e 2025, kur vjen fjala tek veprat politika ngel në klasë, pasi struktura që ngritën me dakortësi në Parlament nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret për të realizuar këtë të drejte të mohuar për emigrantët shqiptarë.