Dhurata Ιuksoze dhe 180 mijë $, ja si e r. eja zhυati deri në ραΙcë djalin e biznesmenit shqiρtar

Një ngjarje vështirë për t’u perceptuar ka ndodhur në ShqipëriBëhet fjalë për një të re e cila me anë të mashtrimit, mundi t’i zhvaste djalit të një biznesmeni nga Gjirokastra një shumë marramendëse parash.

Elida Lamçe është 32-vjeçarja e cila është dënuar me 12 vite burg për zhvatje. I riu i cili që prej vitit 2009 i jepte vazhdimisht para është Ergis Kërpaci. 

Vajza i ka kërkuar Prokuror

isë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë, duke pretenduar se nuk e ka mashtruar. Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave.

Ngjarja: Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshtatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen Zinxhira, të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, Ergis Kërpaci e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë.

Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerësia e Ergisit gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekë të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka, shkruan “Gazeta Si”.

E bëra këtë veprim tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. Elida më tha se kishte nevojë për të holla sepse donte të blinte një shtëpi.

Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muaji mars 2009 dhe deri në vazhdim në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij.

Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruarit i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi.

Ajo i kërkonte gjithashtu edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikimin se ishtë shumë sëmurë.

Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë.

Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë. Për rastet e fundit Elida Lamce pretendon se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjetonte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se në fakt për episodet e fundit vajza nuk ka gënjyer.

Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistruar me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të fshira mes Ermira Avduli dhe të dashurit të saj, J. Zhupa. Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorinë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga Ermira Avduli dhe shoqja tjetër R. Mece.

Tri vite, pasi i riu Ergis Kërpaci, kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, Elida i ka bërë një videocall. Kaq ka mjafuar që Ergisi të rilidhet sërish me 32-vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuterish.

Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi Elida kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastra ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ‘21 Dhjetorit’ ku e dashuruara i priste.

Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit Spiro Ligu që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para. E pyeta ç’janë këto ka treguar Ligu dhe më tha se po bënte plane për martesë. Martesë që nuk u kurorëzua asnjëherë. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 24 Maj 2024

Dashi

Në këtë moment duhet të mundoheni të shfrytëzoni sa më mirë energjitë tuaja për të përballuar me më shumë përqendrim sfida të reja profesionale, të cilat do ju lejojnë që të arrini rezultate të mëdha. Në dashuri këshillohet të jeni më romantik.

Demi

Mos kini frikë ndaj të qëndruarit besnik ndaj vetes tuaj dhe ndaj ndjekjes së instinktit në vendin e punës. Kjo e premte premton për të lindurit e kësaj shenje rezultate të mëdha. Sa i takon dashurisë, parashikohet një fundjavë interesante për të rizgjuar pasionin.

Binjakët

Do të ndjeni nevojën për tu treguar atyre që ju kanë nënvlerësuar se në të vërtetë, jeni më kurajozë nga sa mendonit. Propozime të mira do ju lejojnë që të merrni një rrugëtim të ri profesional.

Gaforrja

Tashmë mund të shprehni lirisht të gjitha propozimet, idetë dhe gjithçka mendoni lidhur me një projekt të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Takimet janë mjaft të favorshme, ndaj mos hezitoni ndaj njohjeve të reja.

Luani

Do të ndjeni nevojën që të merrni më shumë kohë për t’ia kushtuar argëtimit. Do të jeni mjaft të stresuar dhe për këtë arsye kaloni sa më shumë kohë me partnerin/en, si mënyra e vetme për të qëndruar larg çdo problemi.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft ambicioz dhe kurajoz, si nga pikëpamja profesionale edhe nga ajo e ndjenjave. Do të ketë zhvillime interesante si për sa i takon ndjenjave, edhe për nismat e nisura prej pak kohësh.

Peshorja

Për shkak të natyrës suaj, ndonëse jeni mjaft diplomatik do të prireni të shfaqni kokëfortësinë dhe impulsivitetin tuaj. Në dashuri duhet të përpiqeni të limitoheni ndaj polemikave dhe të jeni më të lirshëm.

Akrepi

Parashikohen ditë të cilat ju ftojnë të reflektoni më shumë dhe të veproni me diplomaci në vendin e punës, për shkak se disa keqkuptime mund t’iu pengojnë në arritjen e rezultateve të shpresuara. Sa i takon sferës sentimentale, parashikohet një mbrëmje tejet e frytshme për takimet.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo fundjavë për të larguar çdo tension që keni përjetuar ditëve të fundit dhe ta jetoni këtë të premte sa më të relaksuar. Parashikohen zgjidhje vendimtare, të cilat duhet ti merrni me sa më shumë kujdes dhe qetësi.

Bricjapi

Parashikohet një javë mjaft intriguese për gjithë ata që kanë dëshirë që në dashuri të jetojnë emocione të forta. Duhet të jeni gati për tu përballur me një rrugëtim, i cili do ju lejojë që të zbuloni edhe më shumë ndjenjat tuaja.

Ujori

Duhet të mundoheni që të përqendroni sa më shumë vëmendjen tuaj në çështjet të cilat i cilësoni vërtetë urgjente. Kjo ditë ju fton që të përfitoni sa më shumë, për të riparë një raport të lindur gjatë muajit të fundit.

Peshqit

Duhet të jeni më shumë kurajoz dhe të prisni të gjitha momentet e rëndësishme, të cilat mund ti japin një kthesë të favorshme punës tuaj. Propozimet e reja, mund t’iu lejojnë që të merrni një rol më të madh në punë. Edhe në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.

“Dhe 4 vite je…”/ Kush e kërcënoi shefin e SPAK? Karamuço dhe Curri: Dumani u ndoq nga dy makina

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin në “Top Story” për sigurinë e shefit të SPAK-ut, Altin Dumani.

Ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas.

“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografonin se ku po shkonte, atij i është dashur që të lërë një makinë jashtë edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lupë çdo ditë”, u shpreh Karamuço.

Nga ana tjetër analisti Arjan Curri tregoi edhe mesazhet kërcënuese që sipas tij kanë ardhur në adresë të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.

“Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur. Unë kam informacion se mbas publikimit të fletëve të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcënim në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër njëpërdorimsh dhe ky numër nuk ekziston më.

Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur ehe bashkëshortja e tij vete i viziton, Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje, po të tjerët”, u shpreh Curri.

“Përfaqëson identitetin kombëtar”, FSHF prezanton ‘himnin’ e realizuar nga Capital T, do shoqërojë kuqezinjtë në Euro2024

Vetëm pak ditë nga fillimi i Kampionatit Europian të futbollit, Federata Shqiptare bën me dije se kombëtarja do të ketë një këngë dedikuar asaj dhe gjithë tifozëve me rastin e kësaj feste të madhe të sportit më të bukur në botë.

FSHF njofton se kënga titullohet “Albania” dhe është realizuar nga muzikanti Capital T.

Federata shton se ajo përfaqëson identitetin tonë kombëtar.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”, shkruhet në njoftim.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFederataShqiptareeFutbollit%2Fposts%2Fpfbid0yWyZppVQxFbFzvww7XfsGvFgQc9S3azSvVhQxV1pB6btUq12344v9ZLJ5RBBHgcJl&show_text=true&width=500&is_preview=true

Futbollisti shkodran bën “ëndrrën” realitet, ia arrin të grumbullohet nga kombëtarja greke

Futbollisti nga Shkodra, Andreas Ndoj është grumbulluar në kombëtaren greke për dy ndeshje miqësore të radhës.

Ndonëse Greqia mbeti jashtë Europianit 2024, Ndoj duket se ia ka arritur t’i bashkohet fqinjëve jugorë, teksa është grumbulluar mes 27 lojtarëve të tjerë për ndeshjet miqësore me Gjermaninë dhe Maltën.

Ndoj kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë. Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë. Lëvizjet e shpeshta bënë që FIFA ta bllokonte për gati 1 vit e gjysmë trasferimin e tij sërish te grekët.

Ndoj është me origjinë nga Shkodra dhe ka lindur në Athinë. Ai është mbrojtës me ekipin grek të Olympiacos-it dhe më herët raportohet se kishte shprehur dëshirën të luante me kombëtaren shqiptare.

Megjithatë, sipas edhe raportimeve në media, ka qenë babai i tij ai që ka preferuar që djali të luajë për Greqinë, dhe siç ka thënë ai “të bëjë edhe ushtrinë në Greqi”.

Kush e fiton “Big Brother”? Ja kë kanë zgjedhur lexuesit mes 5 finalistëve

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 3, ku pas gati 4 muajsh të gjatë plot lojë, emocione të bukura por edhe debate, do të mësojmë finalistin e këtij edicioni.

Prej pak ditësh, mijëra lexues të Voxnews.al kanë patur mundësinë të votojnë të preferuarin e tyre në disa sondazhe të hapura në rrjetet sociale dhe faqen e ueb-it.

Ajo që bie në sy, nga dy sondazhet e realizuara në faqet e Voxnews.al në Facebook (këtu dhe këtu) është mbështetja e madhe për Meriton Mjekiqin. Jo më kot artisti nga Kosova ka mbërritur deri në finale, madje tashmë shihet si një prej fituesve potencialë.

Kush e fiton "Big Brother" në sondazhin Voxnews.al? Ja kë

Sondazhi në Facebook

Mbështetja për Julin dhe Romeon është gjithashtu e madhe, të renditur përkatësisht i dyti dhe i treti. Rezultatet e ngushta nxjerrin në pah se gara për fituesin në “prime”-n e të shtunës vërtet ka për të qenë e fortë.

Kush e fiton "Big Brother" në sondazhin Voxnews.al? Ja kë

Sondazhi në Facebook

Në total në Facebook kanë votuar 6500 lexues, ndërsa renditja e vota të kombinuara është si më poshtë:

Meritoni – 2699 vota

Juli – 1624 vota

Romeo – 1229 vota

Egla – 650 vota

Heidi – 331 vota

Megjithatë, në sondazhin e Voxnews.al të realizuar në Youtube, mesa duket falë një audience më të ndryshme, ka edhe një rezultat të përmbysur. Aty rezulton fitues Romeo.

Kush e fiton "Big Brother" në sondazhin Voxnews.al? Ja kë

Sondazhi i Youtube për BBV3

Ndërsa sondazhi në faqen e ueb-it në voxnews.al vijon të mbetet i hapur, ku aktualisht kryeson Julian Deda, dhe mund të votoni të preferuarin tuaj.

Egla Ceno ka qenë pjesë e serialit të famshëm italian, ja çfarë roli kishte aktorja

Finalistja dhe pretendentja për fitoren e ”Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno ka një karrierë të larmishme dhe jo të gjithë e dinë se ajo ka qenë pjesë edhe e serialit televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”.

Në një intervistë të para gjashtë viteve për “Panorama”, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël: ”Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina në fakt dhe e tregonte duke më ulëritur nga kopshti i saj: ‘Eglaa je te 100 Vitrinat!’”.

Egla ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali dhe para 10 vjetësh është rikthyer sërish në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj mbi 100 ditor në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ky fakt nuk është vënë në pah dhe Egla nuk ka folur shumë mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

“Berisha dhe Meta janë futur në konservim”, Meçe reagon ashpër: Grupet kriminale duhet të spastrohen sa më shpejt, përbejnë…

Analisti Arben Meçe i ftuar në një emision televiziv u shpreh se dy faktorë kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ato janë : kriminalizimi i politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe korrupsioni në nivele të larta në administratë.

Ai theksoi se këto dy faktorë janë bërë pengesë kryesore për ecurinë e vendit drejt Evropës.

“Shqipëria në momentin që flasim paralizohet për kriminalizimin të politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe janë me dhjetëra artikujt të tillë. Së dyti, për një korrupsion të lartë endemik në administratë. Këto janë pengesa për Shqipërinë, për tu futur në ato struktura që ne duhet të futemi sa më shpejt. Duhet një vullnet që ta zhveshë politikën nga strukturat kriminale dhe korrupsionit. Cili është instrumenti? I pari është vullneti dhe së dyti ky kriminalizimi i grupeve kanë prodhuar një imazh, i cili në perceptimin e shoqërisë është imazh suksesi”, tha ai.

Ai shtoi se grupet kriminale që janë vënë në shënjestër të SPAK duhet të çmontohen sa më parë. Sipas tij, kjo duhet të jetë një agjendë shtetërore, me qëllim që të goditet çdo fije krimi.

“Tashmë ato po bëhen të evidentuar se po goditen dhe po i nxjerrë në treguan mediatik në mënyrë ligjore SPAK. Atëherë, prania e vullnetit politik për ta spastruar Shqipërinë nga këto dy faktorë është themeli kryesor i gjithë kësaj çfarë po ndodh tani. Instrumenti i pastrimit është SPAK. Marrin prioritet ato faktorë që dëmtojnë realisht Shqipërinë. Kush janë faktorët që dëmtojnë realisht Shqipërinë? Berisha dhe Meta janë futur në konservim, dhe ata nuk janë të dëmshme për shoqërinë, por kur them konservim nuk do të thotë se janë harruar. Këta grupet kriminale janë të rrezikshëm dhe duhet të spastrohen sa më shpejt, përbejnë prioritet të politikës shtetërore”, tha ai.

Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i vërtetë i “Jasona Mërkurit” bosit shqiptar të kokainës (Foto+emri)

Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.

Ai është Azdren Muharremi,48 vjec nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.

Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.

Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.