Zotëronte 3 pasaporta, zbulohet identiteti i vërtetë i “Jasona Mërkurit” bosit shqiptar të kokainës (Foto+emri)

Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.

Ai është Azdren Muharremi,48 vjec nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.

Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.

Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

‘Do goditen edhe grupet e Fierit, Vlorës, Elbasanit’, gazetari i njohur zbulon detajet: Sky, thesar i madh, brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm

Gazetari Sokol Dema teksa tha disa detaje nga aksioni i SPAK ndaj kokave të krimit shtoi se pritet që të ndërmarret një tjetër hetim dhe megaoperacion si ‘Revanshi’, brenda këtij viti.

‘Nuk dihet nëse është autori i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Flitet se vetë Durim Bami ka shprehur gatishmërinë për të shkuar për të folur me Arben Ndoka. Mesa duket ka zgjedhur të largohet. Që në momentet kur ishte i dyshuar për ngjarje kriminale, policia e ndalonte. Por i dyshuar mbetet edhe për atentatin e vrasjes së Bejtjas në mars të këtij viti. Gjithë këto vrasje e justifikojnë kërkesën e këtyre bandave kriminale për ta eleminuar. Vetëm për dosjen në fjalë janë më shumë se 20 fashikuj, imagjinoni sa shumë komunikime. Një fashikull ka 100-200 faqe.

Imagjinoni sa material ka tashmë SPAK. Sa herë SPAK kërkon ndihmë tek autoritetet franceze. Pa diskutim për këto ngjarje kriminale, mendohet se janë ngjarje që mund të zbardhen vetëm përmes kësaj mënyrë. Sky do jetë thesar i madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në fazat më të mëvonshme do ketë goditje të grupeve kriminale në Elbasan, Vlorë, Fier.

Një ngjarje në Fier, u zbulua pasi nuk ishte kuptuar kush e kishte porositur. Pritet të ketë operacione të tilla. Ka shumë efektivë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtyre aplikacioneve dhe po dalin nga SPAK. AMP nuk e ka fuqinë të godas në këtë rang. Brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm.’

Më pak shanse për Shqipërinë, Nagelsman fton Brajan Grudën të stërvitet me Gjermaninë para Europianit

Shanset e Shqipërisë për të bindur Barjan Grudën të veshë në të ardhmen fanellën kuqezi kanë pësuar një goditje nga vendimi i fundit i Julian Nagelsman.

Trajneri i përfaqësueses gjermane, ka vendosur të grumbullojë talentin shqiptar për stërvitje me ekipin i cili do të marrë pjesë në Euro 2024.

Gruda, i cili përfaqëson Gjermaninë me U21, shihet si një lojtar me të ardhme dhe nuk është aspak çudi që lojtarin e Mainc tani e kërkojnë klube më të mëdha si Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Lajpcig apo Liverpul. Djaloshi monitorohet edhe nga FSHF, që është përpjekur ta bindë të veshë fanellën kuqezi. Por ky vendim mund të bindë Grudën që të presë shansin e tij me Gjermaninë.

Ai dhe Roko Raitz do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës së grumbulluar para Europianit deri të premten e ardhshme. “Disa nga lojtarët tanë të përfaqësues do të jenë në veprim në finalen e Kupës dhe të Ligës ë Kampioneve, ndaj do i bashkohen më vonë ekipit.

Në mënyrë që skuadra të stërvitet në mënyrë optimale në pjesën e parë të përgatitjeve, ne do të dëshironim t’u jepnim dy lojtarëve të rinj premtues, mundësinë që të tregojnë veten me ekipin A”, ishte komenti i Nagelsman rreth kësaj ftese që padyshim afron edhe më shumë Grudën me përfaqësuesen gjermane.

Nga burgjet amerikane në qelitë greke! “Kapoja” shqiptar i bandës së kokainës i shpallur në kërkim që në 2017-ën (Video)

Një nga shtetasit grekë që u arrestua mëngjesin e sotëm, 23 maj, pas sekuestrimit të 210 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë ka një të kaluar të pasur në tregtinë e armëve dhe drogës.

Sipas informacioneve të “Zougla”, Ioannis Viglakis është një tregtar ndërkombëtar armësh dhe droge.

Ai u arrestua dhe kreu një dënim 15-vjeçar në burgjet amerikane pasi akuzohet për shitje të armëve ushtarake dhe raketahedhës (RPG) te FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në këmbim të kokainës dhe parave.

Në veçanti, në nëntor 2011, Ioannis Viglakis u takua me një agjent të fshehtë të DEA (Administrata Amerikane për Zbatimin e Drogës) i cili u paraqit si ndërmjetës për blerjen dhe shitjen e armëve dhe drogës midis FARC dhe shtetasit grek.

Sipas dokumenteve të prokurorisë amerikane të drogës, takimet mes grekut dhe agjentit të DEA-s kanë vazhduar për disa kohë në Europë dhe Amerikën Qendrore.

Në korrik të vitit 2012, atëherë 53-vjeçari I.V., e ndërpreu marrëveshjen me agjentin e fshehtë të DEA-s, të cilit ia dorëzoi armët dhe gjashtë raketa RPG.

Ai gjithashtu i kishte dhënë agjentit të DEA-s 11,200 dollarë si paradhënie për të rregulluar dërgimin e kokainës në Spanjë.

Më pas “Pablo” u arratis në Panama, ku u arrestua në gusht 2012 dhe në prill të 2014 u dënua me 10 vite burg.

Pas lirimit ai duket se ka rinisur aktivitetin kriminal dhe sot u arrestua me 3 persona të tjerë (dy me origjinë shqiptare) pas sekuestrimit të kokainës në kontejnerin me karkaleca të ngrirë.

Shqiptarët e arrestuar janë Azdren Muharremin, 48 vjeç, i cili dyshohet se ishte në krye të organizatës kriminale, dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç.

48-vjeçari shqiptar është i njohur për organet e akuzës

48-vjeçari shqiptar është gjithashtu i njohur për policinë. Ai ishte në kërkim në që vitin 2017 për çështjen e 635 mijë ekstazi me vlerë rreth 10 milionë euro dhe armët që u gjetën pas një bastisjeje në një magazinë në Koropi.

Në atë kohë u arrestuan dy shqiptarë, një turk dhe një grek, ndërsa një turk, një ish-polic grek dhe shqiptari i arrestuar sot për kokainë në Pire u shpallën në kërkim.

Rolet e të arrestuave

Shqiptari Azdren Muharremi, ishte drejtues i organizatës kriminale, i ngarkuar për gjetjen e sasive të drogës në qarkullim, financimin e transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në kontejnerë të destinuar për Greqinë dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme drejt Evropës

Marsel Stafaj, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Muharremit, i ngarkuar për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Ioannis Viglakis, i ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë Greqisë, për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Alexandros Merkouris, përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e Muharremit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me seli jashtë vendit, të cilët merreshin me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë legale me origjinë nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me qendër në Greqi, përgjegjës për trafikimin e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.

Besi i dedikoi këngë, ja si reagon Xhensila Myrtezajt

Ditën e djeshme Besi publikoi këngën “Mosmirënjohja”, me një tekst të realizuar nga vetë ai, teksa u mor komplet si një dedikim ndaj Xhensilës.

Fill pas publikimit të këngës, Xhensila ka bërë këtë veprim, i cili duket si një sinjal për Besin.

Ajo ka postuar një poster me koncertin e radhës që do të mbajë, teksa na bien në sy emojit e vendosura.

Emoji me një sy të mbyllur, duket si tregues që Xhensila publikimin e këngës nga Besi e ka marrë si reklamim më të madh dhe kështu ka nisur të postojë mbi koncertet apo biznesin e saj.

Vajza më tha ‘atë që mendoni ju s’e ka bërë’”- Flet nëna e 13-vjeçares e cila akuzoi 64-νjeçarin për ng αcmim s* ksυ@l: E kishte kërcënuar ‘po tregove, të vras babin’ (Video)

Nëna e 13-vjeçares që akuzoi një 64-vjeçar për ngacmim seksual ka treguar se çfarë i rrëfeu e bija pasi zbuloi mesazhet mes tyre.

Atë që mendoni ju s’e ka bërë”, i ka thënë 13-vjeçarja nënës së saj, duke pohuar se 64-vjeçari e ka prekur në pjesë të trupit.

Ajo ka treguar se sipas vajzës, ai e kishte kërcënuar duke i thënë që nëse tregon në shtëpi do të vras babain.

Nëna është shprehur se 64-vjeçari e merrte jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë.

“Unë këto dy tre ditë e kam marrë vesh por vajza siç me tregoi po tregove më shtëpi unë do të vras babain.

Këtë ja ka thënë muaj më parë më parë. Vajza më tha që’ atë që mendoni ju, nuk më ka bërë. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera’.

E ka prekur me dorë në pjesë të trupit. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim apo të vinin ata as konflikt nuk kishim.

Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.

E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë, e kërcënonte”, tha ajo.

“Dosja e Metës ka 3 viktima dhe 1 të zhdukur”/ Avokati Idajet Beqiri plas deklaratën ‘bombë’: Ish-presidenti porositi vrasjen e vëllait të deputetit

I ftuar ditën e sotme në emisionin “ Breaking”, në një lidhje direkte ka qenë avokati Idajet Beqiri për të folur në lidhje me deklaratat e kreut të SPAK ditën e djeshme gjithashtu dhe reagimet e të pranishmëve.

Beqiri ka treguar se e të pranishmit në Komisionin e Ligjeve ishin mbledhur më së shumti për të zbuluar diçka nga kreu i SPAK, por profesionalizmi i Dumanit nuk i lejoi të zbulonin asgjë në lidhje me punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Avokati tha gjatë intervistës që SPAK është i ngarkuar përveç çështjeve të veta edhe me çështje me të cilat kryesisht i takojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm për t’i bërë dhe heqja e tyre do të ishte një lehtësim për të.

Në lidhje me reagimet e deputetit Flamur Noka, ai ka thënë se deputetët e partisë së Berishës gjithashtu edhe e Ilir Metës janë përgjithësisht kundër SPAK-ut. Arsye kjo sepse SPAK ka në dorë çështje të tyret të cilat janë shumë tronditëse për opinionin publik. Avokati ka akuzuar se Meta dhe Berisha kanë kryer krime të rënda për të cilat SPAK është në dijeni dhe i ka në dorë dosjet e tyre.

Beqiri tha se në dosjen e Metës dalin hapur të gjitha vjedhjet e kryera nga pasuria e kombit Shqiptar dhe pastrimi i këtyre parave neprmjet operacioneve ose nderhyrjeve estetike, gjithashtu ka përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha duke përmendur vjedhjet bashkë me djalin e tij të cilat i kryenin në bashkëpunim me njerëz të cilët ishin punonjës të shtetit, si oficerë policie, drejtorë, ish-shefa policie etj.

“Ka afera të rënda posaçërisht për naftën ku Berisha, Meta kanë bër kërdinë, kanë varfëruar Shqipërinë me privatizime të paligjshme ne sektorin e naftes të cilat arrijnë deri në 3 miliard euro dëm. Spak meqë e ka filluar mbarë, po luan një rol edhe nga pikpamja strategjike. Kur luan shah hedh ushtarët pastaj kuajt dhe pastaj mbreteresha dhe mbreti. Mbretin dhe mbretëreshën i dimë, janë Berisha dhe Meta dhe familjet e tyre. Këto grupe kriminale që i ka mbajtur politika, kta ishin krahu i armatosur i mbretit dhe Ilir Meta porosiste vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka dhe ai u vra” tha avokati.

Ai ka deklaruar se këta do t’i nxjerrin zbuluar vetë ata të cilët kanë kryer krimet dhe janë penduar. Akuza të rënda, avokati ka hedhur edhe për ish-drejtorët e policive ose efektivë të policisë të cilët ai shprehet se kanë kryer vrasje me dorën e tyre dhe më pas deklarohen dhe ftohen si opinionistë ose analistë nëpër studio televizive. Avokati ka përmendur disa dosje krimesh në të cilat figurojnë këta persona bashkë me Metën dhe ish-kryeministrin Berisha.

“CEZ-DIA ka 3 viktima dhe një të zhdukur që janë urdhëruar nga këta që e bënë aferën e CEZ-DIAs, plus një mori vrasjesh për korrupsion kështu që vlersoj që SPAK e ka filluar dhe nisur mbarë,do shkoj te objektivi themelor i saj sepse SPAK e filloi në 2019 me kallëzimet që kishte. U krijua për ato dosje që ishin atje, vrasjet e Haklajve me persona të akuzuar dhe bashkëpuntorë me Berishen dhe 19 të tjerë. Po i vazhdon hetimet për të si hetimet e 21 janarit të Gërdecit” tha Beqiraj.

Berisha s’ndalet, thyen sërish masën e arrestit, pret në shtëpi aktorin Çun Lajçi!

Pas më shumë se 5 muajsh në “arrest shtëpie” dhe masës së sigurisë që i ndalon  komunikimin me persona të tjerë, përveç atyee me të cilën jeton, Sali Berisha nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull.

Tashmë, në shtëpinë e tij, ka pritur edhe vizitorë.

Pas më shumë se 5 muajsh në “arrest shtëpie” dhe masës së sigurisë që i ndalon  komunikimin me persona të tjerë, përveç atyee me të cilën jeton, Sali Berisha nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull.

Tashmë, në shtëpinë e tij, ka pritur edhe vizitorë.

Pas ish-eurodeputetit, Elmar Brok, shtëpinë e Sali Berishës e ka vizituar aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi.

Ky i fundit shfaqet i veshur me veshje tradicionale, teksa shfaqen duke ngritur dolli.

Çiljeta Xhilaga flet për djalin e Albanit: Ka një fytyrë engjëlli, është kopja e mamit të vet

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shfaqur shpesh herë dëshirën e saj për të zgjeruar familjen. Përveç dy djemve, Fernando dhe Beko ajo ka thënë se do të dëshironte që të kishte në jetë edhe një vajzë, që të shërbente si urë lidhëse mes dy vëllezërve.

Por Çili ka shprehur edhe një tjetër dëshirë të saj, duke thënë se ka ëndërr që të birësojë një fëmijë, dhe me shpresën tek Zoti, ajo thotë se do e realizojë së shpejti.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që ke në krah, do ja duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk”, tha këngëtarja.

Po ashtu këngëtarja tregoi edhe për djalin e saj Fernandon, duke theksuar se i ngjan babait të vet.

“Është kopja e babës së vet nuk më ngjan fare mua. Në tipare, faqe, buzë e hundë janë njësoj. Po të tregoj foto kur të dalim jashtë, do thuash e ka nxjerrë nga hundët, nuk ka mundësi të ngjajë kaq shumë. Edhe bebe po ti shikosh në foto, nuk i dallon dot kush është njëri e kush është tjetri”, tha Çiljeta.

Çiljeta më tej ka folur edhe për djalin e Albanit, Bekon, për të cilin tha se i ngjan nënës së vet dhe ka një fytyrë engjëllore.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, shtoi ajo

FAKTE: A ka Shqipëria “Familje Mafioze” apo vetëm “banda dhe organizata kriminale”?

Ja çfarë kuptuam nga përgjimet…….

Ku ndryshon krimi organizuar shqiptar nga mafia italiane apo mafia ndërkombëtare?

Padyshim që mafia egziston kudo edhe në Shqipëri, por përgjimet e fundit të 7 bandave kryesore në Shqipëri zbuluan qartazi dobësitë e tyre dhe provuan se ato janë shumë poshtë dhe larg një organizimi 100% mafioz.

e thjeshtë në zhargonin ditor, për çdo bandë pëdorin termin “Mafia”, por në thelb ka disa ndryshime esenciale si koncept juridik.

7 bandat shqiptare të arrestuara apo shpallura në kërkim nga SPAK, qartazi janë të dhunshme dhe i përkasin krimit të organizuar por ato nuk mund të quhen kurrësesi “Familje mafioze” për këto arsye:

– Ato nuk kanë një organizim strukturor të centralizuar në formë piramidale me detyra dhe funksione të ndara. Ato nuk kanë as Kanun, as Kod, as “parime” mbi të cilat verpojnë.

– Ato nuk kanë rrugulla dhe norma sesi të organizohen në kohë dhe hapësirë, si të komunikojnë, funksionojnë, antarësohen, punojnë dhe ndajne fitimet apo aksionet e tyre. Ndrageta ndau në vitin 2022 për 1000 antarët e saj jashtë italisë 2.3 milon euro fitim vjetor.

– 7 bandat shqiptare nuk kanë si Mafia e huaj ekskluzivitete në ekonomine shqiptare ashtu sic ndodh ne Itali, Rusi, Meksike etj ku mafia kontrollon sektore monopol në transport, buqesi, industri, eksport. Ne disa raste ato quhen “Agromafia”, “Ekomafia”, Telemafia”, “Mafiabank”. I vetmi ekskluzivitet ishin lojrat e fatit për Ervis Martinajn nga qeveria demokratve por që nga 2014 u shkri si aktivitet. Bandat shqiptare kanë biznese por nuk kanë monopol të një sektori të ekonomisë së vendit.

– 7 bandat shqiptare nuk janë pronare apo aksionere as në banka, as nuk kanë kontroll në dhënien e fajdeve në qytete të caktuara. Atje ku ekziston mafia, shumica e qytetit jetojnë me para me fajde vetëm nga një famije.

– 7 bandat nuk kanë asnje kontrroll ekskluziv në një qytet të caktuar persa i përket “haraçit” qe paguajne bizneset më shume se taksa shtetit. Në disa qytete italiane 200.000 biznese paguajne “gjoben” e mbrojtjes mafies. 150.000 biznese nuk jane mbyllur nga zyra e taksave por nga mos pagesat mafies.

– 7 bandat shqiptare janë totalisht banale dhe amatore në mënyrën si funksionojnë. Kapot e tyre jo vetëm nuk janë diskretë dhe të fshehtë por sillen sikur janë play-boy filmash erotik duke dhe banal gjuajtur femrat e bukura ne instagram. Ata kanë me shumë dashnore sesa ushtarë apo staf te organizuar dhe strukturuar. Gjysma e tyre kanë rënë në kurthe nga të dashurat e tyre. Kapot e mafieve të huaja kanë familje të mëdha dhe shumë autoritet familjar duke bashkjetuar apo funksionuar në mënyrë patriarkale.

– 7 bandat shqiptare nuk kane qëndrueshmërinë e Familjeve mafioze që 100 vjet trashegohen dhe kanë lidhje gjaku apo lidhje “parimesh”. 7 bandat shqiptare çdo 7 dite ndryshonin aleancat dhe ja fusnin njeri-tjetrit. 7 kapot e bandave shqiptare jane banal, te pabese, injorante, mashtrues, llafazan, thashethemaxhi, halabakë, totalisht provincial dhe kanë dhunën primare jo influencen në shtet dhe popull.

– 7 bandat shqiptare jane të urryera në zonat e tyre dhe jo të pëlqyera apo solidare si Mafia. 7 bandat shqiptare nuk e mbrojnë komunitetin ku veprojnë por e dhunojnë. Mafia italiane apo ajo kolumbiane janë të dashura nga komuniteti sepse ndihmohen apo mbrohen shpesh prej saj.

– Dallimi mes bandave shqiptare dhe bandave italiane është që “halabakët” shqiptarë janë të fortit që ecin me xhama të zinj dhe makina të blinduara, ndersa kapot e mafias italiane ecin ne këmbë apo biçikletë duke i pershendetur gjithë qyteti, por duke mos i treguar askush nga banorët policisë se kush është ai “plaku me kollare” që po ha akullore në qendër të qytetit.

– 7 kryebanditët shqiptarë bënin lekë për tu dukur me veshje firmato dhe pushime në Ibiza. Familjet mafioze në botë bëjnë para që të mos duken dhe mos bien në sy.

– 7 bandat shqiptare ranë në rrjetën e policisë sepse të 7 shefat si amatore komunikonin drejtpërdrejt me njëri tjetrin dhe nuk përdornin filtra apo korrierë. Familjet mafioze nuk ka asnjë shanc që “krye-familjaret” të komunikojnë me telefona dhe pa kode.

– 7 kryebanditet shqiptarë janë komplet amator në krimet e tyre. Ata urdherojnë vetë, financojnë vetë, organizojnë vetë, ekzekutojnë vetë. Mjafton kaq për të kuptuar sa larg organizimeve mafioze ata janë. Në botë ka me dhjetra organizata mafioze, drejtuesit e të cilave kanë urdhëruar me qindra vrasje por personalisht nuk kanë prekur pistoletë me dorë.

– 7 bandat shqiptare nuk kanë si mafia nderkombetare një sistem paralel fiskal apo bankar. Ato vazhdojnë të mbajnë paratë nëpër fuçi djathi apo gropa në bahçen e shtëpisë.

– 7 bandat shqiptare ndryshe nga mafia nderkombëtare nuk kryejnë atentate politike apo shtetrore. Nga përgjimet nuk rezulton asnjë aksion dhune apo vrasje për kundershtar politik.

– 7 bandat shqiptare nuk kanë një listë pagesash masive ne shtet ashtu sic kishte Al Capone apo cdo mafie tjetër qe paguajnë mbi 300 pokitikane, gjyqtare, prokurore, police, doganiere me page fikse cdo muaj. Pagesat qe bejne bandat shqiotare kur kane halle nuk quhen finacim i organizuar mafioz. Magesat mujore janë element organizimi dhe jo rryshfeti spontan.

– E fundit 7 bandat shqiotare nuk kanë një sistem organizimi formal si çdo mafie italiane me hierakinë e urdhërave, vendimeve dhe kopetencave: 1- Shefi, 2- Këshilltari, 3- Zv/shefi, 4- Kapitenët, 5- Ushtarët/ekzekutorët. 6- Financieri, 7-Aksionerët. 8-Antarët.

– 7 bandat banale shqiptare nuk kanë arritur dot të krijojnë “legjislacionin” e tyre që të ishte i detyrueshëm në qytete të vaktuara ku ata të ofronin si mafia italiane mbrojtje ekstra ligjore për komunitetin.

Të gjitha këto fakte janë relativisht të debatueshme por kryesisht provojnë se krimi organizuar në Shqipëri është i dhunshëm, është brutal, është famëkeq, është i rrezikshëm, është i fortë, është vrastar por në thelb është larg një strukturimi mafioz klasik.

Ky është një lajm i mirë sepse me këputjen e disa kokave, bandat e tyre shpërbëhen dhe çmontohen. Ato nuk trashegohen në drejtim, dhe struktura e tyre nuk mund te vazhdoj funksionimin.

Ato lindin dhe shuhen ose copëzohen me vrasjen e kryetarit.

E njejta histori ndodhi me bandën e parë të Gaz Muçës, e cila u shkri me vrasjen e tij, dhe njesoj vazhdon me “Naim Zyberi”, “Haklat”, “Zani Çaush” apo deri në ditët e sotme “Ervis Martinaj”…

Me zhdukjen e tyre, zhduken dhe bandat.

E kundërta do ndodhte nëse do kishin krijuar disa familje mafioze.

Tek mafia vdes kryetari por vazhdon trashëgimtari dhe ushtria e tij si shtet paralel me gjithë financat dhe asetet e trashëguara…