VIDEO/ Ηυmbën jetën 3 ρersona, ρυblikohen pamjet e aksidentit në Itali

Janë publikuar pamjet e aksidentit në Itali në autostradën e A12 në Rosignano, i cili ndodhi në provincën e Livornos të Italisë të shtunën e 2 qershorit.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë shihet se si makina ka hyrë me shpejtësi në njërën nga kabinat ku paguhet taksa e lëvizjes dhe është përplasur me dy makinat që ndodheshin para tij.

Si pasojë e aksidentit të paktën tre persona humbën jetën.

Tronditëse/ Shqiptari terrorizon Italinë, qëΙΙon disa herë me αrmë zjarri fqinjin e më pas tenton t’i ekzekυtojë familjen me çekiç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano ku një shqiptar ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij. Mësohet se pas ngjarjes shqiptari është vënë në pranga. Mediat italiane raportjnë se 48-vjeçari shqiptar dhe fqinji egjiptian kishin pasur disa herë sherre.

Ndërkohë sherri i fundit mes tyre për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Shqiptari kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar disa herë ndaj fqinjit të tij. Viktima arriti t’u shmangej plumbave dhe të shpëtonte në këmbë në rrugë, ndërsa krimineli vazhdoi ta ndiqte dhe të qëllonte.

Pasi e ka plagosur, shqiptari ka shkuar tek banesa e fqinjit dhe ka tentuar të hapë derën. Duke mos arritur qëllimin e tij, shqiptari me një çekiç të rëndë ka nisur të tentojë të thyejë derën e shtëpisë së fqinjit ku ishin gruaja, dy vajzat dhe mbesa katër muajshe, duke kërcënuar se do të vriste të gjithë familjen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka bërë rrethimin dhe më pas ndalimin e shqiptarit.

Gjatë hetimit të rastit, arma, dy gëzhoja dhe shtatë fishekë të pashpërthyer u gjetën plus një fishek ende në karikator. Viktima u transportua me kodin e kuq në poliklinikën San Matteo në Pavia pa lëndime kërcënuese për jetën, më pas u lirua me një prognozë 21-ditore.

Çfarë ndodhi në jug? “Kriset” miqësia mes Borës dhe Heidit

Dy të dashurat e vëllezërve Veshaj, Heidi dhe Bora, teksa janë parë së bashku pas përfundimit të “Big-ut”, janë kthyer ndër më të preferuarat e publikut.

Pas “After Party-t” të “BBV3” dhe pas pushimeve në jug me Romeon dhe Donaldin siç duket Bora dhe Heidi kanë vendosur t’i shkëpusin marrëdhëniet me njëra-tjetrën, ose të paktën kështu e tregojnë veprimet e bëra prej tyre, të cilat janë fshirë dhe nuk ndiqen më nëpër rrjete sociale.

Rikujtojmë që Romeo së bashku me Heidin ishin dy finalistë të “BBV3”, ku për herë të parë një çift mbërriti në finale. Heidi mori vendin e 4-ët e ndërsa Romeo të 3-in, sakaq fituese e edicionit të tretë u shpall aktorja Egla Ceno.

Ata kanë 57 vite diferencë, por duken të lumtur në martesën e tyre

Pas “martesës” së bujshme me gruan bilionere 76-vjeçare, Tik Tokeri Giuseppe D’Anna vijon të postojë në rrjete sociale momente nga bashkëjetesa me shpirtin e tij binjak.

19-vjeçari duket se bën një jetë të mbuluar nga luksi me të fejuarën e tij.

Ai e propozoi 76-vjeçaren ditën e Shën Valenitinit vitin e kaluar, por njohja e tyre ka qenë më e hershme.

Përdoruesit e internetit u prekën nga propozimi i ëmbël dhe deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, videoja e Tiktok ka marrë mbi 75 milionë shikime.
E fejuara e Giuseppes ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit, por ai ka qenë gjithmonë duke i shërbyer, të paktën kështu duket në postimet e tij.

Shumë ndjekës mendojnë se ai ka vepruar kështu për të përfituar nga pasuria e 76-vjeçares, madje disa nga komentuesit pyesin se sa miliarda ka gjyshja në llogarinë e saj, disa të tjerë thon se janë nip dhe gjyshe, me sa duket Giuseppe ka zgjedhur të luaj në këtë mënyrë pë të fituar sa më shumë ndjekës në rrjete sociale.

Familja e Meritonit ‘ndrryshon mendim’ ndaj Ilnisës? Motra e ish-banorit të BBV bën veprimin e papritur

Lidhja që u krijua në “Big Brother VIP” mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit, u diskutua shumë në rrjete sociale, sidomos pas reagimit të familjarëve të moderatorit.

Asnjëherë familja e Meritonit nuk e konfirmoi se e dëshiron si nuse Ilnisën, madje sa kohë ishte brenda shtëpisë asnjëri prej tyre nuk pranoi ta takonte.

Pas këtyre ngjarjeve janë nxitur aludimet se nuk janë ‘pro’ lidhjes.

Por siç duket, motra e Meritonit, Agnesa e ka ndërruar mendimin dhe i ka bërë “follow”, në Instagram.
Nuk dihet nëse dy vajzat janë takuar dhe kanë biseduar, por sikurse shihet në rrjetet sociale ndiqen dhe shohin haptazi se çfarë postojnë.

Lotët nuk po më pushojnë, ҫfarë po ndodh me Xhensila Myrtezaj?

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, është shndërruar padiskutim në një ndër emrat më të përfolur të momentit dhe sigurisht që ҫdo lëvizje e saj tashmë përbën një lajm.

Ndërkohë që kryeartikujt e mediave rozë, janë pushtuar me lajmin e divorcit të saj me bashkëshortin Besart Kallaku, Xhensila vijon të jetë e fokusuar në punën e saj si edhe në rritjen e dy fëmijëve, Ajka dhe Amen.

Artistja e njohur ndan shpesh herë në rrjetet sociale, teksa kalon momente të ëmbla më fëmijët e saj, ashtu siҫ ka bërë edhe sonte.

Xhensila ka publikuar në “Instastory”, një video ku shihet teksa është duke i lexuar një përrallë Amen, që mesa duket është një personalizim për këngëtaren dhe djalin e saj.

Dhe mesa duket kjo përrallë, e titulluar “Amen dhe Mami”, e ka përlotur artisten, e cila bashkangjitur videos ka shkruar:

“Lotët nuk po më pushojnë. Më emocionuat pa fund”.

Lumë ofertash për Mirlind Dakun, edhe Beshiktashi u shtohet skuadrave që kërkojnë sulmuesin kuqezi

Mirlind Daku do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, sidomos nëse bën paraqitje të rëndësishme në Euro 2024. Futbollisti i Kombëtares kuqezi, po kalonte një formë të mirë në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, por tashmë raportohet se për të kanë ardhur një lumë ofertash nga klube të tjera të mëdha.

“VseProSport” bën të ditur se klubet e Zenit, Krasnodar dhe Dinamo Moskës janë interesuar për futbollistin shtatlartë i cili ka lënë shenjën e tij me Rubin duke shënuar 10 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë në Rusi. Por jo vetëm kaq, pasi edhe Beshiktashi raportohet se ka bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Megjithatë, Rubin Kazan ka vendosur të presë, pasi në klub janë të ndërgjegjshëm që vlera e Dakut do të rritet në bazë të paraqitjeve që do të bëjë në Euro 2024 nën drejtimin e Silvinjos. Çdo gol apo asist atje bën që të rritet në mënyrë të menjëhershme vlera e kartonit ndaj klubi rus shpreson që Daku të lërë shenjë, në mënyrë që të përfitojë financiarisht nga transferimi i tij, Sulmuesi ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin e Rubin Kazan.

PANORAMASPORT.AL

E ‘tradhton’ fustani. Xhensila Myrtezajt i dalin ρjesët i ntime nga νeshja transρarente! (Video)

Prej disa kohësh ndarja e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë shumë e përfolur. Ka qenë Besi i cili para pak javësh ka treguar se se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Ndërsa së fundmi Top Channel ka raportuar se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre, nuk po funksiononte më martesa.

Burime bëjnë me dije se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

SHIKO VIDEON KËTU

Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Edhe pse mjaft e përfolur nga ndarja me Besin, Xhensila nuk ka hequr dorë nga koncertet madje kanë qenë më të shumta kohëve të fundit, ku incidentet e shumta në skenë nuk i kanë munguar.

Së fundmi për shkak të veshjes së saj paksa transparente teksa performonte në skenë i kanë dalë në pah të pasmet, video e cila ka qarkulluar kudo në rrjete sociale.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7375583303866354950?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fe-tradhton-fustani-xhensila-myrtezajt-i-dalin-pjeset-intime-nga-veshja-transparente-video%2F

Në ‘Prime’ mohuan se po flirtonin me njëri tjetrin, Baby G hidhet në krahët e Dijonisit çfarë vizatoi në dorën e fermerit?

Një nga dyshet më të komentuara këto ditë janë Baby G dhe Dijonisi të cilët dhuruan një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit këtë mëngjes.

Gjatë përqafimit, Baby G i tha Dijonisit se do që gjithmonë të flejë e përqafuar.

Vetëm disa momente më pas, këngëtarja shkruajti një mesazh në dorën e Dijonisit.

“Edhe unë”, tha Dijonisi, por pa zbuluar mesazhin.

Kujtojmë se në ‘Primen’ e së hënës në mbrëmje dyshja mohuan se kishte diçka më shumë se shoqëri mes tyre.

SHIKO VIDEON KËTU

Varsja Në Qafë I Shpëton Jetën Burrit, Ndalon Plumbin Ta Plagosë Në Qafë

Zinxhiri i trashë që mbante në qafë i shpëtoi jetën një burri pasi ndaloi një plumb që ta plagoste.

Të shtënat ndodhën gjatë një debati, tha policia amerikane në Kolorado. Plumbi i kalibrit 22 ngeci në zinxhirin e argjendtë rreth qafës së shënjestrës.

Sipas ekspertëve, varësja nuk ishte argjend origjinal pasi materiali i saj është më i butë dhe për rrjedhojë nuk do kishte mundur ta ndalonte plumbin.

“Ky zinxhir argjendi, afërsisht 10 mm në gjerësi, ka të ngjarë të jetë arsyeja e vetme që shënjestra e të shtënave është ende gjallë.”

I armatosuri i dyshuar, u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për tentativë vrasje.