Ata kanë 57 vite diferencë, por duken të lumtur në martesën e tyre

Pas “martesës” së bujshme me gruan bilionere 76-vjeçare, Tik Tokeri Giuseppe D’Anna vijon të postojë në rrjete sociale momente nga bashkëjetesa me shpirtin e tij binjak.

19-vjeçari duket se bën një jetë të mbuluar nga luksi me të fejuarën e tij.

Ai e propozoi 76-vjeçaren ditën e Shën Valenitinit vitin e kaluar, por njohja e tyre ka qenë më e hershme.

Përdoruesit e internetit u prekën nga propozimi i ëmbël dhe deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, videoja e Tiktok ka marrë mbi 75 milionë shikime.
E fejuara e Giuseppes ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit, por ai ka qenë gjithmonë duke i shërbyer, të paktën kështu duket në postimet e tij.

Shumë ndjekës mendojnë se ai ka vepruar kështu për të përfituar nga pasuria e 76-vjeçares, madje disa nga komentuesit pyesin se sa miliarda ka gjyshja në llogarinë e saj, disa të tjerë thon se janë nip dhe gjyshe, me sa duket Giuseppe ka zgjedhur të luaj në këtë mënyrë pë të fituar sa më shumë ndjekës në rrjete sociale.