Durrës/ Rrahin dhe kërcënojnë me pistoletë 20 vjeçarin në mes të ditës, një i arrestuar, i vëllai në kërkim (EMRAT)

Durrës, rrahën 20-vjeçarin dhe qëlluan me pistoletë, në pranga Arjan Gega, në kërkim i vëllai Gjin Gega

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lajmi ne perditesim…

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar, ky është 30-vjeçari që humbi jetë në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë u regjistruan pasditen e kësaj të diele (2 qershor) në fshatin Sofraçan në Bulqizë, ku një 30-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë elektrike.

Viktima është shtetasi Klodjan Kala, i cili ishte duke peshkuar me gjenerator.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Kërcimi sensual i Xhensila Myrtezajt, fundi transparent ia nxjerr në pah të pasmet “bombastike” (Video)

Për një gjë të gjithë jemi të sigurt, Xhensila Myrtezaj është kthyer në kryefjalën e mediave rozë përgjatë kohëve të fundit. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, Xhensila i është futur “me kokë” koncerteve.

Në çdo club nate ku këngëtarja është e ftuar atmosfera është “on top”. Përveç këngëve, ajo sigurohet që tu dhurojë fansave një performancë të zjarrtë.

Së fundmi në një nga clubet e Tiranës ajo është shfaqur e veshur me një fund transparent ku dhe i duken format “bombastike”.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit Xhensila shihet teksa bën lëvizje sensuale dhe provokuese duke “tërbuar” fansat të cilët e kanë duartrokitur e brohoritur.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7375583303866354950?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkercimi-sensual-i-xhensila-myrtezajt-fundi-transparent-ia-nxjerr-ne-pah-te-pasmet-bombastike-video%2F

“Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet”, dëshmia e nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shkoi për tullumbace, shitësja më tha…

Ku është fëmija im? Kjo është pyetja që për 32 vite po torturon nënën e Juliana Hoxhës, Valentinën sot 71 vjeçe.

Fëmija u zhduk në 12 mars 1992 dhe prej atëherë nuk dihet asgjë. Ishte 7 vjeçe, doli nga shtëpia për të blerë një tullumbace në lagje dhe nuk u kthye kurrë.

Valentina Hoxha, nëna e Julianës: Më jep lekë të blej një tullumbace tha. Shitësja në atë kohë tha se i ka dhënë do tullumbace, një për vetë një për vëllain. Rrugës nga është kthyer për në shtëpi, një dorë kriminale mund ta quash, sepse një njeri nuk mund ta bëjë atë punë, e rrëmbeu dhe e futi në makinë. Dola të kërkoja këtu, nuk e gjeta, si nënë kam bërë përpjekje, kam bërë letër edhe presidentëve të asaj kohe, të gjithëve u kam bërë dhe të gjithë më thonë drejtohuni në organet kompetente. Organet kompetente, më thonë se këtë gjë e dimë, dhe jemi në kërkim të saj. Çfarë do bëj unë si nënë? Unë një nënë jam. Unë përpjekjet e mia i kam bërë të gjitha, shteti duhet të vërë dorë, s’jam e para as e fundit.  Ju lutem shumë si nënë, si qytetare, në qoftë se ngurroni ta thoni e shkruani në një copë letër dhe ma hidhni në shtëpi, jam një nënë që po vajtoj!

Humbur në Tiranë, në lagjen e saj pas gjimnazit Çajupi, Juliana Hoxha është fëmija i parë i rrëmbyer pas 1990. Emri i saj vazhdon prej tre dekadash i publikuar në kartelat e agjensive ndërkombëtare. Interpol shkruan se autoritetet vendase besojnë që Juliana mund të jetë adoptuar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore. Asnjë dëshmitar, askush nuk tregon mbi identitetin e rrëmbyesve. Për të ëmën, vitet kanë mbetur në ditët kur shtëpia gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, një ndër ta edhe zëri i Julianës.

Valentina Hoxha: Bënte detyrat dhe kishte qenë në kopsht, bënte detyrat, fëmijë 6 e gjysmë. Deri vonë pyesnin disa nga fëmijët dhe unë u thosha nuk është gjendur akoma. Djali ishte i vogël dhe pyeste kur do vijë motra, kur ishte dimër, loznin brenda. Ajo ka qenë e vogël, gjashtë vjeçe e gjysmë, po për birësim apo organe, uroj të jetë birësimi. Ajo do jetë bërë nënë! Në qoftë se ka krijuar familje, e uron nëna të jetë e lumtur, por nëna i uron të kthejë kokën mbrapa se kam 32 vjet që po lotoj!

Në kartelat e Interpol janë të afishuar emrat e 16 fëmijëve, që konsiderohen të humburi. Ata  janë Juliana Hoxha shtatë vjeçe , humbi në 1992. Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri. Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç në 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019,  tre fëmijët Kledi, Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019. Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe dhe u deklarua e humbur në 2010, Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009 dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e Interpolit si të humbur në 2015.

Mes tyre ka fëmijë që janë rrëmbyer nga njëri prind. Shefi i Interpolit Idajet Faskaj, pranon se në total në Shqipëri njihen si të humbur 243 persona, dhe siç kuptohet përqindjen më të lartë të të zhdukurve e zënë të rriturit.

Idajet Faskaj: Përveç anës që njihet nga të gjithë, përveç kapjes së të kërkuarve është me mision edhe për gjetjen e personave të humbur. Policia ka kërkuar gjithë informacionin e marrë për personat e humbur në bazë të ankesave të familjarëve dhe ka vazhduar me përcjelljen e këtij informacioni që sipas vendimit ka bërë shpalljen publike të tyre. Për ditën që flasim, Interpol Tirana ka 243 kartela të verdha dhe 141 kartela që janë të publikuara.

Anila Hoxha: Sa prej tyre janë fëmijë të humbur?

Idajet Faskaj: Missing children ka dy kategori, në nivel  kombëtar dhe ndërkombëtar. Me kartela të verdha kemi shtatë, pesë të tjerë janë nga 10 vjeç e poshtë. Persona të tjerë janë në bazë të kritereve, dhe në respektim të konventës së Hagës. Pretendohet se janë marrë nga njëri familjar dhe janë katër qe nuk i kemi shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol ka procedurat e veta dhe është shumë sensitive. Në bazë të ligjit duhet të respektohen disa parime, nuk duhet të ekstradohen në baza raciale, fetare edhe për ata që njihet se janë marrë në mënyrë të padrejtë, pavarësisht se Interpoli mund të kontribuojë, procedura për kthimin e tij tek njëri nga prindërit duhet respektuar disa etapa. Në këtë rast duhet të jetë ministria e drejtësisë që çmon interesin më të lartë.

Anila Hoxha: Si komunikon Interpol, më i vogli është tre vjeç, më i madhi 13…

Idajet Faskaj: Aty ka disa kritere, karakteristikat, prindi, shenjat e veçanta, si është humbur, ku ka qenë . Së fundmi Interpoli ka shtuar edhe And që do ndihmojnë për identifikimin e tyre, dhe Intrepol ka një bazë të madhe dhe deri tani 1900 sample (shenja) të ADN dhe ne synojmë të shtojmë rastet. Viti më i hershëm është 1992, që është Juliana Hoxha, vazhdon të ende në database. Është Xhevahir Gezdari, shpalljet kanë filluar në 2004, sot e 20 vjet pasi janë ezauruar të gjitha njoftimet.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 2 Qershor 2024

Dashi

Kohëve të fundit jeni shumë të paduruar për të përfunduar një biznes apo negociatë të rëndësishme dhe kjo pasi më në fund mund të karikuar për të vendosur gjithçka në vijë. Kjo është një ditë mjaft energjike, pas atyre të kaluara në dembelizëm të plotë.

Demi

Ky është një moment shumë i mirë për të bërë projekte të reja dhe për të lënë mënjanë të gjitha zhgënjimet e muajve të fundit. Duhet të jeni të fortë dhe të mos i lejoni të tjerët që t’iu kritikojnë lidhur me idetë tuaja. Kjo është një periudhë e cila favorizon energjinë dhe të qenit të pavarur.

Binjakët

Do të riktheheni të jeni pozitiv dhe gjithë shpresë dhe gjithçka në sajë të përgjigjeve të shkëlqyera që keni marrë në vendin e punës. Në dashuri po përjetoni momente të rëndësishme kthese, të cilat do ju lejojnë që të zyrtarizoni një lidhje.

Gaforrja

Përqendrohuni dhe mos e humbni fokusin nga situata aktuale, sidomos në vendin e punës, ku do të merrni shpërblime të rëndësishme. Nga pikëpamja sentimentale, do të hapet një fazë e rëndësishme për tu dhënë një dimension tjetër raporteve ndërpersonale.

Luani

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës. Duhet të jeni të përgatitur për tu përballur me një nga kolegët tuaj. Sfera e ndjenjave parashikohet mjaft e suksesshme.

Virgjëresha

Jini sa më kurajoz dhe mos hezitoni që të hidhni hapin e parë në dashuri, pasi tashmë po hapet një fazë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Mos u sforconi shumë nga pikëpamja fizike, për shkak se mund të keni probleme shëndetësore, si pasojë e lodhjes.

Peshorja

Do të riktheheni të jeni karizmatik dhe ambicioz dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të merrni përgjegjësi të reja, pa u druajtur të guxoni më shumë. Bashkëpunime dhe aleanca të reja, janë mjaft të favorshme. Në dashuri mos bëni shumë kapriço.

Akrepi

Mundohuni që të tregoni më shumë kujdes për veten tuaj pasi parashikohet një fundjavë shumë intensive. Ky është një moment shumë i mirë për të bërë takime të reja, apo për të zyrtarizuar një histori të lindur prej pak kohësh.

Shigjetari

Për të arritur objektivin tuaj duhet të jeni sa më të përqendruar dhe të përpunoni një strategji të re, e cila do ju lejojë që të riorganizoni më mirë idetë tuaja. Por ajo që duhet të mbani parasysh është që të mos rrezikoni nga pikëpamja ekonomike. Në dashuri parashikohen ballafaqime dhe tensione.

Bricjapi

Kjo fundjavë do ju gjejë mjaft aktiv dhe produktiv, sa i takon pikëpamjes profesionale. Iniciativat tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Kjo është një e diel e favorshme për të rigjetur ekuilibrin emocional me familjen ose partnerin.

Ujori

Më në fund do të tregoni kujdesin e duhur për veten tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të riheni sigurinë dhe pozitivitetin në kapacitetet tuaja. Do të jeni mjaft joshës, kështu që nuk përjashtohet mundësia që të bëni për vete persona interesant.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni disa zgjedhje vendimtare, të cilat do ju lejojnë që të transformoni totalisht një projekt. Do të arrini rezultate të mëdha, por duhet të jeni të gatshëm që të lodheni më shumë.

Tragjedi, 7-vjeçari shqiptar ikën fshehurazi në plazh dhe mbytet

Komuniteti lokal i Arvit, Kretë është tronditur nga një tragjedi e ndodhur mesditën e së shtunës.

Një djalë i moshës 6-7 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e zonës.

Sipas mediave greke, vogëlushi shqiptar i quajtur Nikolas, ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg plazhit, kur i ka kërkuar asaj të notojë në plazh.

Mamaja nuk e ka lejuar, por djali i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka shkuar vetëm në plazh. Fatkeqësisht, pak minuta më vonë ai është nxjerrë nga uji pa ndjenja pasi deti sot ka qenë i trazuar dhe djali i vogël dyshohet se është mbytur nga një dallgë e fortë.

Ka qenë një banor i zonës që ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot.

Shqipëria në “flakë”, i nxehti afrikan më pranë se kurrë, ja sa do të shkojnë temperaturat në fillim të qershorit

Shqipëria pritet të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, muaji Qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori shqiptar të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori.

Por i gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

Hakil Osmani: Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

Hakil Osmani: Këto temperatura janë 3 apo 4 gradë mbi normalen e muajit Qershor.

Temperaturat më të larta do i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët./TEL

Detaje nga mbytja e 7-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Nëna e tij po kujdesej për foshnjën e porsalindur, babai në punë, djali doli fshehurazi…

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.

Kjo ngjarje ka ngjallur trishtim në komunitetin e zonës së e Arvit, ku Nikolasi i vogël jetonte me familjen e tij.

Ai u mbyt teksa po notonte së bashku me një mik të tij.

7-vjeçari u largua pa dëshirën e nënës së tij. Ai më herët i kishte kërkuar të shkonte të notonte tek plazhi që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë, por e ëma nuk e lejoji.

Ai doli fshehurazi nga shtëpia, ndërkohë që e ëma po kujdesej për fëmijën e vogël që kishte lindur disa muaj më parë. Fatkeqësisht fëmijën e kanë marrë dallgët e si për pasojë ka humbur ndjenjat.

Ai u gjet në breg me trupin e përmbysur dhe kokën në ujë nga kalimtarët e rastit, të cilët e nxorën menjëherë nga deti dhe thirrën ambulancën. Pavarësisht ndihëm së parë që kalimtarët i dhanë, fëmija kishe humbur jetën.

Nikolasi i vogël jetonte me prindërit e tij në Arvi. Sipas mediave vendase, prindërit e tij janë punëtorë kryesisht në serra, njerëz të shkëlqyer siç përshkruajnë bashkëfshatarët e tyre.

Të gjithë e tregojnë 7-vjeçarin si një fëmijë të mrekullueshëm plot energji, gëzim dhe mirësi.

Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi e keqja ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.

“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar”, tha për cretalive.gr presidenti i Shoqatës Kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis, i cili ishte ndër të parët që nxitoi në vendin ku u gjet trupi i fëmijës së vogël.

“Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos gjykojmë”, shtoi Karpathakis, duke theksuar se prindërit e Nikolas janë njerëz që punojnë gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.

Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha për cretapost.gr se “fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën”. Në një pyetje lidhur me plazhin, kryebashkiaku i Viannos theksoi se ky plazh i veçantë nuk është i organizuar, pra nuk ka një roje shpëtimi. Gjithashtu, është shkëmbor.

Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.

Arbana Osmani flet pas përfundimit të BBV, ka disa fjalë për Ledionin

Arbana Osmani ka folur më në fund për Big Brother Vip 3 dhe Ledion Liçon. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundi për “Prive” në Kosovë, Arbana tha se nuk kishte asnjë kritikë për moderimin e Ledionit, dhe se ai ishte një profesionist i mirë.

 “Nuk kam asnjë kritikë për Ledionin, kam shumë lëvdata. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe jo, nuk kam kritika”, u shpreh ajo.

Sa i takon pyetjes nëse e ka ndjekur apo jo BBV, Arbana tha se shumë pak. Dhe kjo për shumë arsye, sidomos për faktin që nuk ka qenë në shtëpi dhe në mbrëmje, kur mblidhet me familjen, fëmijët e saj kanë dëshirë të shohin programet që kanë qejf ata. Nga ana tjetër, moderatorja theksoi se tanimë do të shohë kryesisht filma dhe dokumentarë, të cilët nuk i ka parë kur ka qenë pjesë e “Big Brother”, për shkak të kohës.

“Shumë pak e kam parë. Nuk ka nevojë që ta shoh shumë. Ndjek pak dhe e kuptoj”, tha ajo, duke shtuar se nëse jep një mendim, do të ishte një gjykim sipërfaqësor, megjithatë, shtoi se e ka parë që ka pasur sukses dhe për këtë i bëhet qejfi.