Arbana Osmani flet pas përfundimit të BBV, ka disa fjalë për Ledionin

Arbana Osmani ka folur më në fund për Big Brother Vip 3 dhe Ledion Liçon. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundi për “Prive” në Kosovë, Arbana tha se nuk kishte asnjë kritikë për moderimin e Ledionit, dhe se ai ishte një profesionist i mirë.

 “Nuk kam asnjë kritikë për Ledionin, kam shumë lëvdata. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe jo, nuk kam kritika”, u shpreh ajo.

Sa i takon pyetjes nëse e ka ndjekur apo jo BBV, Arbana tha se shumë pak. Dhe kjo për shumë arsye, sidomos për faktin që nuk ka qenë në shtëpi dhe në mbrëmje, kur mblidhet me familjen, fëmijët e saj kanë dëshirë të shohin programet që kanë qejf ata. Nga ana tjetër, moderatorja theksoi se tanimë do të shohë kryesisht filma dhe dokumentarë, të cilët nuk i ka parë kur ka qenë pjesë e “Big Brother”, për shkak të kohës.

“Shumë pak e kam parë. Nuk ka nevojë që ta shoh shumë. Ndjek pak dhe e kuptoj”, tha ajo, duke shtuar se nëse jep një mendim, do të ishte një gjykim sipërfaqësor, megjithatë, shtoi se e ka parë që ka pasur sukses dhe për këtë i bëhet qejfi.