“Më përqafohesh e më ρuthesh me…”/ E la vetëm pasi u eΙiminua, Ilnisa i dërgon mesazh në shtëpi Meritonit, këngëtari shρërthen në lot(Video)

“Big Love” është rikthyer edhe këtë edicion të “Big Brother Vip”, duke ju mundësuar t’i dërgoni dhurata dhe mesazhe banorëve tuaj të preferuar.

Banorët brenda shtëpisë kanë mundur të lexojnë disa nga këto mesazhe ditën e sotme, dhe një prej tyre, që ra më në sy, ishte mesazhi që Ilnisa i kishte dërguar Meritonit.

“Këto ditë po fle pak. Por dua të dish që jam aty dhe ti je me mua. Edhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq sa dhe shumë më mungon. Mos harro se loja e shahut nuk do lëvizje spontane. Anaisi sot ka ditëlindjen, mbush 11 vjeç.”– ishte mesazhi i Ilnisës.

“Urime Anaisit, edhe 100! Ishallah jemi të gjithë bashkë. Ti je njeriu më i rëndësishëm për mua, më ka marrë malli shumë, për erën të nde që të puth, je fryma ime! Faleminderit!”– u përgjigj Meritoni.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=56307b92-0f0f-47ad-afea-882fb18551f5&ig_mid=2F837451-4A76-4A7A-A205-AD2D3C60DE9D

Meri Shehu habit me dekΙaratën: Juli më ngacmonte, kur ishim brenda më tυndoi…

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Meri Shehu, teksa ishte e ftuar në “Trotuar” tek E Diell, ka zbuluar se cili nga banorët e “BBV3” ka flirtuar me të kur ajo ka qenë brenda në shtëpi

Meri nuk ngurroi të përgjigjej, duke thënë emrin e Julit. Ajo shprehet se Juli ka flirtuar me të, e ka ngacmuar dhe se ajo është tunduar nga ai.

Ed Manushi: Më pyet një komshija ime që të ka idhull. Ajo vdes për ty, më thotë “aman pyete një herë Merin kur të vijë në Top Channel, kush ka flirtuar me të brenda shtëpisë së Big Brother”. E do me emër, mbiemër nga ty para kamerës që të mos më shqetësojë më.

Meri Shehu: “Unë e them, por ju nuk e patë kush flirtoi me mua”?

Ed Manushi: Nuk është e sigurt!

Meri Shehu: “I pari ka qenë Juli një herë. Donte të fitonte lojën si duket. Madje i thashë asaj që komunikonim në veçanti tek dhoma e rrëfimit, po fitova unë betejën me këtë mënyrë të flirtuar të këtij, unë fitoj menjëherë Big Brother.

Unë sa fitova betejën më nxorën nga “Big Brotheri”. Pata tundime, është e vërtetë. Mua Juli nuk më ka pëlqyer asnjëherë jashtë, por më tundoi”.

Ed Manushi: Po çfarë sinjalesh kishte nga Juli, se është risi kjo për ne?

Meri Shehu: “Shikonte në një mënyrë… Juli bënte tamam kavalierin. Juli mund të flirtojë me çdo femër me atë që kam parë dhe unë nuk besoja se Juli ishte mashkull që mund të arrinte të të tundonte, para se të futej. Ndoshta mbyllja bën të vetën, por është i fitueshëm. Që nuk ngelesh në tundimin e tij, po të duash e lufton dhe është i fitueshëm, pra e kapërcen tundimin e Julit”.

Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen

Granit Xhaka ishte protagonist absolut te fitimi i titullit historik nga Bajern Leverkusen. Ylli shqiptar ka qene sonte duke festuar me familjen e tij. Graniti ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bajern Leverkusenit dhe Verder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

Ndeshja përfundoi 5-0 për skuadrën e Xhakës, i cili arriti të realizonte edhe një supergol, ndërkohë që edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.

Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij, Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Çabi Alonson.

“Çabi Alonso në histori të futbollit!”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale. Ky është titulli i parë në historin e Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.

Gjendet brenda një makine të djegur trυρi i gjγmtuar i një 19-vjeçareje, i riu i shαrroi këmbët dhe më pas e dogji

Një takim i parë që supozohej të ishte romantik, ka rezultuar fundi tragjik për një 19-vjeçare.

Sipas CNN, Sade Robinson kishte lënë takim me një djalë që e kishte njohur rishtas, në një restorant në SHBA. Ndërsa u kishte treguar miqve të saj që mezi priste ta takonte 33-vjeçarin që kishte njohur, prej 2 prillit ajo nuk kishte pasur më kontakt me askënd nga familjarët dhe miqtë.

Pas kërkimeve të policisë, është zbuluar dhe ngjarja tronditëse, ku në një zonë është gjetur makina e saj e djegur, e brenda në të, pjesë të trupit të të resë.

E sikur të mos mjaftonte me kaq, ekspertët janë përballur me pamje horror, kur pranë makinës, kanë gjetur këmbën e saj të sharruar.

Për këtë krim është arrestuar 33-vjeçari, si i dyshuar kryesor, por vetë ai thotë se është i pafajshëm.

Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime në Wisconsin, ndërsa policia po heton edhe për raste të tjera të vajzave që janë zhdukur.

Misteri për υrasjen në Durrës/ Vëllai i PëΙΙumb Metës ngre dγshime për motiνin

Kjo fotografi është i vetmi ngushëllim për Ramazan Metën. Më 23 shkurt të këtij viti ai zbuloi se vëllanë Pëllumb Metën që e pandehte të zhdukur e kishin vrarë dhe e kishin groposur në kasollen e bagëtive.

Krimin e kishin kryer 3 fëmijët e Pëllumbit, Hygerta që ka marre përsipër krimin, Hyseni dhe Amarildo.

Për Ramazanin po aq sa vrasja e rëndë është dhe pesha e të panjohurës: pse fëmijët e të vëllait vranë babanë e tyre dhe tentuan mos i lejonin të kishte as varr.

Pavarësisht se për ngjarjen janë 3 fëmijët e arrestuar si autorë dhe bashkëshortja e të vëllait nën hetim në gjendje të lirë, për Ramazanin drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Pas ngjarjes shtëpisë së krimit i është vënë dryni. Ramazani nuk ka pasur asnjë kontakt me autorët e kësaj vrasje makabre për të cilët ka një mesazh.

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij më Shën Vlash nga 3 fëmijët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e vranë me armë zjarri e mbështollën me qese dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Për të humbur gjurmët ata denoncuan në polici se i ati kishte humbur. Hetimet për zhdukjen nxorën në dritë të vërtetën tronditëse dhe rreth 10 ditë më vonë policia zbërtheu skemën ku u gjet trupi i pajetë, arma e krimit dhe makina e viktimës./TCH

Shqiptari ndrγshon historinë, zbuΙon si janë ndërtuar ρiramidat (VIDEO)

Njerëzimi i mahnitur ndër shekuj para madhështisë së piramidave dhe në mungesë të aftësisë për të kuptuar misterin e mënyrës së ndërtimit të tyre në një epokë ku teknologjia mungonte, ka hedhur hipoteza të ndryshme të përballueshme për arsyetimin e masës apo për imagjinatën njerëzore.

Hipoteza që fillojnë me mitologjiken: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “Piramidat u ndërtuan nga Alienët”.

Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar ne Histori dhe Studime Evropiane, zbuluan këtë mister të lashtëduke na ardhur me teorinë e tyre të pakundër-shtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.

Ky film hedh poshtë një seri teorish dhe evidenton prova dhe fakte të patundshme për ndërtimin e piramidës së Madhe të Keopsit. Filmi tregon në menyrë të detajuar se si është ndërtuar piramida dhe veç kësaj, shpalosh një seri të gjatë enigmash të cilat deri më sot kanë qenë të pazgjidhura.

Me këtë film, Fehmiu guxon të hedhë poshtë teoritë të cilat i mësojmë që në vegjëli në shkollë dhe na fton ta shohim të vërtetën mbi lindjen e qytetërimeve antike në mënyrë të pakonceptuar më parë.

Ky film e vë spektatorin përpara fakteve të pakundërshtueshme dhe sfidon shkencetarë e studiues të cilët përsërisin dhe percjellin atë qe u kanë lenë trashëgimi historianë të mëparshëm.

Ky film na fton të hapim mendjen dhe të bëhemi analitikë për informacionet që na ofrohen dhe jo t’i marrim ato si të mirëqena. E ardhmja është e njeriut analitik dhe kritik dhe që nuk e merr informacionin siç ia servirin, por guxon të hulumtojë.

Filmi dokumentar “Grande Pyramide K 2019” e pati premierën e tij në Paris në 28 shtator dhe daljen e dytë në 4 tetor. Për shkak të kuriozitetit dhe interesit të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar, vazhdon dhe do të vazhdojë të shfaqet në salla të tjera në Francë dhe jashtë saj. Shpresojmë që së shpejti të kemi fatin ta shohim edhe në shqip.

Është koha që historia e antikitetit ashtu siç ne e njohim të rishikohet dhe Fehmi Krasniqi na dha bazat për këtë.

VIDEO:

UΙqini, një histori e vjetër iΙire! Detajet në lajm! ❤️

Nga Pëllumb Gorica

Të prekësh Ulqinin

Në çdo udhëtim të përshkruar është bërë zakon të prekim copëza përjetimesh të gjalla për natyrën, historinë e vendeve, dhe kulturën e tyre të lashtë. Dendësia e përshtypjeve, është aq e madhe sa nuk di çfarë të shkruash më parë. Kështu ndodhi edhe në udhëtimin tonë drejt Ulqinit. Ftesa e miqëve tanë për të marrë pjesë në “Veprimtarinë hulumtuese shkencore të trashëgimisë së kulturës pagane të Krajës”, ishte një rast i mirë për të mos e lënë të anashkalohej. Por kjo dha, edhe një shtysë më tej për të njohur këtë qytet të lashtë shqiptar me plot ngrohtësi e diell, dhe me vlera të spikatura njerëzore, kulturore, historike e materiale. Edhe nëse e ke shkelur më parë, dhe ke lexuar për historinë e tij, kur e vizitojmë atë dhe trevat përqark,të befasojnë përsëri natyra, arkitektura, deti, mikpritja gati proverbiale…

Jemi të përhumbur me panoramat e shumta, që parakalojnë përtej xhamave të autobuzit. Megjithëse të përqëndruar, në rrugën me gjarpërimet e saj, sfondi i qiellit dhe majat e maleve shkëmbore, për ne reflektonin aq shumë pasuri natyrore. Autobuzi vijon herë kodrinave apo rrezë tyre, e herë luginave pjellore vende-vende me një rrezatim dendurie nga gjelbërimi, ku ndjehet aroma e frutave, dhe fëshfërima e gjetheve të vjeshtës. Në hapsirat e sistemuara, si të qendisura, të gëzon syrin pamja e vendbanimeve me shtëpitë që parakalojnë, dhe si në një sfilatë mode të dhurojnë pafundësi të tjera ndjesish. Ulqini shquhet për historinë e vendbanimeve të lashta. Ngjitur tyre andej nga kalonte rruga të shfaqen tabela orientuese të vendeve me një të kaluar të largët historike. Shasi, qyteti antik i mbuluar nën rrënoja të trazon,e vë në lëvizje mendimet tona me historinë, dhe 365 kishat e tij. Duke u përthithur në ca labirinthe bisedash për udhëtimet në hapësirat shqiptare, ato mbështillen rreth motivimeve krijuese, dhe takimeve me njerëzit e artit, kulturës e historisë sonë. Bashkudhëtarja jonë nga Tirana, Luljeta Dano, poete dhe studiuese e njohur, flet me pasion për këto gjëra.

-E copëtuan kombin tonë dhe e ndanë në shtete të tjera, por tani erdhi koha t’i vizitojmë dhe të jemi të pranishëm në veprimtaritë e tyre.

Veçse ky udhëtim këtu krijon të tjera ndjesish kënaqësie, për urtësinë dhe madhështinë ulqinake. Janë bisedat me miq të njohur dhe të rinj, të këtij vendi, që paraprijnë fjalët, dhe u japin atyre të tjera përmasa.

Në trokitje historike…

Të zhytur në ndjesitë e panoramave, dhe bisedave mbresëlënëse aty nga mesdita mbërritëm në Ulqin. Ashtu me plot emocion, duke anashkaluar lodhjen, në orët në vijim shëtitëm qytetin. Ai shtrihet mbi ca bregore të gjelbërta, dhe kalaja e lashtë buzë detit Adriatik me arkitekturën e veçantë, të krijojnë ndjenja të papërsëritshme nderimi e respekti për banorët, dhe për këtë trevë të njohur. Ulqini është një nga qytetet turistike interesante të bregdetit Adriatik. Për të njohur më mirë në brendësi atë, dhe rrethinat e tij nga Ada e Krryçit deri në grykderdhjen e Bunës nuk mjafton një ditë. Kalojmë përmes qytetit në rrugët të potershme, që ngjajnë si një panair me një kolor përndritës. Limfa e turistëve, dhe e jona shkrihet në atmosferën e tij, duke e bërë të dukshme me ecejaket.

Ndërtimet në Ulqin kanë ruajtur të freskët vokacionin e kohëve të largëta me një urbanistikë tipike, një pjesë e të cilave u ngjiten kodrave. Aty, bie në sy ndërthurja e tyre me ato moderne, por këtu ekziston mentaliteti, që e vjetra është relike,e cila duhet ruajtur. Vezullojnë reklamat e bar- kafeve, restoranteve, hoteleve, dhe dyqaneve me punime artizanale, qëtë tundojnë për t’i blerë, dhe t’i bësh pjesë të katalogut tënd.

-Ulqinakët – thotë Nexhati, pronari i hotelit, ku bujtëm – shquhen për zejtari, për këngë, për kultivimin e ullirit, ku gjen ekzemplarë 700 vjeçar, por më shumë ne jemi të njohur si detarë e tregëtarë, por edhe kusar deti, që i sulmonin anijet e Venedikasve, Dalmatëve, Francezëve etj. Qyteti ynë i bujshëm me kalanë, si një trashëgimi e shekujve, gjithmon ka qënë i lidhur me rrënjë të thella shpirtërore me udhët e ‘’paudha’’ të detit, që nga koha e anijeve liburne.

Faktet e përdritësimit të kujtesës, të bëjnë me dije, e të nxisin kureshtjen për të depërtuar në terë dimensionin e të shkuarës ulqinake.

Në truallin e Ulqinit historia ka hipotetikuar lashtësinë, që mund të lexohet shumë qartë, ndonëse e mbuluar me eklipse e dallgëzime kohësh. Por, po të hysh thellë në shekujt e tij mëson shumë gjëra të reja. Herë duke u zmadhuar, e herë duke u tkurrur historiku i saj ka trashëguar mbishkrime, dorëshkrime dhe gjetje të hershmet, që nga epoka e bronxit, edhe pse luftrat rrënuese i kanë fshirë asaj shumë gjurmë. Kur flasim për të gjitha këto domosdo do të shkruajmë, edhe për rrjedhat e jetës. Zanafillë e lidhur me periudhën plot labirinthe të lashtësisë sonë ilire. Këtu në këtë trevë të lashtë jetonin ilirët e fisit të labeatëve me madhështi emrash, kalash e vendesh historike. Është kalaja që mbreti i tyre, Genti e vizitonte herë pas here. Ndërsa Balshajt në Mesjetë e kishin selinë e tyre. Historia e Ulqinit me psiko-hapësirat e zhurmshme të luftrave, shkatërrimeve, ka mbështjellë misteret, fatet njerzore, përplasjet, kurthet, brengat, pabesitë, mugëtirat e moteve, zvenitjet dhe copëzimet e trojeve. Në çdo kohë është lakmuar nga pabesitë e reve të zeza të stepave, dhe erës së egërsuar përtej detit, e cila u përplaste me furi brigjeve të tij heroglife fjalësh të religjoneve. Kjo bëri që një pjesë e popullatës, duke u përballuar stuhive të fuqishme të historisë, kanë qënë të shtrënguar t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullore. Ky detyrim buroi edhe si pasojë e represionit sllav, që më së shumti kërkonte të zhdukte jetesën, pasurinë e shqiptarët në këto troje si kudo ku banonin ata. Dhe jeta ka rrjedhur mes vështirësive, e sërish ulqinakët e mbanin gjallë shpresën, dhe rigjenin veten me forcën të mbijetojnë, duke i qëndruar me besnikëri të pashoqe kësaj toke të bekuar.

Gjurmime ritesh, që flasin ilirisht

Kultura, asnjëherë nuk shuan etjen me promovime vlerash, mbasi në kohën e sotme ndodh që vlerat sulmohen nga antivlerat. Ndaj veprimtaritë e trashëgimisë kulturore janë si shtylla ku mbështeten vlerat. Larmia e pasqyrimit të tyre në sfonde mediatike janë të rralla dhe të cekta, kjo edhe për vetë faktin e politikës, ku dhe pamjet e kriminalitetit marrin vendet në faqet e para. Në këtë këndvështrim, edhe fondet për kulturën janë të tkurrura nga që menaxhimi i tyre le për të dëshiruar. Por në Ulqin studiues, historianë, arkeologë të Ulqinit, dhe krahinave shqiptare në Mal të Zi, të Krajës e Shestanit, gjithmonë kanë intensifikuar misionet e tyre hulumtuese, duke tejkaluar vështirësitë. Në këtë kontekst, kohët e fundit po larmojnë në formë, dhe në trajta idesh, të spikatura në organizim veprimtarish studimore iliroshqiptare. Përveç ruajtjes së trashëgimisë kulturore- historike, pasqyrimi dhe afirmimi risjell filozofinë e e tyre, si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë. Trevat shqiptare të Malit të Zi, Kraja dhe Shestani njihen nga të gjithë për traditat e palëkundura kombëtare. Trashëgimia e kulturës pagane e tyre deri më tani ka mbetur larg syrit të studiuesve, dhe turistëve të huaj. Ashtu siç mendon studiuesi i ri ulqinak, Arben Berjashi “Për të njohur dëshmitë arkeologjike, etnografike, etnologjike etj, duhet ende shumë punë për të krijuar parakushtet e një pike të vizituar gjithnjë në rritje të trashëgimisë sonë”

Si bletët, studiues dhe njohës të trashëgimisë kulturore pagane nga treva të ndryshme shqiptare,së toku me këtë frymëmarrje, u mblodhën në zgjojen e fjalëve në Ulqin, të ftuar në veprimtarinë e trashëgimisë kulturore të Krajës. Pavarësisht skajeve gjeografike, ku gjenden ata në Tiranë, Elbasan, Kukës, Shkodër, Malësi e Madhe, Krajë, Ulqin, apo edhe në Kosovë, u gëzohen këtyre takimeve domethënëse. Ndonëse diçka e thjeshtë në dukje, dhe gjithë kuptim në thelbin e saj, njihen dhe shkëmbejnë mendime, ndaj janë ngjarje të rëndësishme e sinqerisht përjetohen këndshëm nga ata. Nuk është e lehtë për të dhënë të plotë thelbin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore, dhe promovuese të trashëgimisë së kulturës pagane në Krajës, për të cilin desha të shtoj dhe të përforcoj, interesimin nga jo pak ulqinakë dhe krajanë. Mendimi se duke ju larguar formave të vjetra të trashëguara nga koha e sesioneve shkencore steriotipe, kur analizohej një studim pompoz nga individë të graduar shkencor, ky promovim i shërbeu gjithë organizimit dhe studiuesve, si një konvergim protagonist të kreaturës së tyre me përbashkësi vlerash qëmtuese. Ka jo pak studiues të secilës moshë, pozitë shoqërore apo formimi kulturor,dheme angazhime të shumta frytdhënëse,që po konturojnë prezencën e tyre shkencore. Studimet dhe argumentet e tyre janë depërtuese, të thella e të qarta. Dhe çka është më e rëndësishmja zhbirime tyre, po u përmbahen rrënjëve të thella të tabanit kombëtar, ku gjurmimi synon për të zbuluar të veçantat. Natyrisht kishte evidentim me përgjegjshmëri, dhe aftësi njohëse-trajtuese e profesionale ndërmjet ekspozimeve fotografike, të cilat tërhoqën vëmëndjen për thesaret e epokës pagane, si pjesë civilizim ilir në trevën e Krajës dhe më tej. Është fakt që të gjitha studimet korrespondonin mes veti rreth riteve pagane,dhe kulteve zanafillore të pashkëputur nga ilirët, arbrit deri tek shqiptarët e sotëm, për figurën e Gjarpërit, “Diellit, “Hënën e Re”, ”Banerin” “Buzmin, “Ditën e Verës”, “Ditën e Shengjergjit”, “Ditën e qethjes së deleve”etj. Ato përbënin edhe trungun e veprimtarisë së këtyre kulteve të kulturës pagane. Në qasjet e thella shkencore, u theksua motivi sublim për të çmuar traditat pagane, dhe thasaret e trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e të tjerave treva shqiptare si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë kombëtar. Brenda veprimtarisë u ngrit edhe një problem, që sot shqetëson kulturën tonë, tradita tona, të cilat po rrezikohen deri në zhbërje.

-Në trevat shqiptare të Krajës dhe Shestanit e përtej-, do të theksonte në paraqitjen e tij, studiuesi nga Ulqini, Mr. Arben Berjashi – janë ruajtur e kultivuar rite të shumta pagane, si pjesë e identitetit iliro-shqiptar. Ata kishin shumë perëndi, me atribute vendesh, objektesh e fenomenesh të natyrës, disa të përbashkët e disa të veçantë. Në Krajë shquhet “Baneri”, që është një dru i gjatë, që vishet me gjethe të njoma dhe lule të bukura. Ai praktikohet edhe sot e kësaj dite. Interesant është, Riti i bartjes se gurit sa më të madh në majën e malit të Rumisë, por edhe “Dita e Rrëshajave”.

Një rishfaqje vlerash të lashta me vëzhgime antropologjike do të sillte këtu, edhe kumtesa e antropologes nga Tirana, Luljeta Dano. Intepretim i argumentuar me një lexim fotografik, të përqëndruar rreth veshjeve të lashta, e sidomos të xhubletës, e figurave si ajo e gjarpërit. Duke nxjerrë në pah këto vlera, që zgjuan një interesim nga mediat për temën e trajtuar ajo meritoi, edhe përgëzime të veçanta nga të gjithë.

Edhe autori i këtyre radhëve në studimin e tij parashtroi ritet pagane të “Ditës së Verës” dedikuar kësaj feste, që praktikohet edhe në ditët e sotme. Ndaj dhe festa e “Ditës së Verës” ka lidhje historike dhe kulturore me Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, të lidhura me Tempullin e Dianës në Dioklea.

Ndërsa studiuesja Vera Istrefaj nga Kuksi, prezantoi vlerat më të bukura të trashëgimisë së lashtë kulturore që ka treva e Kukësit, kaq e pasur dhe e veçantë.

Kurse drejtuesi i kalasë së Ulqinit, Gazmend Kovaçi në një ligjëratë interesante, si njohës i mirë i aseteve të trashëgimisë së Ulqinit, përshfaqi mendime për të ndërtuar edhe një strategji unike të turizmit të qëndrueshëm në këtë trevë, e më gjerë.

“Buzmi” dhe “Hëna e Re” ishin referimet e tjera përmbyllëse të kësaj veprimtarie të Mimoza Rexhvelaj dhe Arlinda Sukaliqi nga Malsia e Madhe, dhe Ulqini.

Natyrisht kjo veprimtari pati vlerat e saj, të pallogarishme dhe anën shpirtërore aspak të shtrirë nën trysninë e triumfalizmit. I ndjeje emocionet, dhe nuk mund të mos rrish pa shprehur përshtypjet, që rrallë mund përsëriten. Ishte një ditë që foli më shumë se çdo fjalë në një mjedis të bibliotekës publike të këtij qyteti, ku doli në pah, jo vetëm promovimi i gjurmimeve të trashëgimisë ilire në trevat shqiptare, por edhe organizimi i përsosur i drejtueses së biblotekës, Ardita Ramaj. Një vlerë e shtuar, që dhuroi emocione ishte bashkëbisedimi me poetin Ibrahim Berjashi, dhe kranjotët Irfan Domnori, Suada Millla,Miliha Gjecbritaj, që performuan veshjet popullore të krahinës së tyre.

Kalaja e Ulqinit, jehonë lashtësie

Kalaja Ilire e Ulqinit, që ngrihet madhështore në një kodër shkëmbore buzë detit, kulmon si një dëshmi e gjallë arkitektonike, dhe të flet me zërin e heshtur të historisë. Ajo vlersohet ndër monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore, jo vetëm në Adriatik, por në gjithë Ballkanin. E ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë tashmë është kthyer në një qendër historike, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë. Ajo është një muze i vërtetë, i identitetit dhe kulturës ilire me histori, edhe të periudhave të mëvonshme, të cilat nuk mungojnë,e kanë rëndësi të veçantë.

Në Kala ngjitim, shëtisim e zbresin shkallët e kalldrëmta me pllaka guri shumëngjyrëshe, nën shoqërinë e mikpritësit tonë, Arbenit. Kalaja është e banueshme, dhe gjithandej aty shtëpitë, bar kafetë, restorantet, kompleksi muzeal janë ndërtuar me gurtë skalitur me aq mjeshtëri,çka i kanë dhënë atyre qëndrueshmëri të lartë. Është e natyrshme, që këtu do të ndeshësh e gjurmët e kulturave turke, veneciane, etj si pasojë e pushtimeve në kohë me ndërtime fragmentare të ruajtura mirë. Duke u endur nga njëri cep në tjetrin, e ndjejmë thellë madhështinë e historisë, e mëndja përmes mjegullës së shekujve e lexonte në muret e lashta. Kërkojmë mes morive të gurëve ciklopik të kalasë,Bindin e gdhendur, që i ngjan shqiponjës, dhe e vështrojmë atë për një kohë të gjatë. Prej bedenave të saj mijëra vjeçare, të shplara nga dallgët, por edhe në frëngjitë e portat e harkuara,të hapet si në një dritare të madhe sipërfaqja e detit me një shkëlqim marramendës. Që nga këtu në kohë me mot të kthjellët mund të shikohet Kepi i Rodonit, Kepi i Gjuhëzës, Ishulli i Sazanit, dhe Gadishulli i Karaburunit.

Historiania e kalasë, Zenepe Draga e hap udhën nëpër ndërtesat muze të zbardhëlyra, ku shpalosen para nesh të harmonizuara më së miri, dhe të detajuara me motive të jetës thuajse të gjitha periudhat kohore me objekte të llojeve të ndryshme. Thesaret arkeologjike, të zbuluara këtu gjatë gërmimeve, por edhe ormanentet e veshje popullore, armët luftarake, etj, të ekspozuara në jo pak stenda plotësojnë njohjet tona mbi këtë qytet me aq histori, tradita e qytetërim të lashtë. Me këtë rast ne u njohëm, edhe me moketin e kalasë, që në vitin 1956 nga punonjësit e saj.

-Rreth kalasë ndërlidhen shumë legjenda -të thotë Zenepja. -Një nga legjendat e shumta ka të bëjë edhe me Servantesin, shkrimtarin e njohur spanjoll, autorin e romanit “Don Kishoti i Mançes”. Por, kjo është vetëm një legjendë. Dhe aq sa janë thurur legjenda për kalanë, aq edhe Ulqini është kthyer në një legjendë për kohën e largët dhe për ditët tona.

E shijojmë me kënaqësi një kafe në “Kullën e Balshajve”, një kompleks interesant nga pikëpamja arkitekturore, ku modernia dhe antikja janë bashkuar më së miri me një harmoni të përkryer edhe elegancë. Ne e vlerësojmë gjestin patriotik të pashprehur me fjalë, për shqiptarin nga Kosova që e bleu këtë objekt. I bashkohet kësaj kënaqësie me bisedat e tij interesante Gazmend Kovaçi, zyrtari i kalasë.

Ulqini – të thotë Gazmendi – ka histori të lashtëarkitektonike, dhe tregues të vlerave, që janë ruajtur me fanatizëm. Ndaj është në nderin tonë, që të hershmen ta ruajmë e ripërtërijmë, sikurse është detyrë të nxjerrim nga thellësia e shekujve të vërteta të tjera historike. Dhe është fakt që këtu po punohet në këtë drejtim, që Kalaja e Ulqinit të pranohet në UNESCO si objekt historik i një rëndësie të veçantë. Sepse kurrë nuk është vonë për të dhënë kontributin tonë, e për të vendosur një gur të rëndë në murin e historisë. E shkuara qartësohet kur e di se nga ke ardhur.

SI U NDËRTUA KOMBI IMAGJINAR “HELEN”?! Detajet në lajm! ❤️

Marifetet e përdorura për formimin e identitetit, Helen ose Grek…Si fshihen faktet, autorët e vërtetë të shtetit të parë “Grek ~ Shqiptar”

Në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar të 1912, historianët grekë pasi “e pastrojnë shpirtin” me citatin e Dionis Solomos (autor i hymnit grek 1847) se “një komb duhet të konsiderojë histori kombëtare, vetëm atë që është e vërtetë”, nxitojnë të na mësojnë disa “marifete” të përdorura për formimin e identitetit “Helen” sepse: «Bashkimi kombëtar mund të kultivohet vetëm në sferën e fantazisë…(dhe) sigurisht me reduktim të historisë.

Që të bëhet ky reduktim në histori, disa herë duhet të fshihen faktet», domethënë të fshihen, autorët e vërtetë të shtetit të parë “grek” – Shqiptarët! … Nuk ishin vrasje të rastësishme… ishte një politikë dhe një skenar i parapërgatitur. Historianët grekë, heshtin për veprimtarinë e një aleance forcash, (kishtare dhe ndërkombëtare) për shfarosjen e kombit arbër dhe pakicave etnike.

“Pushtuesi i vërtetë – shkolla greke”

Për të ndërtuar një komb imagjinar homerik “Helen”, që “do ta kthente nga një popullsi me një identitettradicional, në një komb të moderuar” kristian, u përdor: fanatizmi fetar, korrupsioni financiar, postet administrative në Qeveri, e sidomos arsimi. “Pushtuesi i vërtetë është shkolla greke”. Aleate në këtë “rindërtim”, janë po ata kumbarët e sotëm: Gjermania, Franca, Rusia dhe Anglia .”Por qeveritë europiane i kanë marrë vendimet e tyre në lidhje me të ardhmen e vendit”.

“Shteti grek kur bashkoi kishën me nacionalitetin, (krijoi) “nacionalizmin modern”…Kisha jonë ishte një ruajtese e vërtetë e thesarit kombëtar dhe punishte heronjsh”. Për ç’heronj e kanë fjalën historianët grekë? A nuk pohojnë se “Feja nuk beson në gjërat e kësaj bote, përgatit krishterë të mirë për botën tjetër”? Ngjarjet e atyre viteve dëshmojnë se kjo punishte prodhoi “heronj” ortodoksë të etnive të përziera, që së bashku me “Arvanitasit (pa i përgjithësuar, që) u shkrinë në shoqërinë greke dhe u bënë më grekë se vetë grekët” kanë masakruar vëllezërit e një gjaku, po me fe myslimane, si dhe njëri-tjetrin për ambicje politike. Edhe brezi i dytë dhe i tretë, i disa prej emrave të njohur të 1821, vijuan çfarosjen e shqiptarëve myslimanë (në shk. 20) dhe të punojnë në dëm të interesave të kombit shqiptar.

Fitoret e luftëtarëve arbër kundër ushtrisë otomane, dhe “detyrat” që dhanë Fuqitë e Mëdha, ndryshuan timonin e Kishës. “Por kur u formua shteti grek, që ishte produkt i një revolucioni, duhet të vendosë edhe kishën si pjesë të revolucionit… në vitin 1833, bavarezët…e vënë (kishën) në shërbim të kurorës mbretërore. Kështu fillon një thjeshtëzim (sajim) i domosdoshëm i historisë rreth rolit të kishës ortodokse në revolucionin e 1821-it”. Shprehja “grek-i krishterë”, e cila nuk njihej para vitit 1821, u bë baza ideologjike e shtetit të ardhshëm helen dhe programit të “megali-idesë”.

Masakrat, pjesë e pandarë e revolucionit grek

Një vit pas themelimit të “Aleancës së Bashkimit Kombëtar” (1821) i shqiptarëve, më 1822 filloi Holokausti kundër tyre, i Ortodoksëve të Helladës dhe Perandorisë otomane që luftonte për mbijetesë. “Masakrat janë padyshim një pjesë e pandarë e revolucionit grek.” Ata që u vranë, u shitën si skllevër, u zbuan nga vatrat e tyre dhe emigruan duke humbur gjithçka, ishin përgjithësisht shqiptarët. (Nuk mohoj edhe genocidin ndaj etnive të tjera). Krimet mbi popullsinë çame të mesit të shk.20, janë një pasqyrë e gjallë për ngjarjet e viteve 1821, dhe përfaqësojnë në Arkivin Historik të Kombit tonë, të gjithë popullsinë shqiptare të masakruar në shk. 19 dhe 20, në trojet e sotme të shtetit Grek.

Simboli i “kudhrës dhe çekiçit” përfaqëson gjithashtu tragjedinë e shqiptarëve të ndodhur midis popujve ortodoksë dhe interesave të Fuqive të Mëdha. Pasi u caktuan si material njerëzor për ndërtimin e shtetit të ri “Helen” të 1832-it dhe shtimin e popullsive të shteteve të reja: të Sërbisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë (Kongresi i Berlinit 1878, Londrës 1913) atëhere filloi një kasaphanë e vërtetë ndaj tyre, nga “padronët e rinj”.

Sot studimet gjenetike të këtyre popullsive, nxjerrin në pah afërsinë gjenetike të popullsisë në Maqedoni, Greqi,Bullgari, Kroaci, Bosnjë, Serbi me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, rrjedhojë e këtij sakrifikimi të dhunshëm të një shumice të elementit arbër. Ky genocid, i kryer nga disa mbretëri, shpesh në bashkpunim me njëra tjetrën, kundër të njëjtës popullsi shqiptare, nga historiografia europiane dhe nga Organizmat Ndërkombëtarë nuk njihet si i tillë. Genocidi u përkufizua si krim kundër njerëzimit, me Rezolutën 96 të Lidhjes së Kombeve (1946), dhe në përkufizimin ligjor të tij për Parandalimin dhe Dënimin e Genocidit, Art.II dhe III (1948), njeh si krim jo vetëm kryerjen e tij (“genocidi fizik”), por edhe “synimin, për të çfarosur apo asimiluar forcërisht, tërësisht apo pjesërisht, një grup tjetër kombëtar, etnik, racor apo fetar” . Në historinë e shqiptarëve, janë përdorur të dyja pikat e genocidit, si në Shqipërinë e 1913-ës, ashtu edhe në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Dhe “synimi” i genocidit ndaj popullsisë shqiptare, jeton akoma i gjallë në ditët e sotme: në strategjinë politike,ekonomi, arsim, mëndësi, propagandë dhe kulturën e këtyre shteteve.

Sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile? Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni i ’21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosje dhehakmarrje, epidemitë dhe urija, luftra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zëmrat e intelektualëve më të shquareuropianë për nga mizoria, përmëndin “grek” dhe “turq”, ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare. Sepse „mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit“, siç vërente “babai” i Historiografisë greke Paparigopulos, dhe historianët e parë të shtetit të lirë grek.

Historiografia greke – raciste

Ky genocid ndaj shqiptarëve, gjatë dhe pas 1821 në jugun ballkanik, me gjithë përmasat dhe pasojat e tij, ka mbetur pa autor dhe i papërfshirë në Historiografi apo debatet politike. Por genocidi u krye edhe ndaj shqiptarëve ortodoksë. Shprehje e këtij genocidi qenë vrasjet, burgosjet, presekutimet dhe menjanimi nga postet drejtuese të figurave më të njohura arvanitase si: Odise Andruco, Nikolla Kriezoti, Andrea Miauli, Teodor Kolokotroni, DhimiterPllaputa etj., si dhe propaganda administrative, fetare, mediatike dhe shkollore, kundër kombësisë dhe gjuhës shqipe.

“Në Greqinë paskryengritëse shumë pak guxuan të krenohen për prejardhjen e tyre arvanitase”. Figura të shquaraintelektuale si Anastas Kullurioti, që themeloi gazetën “Zëri i Shqipërisë”, vdiq i helmuar në burgun e Athinës, ndërkohë Fjalori i Gjuhës Shqipe, i Panajot Kupitorit, nuk e pa dritën e botimit. Arvanitasit (Shqiptarët) paraqiteshin si njerez kokë-fortë dhe përfaqësues të “së keqes”, të detyruar t’iu nënshtroheshin poshtërimeve në shkollë dhe në ushtri. “Në asnjë festë kombëtare të Greqisë në radio apo televizion, nuk u fol për kontributin e arbëreshëve në kryengritjen e ’21-shit”.

Historiogrfia greke nuk është çliruar edhe në ditët e sotme, nga racizmi i shekullit të 19-të. Sipas historianëve të dokumentarit: “Grekë janë të gjithë ata, që marrin pjesë në sistemin arsimor të saj”. Sipas kësaj logjike anti-historike, sa duhet të shtohet popullsia e shteteve të tjera europiane, në sistemin arsimor të të cilëve studiojnë nxënës nga të gjitha anët e botës?
“Të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi”

Greqia e sotme nuk ka marrë mundimin t’i pranojë masakrat mbi popullsinë shqiptare. “Të gjitha këto përshkruajnë një realitet, të cilin grekët duan ta harrojnë.” Epërsia jonë morale ku qëndron ? Kjo “epërsi morale”, apo më qartë, e “super racës” greke, që dëshiron t’i shëmbëllejë “super racës ariane” të shk. 19 dhe 20, (konfliktime Falmerajërin) nuk është objekt i këtij shkrimi.
Pas një rrëfimi “me dorë në zëmër” të të gjitha sajesave të “domosdoshme për bashkimin e kombit”, historianët grekë japin përvojën e tyre në krijimin e popullsisë, për ta ngritur “identitetin grek në plan të parë ndërkombëtar me përkufizim bashkohor”. “Paparigolopulos, në një moment, detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit), duke qenë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek.” Sigurisht, nuk janë kundra edhe shqiptarëve me fe tjetër apo ateistë, mjafton që ata të pagëzohen ortodoksë dhe të bëjnë llogarinë e fitimit. “Nevoitet një përkulshmëri ,një popull duhet të përshtatet në një farë mënyre e të mësojë të bëjë llogari sipas realitetit bashkohor”.

Politikani dhe historiani i njohur italian, Pietro Scopola, duke patur parasysh të gjithë ata të cilëve “u ka mbetur ora në shk.19”, i këshillon të studiojnë historinë e kaluar, sepse “të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi” dhe “rikujtimi i të vërtetave historike është një akt, që qëndron në themel të paqtimit të popujve “.

Burimi:

  • Fatbardha Demi vijon nga numri kaluar
  • Si u ndërtua kombi imagjinar “Helen”
  • Postuar në: Dossier | Me: 05/04/2013
  • Ndihmoi Shpëtim Çela

VIDEO/ Kur Shqiρëria e νogël prodhonte trαktorin e saj të parë “Made in Albania”

Sot vendi ynë i cili edhe barin për bagëtitë e importon nga jashtë dikur kishte avionë e nëndetëse, anije e tanke, flotë tregtare detare dhe hekurudha. Por jo vetëm kaq…

Kishte edhe mjaftë fabrika e kombinate që sado jashtë kohe prodhonin dhe fabrikonin produkte “Made in Albania”. I tillë ka qenë edhe ky traktor të cilin “Mapo.al” e sjell në këtë fotogaleri retrospektivë dhe në një video-dokumentar që i takon asaj kohe vërtetë të lavdishme për industrinë modeste shqiptare, por që guxoi dikur.

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve. Më pas erdhi dhe legjandari Traktori shqiptar, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe.

Por sot edhe ata pak ekzemplarë që kanë mbetur skajeve të Shqipërisë, e që i kanë shpëtuar shkrirjes bastarde për skrap, shikohen nga brezat e rinj si objekte “jashtëtokësore”, apo sikur janë të ardhura nga lashtësia, edhe pse disa ekzemplarë janë ende në gjendje funksionale dhe mund të bëjnë punët për të cilat u krijuan. Galeria e mëposhtme e fotove që “Mapo.al” ka bërë duke kërkuar në site të ndryshme për të mbledhur foto-dëshmi të prodhimit të parë motorik shqiptar, e dëshmon qartë se si ka qenë dikur dhe se është katandisur sot Traktori Shqiptar.

TEZJA E DHËNDRlT NGA FIERI SHKON ME TË ZEZA NË DASMË, ATY NDODHl AJO QË S’UA MERR MENDJA

TEZJA E DHËNDRIT NGA FIERI SHKON ME TË ZEZA NË DASMË, ATY NDODHI AJO QË S’UA MERR MENDJA.

Jemi mesuar qe dasmat te moos mbarojne para ores 3 te mengjesit, por me një dasmë në qytetin e Fierit nuk ka ndodhur keshtu. Pasi ajo nuk ka zgjatur më shumë se dy orë.

Gazetari i “Aldo Morning Show” raporton se shkak i mbylljes para kohe të dasmës është bërë tezja e dhëndrit e cila ishte veshur me të zeza.

Sipas gazetarit ka qenë babai i dhëndrit ai që ka kërkuar largimin e saj nga dasma dhe pas saj thuajse të gjithë dasmorët janë larguar duke i prishur kështu ditën më të lumtur çiftit.