E dhimbshme/ Ĥumb ndjenjat në fushë, v des fụtboIIisti 26-vjeçar

Një lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit në Itali, teksa është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare, Mattia Giani.

Ky i fundit, u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto, e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.

Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.

Ishte xheΙoz për të, shqiρtari rreh të dashυrën dhe e lidh me Ιitar pas kreνatit

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Firence, Itali pasi ka dhunuar partneren e tij dhe e ka mbajtur peng në shtëpi.

Pasditen e 8 prillit, vajza në fjalë në gjendje konfuzioni dhe lotësh është paraqitur në polici duke thënë se ka pasur një debat brutal me burrin me të cilin jetonte. Shqiptari jo vetëm e kishte sulmuar, por edhe e kishte lidhur me litar në shtrat dhe nga frika se ajo mund të shpëtonte, i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë.

Fatmirësisht vajza ka arritur të çlirohet dhe më pas të zbresë nga dritarja, duke qenë se apartamenti ndodhet në katin e ndërmjetëm. Në rrugë ajo ka takuar kalimtarë të rastit të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë shoqëruar në polici. Këtu e reja ka rrëfyer makthin e saj, duke shtuar se në të kaluarën kishte pasur episode të tjera të këqija nga ana e partnerit të saj, të shkaktuara nga xhelozia e tij.

Në atë moment, policët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën një litar në gardërobë. Në përfundim të të gjitha hetimeve, shqiptari u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për keqtrajtim dhe rrëmbim familjar.

Sherr mes graυe në Fier, gόditet me gërshërë 52-νjeçarja

Një sherr fizik mes dy grave ka ndodhur së fundmi në qyetin e Fierit.

Mësohet se për motive të dobëta, dy gra janë konfliktuar fizikisht dhe njëra prej tyre është goditur me gërshërë. Policia ka proceduar penalisht 49-vjeçaren që ka goditur me gërshërë 52-vjeçaren e cila ka mbetur e plagosur gjatë këtij sherri, por pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ρas diellit përνëΙues, bëhυni gati për dëborë/ Kapriçot e motit, në Shqipëri pritet…

Gjatë kësaj jave priten që të përjetohen stinët e pranverës, dimrit dhe verës.

Me temperatura maksimale 29 gradë Celsius dhe me ato minimale deri në -1 gradë Celsius në zonat malore.

Metorologoia Lajda Porja thotë se dita e martë e mërkurë do të jetë e shoqëruar me reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe premte do të pasojë me reshje dëbore në zonat malore.

“Një javë shumë dinamike kjo. Sot do të mbetemi n kushtet e motit tipit të verës, me temperatura deri në 29 gradë Celsius. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje. Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius. Pra kjo javë do i ketë të gjitha stinët bashkë, pranverë, dimër dhe verë”, tha Porja.

Kushte të ngjashme atmosferike pritn te jëne edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Po ashtu problem do të jenë parametrat e erës, ku në Kosovë pritet që era të shkojë në 55 kilometra në orë.

“Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë në ndikimin e alternimeve, kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dhe në zonat e izoluara të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e larta do jenë prezente vetëm ditën e sotme. Nga dita e martë e deri në të premte, do të ketë ulje të temperaturave, duke bërë gjë që temperatura maksimale pritet të shkojë në 18 gradë Celsius. Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h, ndërsa në Kosovë 55 km/h, por edhe në Maqedoninë e Veriut pritet që të ketë erë relativisht të fortë.”, përfundoi Porja.

La “Për’ρυthen” për sëmύndjen e nënës, flet Enisa: Në sρital njoha një çun Londre…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Enisa, ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell, ka treguar se u largua nga “Për’puthen” për shkak të shëndetit të nënës së saj, e cila kërkonte shumë përkushtim dhe kujdes.

E pyetur nëse do rikthehet sërish në “Për’puthen”, pas përmirësimit të nënës së saj, Enisa shprehet se e ka mbyllur atë kapitull.

Ronaldo Sharka: Do kthehesh në “Për’puthen”?

Enisa: “Nuk e besoj sepse është mbyllur si kapitull për mua. Përderisa nuk e gjeta dashurinë për 6 muaj, nuk e besoj se do e gjej për… Ndoshta tashme e kam gjetur”.

Ronaldo Sharka: Me vërtet? Çfarë po ndodh me jetën tënde jashtë “Për’puthen” nga ana personale?

Enisa: “Jam në një njohje. Është 25 vjeç por nuk rri në Shqipëri”.

Ronaldo Sharka: Me çfarë merret?

Enisa: “London Boy”, (çun Londre)”.

Ronaldo Sharka: Paske goditur në shenjë. Ku e njohe?

Enisa: “Ndërkohë që unë isha në Itali tek mami dhe po kujdesesha për të, edhe ai kishte të njëjtin rast dhe kështu ndodhi. Ai jeton në Londër dhe vazhdojmë kontaktin. Më kishte ndjekur në “Për’puthen” dhe më tha “pse vetëm qaje”.

ΡërΙeshje me αrmë mes bandaνe në Gjakovë

Ditën e djeshme, rreth orës 20:19, Raportohet një përleshje me armë mes bandave në Gjakovë. Policia e Kosovës, ka njoftuar për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, bënë të ditur policia.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara, nuk raportohet për të lënduar.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar, si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Kjo është e reja që u aksidentύa për νdekje në Prrenjas-Qafë Thanë, ρolicia liroi shoferin e dehυr

Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.

Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

Ata po qëndronin në këmbë para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin i cili i mori përpara.

Kryefamiljari i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.

Kush është shqiρtarja që fshehu αksidentin me dy të νdekυr në Kroaci(Emri)

Një aksident i rëndë trafiku, ku vdiqën vëlla (21) dhe motër (19) në zonën e Ratacit në Kroaci, është mbajtur i fshehtë nga një shtetase shqiptare.

Media kroate Dubrovnik INsider raporton se bëhet fjalë për Klevisa Ymeri.

Dy ditë më parë, një shtetase shqiptare 29-vjeçare është dënuar me masën e paraburgimit një muaj për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale. Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afër Sllanos.

Advertisements

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur 29-vjeçarja shqiptare, e cila drejtonte një veturë me targa sllovake, ka filluar të parakalojë në mënyrë të paligjshme mjetin përballë saj, gjë që ka sjellë përplasjen kokë më kokë me një makinë me targa Makarska, i drejtuar nga ana e kundërt nga një shtetas kroat 21-vjeçar.

Dubrovnik INsider thekson se Ymeri ishte duke vozitur një fuoristradë BMW dhe jo zyrtarisht ka marrë vesh se në një moment ajo po udhëtonte me shpejtësi gati 170 km në orë.

Viktor Xherek, vëllai i Stjepanit dhe Katarinës, të cilët humbën jetën një këtë aksident, ka treguar se si ndihet pas tragjedisë.

Sipas mediumit kroat, Klevisa Ymeri u bë e njohur për publikun dy vjet më parë kur ajo vendosi të surprizonte një shok që ndodhej në burg në Trento të Italisë.

Ajo së bashku me shoqet i është afruar burgut dhe ka ndezur altoparlantët dhe fishekzjarrë.

Ymeri ka profile në një sërë rrjetesh sociale, ku jep këshilla për grimin. Ajo ka 33 mijë ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14 mijë në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura./Telegrafi

Pas dαΙjes nga shtëρia e “Big Brother”, Ledjona bën ndrγshimin drastik në pamje(Foto)

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj.

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, si dhe ka shtuar gjatësinë, duke marrë një pamje krejt të re.

Pas postimit në rrjetet sociale, duket se fansat e saj e kanë pëlqyer shumë këtë ndryshim, duke i lënë komente pozitive

“Më përqafohesh e më ρuthesh me…”/ E la vetëm pasi u eΙiminua, Ilnisa i dërgon mesazh në shtëpi Meritonit, këngëtari shρërthen në lot(Video)

“Big Love” është rikthyer edhe këtë edicion të “Big Brother Vip”, duke ju mundësuar t’i dërgoni dhurata dhe mesazhe banorëve tuaj të preferuar.

Banorët brenda shtëpisë kanë mundur të lexojnë disa nga këto mesazhe ditën e sotme, dhe një prej tyre, që ra më në sy, ishte mesazhi që Ilnisa i kishte dërguar Meritonit.

“Këto ditë po fle pak. Por dua të dish që jam aty dhe ti je me mua. Edhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq sa dhe shumë më mungon. Mos harro se loja e shahut nuk do lëvizje spontane. Anaisi sot ka ditëlindjen, mbush 11 vjeç.”– ishte mesazhi i Ilnisës.

“Urime Anaisit, edhe 100! Ishallah jemi të gjithë bashkë. Ti je njeriu më i rëndësishëm për mua, më ka marrë malli shumë, për erën të nde që të puth, je fryma ime! Faleminderit!”– u përgjigj Meritoni.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=56307b92-0f0f-47ad-afea-882fb18551f5&ig_mid=2F837451-4A76-4A7A-A205-AD2D3C60DE9D