Kur hγri në “BBV3” rrëfeu se është beqαre, Sara K zbυΙόn të dαs hυrin

Sara K është surprizuar nga një person sekret mbrëmjen e djeshme. Ai i ka dërguar asaj një tufë me trëndafila dhe banorët e tjerë kanë filluar të aludojnë se kush mund ta ketë sjellë. Ka qenë Roza ajo që e ka pyetur Sarën se kush është adhuruesi sekret, duke nënkuptuar se mund të jetë i dashuri. Mimikat e Sara K e konfirmuan se ajo ka një lidhje jashtë, ndërkohë që kur hyri në fillim ajo i tha Ledionit që është ‘single’.

Roza: Adhuruesi yt sekret është vërtetë sekret apo ti e di kush është?

Roza: Po çfarë shenje horoskopi është adhuruesi yt sekret? Ti je Peshqit, unë mendoj se ai është Akrepi.

Sara Karaj qesh në shenjë konfirmimi, duke aprovuar që ai është një Akrep.

Roza: Akrepat janë shumë protektivë dhe territorialë për partneren. Ai ka dashur t’jua bëjë të qartë të gjithëve atje jashtë që është e imja.

Ledioni ngec gjatë ‘Ρrime’-it, Jul Deda ia ρlas në sy: Aha, s’ qenke për këtë ρunë

Jul Deda duket se i është ‘hakmarrë’ Ledion Liços gjatë prime-t të djeshëm në “BBV3”.

Prime-in e së shtunës, Ledioni e ngacmoi Julin për deklaratën e tij të vjetër, ku e konsideronte “Big Brother-in” emisionin më amoral dhe i dëmshëm, ndërsa sot aktori ka përfituar nga situata për t’i dhënë një kundërpërgjigje Ledionit.

Teksa moderatori po përpiqej të sqarohej me Eglën për fjalorin e saj të papërshtatshëm, aktorja i ka kërkuar Ledionit ta sqarojë më mirë pasi nuk po e kupton.

Ledioni nuk dinte nga t’ia niste pasi nuk kishte si ta shpjegonte ndryshe dhe në këtë moment ndërhyn Juli ku i thotë: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë (e Big Brother)”.

Këto fjalë të Julit, duket se nuk janë dëgjuar nga Ledioni pasi nuk ka patur një reagim.

https://streamable.com/e/hz9nyq?quality=highest

“Dυkem si bυdallaqe! Ka dyshime të mëdha tek unë”- Zgjati vetëm pak javë, ρërfundon romanca mes Heidit dhe Romeos! Dy banorët e BBV i japin fund Ιidhjes

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baci duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Dyshja kanë marrë vendimin për t’u ndarë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një rikthim mes tyre.

Heidi ka pretenduar se Romeo ka vendosur në dyshim ndjenjat e saj, duke shtuar se është shumë e rëndë për të që aktori nuk e beson.

“Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja. Por në momentet e para që kam pasur konflikt me Heidin, ka qenë te loja me buton. Unë doja përgjigje dhe kjo më mërzit”, iu drejtua ai.

Pjesë nga diskutimi:

Heidi: Qëkur u zumë herën e parë, aty Romeo më vuri në dyshim total. Që atëherë, sado që i kam thënë se situata ishte shumë më e cekët se aq, gjithë këto ditë ndjej që ai ka dyshime të mëdha te unë. Dhe ma ka thënë. Thotë që sado mundohet ta kalojë, unë ja rikthej. Por unë nuk e bëj që të ndihet keq ai, por që të flasim. Prandaj e kam pyetur, jo për t’i bërë ndonjë dëm. Doja vetëm shpjegime dhe kaq. Nuk do të thotë vëzhgim siç e ka marrë shabllon. Unë e ndjej që është ndryshe edhe pyes. Nuk është se dua ta lëndoj… Ishte shumë e rëndë për mua që të më thonë që s’më beson më.

Romeo: Duke u munduar të mos lëndosh të tjerët, e sheh duke lënduar veten. E kam të vështirë të flas për Heidin, sepse është njeriu më i dashur që kam këtu brenda. Për mua është shumë e vështirë. Është shumë shumë e vështirë. Këtu ka kamera nga do. Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja. Por në momentet e para që kam pasur konflikt me Heidin, ka qenë te loja me buton. Unë doja përgjigje dhe kjo më mërzit.

Heidi: Jo përgjigjet i merr.

Romeo: Unë nuk mund të kem kurrë dyshim te njeriu i zemrës që po më lufton, po më vëzhgon. Unë s’e mendoj kurrë. Mund të ketë forma të tjera. A po të vëzhgoj unë ty? Dmth po luan në mbrojtje dhe unë jam në sulm. Unë mendoj se çdo gjë është OK. Deri në momentin që nga hiçi…

Heidi: Dmth ti nga butoni nuk ke ndryshuar fare?

Romeo: Kam ndryshuar. Është lojë.

Heidi: Nuk është lojë.

Romeo: Ti do t’i nxjerrësh nga një anë? Ne i komplikojmë. Gjërat janë të thjeshta. Ose më do, ose jo. S’kam fokus në asnjë vend tjetër.

Heidi: Sepse ti nuk e pranon që ke ndryshuar dhe dukem budallaqe unë. Nuk ta them ashtu.

Romeo: Ashtu e thua. Më duket sikur e thua nga hiçi. Ti ke dyshime te unë. Kupton apo jo? Jo unë te ty. Unë e kam shumë të vështirë komunikimin këtu në shtëpi, në këto momente tani. Kjo gjëja nuk është lojë. Unë e di që ka kamera dhe nuk do të doja kurrë që të isha shkaku që kjo goca të qante.

Heidi: As unë…

Romeo: Më lër të mbaroj. E vetmja gjë që më bën të ndihem keq në këtë shtëpi është kur unë mërzis Heidin. Kur më thonë që po i ushtroj presion Heidit më ngarkon akoma dhe më shumë. Unë nuk e dua këtë lloj gjëje. Nuk e kam vënë në pikëpyetje. E kuptoni në çfarë kushtesh jam unë? Unë nuk bëj një pyetje dot.

Heidi: Çfarë pyetje nuk bën dot? Jam unë ajo që s’bëj dot pyetje.

Romeo: Je sulmuar ti apo jam sulmuar unë?

Ra nga kati i shtαtë mbi tendën e një suρermarketi, fëmija 3-υjeçe jashtë rrezikut për jetën, dërgohet te “Traυma”

Një vajzë e mitur u rrëzua mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i apartamentit në qytetin e Durrësit, duke rënë mbi tendën e një supermarketi.

Mësohet se fëmija tanimë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Truamës në Tiranë.

LEXO EDHE: E rëndë/ 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë i apartamentit, e mitura ndodhej në ballkon me prindërit

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa vajza 3-vjeçare ndodhej në ballkon së bashku me prindërit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Vrαsja e Pëllumb Metës/ “Është shumë e rëndë që të katërt fëmijët të urrejnë ρrindin”, aυokati i njohur zbυlon detajet: Kjo më lë dyshime se…

Duke folur në një emision televiziv , ai u shpreh se nuk mendon se arsyet e vrasjes horror, janë ato të ‘servirura’ deri më tani, që i adresohen konflikteve për pronës, etj. Ai thotë se pas kësaj ngjarjeje dhe këtij inati të mbledhur të fëmijëve dhe gruas nga kryefamiljarët, ka një tjetër arsye, që duhet hetuar.

“Shikoj një mllef të madh që nuk është i momentit, por është prej vitesh. Duhen hetuar shkaqet, pse ka qenë kjo ngarkesë negative ndaj kryefamiljarit dhe këtu duhet ta nisë hetimin organi i akuzës. Prona duhet marrë si pistë, por nuk duhet hequr dorë nga akumulimi shumëvjeçar i mllefit ndaj të ndjerit. Shkaqet për mua si avokat, janë krejt ndryshe nga ato që hidhen në tregun mediatik dhe koha do të më japë të drejtë.

Nëse kjo do faktohet, do dënohen me burgim të përjetshëm një ose dy persona, sepse është krim në familje dhe është i paramenduar. Nëse do ishte krim nga gjaknxehtësia, mund të dënohej me 20 vite burg. Në këtë rast ky krim dënohet me burgim të përjetshëm por para dënimit duhet zbardhur në rrënjë arsyeja. Është shumë e rëndë që të katërt fëmijët të urrejnë prindin. Kjo më lë dyshime që të mendoj se ishte një pronë në mes që donin ta shisnin”, u shpreh ai.

Vrαnë babain dhe inskenυan ngjarjen: Dalin ραmjet kur fëmijët e Pëllυmb Metës qarkullojnë me makinën e të atit pas krίmit (Video)

Kjo është makina tip Citroen e të ndjerit Pëllumb Meta 49 vjeç që del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij. Automjeti drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, të cilët vunë në zbatim planin për të inskenuar krimin.

Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet e një kamera sigurie që i përkasin datës 11 shkurt 2024, ku në rrethrrotullimin e Shëanavlashit në Durrës në orën 5:17 shfaqet automjeti Citroen me targa AA 180 YO në pronësi të Pëllumb Metës. Ky episod është regjistruar 14 orë pas vrasjes së Pëllumb Metës brenda banesës së tij.

Makina besohet se drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, Hyseni ose Amarildo. Në versionin e fundit në gjykatë, vajza e viktimës, Hygerta Meta deklaroi se makinën e drejtonte ajo. Por hetuesit nuk janë në gjendje ta përcaktojnë saktë për shkak të errësirës.

Mjeti ishte drejtuar për tek Sektori Rinia, aty ku dhe u gjet nga policia. Makina ishte lënë qëllimisht aty për të krijuar idenë se Pëllumb Meta ishte zhdukur, alibi kjo që u përdor nga djali i madh i tij Hyseni, i cili bëri dhe kallëzim në polici për zhdukjen e babait pas vrasjes.

Pak minuta pasi në kamerat e sigurisë shfaqet makina e viktimës, në orën 5:21 duket edhe një makinë tjetër, Audi A8 ngjyrë e zezë në pronës të S.B., komshi i familjes Meta.

Mjetin ja mori në përdorim Hysen Meta, i cili ka deklaruar se në deejtim ka qenë vetë.

Pronari i Audit ka thënë para hetuesve se shoku i tij Hyseni i kërkoi ta shoqëronte diku sepse donte të fshihte një armë.

Por me makinën Audi u mor njëri nga fëmijët e Hysenit në Sektorin Rinia, pasi kishte braktisur aty mjetin e babait, tip Citroen.

Për vrasjen e Pëllumb Metës janë në burg 3 fëmijët e tij; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë.

Video Player

“Më dhυnuan”, Princ Leka denoncon në ρolici ish-bαshkëshorten Elia Zahαria dhe babanë e saj

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë Princ Lekën dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Kjo e fundi akuzohet nga princi se e ka dhunuar, bashkë me babain e saj, Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Ρesë italianë rrahin brύtalisht shqiρtarin, e bëjnë për koma

MILANO – Policia në Itali, e koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos, ka zbatuar masën e arrestit me burg, të lëshuar me kërkesë të prokurorëve publikë të Departamentit VII, ndaj 5 shtetasve italianë me banim në Milano, të moshës 27 deri në 40 vjeç, ku njëri prej tyre dyshohet për veprën e rëndë penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Operacioni i policisë gjyqësore filloi pas sulmit të dhunshëm që pësoi 38-vjeçari më 29 mars 2023 në Via Monte Cengio dhe Via Monte Palombino, në Rogoredo. Personi i gjetur pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivët e policisë së Milanos, u transportua me urgjencë në spital dhe u shtrua në ambientet spitalore me prognozë të rezervuar, në gjendje kome farmakologjike.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shumta të fytyrës dhe kafkës, me hemorragji cerebrale të përhapur, viktima iu nënshtrua dy operacioneve delikate kirurgjikale, të cilat i shmangën vdekjen.

Rindërtimi i mëpasshëm i episodit të rëndë kriminal ishte rezultat i një veprimtarie hetimore intensive dhe komplekse të kryer nga seksioni i Krimeve kundër Personave të Policisë të Milanos nëpërmjet aktiviteteve teknike, analizave të videove të shumta dhe marrjes së deklaratave nga persona të informuar për faktet. Veprimtaria hetimore, aktualisht në fazën e hetimeve paraprake, ka bërë të mundur identifikimin e saktë të fazave të spikatura të atentatit dhe zbulimin e një sherri të mëparshëm, teksa shqiptari dhe italianët në një rast kishin nxjerrë thikat.

Dhuna ndaj shqiptarit mësohet se ka qenë ekstreme, duke bërë që ai të jetë shumë pranë vdekjes.

(BalkanWeb)

Shqiptarja zgjidhet ρedagogia më e mirë në universitetin italian, dαsma e saj me υeshje poρullore bën bυjë

Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë.

Sakaq, së fundmi, Erisa ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer gjithçka, nga fillimet në Shqipëri, studimet në Itali dhe deri te puna aktuale.

“Unë besoj që Shqipëria ka qene gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qene shumë të veçanta, edhe pse shqiptaret nuk kanë qene shumë të dalë.

Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë theksohet që ne kemi pasur teknika më ta avancuara. Ndaj mendoj që bindjet tona duhet të kenë më shumë zë.

Jam shumë e lumtur që kur ia tregoj të tjerëve, ata i pranojnë. Madje, edhe kur kam ndonjë nxënës shqiptar ia tregoi me shumë dëshirë”.

Më tej, Erisa u ndal dhe dasma e saj dhe festa që ka organizuar në sheshin e Venecias e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

“Bashkëshorti është shqiptar dhe është shumë i lidhur. Ai ishte DJ në diskotekat italiane, ndërsa që kur më njohu mua është DJ në festat shqiptare. Atij iu bë shumë qejfi se unë e nxora në mes të Venecias. Ishte diçka shumë e veçantë për të gjithë”.

‘Shqiρtarët, protagonistë të Paυarësisë së Greqisë, 90 nga 100 heronj ishin arυanitas!’ Diskutohet botimi i Arben Llallës: Historia greke e rreme

Me rastin e aktiviteteve të mbajtura për 80-vjetorin e masakrave ndaj popullsisë çame, është prezantuar këtë të hënë botimi i studiuesit Arben Llalla “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re”.

Në vazhdë të aktiviteteve të mbajtura me rastin e 80-vjetorit të masakrave ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shoqata “Çamëria” ndalet këtë fillim jave tek arbëreshët e Greqisë. I sjell në vëmendje përmes botimit “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re” që studiuesi Arben Llalla ka shkruar.

“Libri i Llallës flet me fakte, na e tregon ndryshe historinë e rreme greke, se shqiptarët arbëreshë, arban, çamët etj., janë vendas të vjetër, dhe në Greqi kanë shkuar gjatë shekujve IX-XIII”, shprehet kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria Liljan Idrizaj.

Në praninë e studiuesve, figurave politike e të fushave të tjera, flitet për rolin kyç të arvanitasve në Pavarësinë e Greqisë, që ky libër nxjerr në pah.

“Siç thuhet në libër, 90 nga 100 heronjtë e kohës janë shqiptarë arvanitas dhe gjuha arvanitase ishte shqipe e vjetër. Llalla shtjellon në libër më gjatë për rregulloren e flotës greke në gjuhën shqipe dhe se akademikë, kryeministra, presidentë etj., janë formuar nga arvanitë, çamë, epiriotë, pra nga shqiptarët”, thotë më tej Idrizaj.

Autori, tregon si nisi ti grumbullojë këto materiale në Greqi ku emigroi.

“Unë kisha emigruar në Greqi si shumë shqiptarë, por Dritëro Agolli më lidhi me studiuesin Aristidh Kola dhe që atëherë unë nisa t’i grumbulloj këto materiale”, tregon studiuesi Arben Balla, autor i librit.

Rrëfen më tej, se gjatë viteve ’93-2004 pati mundësi të studiojë mbi arvanitasit e Greqisë dhe të hulumtojë më gjerë mbi këtë temë.

“Në fillim vitet ‘2000, pasi kisha grumbulluar disa materiale, doja t’ia bëja dhuratë Akademisë pasi unë isha edhe shumë i ri në moshë. M’u përgjigj sekretari në atë kohë, duke më thënë që i kishin. Pas kësaj takova studiuesin çam Ibrahim Hoxhën dhe ai më tha: “Ke dy rrugë, ose t’i dorëzosh në Ambasadën Greke për pak dhrami, dhe ata t’i groposin shtatë pashë nën dhe, ose t’i mbash, t’i pasurosh, t’i studiosh e pse jo të jenë të botuara. Kështu nisi rruga ime si studiues”, thotë më tej Llalla.

Libri gjendet tanimë i përkthyer edhe në gjuhët greke dhe atë angleze, deputeti Shpëtim Idrizi, vlerëson kontributin e Llallës për t’i dhënë zë çështjes së arvanitasve.

“Llalla ka qenë një zë i fortë me botimet, shkrimet e tij, pasi shtetet me propagandë të madhe përmbysin të vërteta shumë të mëdha”, tha deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Botime, të tilla siç thotë ai duhen vlerësuar, si pika përbashkuese mes Shqipërisë e Greqisë.

“Ky libër shërben edhe për ta ftuar Greqinë që gjithë këto figura shqiptare që kanë luftuar për Pavarësinë e Greqisë t’i shohim si ura të përbashkëta, jo siç i shikon Greqia si mure e barriera që nxisin racizmin”, thotë më tej Idrizi.

Shoqata “Çamëria do të vijojë të kujtojë gjenocidin ndaj popullsisë çame dhe me të tjera aktivitete./ReportTv