E rëndë në vend/ 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë në sytë e prindërve. Policia jep detaje për ngjarjen

Një e mitur ka rënë nga kati i shtatë i një apartamenti në Durrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Tre shqiptarë kapen në “shtëρi bari” në Britani, do ρrodhonin kanαbis me vlerë 2.8 mln paund

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Bradford Crown në Britani pasi u kapën duke u kujdesur për lëndë narkotike në një shtëpi të “sofistikuar” kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burgim, shkruajne mediet e huaja.

Tre shqiptarët të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u kapën mat duke u kujdesur për lëndët narkotike të cilat mendohet se arrinin vlerën prej 2,8 mln paund.

Të pandehurit pranuan akuzën e prodhimit të kanabisit. Ata thanë para Gjykatës se u detyruan të punonin në shtëpi bari për të paguar borxhet që kishin.

Pas përfundimt të dënimit tre shqiptarët do të dëbohen automatikisht nga vendi. Është vlerësuar se bimët mund të prodhonin më shumë se 280 kg kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund nëse do të shitej

Pasha, 24 vjeç, ishte burgosur më parë në vitin 2022 për prodhim kanabisi, ndërsa të pandehurit e tjerë, 33-vjeçari Shira dhe 40-vjeçari Zeqo, nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm./albeu.com

“Vαjzës i gjeta të prera në krαhë”, Julia rrëfen arsyen trόnditëse pse u lαrgua nga Shqipëria (Video)

Në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë, aktorja e njohur Julia Ilirjani ka rrëfyer sot arsyet që e kanë detyruar të largohet nga Shqipëria.

Siç tregon ajo është larguar drejt Anglisë kur kuptoi se vajza e saj bullizohej në shkollë dhe për këtë arsye kishte tentuar edhe t’i jepte fund jetës. Në krahët e saj ajo ka gjetur shenja të prerash.

“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë . Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën. Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja”, tregon ajo.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3d68a291-d36a-4320-8be1-a527a0a58282&ig_mid=A1A98762-C000-4912-9464-B013E4C5CE51

Mediat britanike ρυblikojnë fotot: Këta 3 shqiptarë kërkohen për υrasje, 10 mijë ρaund për këdo që jep informacion

Mediat në Britani kanë publikuar fotografitë e tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Leamington Spa, një vit më parë.

Ata janë Kevin Vucini, 25-vjeç, Brigen Carrica “Qarrica”, 21-vjeç dhe Rrezon Cengu 22-vjeç, të cilët kërkohen urgjentisht nga hetuesit britanikë për t’iu përgjigjur pyetjeve për vrasjen e ndodhur në orët e para të së enjtes, 10 gusht 2023.

Autoritetet britanike kanë vendosur edhe një shpërblim prej 10 mijë paund (për secilin) për këdo që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Ata janë të dyshuarit kryesorë në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Ben Daly.

E ρazakontë në Durrës/ Vαjzën e hedhin nga kati i dγtë i një hoteΙi (VIDEO)

DURRËS – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një vajzë të re e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë. Vajza nuk ka asnjë lëndim.

Ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personit të arrestuar.

(Balkanweb)

Mediat greke: Fredi BeΙeri mund të kαndidojë për eυrodeputet nën siglën e ρartisë Demokracia e Re

ATHINË – Mediat greke vazhdojnë që të raportojnë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Gazeta helene “Parapolitika” shkruan se Beleri mund të kandidojë për eurodeputet nën siglën e partisë Demokracia e Re të Kyriakos Mitsotakis. Sipas asaj që shkruan media e vendit fqinj, kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të Greqisë. Por, nuk ka asgjë konkrete deri më tani dhe Fredi Beleri është i burgosur në Shqipëri nën akuzën e shit-blerjes së votave.

Shkrimi i medias greke Parapolitika:

Kyriakos Mitsotakis duket se ka surpriza në përzgjedhjen e tij, përveç atyre që priten, sa i përket kandidatëve “blu” të zgjedhjeve europiane. Për shembull, sipas rubrikës Big Mouth të powergame.gr, është hedhur në tryezë një ide që kërkon kandidimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, aktualisht i arrestuar. Ai pritet të kandidojë në Eurolistën e Demokracisë së Re. Përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të përforconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane.

Çfarë thotë rubrika ‘Big Mouth’

“Rritje të lëvizshmërisë është vënë re ditët e fundit në lidhje me formimin e fletës “blu” europiane, e cila më duhet të pranoj se ka filluar të marrë një ngjyrë të tillë që nga dje, pasi deri më tani ishte diçka mes jeshiles dhe të bardhës. Siç mësoj, kryeministri Mitsotakis, përveç kandidatëve që priten, duket se ka edhe disa surpriza në zgjedhjet e tij. Për shembull, një ish-ministër dhe deputet aktual i ND-së, një nga ata që lëvizin djathtas, më tha se një ide shumë e mirë do të ishte pjesëmarrja në Eurolistën e ND-së e kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Siç më tha i njëjti person, përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të forconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane”.

(Parapolitika – BalkanWeb)

Shkυrte Fejza dhe Ilir Shaqiri kυmbojnë në Kuvendin e Kosovës, këndojnë për 26-υjetorin e Epoρesë së Ushtrisë ÇΙirimtare

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në çelje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari.

Në seancën solemne prezentë ishin Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.

Video Player

‘S’do e hαrroj kυrrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiρtarin

2 fitore në 12 ndeshje në 2024 shënoi Interi kundër Genoas ku protagonist absolut ishte edhe shqiptari Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.

Për Asllanin, i cili u shërbyer nga Alexis Sanchez në minutën e 30, ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me Interin. 21-vjeçari, i cili për 4 ditë bën 22, luajti ndeshjen e tretë si titullar edhe për shkak të mungesës së Calhanoglus, ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta.

“E prisja prej kohësh këtë gol sepse jam tifoz i madh i Interit. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet ti qeras të gjithë shokët e skuadrës,”-u shpreh Asllani.

Edhe trajneri Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për Asllanin, duke u shprehur se ‘duhet të duartrokitet për performancën e tij, që edhe pse nuk ka luajtur shumë bëri një ndeshje shumë të mirë’.

Falë golit të realizuar mediat më të mëdha sportive në Itali, si ‘Gazzeta dello Sport’, por edhe ‘Corriere dello Sport’, kanë patur sot në faqe të parë Kristjan Asllanin, i cili është vlerësuar mesatarisht me notat 6.5 dhe 7.

Ndërkohë goli tjetër i Interit u realizua nga Alexis Sanchez, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Barella.

I ρυblikoi foto ρersonale një υαjze në rrjetet sociaΙe, e ρëson 40-vjeçari në Lushnjë

 Policia në Lushnjë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar, pasi dyshohet se i ka publikuar foto personale një vajze në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;

Italia υeriore goditet nga moti i acarte, hυmb jetën 16-υjeçari

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka pushtuar Italinë veriore.

Mësohet se i mituri u godit nga një ortek në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë.

Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit.

Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.