Detaje të tjera për vrasjen në Korçë. Autori dhe υiktima kishin… Pista ku po heton ρolicia

Ende nuk dihet saktësisht motivi i vrasjes që u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës ku mbeti i vrarë Emiliano Pine allias Jorgo Prifti, ndërsa autori i ngjarjes, shtetasi, Ilo Lluka më pas kreu vetëvrasjes.

Policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri tjetrin.

Në vendin e ngjarjes sipas burimeve nga policia janë gjetur 4 gëzhoja dhe dyshohet se viktima mund te jetë qëlluar rreth 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë si fillim dhe me pas për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

2f0ec79d 5903 4228 Ab26 C362756b716a
0660be2d 894e 4a58 B1e8 1d4eaa669de4

23-vjeçarja shqiρtare “ρυshton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jam shumë krenare

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën.

Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja.

Burimi: Abc News

Shqiρtari që fitoi Doktoratυrën që 17-vjeç dhe ndërtoi hekυrudhën moderne në Austri

Karl Gega, prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Karl Gega lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore dhe inxhinierike. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik.

Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno).

Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë.

Njohuritë nga kjo ekspeditë Gega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Gega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Gega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase.

Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë.

Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

Çele-Kulla e ndërtuar nga tυrqit me 952 kafka shqiρtarësh në Nish! Si e shiti bajraktari serb Millosh Obrenoviç kreun e kryengritjes, kelmendasin Gjergj Enkel Pjetri.

Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë. Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks (vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin,

me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Millosh Obrenoviç, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane. Millosh Obrenoviç vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.

Burimi: https://www.albertvataj.com/…/cele-kulla-e-ndertuar…/

Në hαρat e nënës së ndjerë, djaΙi i Hυeyda El Saied befason me ρerformancën LIVE!

Bashkëshorti i balerinës së njohur shqiptare Hueyda El Saied, Thierry Grosjean i është përkushtuar në maksimum zotimit të bërë artistes së ndjerë, aq te dashur për publikun shqiptar: përkujdesjes ndaj djalit të saj, Gabrielit, të cilin e ka adoptuar tashmë.

Së fundm ai ka ndarë një video të Gabrielit i cili duket se ka trashëguar nga talenti i nënës së tij. Vogëlushi shihet aty duke performuar LIVE në një lokal dhe talenti i tij është surprizues.

View this post on Instagram

A post shared by Thierry Grosjean (@thierry_grosjean_)

Hueyda El Saied humbi betejën me jetën për shkak të kancerit të gjirit rreth dy vite më parë. Por ajo u largua në paqe me bindjen se të birin e ka lënë në duar të sigurta.

Thierry tregon qarte se ka nje kujdes te jashtëzakonshëm për të.

142 VITE MË ΡARË, NJË KËNGË ARVANITE 1882 /SHΡËRNDAJENI

Thikëza mahjere ku je?
jam aprapa kucarit.
Kucari ku ë?
e dogji zjarri.
Zjarri ku ë?
e shuaiti lumi.
Lumi ku ë?
e pitin qetë.
Qetë ku vanë?
Vanë e shitin melët.


Melët ku ë?
E hëngri zogu.
Zogu ku ë?
është mbi ferrit.
Ferri ku ë?
E hëngri dhia.
Dhia ku ë?
E hëngri ulku.
Ulku ku vate?
Vate mbë qishë
dualli pa këmishë,
vate mbë krua
çoi një grua,
ç’e rrëmbei me një thua
e, e shtu ndë një përrua….
Nga Shpetim Çela

Krimi tronditës në Korçë, dalin ραmjet e dy υiktimave (Foto)

Janë siguruar fotot e dy të viktimave në Korçë.

Sipas policisë shtetasi Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine, banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, ka vrarë veten me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.

Të bυrgosurit υrapojnë drejt vendngjarjes, ρυblikohen momentet e frikshme kur Mjacaj ekzekυton Arben Lleshin në qeli (Video)

Në këtë foto kur ora shënon 13:51, shfaqen imazhet e jashtme të godinës B të burgut. Kamera është e pozicionuar larg dhe pamja nuk është e qartë. Në fushat e ajrimit konstatohen disa të burgosur.

Në fashën kohore nga ora 13:51 e 39 sekonda deri në 13:52 e 13 sekonda në disa imazhe hap pas hapi të shkëputura nga kamera, konstatohet se të burgosurit që ishin në ajrim, hedhin vështrimin drejt godinës B, dhe afrohen për të parë çfarë po ndodhte. Këto, janë momentet kur kanë ndodhur të shtënat pranë dritares së qelisë numër 12, në sektorin 2, katin e parë, godina B.

Saktësisht në orën 13:52 e 15 sekonda, nga kqyrja e kësaj kamere grupi hetimor ka konstatuar se në largësi shfaqet përballë i dënuari Sokol Mjacaj. Ai sapo ka kryer krimin duke ekzekutuar Arben Lleshin dhe plagosur aksidentalisht Indrit Shaqjan. Pamja është e paqartë për shkak të rrjetës me tela dhe një tende metalike. Ai konstatohet sipër vendshërbimit dhe po drejtohet për nga sektori i takimeve.

Indrit Dubali: “Në ato momente pashë që u kthye mbrapsh i burgosuri Sokol Mjacaj me një armë në dorë dhe ma drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armën më tha: “Hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras”. Nën kërcënimin e armës u detyrova hapa derën, pasi u tremba dhe u hutova. Në momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendit ku bëhen takimet dhe kuzhina. Vrapova mbas tij me 2 të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqja i cili ishte i plagosur gjatë ndjekjes dhe Tomorr Çaushi.”

Çaushi, një i dënuar përjetë për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje, ishte mik i viktimës Arben Lleshi. Ai u vu në ndjekje të Mjacajt për tu hakmarrë aty për aty. Qelia ku ndodhi vrasja ishte e Shaqjas dhe Ilir Xhakjas, i njohur si i forti i Shijakut. Ai, është i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj në krye të detyrës. Qelia e Arben Lleshit ishte në të njëjtin korridor, përballë asaj ku ndodhi vrasja ku vuanin dënimin Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Shaqja: “O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare te zgara se kam për ti thënë dicka, ku jam kthyer dhe kam parë në corridor të sektorit Arben Lleshin, e kam thirrur se të kërkon Sokol Mjacaj në dritare për të thënë dicka. Aty është futur Arben Lleshi te dritarja dhe kam dëgjuar krisma”.

Mjacaj qëlloi të 5-të plumbat që kishte pistoleta. Plumbi që e preku në qafë rezultoi vdekjeprurës. Ndërkohë, plagosja e Indrit Shaqjas mendohet se ka qenë aksidentale. Ai është dëmtuar lehtë por nuk ka pasur plumb në trup. Shaqja, ka qenë shok me Sokol Mjacajn siç zbulohet edhe në dëshmi. Kjo, ka bërë që grupi hetimor të vlerësojë me kujdes dëshmitë e tij. Miqësia mes Mjacajt, Shaqajt dhe kapobandës së Shijakut Ilir Xhakja, konstatohet edhe në dëshminë e autorit të vrasjes. Madje, ai thekson se arsyeja pse këmbëngulte të afrohej në sektorin e Arben Lleshit, ishte shoqëria me Xhakjan dhe Shaqjan, në dhomën e të cilëve ndodhi vrasja. Ai thotë se viktima Lleshi, e pengonte për transferimin duke hapur fjalë se kërkonte ti bënte keq dikujt.

Mjacaj: “Arben Lleshi këto fjalë i hapi nga hiçi sepse unë nuk kisha asnjë plan për ti bërë keq dikujt. Nuk e di përse e bëri por arsyeja që unë doja të shkoja në një nga ato sektorë është pasi unë aty kisha disa të njohur si shtetasit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja të cilët i kam njohur në IEVP FUSHË-KRUJË Me Indrit Shaqja kam qëndruar 8 muaj në një dhomë atje dhe kam pasur raporte të mira”.

“Personazhe të cilët thuajse janë ambientuar me jetën në burg, e vështirë që organi procedues të përdorë mekanizma si pendimi për më shumë të dhëna a shkohet te roganizatorët, e vështirë”– u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
“Rregulli dhe ligji disiplinojnë rapotin e dënuarve me botën e jashtme por jo marrëdhëniet mes tyre, këto rregullohen me rregullat e burgut që të dënuarit vendosin për të krijuar raporte mes tyre. |Padiskutim që këto vende të vuajtjes dënimit kanë dhe hierarki të komandimit ose organizimit”- u shpreh Kreshnik Hajdari, pedagog.

https://www.facebook.com/insidestory.tch?ref=embed_video

Vëllai i PëΙΙυmb Metës: Βlerina më ka vrarë dhe nënën, υdiq ρapritur

Vëllai i Pëllumb Metës ka hedhur dyshime duke thënë se vëllanë e vrau bashkëshortja e tij, Blerina Meta. Ai theksoi se për këtë të fundit është i bindur se ka vrarë dhe nënën e tij pak vite më parë.

Mes tjerash ai tregoi se familja e tij me familjen e të vëllait Pëllumb Meta, nuk kishin hyrje dalje dhe sipas tij shkak për këtë është bërë po Blerina.

Vëllai i viktimës tregoi dhe rastin kur Blerina kishte ikur nga shtëpia e burrit dhe kishte shkuar të shtëpia e prindërve për t’u kthyer pak ditë më vonë.

“Nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur burrin. Ka dashur t’i vras të dy. Se ca halli ka pasur nuk e di. Nusja e Pëllumbit nuk na respektonte. Vëllai nuk është ankuar asnjëherë për nusen.

Nuk kam shkuar për t’i bashkuar. Më erdhi vëllai dhe më tha se nëse ka shkuar Blerina te shtëpia ime, i thashë jo. Më tha se ka ikur nga shtëpia. Nëna ime vdiq atë vit, ato muaj. Unë jam një milion % se ajo e ka mbytur, më iku nëna tak tak. Tha do ta gjejë.

I thashë përveç shtëpisë së vet nuk ka ku të shkojë tjetër. Unë i thashë vëllait mos shko me e marrë. Shkova te shtëpia e miqve, kishte fejuar vëllanë nusja e Pëllumbit. Kur na përcollën nëna e Blerina Metës, na tha hë se nuk e keni njohur ende.

Blerina erdhi pas disa ditësh në shtëpi. Nuk kishim hyrje dalje familjare, vëllai nuk dilte prej gruas. Nusja na shmangu të gjithëve. Shtetit i bëjë thirrje. Unë për vete dyshoj vetëm tek e ëma”, – tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas.

Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

Vrαsja e Pëllumb Metës ende e pazbardhur, ρersoni që e qëlloi ka një gjαtësi prej …

Vrasja dhe groposja në kasollen e bagëtive e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij është një ngjarje e rëndë që tronditi Durrësin dhe gjithë vendin.

Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron. Ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.

Policia ka sekuestruar pamje filmike, ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 m i gjatë.

Viktima është vrarë me tre plumba.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit, bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit, mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta, prandaj janë kryer përgjime. Por, ende nuk është prerë urdhër-arrest ndaj saj.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta akuzohet për asgjësim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori.

Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj.