BaΙΙkani zgjohet me tërmet të fυqishëm

Lëkundet Ballkani. Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit.

E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidh, dh ύnon dhe i jep drόgë të dashύrës 19-υjeçare shtαtzënë, e reja…

Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet i përfshirë në një ngjarje të rëndë. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.

Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan dje shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.
(BalkanWeb)

Dhυnoi dhe detγroi të dashυrën të abortonte, zbardhet identiteti i shqiptarit nga Fieri në Greqi

Zbardhet identiteti i shqiptarit që dhunoi të dashurën e tij shtatzënë, e cila nga dhuna humbi dhe fëmijën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.
(BalkanWeb)

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 22 Shkurt 2024

DASHI

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të merrni ‘’armët’’ në krah dhe të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata di jetë më e normalizuar.

DEMI

Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Sipas Horoskopit në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

BINJAKËT

Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.

GAFORRJA

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

LUANI

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot do afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund të keni një përkeqësim të vogël të situatës.

VIRGJËRESHA

Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur për eksperienca të reja mjafton që të përjetoni eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë tërësisht ndryshe, por plot ngjyra. Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe nuk duhet të pranoni të dilni me zor me dikë. Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin. Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.

PESHORJA

Sot do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk ua ka marrë mendja. Në fakt kjo sjellje nuk do ju çojë në rrugën e duhur. Nëse jeni në një lidhje mbajeni më pranë partnerin dhe mos e lini pas dore. Nëse ai fillon t’iu shmanget dhe të mënjanohet dijeni se po i dilni nga qejfi fale sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ende jeni beqarë mos u tregoni impulsive sepse do pendoheni për gjithë jetën. Sipas Horoskopi.vip, në punë nuk do ndiqni ritmin e duhur dhe nuk do i organizoni si duhet gjërat. Asgjë e mirë nuk pritet për ju. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

AKREPI

Hëna, Neptuni dhe Dielli do sulmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të humbni arsyen. Ju të dashuruarit do tregoheni dominues dhe shumë striktë me atë që keni në krah dhe kjo gjë ka për të sjelle debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Urdhra mos jepni sepse askush nuk do ju durojë dot. Ju beqarët do keni një ditë kaotike dhe pa asnjë mundësi të mirë. Në punë, nëse do ju duhet të shkoni në një mbledhje, mundohuni të merrni fjalën, por paraprakisht përgatituni çfarë do thoni. Gjeni mënyrën edhe për t’u shfajësuar për gabimet. Financat nuk do kenë aq te mira sa për të bërë investime.

SHIGJETARI

Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe përkëdhelje ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë që në orët e para të mëngjesit, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.

BRICJAPI

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shumë nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite partneri mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat është mirë t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

UJORI

Hëna do ju bëjë shumë mosbesues sot. Nga ana tjetër do e teproni edhe me ankesat çka mund t’i acarojë ata që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Do e pyesni veten për gjërat që doni të bëni më tej dhe mundet edhe të diskutoni më hapur me atë që keni në krah. Besojini ato që ai do iu thotë sepse ju do me të vërtetë shumë. Nëse jeni beqarë nuk do ja keni besën askujt dhe do keni frikë te hidhni hapa. Në punë mos kërkoni të realizoni gjithçka në një moment të vetëm sepse është e pamundur. Mos prisni as që dikujt t’i vijë keq dhe t’iu ndihmojë. Financat do jene me delikate se dje.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.

Trόnditëse – Sherr për ρronat, υëllai υret motrën dhe nipin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kumanovën, ku në fshatin Gabresh, vëllai i ka marrë jetën motrës së tij dhe djalit të saj.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të pazgjidhur për pronën.

Siç raportojnë autoritetet, 66-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij dhe dy djemtë e saj, duke i shkaktuar vdekjen asaj dhe një prej djemve, pra nipit të tij.

I plagosuri tjetër është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punjonjësit e policisë SVR i kanë hequr lirinë D.Gj (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri në drjetim të motrës së tij D.R( 63) dhe djemve të saj Zh.R (36) dhe T.R(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R dhe T.R, ndërsa Z.R me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

E rëndë/ Ishte në ndërtim e siρër, shembet ura, raportohet për dy të υdekur dhe disa të ρΙagosur (Video)

Të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Holandën lindore të mërkurën kur një pjesë e një ure në ndërtim u shemb, thanë autoritetet lokale.

“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.

Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.

https://twitter.com/i/status/1760290574362435944

“Nuk ka ftohtë ky? Është shqiρtar si unë”, momenti kur Erdogan heq shallin pas batυtës së Ramës (Video)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë.

Pasi këshilltari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë.

Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.

Pjesë nga biseda:

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?

https://www.instagram.com/_u/ediramaal/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d5d03c35-a514-441a-9d11-7dff6f36f7b5&ig_mid=ED59D55C-7FF5-4934-A34E-49974AF7EA3E

Grimieri i njohur SHOKON me dekΙaratën: Meritoni më kërkonte 4-she në hoteΙ… (Foto)

Make-up artisti i njohur Dario Doka ka lëshuar disa deklarata “bombastike” në profilin e tij në Instagram, duke sulmuar banorin e Big Brother Vip Albania 3, Meriton Mjekiqi.

Në disa postime të njëpasnjëshme Dario e ka quajtur Meritonin “shpifësirë”, “injorant” dhe “burracak”, ndër disa nga fjalët që mund të përmenden.

Nuk dihet se çfarë “acarimi” ka pasur grimieri me Meritonin, të cilin ai thotë se e njeh më herët, madje pretendon edhe se në një moment i ka kërkuar marrëdhënie me 4 persona në hotel.

“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan Dario ndër të tjera në Instagramin e tij.

Më tej, ai ka sulmuar edhe Bardhin, si dhe nuk ka ngurruar të komentojë gjerë e gjatë të gjithë banorët e tjerë, po me një sens të përgjithshëm negativ.

Dalin në dritë detaje të bυjshme nga υrasja e Liridona Ademajt, gazetari i njohur ngre dyshime të forta: Babai i Murselit ndërroi banesën dhe pronësinë e makinave një muaj para ngjarjes

Gazetari Ervin Dushi ka rrëfyer detaje të tjera në emisionin “Jetë Shqiptare” mbi vrasjen e Liridona Ademit vitin e kaluar në Kosovë.

Duke folur nga Suedia, Dushi theksoi se para se të ndodhte vrasja janë vërejtur shqetësimet në mënyrën se si është sjellë Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas Dushit, këto janë detaje tregojnë se Naimi ka qenë o pjesë e një gracke ose pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

“Nëse i referohemi edhe atyre bashkëbisedimeve që patën rrjedhur jashtë kamerës, duket qartë që kjo histori ka një mister aq të madh sa vetë Naimi mund të ketë qenë o pjesë e një gracke ose mund të jetë pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

Nuk janë të paktë zërat që tregojnë shqetësimet e Naimit në periudhën e fundit, në reagimet e tij, në komunikimet e tij.

Njerëz që janë të afërt me familjen tregojnë sa do kudo atë ftohjen apo shqetësimin që diçka është duke ndodhur në familje. E theksoj se këto janë jo zyrtare dhe nuk mund t’i marrim për bazë këto. Duke ndenjur dhe duke komunikuar me njerëz, duket qartë ka diçka që duhet me u përgjigj”, u shpreh Dushi.

Gazetari solli në vëmendje disa detaje, kur theksoi se 1 muaj para ngjarjes së rëndë, i ati i Naimit Murselit, Shaban Murseli ka ndërruar vendbanimin dhe pronësinë e makinave.

Sipas Dushit, këto janë indicie që duhet të shërbejnë për prokurorinë për të thirrur të atin e Naim Murselit.

“E dyshimtë është lëvizja që ka bërë babai i Naimit. Një muaj para vrasjes, ai ka ndërruar adresën, ka kaluar te djali tjetër duke ndërruar shtëpinë. Ndërkohë që ka qenë në të njëjtën ndërtesë me ta, ka ndërruar vendbanim. Kjo ka qenë lehtësisht për t’u gjetur pasi në Suedi mund të klikosh dhe të gjesh çfarëdolloj informacioni dhe mund ta blesh online.

Ky si informacion është tentuar të futet te publikimet që mund të mos gjendeshin lehtë. Kjo ngre dyshimet. Shabani ka ndërruar një banesë në nëntor të vitit të kaluar më 11 nëntor 2023 dhe ka shkuar te fëmijët e tjerë. Ky detaj tregon se ky ka dhënë indicie për prokurorisë që të rithërrasin edhe një herë Shaban Murselin. Ky është një detaj pse pikërisht kjo lëvizje.

Gjithashtu ka pasur lëvizje të makinave, u janë lëvizur pronësia e makinave, duke kaluar nga pronësia e Shabanit te fëmijët. Për prokurorinë këto duhet të shërbejnë si detaje pse pikërisht 1 muaj para se të ndodhte ngjarja kanë ndodhur këto lëvizje të dyshimta”, ka theksuar gazetari Ervin Dushi.

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin kokάinë dhe rrjeti i ρunonjësυe të s* ksίt (Video)

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë. Të gjesh kokainë në Tiranë është aq e lehtë sa të blesh cigare. ZËRI zbulon për herë të parë një rrjet taksish që shpërndajnë kokainë në kryeqytet.

“NARCO TAXI”, është një investigim mbresëlënës për fenomenin e panjohur që po ndodh në kryeqytetin shqiptar

Në dokumentar, i cili është fryt i një investigimi disamujor, faktohet me zë dhe me figurë, se si shoferët e taksive, të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë, janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës.

Në bisedat me bashkëpunëtorët, taksistët zbulojnë se sigurimi dhe shitja e kokainës është një fenomen i zakonshëm, ndërsa nuk mungojnë as ofertat për punonjësit e seksit, duke treguar edhe emrat e hoteleve ku do ofrojnë shërbimet e tyre.

Në dokumentar shfaqen taksistët duke i siguruar bashkëpunëtorit, kokainën, kontaktet me shitësit, e madje dhe i ofrojnë hapësirën e brendshme të makinës për të konsumuar lëndën narkotike.

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, taksistët konsumojnë edhe vetë kokainë, dhe më pas dalin në rrugët e kryeqytetit, duke u bërë burim aksidentesh apo ngjarjesh të tjera të rënda. /ZËRI

Video Player