Banorët e BBV tregojnë vendin më të çυ ditshëm ku kanë bërë dash uri(Video)

Të ndarë në grupe me nga 3 persona, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” kishin mbrëmë mundësinë që të ndanin me njëri-tjetrin dhe publikun detaje nga jeta e tyre.

Vëllai i Madh kishte përgatitur pyetje të ndryshme, të cilave banorët iu përgjigjën me radhë.

Pyetjes se “cili është vendi më i bukur dhe më i çuditshëm ku kanë bërë dashuri”, Ilnisa Agolli u shpreh se ajo “nuk shquhet për ekstravagancë”.

Ndërsa Julian Deda si vendin më të çuditshëm përmend gardërobën e shtëpisë. Nga ana tjetër Fation Kuqari thotë se kur ishte adoleshent ka bërë dashuri në një dhomë pallati ku kishte tela korrenti.

Ilnisa: Nuk shquhem për ekstravaganca. Kur do dike të duket çdo vend i bukur. Nuk kam një vend të çuditshëm, unë jam një natyre le ta quaj diplomate. Nuk kam një vend të çuditshëm se po ta doja do ta thoja.

Julian: Në krevat në mes të Parisit, vend të bukur domethënë. Ndërsa vend të çuditshëm të gardëroba e shtëpisë

Ilnisa: Po në një sobë të ndezur e kë bërë? Mendo ca situata

Julian: Ti shpik? Kjo është vendi më i çuditshëm që thashë.

Fation: Unë kam shumë vende të çuditshme, por po them një. Unë jam tip i çuditshëm kur bëhet fjalë për dashuri. Nuk më pëlqejnë gjerat normale, në krevat për shembull.

Fation: Ka qenë një moment, isha adoleshent kam qenë më çapkën. Ishim në lokal me shoqërinë. Duke u puthur nuk dinim ku të shkonim. Janë këto pallatet e Enverit që kanë një dhomë të vogël që janë këto telat e korrentit. Zbritëm aty poshtë dhe ishte momenti që nuk duhej humbur. Unë nuk e kam parë ca ka pasur aty brenda. Kur mbaroi gjithçka pashë që po mbahesha te tubat e korrentit. Ndërsa vende të bukur kur kam qenë në Brezovicë në borë. Kam qenë me shoqen time dhe kemi kaluar bukur aty në oxhak.

“Motra ime me kαncer nuk duhet të oρerohej për 7 vite”- flet vëllai i υiktimës 28-vjeçare

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Ndërkohë Arenc Hasalla, vëllai i viktimës në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se motra nuk duhet të bënte operacion për 7 vite.

Ai theksoi se 28-vjeçarja ishte në vitin e dytë të kurimit për kancerin në mitër.

“Kur një njeri kurohet për kancer, për 7 vite nuk duhet të bëjë asnjë lloj ndërhyrje. Motra ishte në vitin e dytë që kurohej nga kanceri. Sëmundja nuk kishte shërim. Një njeri me kancer nuk pranon narkozë. Kur është zgjuar në mëngjes, i ka thënë infermieres dua të shkojë në banjo, ajo ka thënë shko vetë, dhe në momentin që është ngritur i ka ra trompozë.

Meritoni e ρrek në υende in.time, Ilnisa: Dua të ha një gjë të ëmbël(Video)

Dyshja Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, janë treguar të papërmbajtshëm para kamerave. Moderatori e prek gazetaren në vende intime, pa u shqetësuar për praninë e kamerave, teksa të dy qëndronin në dhomën e gjumit duke biseduar.

Meriton Mjekiqi, shihet teksa i kap të pasmet Ilnisës dhe e puth e përkëdhel pa u shqetësuar aspak.

Ndërsa në momentin që u shtrinë në krevat, dyshja u mbuluan me çarçaf dhe shkëmbyen puthje.

“Larg nga unë, t’i nuk ke limite”, i drejtohet Ilnisa në një moment, më pas i kërkon: “Shko më merr një kos frutash, dua të ha një gjë të ëmbël. (Qesh)”.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fe522a0d-aec8-473e-a34c-fde25397c6f0&ig_mid=2FB00470-EDD4-4655-983E-1FC5DAE3DAB4

ΡoΙicia Rrυgore me një Lαmborghini të re, u sekυestrua në Elbasan

Makina luksoze e cila iu sekuestrua Arjan Kamamit ditën e sotme në Elbasan do të përdoret nga Policia e Rrugore.

Arjan Kamami ishte dënuar në Belgjikë për shfrytëzim prostitucioni dhe gjithashtu iu sekuestrua edhe hoteli.

Po ashtu u sekuestruan pasuritë edhe të shtetasit Uard Kaloti, edhe ky nën akuzë për Veprat Penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

AΙarm/”Na ka hυmbur djaΙi në Mal të Zi”, familja korçare kërkon ndihmë

Familjarët bëjnë apel për të gjetur Arjanin:

“Mirëmbrëma. Kemi nje problem shumë te madh. Kemi humbur kontaktin me nje person ketu ne Mal te Zi, kemi 5 dite qe po e kërkojmë, s’po e gjejmë dot. Quhet Arjan Horanlli, mosha 33 vjeç.

Ka humbur kontaktin ne zonen e Tivatit, Radanovic. Ka humbur kontaktet me familjen ne date 27 janar 2024. Denoncimi eshte bere edhe ne policinë e malit te Zi, ne Kotor. Kishte veshur bluze te zeze me kapuç dhe xhup te zi, me pantallona ushtarake ose blu.

Ju lutemi na ndihmoni ju se ka shumë shqiptarë qe e ndjekin faqen tuaj dhe jetojne dhe punojnë në Mal të Zi. Çdo kush qe e gjen te kontaktoje tej ky numër: +355676359489”

34 υjeçari rreh nënën e tij në Korçë

Një 34 vjeçar nga qyteti i Korçës ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, 34-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ραmje të rënda/ΉeΙmohen qentë në Korçë

Helmimi i kafshëve endacakë është një problematikë që nuk po gjen zgjidhje.

Persona të paidentifikuar kanë nisur të helmojnë qentë e rrugës por edhe ata me pronar në qytetin e Korçës. Ndjekës të Kolibri.al lajmërojnë se ka disa raste helmimesh brenda pak orëve.

Siç shihet në pamjet e siguruara, kafshët janë lënë të ngordhura në mes të rrugës, ndërsa imazhet në fjalë janë tejet prekëse, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katër-putroshëve, janë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve pasi mund të kthehen në burim infeksioni.

Keni një υizë amerikane? Ambasada e SHBA jep Ιαjmin e mirë për shqiρtarët

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor.

Sipas ambasadës kjo do të thotë se ‘mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.

Roza flet si rraΙΙëherë për bαbanë e saj: Ishte i dhυnshëm, më ka rrahυr se i kërkova…(Video)

Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë banorëve të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke organisur një darkë të veçantë me tre banorë në total.

Roza, Dea dhe Vesa kanë qenë tre personazhet e njohur të cilat kanë biseduar dhe kanë zbuluar më shumë për njëra tjetrën.

Gjatë kësaj bisede, Roza ka folur për fëmijërinë e saj dhe kryesisht për babain e saj, për të cilin ka treguar se ka qenë shumë i dhunshëm.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për një çamçakëz, më ka rrahur sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Babai im ka ndërruar jetë për shkak të tumorit në kokë dhe kjo është arsyeja e jetës së tij”, ka treguar Roza.

“Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e para, unë isha 5-vjeçe. Ai ishte tek puna e tij dhe unë vajza sepse kisha parë shoqet e mia që kishin marrë çamçakëza dhe ai më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë . Ishte agresiviteti i tij nga sëmundja e tij”, shtoi më tej Roza.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=668fd98b-2862-4a65-9535-7f3e4c0c1ac4&ig_mid=A8334B5D-E77A-4A23-9BAC-B3DE12E4EBB1

Krenαri / ‘Në familjen time flasin te gjitheshqip’, Can Υaman flet për origjinën e tij shqiρtare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori./shijejete.com/