“Kam parë tmerr me sy”/ Rike Roçi rrëfehet si asnjëherë më parë në BBV, zbυΙon historinë e saj të trishtë: Babi ka vdekur 52 vjeç, mamin e përρΙasën me makinë…

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi gjatë një bisede me Julian Dedën ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin italian.

Modelja tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit, sepse i ati ishte në Itali dhe ajo së bashku me nënën dhe motrën në Shqipëri.

Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.

“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin.

Babin më ka vdekur 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

Atëherë u mbyteshin me gomone, ne te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam parë
Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë Rama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.”– tregoi Rike.

“Sakrifikυαn babanë që të mos dilte sekreti”, misteri që fshihet pas krimit horror. Ja pse ρolicia e la të lirë enkas grυαn e υiktimës

Shumë shpejt, duket se do të kemi arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Policia e Durrësit po vijon me intesitet hetimet në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 10 shkurt.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se ka dyshime të forta që bashkëshortja e Pëllumb Metës dhe njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të arrestuar të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50 vjeçarit dhe asgjësimin e kufomës.

Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit të hetimit i nevojiten për të zbuluar të vërtetën. Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën.

“Nuk e besojmë që shkak për vrasjen të ketë qenë historia e fejesës.

Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet. Ata sakrifikuan kryefamiljarin që mos të dilte ai sekret nga gjiri i familjes.

Po punojmë me intesitet, me metoda aktive dhe proaktive.

Kemi dyshime të forta se iniciatorja kryesore e kësaj ngjarjeje të jetë Blerina Meta”,- thanë burime nga grupi hetimit për ABC News.

Rasti i Pëllumb Metës/ Dγshohet se e υrau bashkëshortja, eksρertiza zbuΙon…

Ngjarja e rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ka tronditur mbarë opinionin publik, ku 49-vjeҫari Pëllumb Meta, u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij në oborrin e shtëpisë , por që u zbulua vetëm më 22 Shkurt dhe vijoi me arrestimin një ditë më pas të tre fëmijëve të viktimës.

Por, hetimet marrë rrjedhë tjetër, sepse dyshohet se shtetasi Pëllumb Meta, është vrrarë pikërisht nga bashkëshortja e tij.

Policia ka sekuestruar pamje filmike, ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 cm i gjatë.

Viktima është vrarë me tre plumba.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit, bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit, mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta, prandaj janë kryer përgjime.

Por, ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.

“U kry!” U αrrestua sot në Emiratet e Bashkuara, mesazhi që Denis Bajri i dërgoi Ervis Mαrtinajt pasi ekzekutoi Gjin Ndojin

Denis Bajri Brajoviq, i cili u arrestua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, ekzekutoi Ndue Gjinin në gusht të vitit 2020. Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri.

Ekzekutimin e kreu Brajoviq, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.

Pjesë nga përgjimet:

Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.

Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai k*rva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt. Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.

Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.

Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq). Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.

Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan “jo, po vim”.

Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.

Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.

Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.

Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.

Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër. Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.

Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi

Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.

Behari i tregon që, janë rrugës vjetër

Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai…

Pëllumbi shprehet…ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypem, u takum”. Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, “në rregull vlla, po flej”./albeu.com

Tronditet Tivari/ Vritet shqiρtari, anëtar i një grυρi kriminαΙ

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për “Vijesti” jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë. Ata nuk e bënë të ditur identitetin e të vrarit. Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Mediat lokale raportuan se autori u arratis me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje. Hetimi është në vazhdim.

“Monstra edukoi 3 krimineΙë”- U vra dhe u varros nga fëmijët, motra e Ρëllumb Metës akuza të rënda ndaj familjes së tij: Djalit i pëΙqente jeta e luksit!

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka ka hedhur akuza të rënda ndaj kunatës së saj, Blerina Meta duke pretenduar se ka shtyrë fëmijët të vrasin të atin e tyre.

Ajo është shprehur se bashkëshortja e 50-vjeçarit “rriti e edukoi 3 kriminelë”, duke shtuar se i “hodhi kundra babait të tyre”.

Lutfie Muka, e ftuar në “Opinion”, deklaroi se djalit të madh të viktimës i pëlqente jeta e luksit dhe se Pëllumb Meta kishte marrë para borxh që ta dërgonte jashtë vendit që të shihte Evopën.

“Kur vëllai kishte humbur direkt më ka shkuar mendja tek fëmijët sepse mendoja fëmijët po rriteshin, se djali i madh kishte pretendime. Ai s’punonte, por pretendime kishte. E dinte shumë mirë jetën e luksit se ka ardhur tek unë në Holandë. U mundua të ikte dhe siç janë ligjet e çdo shteti që po të ikësh jashtë shteti duhet të kesh një farë finance në xhep, se pavarësisht se ai po vinte tek halla, duhet të kishte një farë finance në xhep, edhe vëllai im, ky babai kaq i keq i përshkruar që turp t’ju vijë atyre që e përshkruajnë kështu.

Turp! Kjo është një traumë e madhe jo vetëm për ne që na ka zënë kjo fatkeqësi makabre, por kjo është traumë për të gjitha familjet shqiptare që keqinterpretohen nga çdo njeri që nuk është i përgjegjshëm për familjen që rrit dhe sjellin të tilla monstra siç është zonja që ka ushqyer të tre fëmijët t’i hidhen kundra babës. Djali deshte jetë luksi, erdhi në Holandë edhe e pa sesi ishte. Vëllai i mori paratë borxh dhe e ka sjellë të shihte Europën. O ti motër le të shkojë ta shohë Europën tha dhe le të kthehet se vjen me mendime të tjera. Ky ishte ai babai kaq i keq? Pse nuk e thotë zonja këtë gjë që ky babai mori para borxh dhe e çoi djalin jashtë që të shihte Europën?”, tha e motra e viktimës.

Ajo shtoi se nuk do të hakmerren ndaj Blerina Metës, duke theksuar se ia kanë lënë në dorë policisë.

“Ja kemi lënë të gjitha në dorë policisë. Ne e kemi pësuar dhe jemi të përvëluar nga dhimbja e horror që ka bërë monstra me vëllain tonë. Ka marrë në qafë fëmijët, se ka edukuar dhe ka rritur 3 kriminelë, fatkeqësisht”, tha Lutfie Muka Meta

Këmbimi/ Me sa bΙihen e shiten dollαri dhe euro, çfarë ndodh me monedhαt e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë.

Monedha evropiane do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa franga zvicerane sot do blihet me 108 lekë dhe do shitet me 109 lekë.

Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 120.6 lekë dhe do shitet 121.6 lekë.

Me kapυç dhe kokën poshtë del fotoja e të dγshuarit që vendosi lëndën ρΙαsëse në Durrës

Personi në video dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesa e Ilir Kociljes i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ήoroskoρi për muajin mars: Tri shenjat më me fat dhe ato që duhet të kenë kυjdes

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin se si do të jetë muaji mars për 12 shenjat e horoskopit.

Ai tha në Euronews Albania se Marsi do të jetë një muaj i mbarë për të gjitha shenjat, e madje ai tha se ky muaj do të jetë një muaj shumë i mirë për të kurorëzuar dashurinë.

Shenjat më me fat për muajin mars sipas astrologut Jorgo Pulla janë: Peshqit, Demi dhe Dashi.

Dashi

10 ditëshi i parë i kësaj shenje do merret shumë me çështje të punës e të karrierës. Në fushën e dashurisë kanë një mundësi shumë të mirë pas datës 15 deri në datën 22 për zgjidhjen e çështjeve të dashurisë, kanë mundësi për të nisur lidhje të gjata. Me ekonominë, janë atje ku duhet.

Demi

Kanë ndikime shumë të mira, në anën ekonomike do mbyllin disa çështje dhe do nisin gjëra të reja. Në anën shpirtërore, do zgjidhin debatet me ujor dhe me luan në datë 17 deri në 22.

Binjakët

Duhet të jenë pak të rezervuar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe udhëtimet nga data 7 deri në datën 13. Është momenti për të zgjidhur gjërat me të shkuarën. Përgatiten për gjëra të mëdha. Edhe pse do kenë oferta pune duhet të bëjnë kujdes se mund të bien viktimë e vetes. Në fushën sentimentale, Binjakët kanë të bëjnë me akrep të 10 ditëshit e parë dhe me dem të 10 ditëshit të tretë, do kenë mundësi të mira.

Gaforrja

Shitje nuk duhet të bëjnë, kujdes edhe me një punë të dytë. Këtë muaj të marrin laps e letër e të stabilizojnë gjërat e tyre. Ndikimet në dashuri janë pozitive, kanë ndikim me virgjëreshat e 10 ditëshit të parë, me ujor të 10 ditëshit së tretë është perfektja, vëmendje me bricjapë të 10 ditëshit të dytë, të kenë kujdes.

Luani

Kanë punën kryesore. Do lodhen shumë, por të kenë kujdes me kohën. Do kenë mundësi të zgjidhin çështjet ligjore. Në çështjet sentimentale me dem të 10 ditëshit të parë dhe me ujor të 10ditëshit të tretë janë lidhje perfekte.

Virgjëresha

Kanë shanse me takimet që do bëjnë. Do lëvizin në themel, në lidhje me pasurinë dhe punën, do kenë gjëra të reja. Duke filluar nga data 5 kanë kohën për të stabilizuar ekonominë e tyre. do u hapen shumë dyer. Në dashuri lidhjet me peshq dhe gaforre duket se kanë mundësi të artë për stabilizimin dhe kohën e duhur në lidhje me anën shpirtërore. do marrë një dokument që do e gëzojë shumë.

Peshorja

Do ketë dritë në fund të tunelit. Kujdes nga shitjet javën e parë të muajit. Do kenë mundësi të mbyllin një cikël shumë të vështirë. Në anën shpirtërore, lë për të dëshiruar në disa çështje që i ka lënë pas dore. Me dashin duhet të gjejë kuptimin.

Akrepi

Do fitojë një gjyq. Moment perfekt për punën dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Akrepët do kenë ndryshime të mëdha në këtë muaj. Në çështjet e punës, janë fajtor, në lidhjet me dem të 10 ditëshit të parë dhe ujor të 10 ditëshit të tretë, duhet ti zgjidhin tani. Në dashuri akrepët kanë ndikim favorit me luan të 10 ditëshit të parë dhe binjaktë 10 ditëshit të dytë. mund të kenë martesë të papritur.

Shigjetari

Do jetë i fituar në çështje ekonomike, moment i mirë në karrierë. Në dashuri duhet të ketë kujdes me kohën. Lidhje perfekte ka me peshq të 10 ditëshit të dytë, virgjëreshë të 10 ditëshit të parë dhe me demët e 10 ditëshit të tretë.

Bricjapi

Kanë momentin për të rregulluar njëherë e mirë ekonominë dhe jetën e tyre. Në çështjet shpirtërore, me dashin dhe peshoren do kenë lidhje të mira.

Ujori

Duhet të kenë vëmendje te kontratat deri në 15 mars sepse mund të gabojnë. Në lidhjet shpirtërore me akrepin dhe binjakët, do kenë lidhje të mira.

Peshqit

Kanë mundësinë për të ecur përpara. Ky është viti i tyre. Në anën shpirtërore, do kenë gëzime të mëdha në familje që i kanë pritur prej kohësh.

Vrαsja e Pëllumb Metës dhe groρosja pranë banesës/ “Fëmijët kanë ρasur si drejtuese nënën”, Karamuço zbulon ρrapaskenat e bujshme: Nesër pritet prova, gjurmët e…

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë ne një emision televiziv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë me parë në Shënevlash në Durrës.

Gjatë kësaj interviste, eksperti Ervin Karamuço u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe merr përmasa të frikshme edhe ftohtësia e treguar më pas nga fëmijët për të groposur trupin e babait.

Gjithashtu ai shtoi se roli i nënës, bashkëshortes së viktimës, Blerina Meta, është shumë i komplikuar, duke shtuar se fëmijët për këtë ngjarje të rëndë kanë pasur si drejtuese nënën.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari Ervin Leka: Dy fëmijët kanë paraqitur edhe disa letra shëndetësore duke shfaqur babanë e tyre me probleme të shëndetit mendor dhe këtu janë ngritur edhe dyshime ku policia ka vijuar më tej hetimet. Dhuna në familje është pranuar nga të gjithë anëtarët. Është edhe dëshmia e nënës dhe e vëllait të vogël që dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe fizike dhe ajo psikologjike.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço: Është një çështje shumë e rëndë. Dhe organizimi për të zhdukur gjurmët e ka bërë shumë të frikshme. Ftohtësia e këtyre njerëzve, pa pikën e empatisë, asnjë lloj pendese. Edhe vetë oficerët e policisë kriminale janë habitur, një gjë e akullt komplet.

Roli i mamasë shumë i komplikuar. Për mua fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën. Të gjithë këta i ka shkundur nëna e tyre, që tani është në ndjekje të lirë. Asaj shtëpie tashmë i është vënë celësi. Nesër pritet prova, gjurmët e gishtave. Faktorët plotësues në raste shumë të rralla mund të rezistojnë deri në dy javë, më shumë rezistojnë në veshje, edhe pse po kontrollohen të gjitha. Si duket i kanë bindur edhe me çështjen e dënimit, që merr dënimin më të lehtë.

Gazetari Ervin Leka: Të tre fëmijët do të rimerren në pyetje, pasi edhe sot kanë pasur kontradikta. Sipas policisë është Hysen Meta, qitësi ndaj babait të tij.