Pavarësisth se “BBV2” ka kohë që ka përfunduar, jehona e tij vijon ende të dëgjohet. Efi Dhedhes ishte një ndër personazhet më të përfolur të atij edicioni, ku sigurisht marrëdhënie e saj me Luizin, ka qenë një ndër më të komenturat në media.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronlado Sharka, Efi ka folur më shumë sa i përket jetës së saj personale por edhe asaj profesionale.
Personazhi televiziv është bërë gjithashtu pjesë e një loje, në të cilën është përballur me fotografitë e disa personazheve të njohur, të cilat duhet t’i puthte, t’i griste ose thjesht të heshte.
Ndërkohë që i janë shfaqur disa personazhe, sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe fotografia e Luizit, për të cilën është shprehur se e ka patur shumë xhan por që nuk e ka më.
Efi: Eshtë fituesi i “BBV2”
Ronaldo: Mirë, por do e puthësh, do e grisësh apo do heshtësh?
Efi: Shiko, unë duhet të them që këtë njeriun e kam patur shumë xhan, me të vërtet e kam patur shumë xhan por tani nuk e kam më dhe kaq.
Policia e Tiranës ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të mos mashtrohen nga mesazhet që i vijnë në celular, të cilat mund t’i joshin financiarisht.
Blutë kanë publikuar shembullin e mesazhit dhe i ftojnë të gjithë qytetarët, që të paraqiten pranë zyrave policore, nëse rast se i vjen një i tillë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.
Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.
Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotesisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja.
Nqs ju ka ardhur një mesazh i tillë, dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale, apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona si dhe zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH./abcnews.al
Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar.
“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha”.
Areej thotë se po përshtatet shumë mire me Tiranën ku ka ardhur verën e kaluar.
“Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, unë po përballem me shumë sfida. Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking”.
Në pak kohë që ndodhet në Tiranë, e reja thotë se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.
“Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.
Teksa është duke i eksploruar të gjitha, ushqimin e saj të preferuar nuk heziton të na e tregojë.
“Dua byrek”.
Vendlindja i mungon, por rikthimin tani për tani nuk e mendon.
“Më mungojnë ishujt Filipine vërtet. Kultura, koha dhe familja. Por këtu gjeta miq, që i kam si familje. Për momentin nuk e mendoj që të kthehem, vetem për pushime do shkoj”.
Dashuria që i japin fëmijët e bën ta dashurojë profesionin e mësueses, dashur të cilën e ka trashëguar nga nena e saj
“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.
Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë./abcnews.al
Personi ne foto eshte Bledar Dedja, shqiptari qe u gjet i masakruar me thike ne Itali diten e sotme.
39-vjeçari i gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.
Në trupin e tij janë gjetur plagë të shumta me thikë.
Në vendngjarje, përveç karabinierëve të Trevisos dhe Castelfranco Veneto, ndërhynë edhe magjistratja Barbara Sabattini e Prokurorisë së Trevisos dhe eksperti mjekësor Alberto Furlanetto.
Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021.
Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël: familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite.
Duke mos e parë të kthehej në shtëpi pas turnit të punës, ata kanë dhene alarmin në polici mëngjesin e së dielës.
Trupi i pajetë u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.
Tashmë hetuesit po hetojnë rastin për vrasje, citon lajmifundit.al. Trupi i shqiptarut kishte plagë të shumta me thikë në kokë dhe gjoks. Në vendin ku u gjet kufoma ne ane te rruges u zbulua edhe një makinë: Mercedes i bardhë, mbi të cilin po kryhen hetimet mjeko-ligjore per gjurme dhe prova te tjera.
Rey Manaj nuk ka të ndalur. Javë pas jave e provojnë shumë, por pa sukses. Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar 2 golat e rradhës duke e ngritur në 13 të tillë sezonal në 19 ndeshje deri tani.
Në ndeshjen e sotme të Sivasspor ndaj Gaziantep, lushnjari shënoi golin e parë të takimit në minutën e 8-të. ‘Mbreti’ shqiptar, siç ka marrë nofkën për shkak të emrit Rey në spanjisht, Manaj ktheu në gol një penallti duke mposhtur portierin kundërshtar. 7 minuta më vonë, në të 15-tën, një tjetër penallti do të kthehej në gol nga Manaj.
Një formë fantastike, i pandalshëm dhe një bomber i vërtetë, Rey Manaj është pretendent kryesor për të fituar një vend në finalet e Euro 2024 me Kombëtaren shqiptare./ h.ll/abcnews.al
Chelsea duket se është gati të ndahet me Armando Brojën. Sipas “The Sun”, klubi londinez ka ndërmend ta shesë sulmuesin kuqezi dhe është i gatshëm ta huazojë lojtarin këtë muaj.
Blutë do të pranojnë një ofertë për huazimin e sulmuesit me kusht që në marrëveshje të përfshihet edhe blerja e detyrueshme e lojtarit për 35 milionë sterlina (40 milionë euro).
Ofertat për Brojën nuk do të mungojnë, sepse sulmuesi shqiptar është shumë i vlerësuar në të gjithë Europën. Për të interesohen edhe klube të Premier League si Wolves, West Ham dhe Fulham.
Pas përfundimit të ‘Prime3’ debatet brenda shtëpisë kanë filluar. Disa për halle nominimesh e disa të tjerë si përherë.
Dy prej banorëve që bënë debat tepër të ashpër me njeri-tjetrin, saqë kërkuan të mos kenë më kontakt bashkë, janë dhe Egla me Julin, dy banorët të cilët shpesh herë i kemi parë të ‘kapen’ me njeri-tjetrin.
‘Unë të dua fort o Jul, por ti qenke vërtet idiot. Unë të kam toleruar siç nuk tolerojë rob rrotull. Unë nuk jam gastori pallatit, batutat bëji me shokët e tu, mua nuk më ke shoqe. Mesa duket me ty s’funksionon inteligjenca’– u shpreh Egla e ndërsa Juli i tha e paedukatë.
Siç duket kjo fjalë e acaroi tepër shumë Eglën e cila i tha Julit: Shko hiq brekët tek dhoma. Me brekt e tua më vjen këtu, shko hiqja gruas tate! Është hale komplet! Është një copë idioti dhe pikë kaq. Mashkull që vjen si pordha nëpër brekë nëpër shpi, pa bërë asnjë punë, duke kërkuar cigare… – janë këto fjalët e thëna nga Egla, ku më pas ajo nis të qaj dhe debati rinisi përsëri mes dyshes, kësaj here më i madh, ku Juli kërkoi të mos flasi më me të.
Të gjithë shqiptarët në Dardani, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, e dinë prejardhjen e tyre të krishtere, sipas trungut familjar nga Hasan Hyseni i sotëm deri të Zef Marku i djeshëm. Të gjithë shqiptarët e islamizuar e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike më se largu në gjashtë-shtatë breza. Të gjithë e dinë se na islamizuan me dhunë. T’i shlyesh nga kujtesa a t’i mohosh 1700 vjet kristianizëm të vullnetshëm me 200-300 vjet islamizëm të dhunshëm është krim, është turp, është mohim i vetës, që mund ta bëjnë vetëm argatët e djallit e faqezinjtë.
Mund ta mohojnë këtë të kaluar vetëm joshqiptarët që nuk janë rrënjës, nuk ishin as katolik, sepse erdhën me karvanët turke të hipur me deve nga fundi i Azisë. Prandaj një grup aziatikësh shqipfolës, të ardhur me Perandorinë otomane, kohëve të fundit janë bërë gjithnjë e më agresiv, të pafytyrë e iritues. Të trimëruar nga agresioni turko -arabë në Dardani, të cytur nga pushtetarët që ia kanë hapur dyert mafisë islamike, të cytur nga disa forca evropiane pro serbe e pro ruse që duan ta shuajnë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve për bashkim e integrim, të paguar nga shoqatat e fondeve të dyshimta terroriste e paratë e Beogradit, ata përpiqem ta shlyejnë kujtesën kombëtare 1700 vjeçare që ta shuajnë shqiptarizmin.
Të parët tanë ishin Gjoka, Zefi e Marku. Babai im ma ka përsëritur shumë herë: “mbiemri ynë ishte Kola (Nikolla), mos e harro kurrë!”
Ai që i mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë.
Valbona Peraj, këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar në News 24, ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen.
Këngëtarja tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.
“Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në “Minitrinë e Transporteve” në Drejtorinë e Përgjithshme. Pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD-s ose ti je e PS-s, ma ngushtuan litarin në fyt.
Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”, tha Peraj.