ΒΙeu celular Samsung në Facebook, qγtetarit ia sjellin të thyer

Denoncimet e shqiptarëve për blerjet online janë të shumta pasi edhe mashtrimet prej këtyre bizneseve janë të shumta.

Së fundmi një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një blerje të kryer në faqen “Celular Albania” në Facebook.

Ai thotë se pak javë më parë ka porositur një celular Samsung A21s me çmim 53 mijë lekë të vjetra.

Por kur porosia i mbërriti në shtëpi, ai që porosia ishte tjetër dhe celulari i thyer.

Ai ka kontaktuar me faqen ku e ka blerë, por pasi ata i kanë thënë se është bërë një ngatërrim porosie, i kanë bërë bllok.

Denoncimi i qytetarit:

ckemi kam bler nje telfone tek nuk me solle ate qe kisha porosta tani me ka ber blloke

me soll nje tjetr te prishur, me soll jo ate qe prosita, une prosit a21 me edhr ky tell tjer tan me ka ber bllok

Vrαsësi shqiptar, Xhonatan Pajo dhe Ιidhjet me mαfien e cigareve kontrabandë, media greke zbυΙon detajet

Në mes të tetorit të kaluar, oficerët e policisë në Mal të Zi ndaluan për kontroll një makinë të marrë me qira, në të cilën ndodheshin tre persona. Njëri prej tyre tregoi një pasaportë greke me të dhënat Vassilis Pappas dhe dy tw tjerwt pasaporta armene që dukej se ishin origjinale.

Oficerët njoftuan pasagjerët se do të kryenin një kontroll të mëtejshëm në brendësi të automjetit, por tre personat dolwn jashtë dhe filluan të vrapojnë. Një nga armenët e ulur në sediljen e shoferit u arrestua në vend, ndërsa dy të tjerët u arratisën. Brenda makinës u gjetën një automatik “Scorpion” dhe dy pistoleta “Glock”.

Dy ditë më vonë, Vasilis Pappas u arrestua në pikën kufitare të Sukobinit, këtë herë me pasaportë false lituaneze, duke tentuar të largohej nga vendi. Nga hetimet rezultoi se ai ishte një shqiptar, 25 vjeç, pa precedentë të rëndë penalë, i identifikuar si Xhonatan Pajo. Ai vetë mbetet i burgosur në Mal të Zi për çështjen e armëve dhe për më tepër sot është ndër të dyshuarit në rastin e të ashtuquajturës “Mafia Greke”.

Më konkretisht, lidhjet telefonike dhe gjetjet në makina dyshohet se e lidhin atë me bërthamën vraswsve, të cilët po herohen për vrasjet e Skaftouros, Ruoumpetis dhe Mouzakitis. Hetimet tregojnw se një numër telefoni i lidhur me 26 vjeçarin shqiptar dyshohet se është aktivizuar në një kohë dhe vend që përkon me djegien e një automjeti në Skaramangas, i cili u përdor në vrasjen e dyfishtë të Vassilis Roumpetis dhe Dionysis Mouzakitis në Korydallos.

Sipas mediave greke, malazezët e kishin konsideruar të rëndë rastin me armët në makinë dhe kishin njoftuar autoritetet greke. Pas një kërkese zyrtare për ndihmë gjyqësore, ata dërguan në Athinë të gjithë elementët e hetimit që kishin nisur. Nga gjetjet laboratorike rezultoi se në të njëjtën makinë u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një burri, banues në Aspropyrgos nw Greqi, me origjinë nga Kazakistani. Një bombë u vendos në shtëpinë e tij verën e kaluar. Ai, së bashku me dy të pandehurit kryesorë në çështjen e mafias greke, u akuzuan në vitin 2018 për pjesëmarrje në një rrjet që transportonte emigrantë nga Katakolo në Itali.

Nuk përmendet në mënyrë eksplicite në dosjen e çështjes për mafian greke, por hetuesit besojnë se grupi i tre personave të gjetur tetorin e kaluar në Mal të Zi po planifikonte të ekzekutonte një kontratë të re, ndoshta në qytetin e Budvës. Pyetja që lind është se kush ishte objektivi i goditjes.

CIGARET

Vrasjet mes anëtarëve të të ashtuquajturës “Mafia greke” i atribuohen luftës kundër kontrabandës së cigareve. E vërteta është se kishte dy grupe rivale, njëri me bazë në Ukrainë, që konkurronin për një pjesë të “tortws” së madhe të shërbimeve “mbrojtëse” për kontrabandistët e cigareve. Bilanci u prish kur në një moment lojtarët e rinj tentuan të aktivizoheshin në Greqi. Mbetet e paqartë se deri në çfarë mase kriminelwt ishin përpjekur të zënë vendin e kontrabandistëve. Përveç vrasjeve, mafias greke i atribuohen edhe dy zjarrvënie në objekte biznesi në Aspropirgos. E para ndodhi rreth 24 orë pas vrasjes së Roumpetis në qershor 2023 dhe kishte në shënjestër kamionët e kompanisë sw Skaftouros, të cilët ndodheshin në një parking privat karburanti. Në pjesën e pasme të njërit prej kamionëve ishte një komplet makinerie për prodhimin e cigareve.

Një sulm i njëjtë ka ndodhur një javë më vonë, në një magazinë në Aspropirgos. Atw e paguante një biznesmen që duket se ishte i lidhur me Skaftouros. Edhe në këtë rast, nga sulmi u shkatërruan makineritë e linjës së prodhimit të cigareve.

“Philip Morris” ka bërë të ditur se pajisja në fjalë është një komplet makinerie e nevojshme për prodhimin dhe paketimin e cigareve, të cilat kur lidhen mund të formojnë një linjë bazë të prodhimit dhe paketimit të cigareve”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Prania në Mal të Zi e Xhonatan Pajos konsiderohet si jetike për çështjen që vijon orët e fundit në Athinë. Kjo, sepse vendi i vogël ballkanik që laget nga Adriatiku tashmë është konsideruar si “Meka” për kontrabandistët e cigareve që në vitet ’90.

Gjithashtu, sipas burimeve të sigurta, persona të cilët policia ka hasur gjatë hetimeve të mafias greke, pwr tw cilwt nuk wshtw ngritur akuzw, kanë pasur në të shkuarën e afërt aktivitet të diskutueshëm profesional në Mal të Zi dhe lidhje të larta që kanë arritur edhe te vetë ish-presidenti i vendit Milo Gjukanoviç.

Porti i Tivarit në Mal të Zi konsiderohet si një portë për kontrabandën e cigareve. Kompani off-shore dhe guaskë që blejnë cigare, shumë prej të cilave prodhohen edhe në Greqi, janë të vendosura atje.

Në Tivar, cigaret ngarkohen në anije dhe praktikisht eksportohen kryesisht në Libi dhe Egjipt. Të njëjtat ngarkesa qarkullojnë pa doganë jashtë Bashkimit Evropian, kështu që ato konsiderohen të vlefshme brenda Bashkimit Evropian.

Kështu, anijet e cigareve ndryshojnë rrugën e tyre në det të hapur dhe shkarkojnë në plazhet e shkreta të Peloponezit dhe Kretës. Mallrat e paligjshme, të përjashtuara nga taksat, më pas kanalizohen nga partnerët e rrjetit në vende me tarifa të larta, të tilla si, për shembull, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.

Të dhënat e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) tregojnë se vetëm në periudhën 2014-2019, të paktën 20 anije cigaresh që kishin lundruar nga Mali i Zi dyshohet se janë përfshirë në kontrabandë cigaresh. Shtatë prej tyre ishin sekuestruar, shumica në Greqi dhe tre të tjera u karakterizuan si me flamur të kuq nga e njëjta organizatë dhe të paktën dhjetë anije të tjera cigaresh kishin saktësisht të njëjtat karakteristika me ato të kontrolluara nga autoritetet, rrugë, ngarkesa, kompani virtuale në Mal tw Zi dhe Libi/Egjipt.

Rikja “u pret” shρresat djemve të “BBVA”: Mund të bëhem ç ift me një υ. αjzë!

Teksa të gjithë po prisnin që ajo të krijojë romancë me ndonjë prej djemve të shtëpisë, Rike Roçi i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj në “Big Brother VIP”.

Ndërsa bisedonte me banorët e tjerë, Rikja me shaka tha se mund të bëhej çift edhe me një vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.

Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë.

“Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë”, tha Vesa.

Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati ndërsa me nota humori, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.

Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi

Rikja: Kjo mund t keqkuptohet jashtë, kjo përqafon të gjithë

Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran

Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj

Heidi: Ai u mërzi o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin)

Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet

Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare

Vesa: Edhe mua më ka ndodhur më më dasht dy gjinitë

Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur

Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë

Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim

Gra e fëmijë të bΙΙokuar në mes të rrugës në Iballë! Βora arrin deri në 1 metër në Fushë-Arrëz

Reshjet e dendura të dëborës dhe era kanë shkaktuar një gjendje të rëndë në bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluar, rrugët janë të bllokuara nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike.

Në një prononcim për Top Channel, kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.

“Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrive Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonishtë e rëndë. Kërkojmë ndërjyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”-u shpreh kryebashkiaku Hil Curri.

Sipas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë në total 12 fshatra totalisht të bllokuar, ndërsa mjetet e pastrimit kanë mundur të mbërrijnë deri në Iballë. Në fshatrat e izoluar nga bora mungon energjia elektrike, ndërsa është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel të shumta janë automjetet që kanë mbetura të bllokuara nëpër rrugë, ndërsa të bllokuar brenda mjeteve kanë mbetur gra dhe fëmijë. Në Iballë, aty ku janë bllokuar dhjetëra mjete në rrugë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë. Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

Reshjet kanë qenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Qafë Thore, raportohet të jetë i bllokuar, duke izoluar kështu fshatin turistik të Thethit. Ndërsa rruga e Vermoshit kalohet vetëm me zinxhirë. E kalueshme me zinxhirë është edhe rruga nacionale Pukë – Fushë Arrëz – Mirditë. Top Channel

Vetëm 19 vjeç, kush është shqiρtari që ekzekυtoi “Benzemën”, mαfiozin më të madh në Irak

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha dhe se ekzekutori është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare i rritur në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga, me origjinë nga Gjegjani i Pukës.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari shkoi me avion në Bagdad më datë 7 janar dhe më datë 8 ekzekutoi me breshëri plumbash “Benzeman”, brenda makinës së tij, ku ai lëvizte i shoqëruar me eskort.

Pas ngjarjes i riu shqiptar mundi të largohej me motorin që lëvizte, por u kap rastësisht nga një patrull e policisë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënimin me vdekje.

Ndërkohë që Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Jemi shpërndarë kaq shumë sa duket çudi e madhe se si një komb kaq i vogël të ketë një shpërndarje gjeografike kaq të madhe, Ngjarja e fundit është një skenar hollivudian, mua m’u duk e jashtëzakonshme. E para si mund ta realizoj një 19-vjeçar, të niset nga një qyteti i vogël në veri të Stockholmit, të shkojë ditën e diel më datë 7 në Bagdat dhe të hënën më datë 8 të eliminoj një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, i cili lëviz dhe me eskortë. Ai shkon e godet me 14 predha një një hapësirë diku tek 10 cm me 10, si tabelë. Mustafa Aljiburi është një nga tre drejtuesit e organizatës të njohur si “Dhelprat e Kurdistanit”.

Meritoni flirton me υajzat, reagon ish banorja e BB: Ledjona kαρe se kemi një m.αnjak brenda

Meritonin e shohim shpesh të flirtojë me vajzat e BBVA. Edhe postimet në faqjen zyrtare të programit e konfirmojnë këtë pasi 1 në 3 postime është, “Meritoni flirton me ‘x’ vajzë“.

Për këtë situatë të krijuar nga Meritoni ka ardhur një koment nga ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi.

“Lediona kape se ke një manjak në shtëpi, Meritonin“, shkruan ajo, koment që ka marrë shumë pëlqime.

“Këtu ka tre gjëra…”! RENEA vrαu qenin, eksperti: Miku i Vis Martinajt u αrratis me tυnel?

Në orët e para të mëngjesit të së hënës që kaloi RENEA, FNSH dhe policia lokale zbarkuan në një fshat të Shkodrës për të kapur Eljo Haton, mik i Ervis Martinajt, por që në fund operacioni u mbyll me një qen të vrarë. Policia kishte informacion se Hato, i kërkuar për disa vepra penale fshihej aty, por në fund nuk gjeti asgjë. A kishte dekonspirim në këtë rast? Eksperti i policisë Fation Softa tha për “5Pyetjet.al” se tre janë mundësitë duke ngritur dyshime se brenda shtëpisë mund të ketë tunel që mund t’i ketë shërbyer Hatos të arratiset.

“Tre mundësi janë; ose informacioni i gabuar, ose dekonspirim ose personi ka qenë brenda rrethimit dhe ka pasur rrugë të nëndheshme për t’u larguar. Infrastruktura nëntokësore nuk është hera e parë që u ka shërbyer grupeve kriminale. Mund të jenë tunele. Ai mund të jetë larguar me tunel. Duhet parë ai ambient nëse ka kalime nëntokësore për t’u larguar në raste sulmesh nga kundërshtarët apo kur të vinte policia.

Hetimi do ta kërkonte për të parë të gjithë infrastrukturën. Fakti që mbi një mur tre metra ishte një rrethim me tela me gjemba. Kamerat ishin HD. Mund të ketë pasur kamera jashtë objektit për të parë afrimin e strukturave të policisë për t’u larguar para se të vinte policia. Vrasja e një qeni është e papranueshme. Me lëndë neoparalizuese qeni mund të ishte ndaluar. Por nuk ka nevojë të vritej. Nuk mund të themi që është gabimi i strukturës së policisë, por kemi të bëjmë me individë” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Kë do zgjidhje për të krγer marrëd.hënie se** υαle brenda shtëpisë BBV-së? Roza jep emrin e banorit: Të kënaqen sytë me e pa

Gjatë diskutimit brenda shtëpisë së BBV-së, moderatorja Ilnisa Agolli pyeti Roza Latin se nëse do të ishte mundësia, kë djalë do të zgjidhte brenda shtëpisë për të bërë dashuri bashkë. Roza dha emrin e moderatorit Meriton Mjekiqi, madje nuk i kurseu komplimentet për të.

Ilnisa: Nëse do të ishte mundësia, kë do të zgjidhje

Roza: Këtu brenda në shtëpi? Meritonin “is the hottest here”, të kënqen sytë me e pa

Advertisements

Meriton: Ta ha zemrën

Ilnisa: Shkruajeni të vazhdojnë gazetat…

Roza: A nuk është o Ilnisa?

Ilnisa: Unë e shoh si beb, është bebi im

Roza: A nuk është bebi më seksi?

Rrahu bashkëshortin dhe e bëri për sρital, αrrestohet grυαja

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.

Policia bën me dije se bashkëshorti i autores po merr trajtimin e duhur shëndetësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë

Coca-Cola ofron 1 milioin doΙΙarë për atë që do i zgjidhë këtë ρroblem

Coca-Cola tashmë duhet të kujdeset, pasi gjendet përballë faktit që shitjet kanë rënë ndjeshëm për shkak të shqetësimeve të konsu matorit për shëndetin.

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, qytetarët amerikanë kanë konsumuar 19 për qind më pak pijet joalko olike,

duke treguar se asociimi mes sheqernave dhe sëmu ndjeve kro nike është bërë një çështje, që gjithnjë e më shumë po merret seriozisht, kur zgjedhin pi jet që kons umojnë.

Për të parandaluar që kjo rënie të vazhdojë, Coca-Cola ka vendosur një njoftim në faqen e saj ku,

është i ftuar gjithësecili që dëshiron të marrë pjesë në propo zimin e një përbërësi natyror me një normë më të ulët kalorish,

por duke u ofruar kons umatorëve të njëjtën shije të sheqerit.

Çmimi për ata që do të jenë në gjendje të ofrojnë një produkt të tillë për kompaninë është 1 milion dollarë.