Vdekja e shqiρtarit në mαυnen në Angli mund të ishte ραrandaΙυar, kërkesa e tij për ndihmë u shρërfill

Familja e Leonard Farrukut po kërkon një hetim të pavarur për vdekjen e tij në anijen Bibby Stockholm, Angli.

Azilkërkuesi shqiptar, u gjet i vdekur në një maune, ankoruar në Portland, Dorset, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas një vetëvrasjeje të dyshuar.

Avokatët e familjes i kanë shkruar ministrit të drejtësisë, Alex Chalk, duke kërkuar që Avokati i Popullit i Burgjeve dhe i Provës (PPO) të hetojë vdekjen. Kërkesa i është kaluar Ministrisë së Brendshme.

Deri më tani dihet shumë pak për rrethanat që çuan në vdekjen e Farrukut, por një punonjës i ka thënë Guardian-it se ai vazhdimisht ka ngritur shqetësime te punonjësit e Home Office për shëndetin mendor të shqiptarit përpara se ai të vendosej në maune, por kërkesa e tij shpërfill.

“Ka kaq shumë pjesë të rëndësishme të historisë së tij që duhen treguar pasi jam i bindur se kjo do të ndodhë përsëri nëse nuk u bëhet presion atyre që kanë për detyrë të kujdesen për të mbështetur këta njerëz dhe që vazhdimisht po dështojnë të përmbushin detyrën e tyre.”

Punonjësi i ndihmës pohoi se Farruku ishte i tmerruar se mos e çonin në maune dhe refuzoi të shkonte atje, por ishte “mashtruar” duke hipur në makinë për të shkuar atje pasi punonjesit e Home Office i thanë se do ta çonin në një hotel në Swindon.

“Kur erdhi një makinë për ta marrë për ta çuar në maune, ai u bë histerik dhe nuk pranoi të shkonte. Ai pranoi të hipte në makinë kur iu tha se në vend të kësaj do ta çonin në hotelin Swindon. Ai u mashtrua.”

Punonjësi tha se burrat që shkuan në maune me Farrukun raportuan se ai sillej në mënyrë të çuditshme pasi ishte në bord dhe tha se ai kalonte orë të tëra në mënyrë pasive duke qëndruar në plazh në Weymouth dhe duke parë detin.

“Kjo ishte sjellje jo karakteristike për Farukun. Ai kërkoi ndihmë në maune, por nuk mori mbështetjen që i duhej. Besoj se ishte mauneja që e shtyu Farrukun drej vetëvrasjes.”

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33 vjeç, e cila jeton në Lombardi, Itali, tha se vëllai i saj ishte “i ëmbël dhe i bukur” dhe ëndërronte të bëhej reper kur jetonte në Shqipëri. Ajo tha se familja ishte ende në gjendje shoku për vdekjen e tij.

Ajo tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kishte njoftuar zyrtarisht atë apo motrën e saj më të madhe, Marsida, 35 vjeç, për vdekjen e Farrukut dhe se kushërinjtë në Mbretërinë e Bashkuar ishin informuar në vend të kësaj dhe kishin transmetuar lajmin.

Ne nuk kemi pasur mbështetje dhe askush nuk ka folur me ne. Është fyese. Kam një pyetje për Home Office. Pse u jepni shpresë emigrantëve dhe më pas i vrisni? Duke i vrarë ata po na vrisni edhe neve. Ajo që dua të di është e vërteta për atë që i ndodhi Leonardit.”

E telefonοjnë me numra të panjohur, Efi Dhedhes: Si mendoni të nxjerr nυmrat që më kanë teΙefonuar?

Mëngjesi i Efi Dhedhes, duket se nuk ka qenë edhe aq i këndshëm, pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim personal që e ka trazuar gjatë ditës.

Në një InstaStory të postuar së fundmi, Efi zbuloi se ka pranuar disa telefonata nga numra të panjohur që e kanë ndërprerë gjumin dhe i kanë shkaktuar shumë bezdi.

E nevrikosur Efi shprehu papërgjegjshmërinë dhe mungesën e privatësisë që ajo ka përjetuar.

Ajo shkroi: “Sot më doli gjumi na numra të panjohur dhe më kanë prishur terezinë e gjithë ditës. Unë nuk i kuptoj njerëzit si ju! Unë nuk kuptoj çfarë kënaqësie keni të shqetësoni njerëz të cilët as s’ju njohin as nuk duan t’ju njohin!”

Ish-banorja e BBVA 2 vazhdoi të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj kësaj situate, duke e quajtur situatën të pakuptimtë.

“Si mendoni të nxjerr numrat që më kanë telefonuar të shoh a ndjeni ndonjë kënaqësi kur ju marrin njerëz që nuk njifni?!”

Shkrimi përfundon me një shprehje të fortë të ndjenjave nga Efi Dhedhe, i cili pasqyron jo vetëm mërzitjen e momentit, por gjithashtu dhe një ndjenjë më të thellë të shkeljes së privatësisë që ajo dhe shumë persona të tjerë përjetojnë në epokën e mediave sociale dhe komunikimit të lirë.

Ajo i quan ata “Njerëz të shpifur”.

E rëndë/ Një 30-vjeçar υr*t 12 famiΙjarët e tij, ρërfshirë babain dhe υëllain!

Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.

Mësohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.

Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.

Shembet një ρjesë tjetër e urës në rrugën Korçë – Ersekë (Pamjet)

Një pjesë e rrugës së re Korçë – Ersekë, është shembur këtë fundjavë.

Sipas të dhënave, është shembur një nga urat në Lotin e dytë të rrugës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ky aks rrugor, me një gjatësi prej 35 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 65 milionë euro.

Kompania që po bën këtë investim është ANK. Punimet vazhdojnë në Lotin e dytë dhe rruga nuk është dorëzuar ende nga kontraktori, që do të thotë se është ende brenda garancisë. Megjithatë, shembje raportohen edhe në pjesën e rrugës, ku kanë përfunduar punimet dhe është dorëzuar.

https://youtube.com/watch?v=FRy43j06F1o

Vrαu me kaçavidë shokυn, Miri Gurra flet në gjγkatë: E godita 100 herë, më kërcënonte famiΙjen

Shqiptari Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit.

Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.Rreth njëqind, ka thënë ai.

“Ndërsa e godita, ai më tha: “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që ti deshe të bëje me mua dhe familjen time”.

Më 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë “çfarë ke bërë?

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t’u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët. /CorriereMë 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë “çfarë ke bërë?

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t’u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët. /Corriere

“E Ιαshë të merrte frymë”/ Meritoni për Ledjonën: E bëra të qαnte, po dridhej! Ilnisa: Pse nuk e υαzhdove?

Meritoni tha se e bëri për të qarë Ledjonën dhe filloi duke u dridhur

Që prej mbrëmjes së djeshme, vazhdon debati i fortë mes Meritonit dhe Ledjonës, pasi kjo e fundit e dërgoi në televotim.

Edhe banoret Erjola dhe Françeska i janë kthyer kundër Meritonit, i cili vazhdimisht po sulmon Ledjonën.

Gjatë një diskutimi me Ilnisën, Meritoni tha se e bëri për të qarë Ledjonën dhe filloi duke u dridhur, ndërsa Ilnisa tha se duhet ta kishte vazhduar më shumë.

Meritoni: Ke tu kajt, të betohna u dridhke dy herë, e prap jam i mirë e lash

Ilnisa: Pse e le, pse nuk e vazhdon?

Meritoni: E lash të marrë frynë

Ilnisa: Kur e hap një gje pse dridhesh pastaj? A e lam që nuk do falim njeri me kë tallet kjo

Meritoni: U kry, ja qita realitetin. Iku!

“Më rrαhën me grushte”/ Trondit mes Ιotësh Meri Shehu: Një gruρ bύrrash më kapën, më çυαn në pγll dhe…

Meri Shehu, edhe pse ishte personazh i spikatur në Big Broteher Vip, u tregua e rezervuar sa i përket jetës së saj personale.

E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.

Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan të universiteti.

Aty po kërkoja një autobus pas disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër.

Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarakë që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë-tregoi Meri.

E bυkura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiρtare, ja si e uron bαbën në gjuhën e nënës: Shqiρtari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i ka bërë babasë.

“I dashur baba. I forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë, gjithmonë qëndro afër nesh. Shqiptari inatçor”, ka qenë urimi i aktores.

“Canım babam. Güçlü babam.. Bugün doğum günü.. Birlikte nice sağlıklı, mutlu yıllarımız olsun.. Sen hep güçlü ol, hep yanımızda ol, inatçı arnavut.

Ndryshe, sipas biografisë së aktores, Cansu ka lindur në Turqi ndërsa prindërit në Greqi.

CiΙα është historia pak e njohυr e ρatriotëve shqiρtarë të burgosur në Guajanën franceze? Si përfunduan aq larg dhe cili ishte fati i tyre?

Cila është historia pak e njohur e patriotëve shqiptarë të burgosur në Guajanën franceze? Si përfunduan aq larg dhe cili ishte fati i tyre?

Dokumentat dhe dëshmitë, rrëfimet tronditëse! Në fotografi ndodhet një prej prijësve të njohur të çështjes kombëtare që vuajti në atë burg dhe jetën e mbylli atje! Videon e dokumentarin e keni në komentin e parë!

Tυrqia υërteton origjinën shqiρtare të Skënderbeut/ Dokumentari turk: Si i mundi dy sulltanët e shek. XV! Studiuesi: U qυajt Iskender Bey, si pasardhës i Aleksandrit të Madh

NGA SHPËTIM KODRA

Willy Kamsi: “Një popull që nuk e njeh të kaluarën e vet dhe nuk e mbron dhe nuk e ruan, s’ka indetitet” Shumë beteja të ashpra kanë zhvilluar shqiptarët kundër sundimit turk. Shumë kapedanë trima i ka përjetësuar historia.

Por, Skënderbeiada përbën epopenë më të lavdishme. Heroin tonë të madh e lanë pa varr e siç thuhet, eshtrat ia morën ushtarët turq për hajmali. Dh. Qiriazi: “Populli shqiptar ka mallkimin ‘varr mosgjendur’. Por, Skënderbeu është varrbekuar, varr kudogjendur”. Kadare: “Skënderbeu e ka varrin në gjakun e arbrit” (shqiptarit). Kohët e fundit, me dokumentarin turk për Skënderbeun, për armikun më të tmerrshëm të të dy sulltanëve turq, pas kaq shekujsh, kemi vlerësimim më të lartë të tij si strateg ushtarak. Sulltan Mehmeti II ka thënë: “Kurrë nuk ka për të dalë mbi tokë një luan i tillë”. Në pamundësi për ta mposhtur me luftë, Sulltani, me letrën e 6 majit 1461, i propozonte “vëllait të tij të dikurshëm”, disa kushte, në këmbim të paqes dhe për një “aleancë e bashkim të shpejtë”. Në letrën e 1 qershorit 1461, princi i epirotëve e i shqiptarëve, i përgjigjej: “Sa i përket dhënies peng të djalit tim, zemra e një babai dhe e një nëne nuk mund të përballojnë një sakrificë të tillë. Ti më fton për vizitë. Nuk mundem, sepse më duhet të drejtoj këtë komb krenar shqiptar, të zjarrtë e të pathyeshëm”.

Skënderbeu bën pjesë në Panteonin e Heronjve më të shquar të njerëzimit. U quajt Iskender Bey, si pasardhës i Aleksandrit të Madh; Princ i epirotëve, si pasues i Pirros dhe Gjergj Kastrioti, si Mbret i Arbërisë e i arbërorëve(shqiptarëve). Një personalitet i ndritshëm e unik, që mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe qytetërimin e Evropës nga vërshimi turk. Xhejms Volf: “Skënderbeu ua kalon të gjithë gjeneralëve, të vjetër e të sotëm, për udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse”. Te personaliteti i tij shquhen: mendja vizionare, gjenialiteti ushtarak dhe karakteri popullor. Skënderbeu: “Unë do të jem mik i virtytit e jo i fatit”.

Pas shekujsh heshtjeje, ka ardhur dhurata e çmuar, një dokumentar realist, i saktë, i qartë e përmbledhës për betejat kryesore të Skënderbeut kundër dy sulltanëve të shek.XV, përgatitur nga Instituti i Studimeve Ushtarake, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në vijim të serialit “Jetë luftëtarësh”. Rezistenca e princërve të Arbrit ndaj pushtuesve otomanë paraqitet si një sagë e lavdishme, edhe nga këndvështrimi historik i Turqisë. “Rezistenca e ushtrisë shqiptare, thuhet në film, e kishte futur në paranoja sulltan Mehmetin II, të njohur si El Fatih”. Ushtria më e fuqishme e kohës nuk arriti të mposhtë ushtrinë solide të princërve shqiptarë. Në dokumentar evidentohet qartë figura simbol e shpatës dhe e mendjes (inteligjencës) brilante të Heroit tonë, që mposhti e turpëroi, me forca të pakta, ushtritë e përtërira turke, në betejat e përvitshme drobitëse, duke na bërë krenarë e të vetëdijshëm për idealet e larta, që ata mishëruan.

Parimi themelor i historisë është pohimi i dokumentuar i së vërtetës. Dhe e vërteta ishte në dokumentet turke. Tashmë, janë sjellë 350.000 dokumente, nga më i vjetri që daton më 8 shkurt 1455 e deri në çerekun e parë të sh. XX. Priten të vijnë së shpejti po aq dokumente. Rezart Mezani (osmanolog): “Mundësia për të studiuar në Arkiv ka qenë për ne mjaft e rëndësishme. Aty ne kishim akses në të gjitha fushat e mundshme”. Ardit Bido: “Tashmë, në Arkivin tonë digjital të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave bëhen në tërësi 1 milion e 350.000 dokumente të periudhës osmane, së bashku me materialet që kishim më herët”. Mirëpritjen e mirëkuptimin me autoritetet e Bashkisë së Stambollit e prekëm edhe ne, si delegacion i Bashkisë së Durrësit, në tetor 1995, kur u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit nga të dy kryetarët e atëhershëm të bashkive respektive, nga z. Recep Tayyip Erdogan dhe z. Arqile Gorea.

Dokumentari turk vërteton përfundimisht origjinën shqiptare të Skënderbeut. Gjyshi i tij, Pal Kastrioti, kishte në zotërim fshatrat Sinë e Gardh i Poshtëm, në Dibër. Babai Gjon Kastrioti kishte në zotërim një zonë si Kruja, Mati, Mirdita e Dibra. Më 1421, mbante nën kotroll dhe Krujën. Për lashtësinë e Dibrës, për ekzistencën e fisit ilir të pirustëve, si dhe për një nivel të lartë të kulturës qytetare dëshmojnë reliket e zbuluara në luginën e Drinit të Zi, në Çidhnën e Poshtme, në Fushë Alie, në Kastriot etj. Neritan Ceka ka shkruar për vendbanime që i përkasin neolitikut të hershëm. Në librin “Ilirët”, N. Ceka flet për qytetin e famshëm të Demastionit dhe minierat e arit. Ptolemeu në shek. II Dibrën e quan Deburus. Skënderbeu nuk qe një fenomen i vetmuar e i rastësishëm. Dibra ka nxjerrë mendimtarë e kryeluftëtarë të mëdhenj, me rezonancë kombëtare. Nga 29 betejat që zhvilloi me turqit Skënderbeu, 17 më të rëndësishmet e më të përgjakshmet i zhvilloi në Dibër, ku kishte burimin e ushtrisë e të disa prej komandantëve të tij më të njohur. Ushtria turke pati gjatë luftërave 108.000 të vrarë, Skënderbeu 15.000.

Në fillim të dokumentarit turk pohohet që Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ka lindur në Sinë të Dibrës më 6 maj 1405. Pas humbjes me turqit, Gjon Kastrioti u detyrua ta dërgojë peng, në oborrin e sulltanit Gjergjin në vitin 1423, pra në moshën 18-vjeçare. Deri më 1431, ai mori edukimin e përgjithshëm. 1431 -1437, mori edukimin ushtarak e u emërua spahi (kalorës). Më 1437, subash e guvernator, (vali) i Dibrës. Më 1443, u kthye nga Nishi, duke projektuar “hakmarrjen për familjen dhe për vendin e tij”, thuhet në film. Përshkruhen, me shifra, datat e zhvillimit të betejave, forcat ndërluftuese dhe strategjia e suksesshme, me taktikat përherë të ndryshme, sipas kushteve, që kishte ndjekur Skënderbeu. Fenomen i papërsërit të betejave, forcat ndërluftuese dhe strategjia e suksesshme, me taktikat përherë të ndryshme, sipas kushteve, që kishte ndjekur Skënderbeu. Fenomen i papërsëritshëm, frymëzim për brezat.

Sipas Nelson Çabejt, dy boshtet madhore të ideologjisë sonë kombëtare, prejardhja ilire e shqipes dhe e shqiptarëve, si dhe epopeja epike e luftës kundër turqve në shek. XV, nën udhëheqjen e Skënderbeut, janë bërë dy objektet kryesore të kërkesës për çmitizim. Për epërsinë e tezës mbi prejardhjen ilire, në artikullin “M. Mema dhe misioni i gazetarit në demokraci”, kam nënvizuar që janë shprehur shumica e albanologëve më të shquar në botë, bazuar dhe në kërkimet shkencore më të fundit të arkeologëve, historianëve e linguistëve, në katedrat e shqipes në botë. Sa i takon tezës për prejardhjen pellazge, historiania Mimoza Kore shprehet: “Historianët, G. Glotz e R. Cohen, sigurojnë që ‘pellazgët nuk janë popull indoevropian’”. Seit Mansaku: “Teza e prejardhjes pellazgjike, e lidhur me origjinën e përbashkët të grekëve e shqiptarëve, i ka shërbyer politikës asimiluese greke ndaj arvanitasve, që ata të mos përpiqen të ruajnë identitetin etnik e gjuhësor”. Shaban Murati: “Më 30.11.2022, në mesazhin e urimit për festën kombëtare të Shqipërisë, drejtuar ambasadores shqiptare në Greqi, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, është shprehur që ‘Skënderbeu është hero i popujve grek e shqiptar’. Verdikti qeveritar grek përzien një urim e një provokim. ‘Timeo danaos et dona ferentes’ (Ruhu nga grekët, edhe kur te sjellin dhurata)”. Asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, apo Akademia jonë e Shkencave. Për qëllime politike shtrembërohen faktet historike.

Kristo Papas i Agimit të Artë ka thënë: “Georgis Kastriotis është grek”. Albanologu Titos Jochalas është shprehur se “Skënderbeu është edhe hero i grekëve”. Kurse, Mihalopuli ka shkrimin “Historia e Gjergj Kastriotit, Mbret i Shqipërisë”. Në një pamflet të gjatë Thimi Mitko polemizon me historianin grek Kostandinos Paparigopolous, sipas të cilit Skënderbeu është me origjinë sllave.

Th. Mitko: “Skënderbeu, jo vetëm ka gjak shqiptari, por është dhe idhull frymëzues për shqiptarët. Hero mbi heronj”. Frang Bardhi tek “Apologjia e Skënderbeut” (1636) e quan “gënjeshtar përrallash” Jan Tomkun, i cili thotë se Skënderbeu ishte biri i Joanis Marknaviqit. Teodosis ka shkruar “Histori për Gjergj Crnojeviq-Skënderbeun” (1778), ku, me kërkesë të kishës ortodokse, synohet serbizimi i historisë shqiptare. Vuk Drashkoviç i quan serbë prindët e Skënderbeut. O. Schmitt e quan Gjonin, atin e Skënderbeut Ivan a Johan, duke përsëritur tezat e B. Petrovskit. Kurse, humanisti Volaterrano e quan Gjon Dibrani. Përsa i përket tezës që “Vojsavë Tribalda, ish-sllave”, Artan Shkreli shprehet: “Tribalët ishin një fis i lashtë ilir. Ata vijojnë të përmenden në Mesjetë nga Stefan Bizantini, ende si ilirë në shek. VI, pra para vendosjes së sllavëve në Ballkanin perëndimor”. Gjon Muzaka në “Memorien” e tij të vitit 1510 shkruan: “Vojsavë Tripalda e Pollogut ishte shqiptare nga familja e Muzakajve, bijë e kryezotit të Pollogut”. Jireçek e quan Pollogun, Tetovën e sotme, tokë ilire. Gjon Muzaka dëshmon dhe lashtësinë e flamurit që nga viti 1372.

Olivera Milosavleviç: “Sot, shqiptarët konsiderohen si ‘armiqtë’ më të mëdhënj të serbëve. Ata nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur dhe produkti i stereotipit të fundit është argumenti që Skënderbeu është serb”. Manipulime, falsifikime të shumëllojshme. Por, mitet dhe simbolet e kombit, si Skënderbeu, ushqejnë ndërgjegjen kombëtare dhe jetojnë pa kufi. N. Çabej: “Lufta për ‘demontimin’ e mitit kombëtar shqiptar, është lufta për të mohuar identitetin dhe vetëdijen kombëtare të shqiptarëve”. Kadare: “Çmitizuesit e Skënderbeut kanë kërkuar, jo prekjen e tij, por thjesht ndërrimin e përkatësisë etnike”. Sa janë lodhur apatridët, apo detraktorët vendas për ta ulur nga piedestali Heroin tonë kombëtar”. Didëro: “Shpifësi është një nga kafshët më të egra, më të ndyra e më gjakpirëse të shoqërisë”.

Te “Mosmarrëveshja” Kadareja shkruan: “Te ‘Mekami’ Heroi i parë i shqiptarëve trajtohet si një hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Është hedhur hije e zezë nga rimohuesit (albanologët e rinj) mbi gjithçka të shpallur si vlerë morale dhe kulturore të kombit tonë: mbi zanafillën ilire të shqipes e të shqiptarëve, si dhe mbi Skënderbeun.

Kundërshqiptarizmi shpallej si doktrinë gati kombëtare. Kurse ministrat e Jashtëm të Shqipërisë ‘londineze’, gjatë vizitave të zyrtarëve turq, si kujdes kryesor kishin heqjen e bustit të Skënderbeut nga holli i pritjeve. Donkishoteske. Kur politikanët nuk promovojnë simbolet e Kombit, nuk respektojnë dinjitetin e tyre dhe të vendit, si mund të pretendojnë respektin nga fqinjët?! Te ‘Nën hajat të Parrizit’ (1914), Fishta sjell një dialog mes Skënderbeut e Djallit. Skënderbeu: ‘Si janë pra shqyptarët? Djalli: Si i don anmiku! Gjergj, shqiptarët duan të të rrëzojnë’! Pra, jo turqit osmanë, me taboret e pafundme të jeniçerëve.

Jo grekët e palodhur që, duke tundur kryqin, mallkonin çdo gjë shqiptare. As serbët fanatikë që, bashkë me kryqin, tundnin thikat, por vetë shqiptarët, më saktë rimohuesit shqiptarë, donin të përmbysnin atë që dukej i papërmbysshëm”. Kadare: “Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit, do të thotë të bësh sulme kundër konceptit të lirisë. Çmitizimi i tij është një nga turpet e kombit shqiptar”. Dy simbolet e kombit, Skënderbeu me epopenë e shek. XV dhe Kadareja me veprën e tij të sotme letrare, e kanë nderuar Shqipërinë në të gjithë botën. Megjithatë, politikanë të caktuar kanë lobuar kundër Kadaresë për marrjen e çmimit “Nobel” në letërsi. Holland: “Kadare, profet i Shqipërisë, humanist i madh, avokat i Shqipërisë e i Evropës”.

Macron, Kadaresë: “Ju jeni poet i Ballkanit, rapsod e frymëzues i Evropës, lajmëtar i lirisë”.

Skënderbeut iu desh të përballet edhe me sfida të paparashikuara e të rënda, me tradhti e me konflikte me pasoja të rënda. Tragjedia “Skënderbeu” e E. Haxhiademit, me subjekt nga dasma e Mamicës (26 janar 1445). Te “Mosmarrëveshja” Kadare shkruan: “Në prolog të dasmës, fejesa e Mamicës me Muzak Topinë, i ndarë nga Zanfina (motra e Gjon Muzakës), kishte shkaktuar re të zeza, që do të jepnin stuhinë në epilog. Ftohja e më pas tradhtia e M. Golemit sollën humbjen tragjike në Berat (26.7.1455)”. Episodi tjetër tragjik ka pikënisje konfliktin e Lekë Zaharisë me Lekë Dukagjinin për Jerina Dushmanin, që përfundoi me 100 të vrarë dhe me dorëzimin e Danjës te venedikasit, pas vrasjes në pritë të Lekë Zaharisë. Dokumentari turk për Skënderbeun, dokumentari “Mbreti luftëtar”, me skenar të Nua Gjelajt, projektuar në Neë York. Veprat për Skënderbeun dhe bashkëpunimi i historianëve të sotëm si Fatos Daci, Ardit Bido etj., mund të realizonin një skenar të shkëlqyer, intrigues e tejet interesant, për një film të prodhuar në Hollivud. Ashtu si për dokumentarin, komuniteti i madh shqiptar, me siguri do të kontribuonte financiarisht. Një film i tillë do të sfidonte edhe filma si “Helena e Trojës”, apo “Beteja e Vaterlosë” etj., për faktin se, krahas betejave legjendare për nga strategjia, intensiteti dhe heroizmi do të plotësohej dhe me episodet tragjike, por të vërteta të mësipërme, si dhe me tradhtitë e H. Kastriotit, Moisi Golemit, apo me rikthimin e këtij të fundit te Skënderbeu. Do të ishte terheqës e interesant. Arkivat greke e serbe fshehin shumë dokumente historike me vlerë për shqiptarët.

Kasetat me dokumentarin turk që mund t’u dërgohen miqësisht qeverive fqinje, shpresojmë të shërbejë si model për mendjehapurit në Greqi e Serbi, ku nuk mungojnë. Ata përpiqen për të mposhtur mendjembyllurit alla Koletis e alla Grashanin, për të pranuar edhe shtetërisht të vërtetën mbi trojet etnike shqiptare, mbi origjinën ilire të shqipes e të shqiptarëve, mbi spastrimet etnike apo genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve. Nikos Dimou: “Grekët gjithnjë i kanë shtrembëruar faktet në librat shkollore, duke u transmetuar brezave të vërteta të rreme. Patriot është ai që përpiqet të evidentojë e të korrigjojë gjërat e gabuara”. Çedomir Petroviq: “Kërkoj falje për të gjitha mëkatet e popullit tim kundër popullit shqiptar. Dëshiroj që serbët dhe shqiptarët të nisin një jetë të qetë e të sigurtë së bashku. Të shohim të ardhmen në BE, ku do të takohen Kosova e Shqipëria”.

Jo mbi hipokrizinë, mashtrimet, apo servilizmin (material skarco), të politikanëve, por vetëm mbi të vërtetat historike, mund të ndërtohen e qëndrojnë si duhet urat e bashkëpunimit të sinqertë e të ndërsjelltë në Evropën e Bashkuar. Shpresojmë të inaugurohet së shpejti Rruga e Arbrit dhe të gjenden para, që të investohet në ambjentet e fshatit dhe të ndërtohet një muze sa më i bukur për Kastriotët në Sinë (Dibër). Të mos mbetet vetëm me inisiativën e të nderuarit dhe të përkushtuarit, patriot e idealist Fuat Daci, apo të individëve që e ndjekin, por të investohet nga shteti, që të rritet turizmi kulturor, i cili është aq i rëndësishëm.