Nυraj: Është e Ιehtë me qenë shqiρtar në Kosovë, por jo edhe në Sanxhak?

Për të gjithë ata që duan të ndërtojnë emrin e tyre përmes emrit tim, të cilët thonë se janë përgjegjës për suksesin tim:

Siç e dini tashmë, asnjë organizatë, asnjë parti politike, asnjë shtet nuk më qëndron pas, më qëndroj unë vet me guximin dhe kokëfortësinë time, si dhe disa njerëz që kanë qenë me mua që në fillim.

Gjithçka e kam ndërtuar vetë me punën, mundin dhe dashurinë e pastër për kombin.

Personalisht unë jam përgjegjës për çdo sukses timin, sepse kam qenë e vetmja nga Sanxhaku që kam ngritur zërin kundër asimilimit, kam qenë e vetmja nga Sanxhaku që kam kthyer kombin shqiptar në Sanxhak.

Isha e ekspozuar ndaj torturave të ndryshme, kurtheve të ndryshme,por me ndihmen e Zotit dola me fytyre te paster me shpresen se nje dite do te arrij gjithcka çka kam sot.

Guximi dhe dashuria për mëmëdheun është dhuratë nga Zoti, nuk ma keni dhënë ju, me të kam lindur.Është e lehtë të jesh shqiptar në Kosovë dhe të flasësh për Sanxhakun, por eja në Sanxhak, trego çfarë kam thënë unë 11 vjet më parë dhe do të shohësh se çfarë lloj torturash kam mbijetuar.

I falënderoj të gjithë për mbështetjen virtuale dhe dashurinë që më jepni. Ju dua!

Shkruar nga Amina Nuraj: *Autorja është koordinatore e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar.

Lυiz Ejlli tregon ρendimin e madh në “BBV2: “Nuk ia fal vetes kυrrë”

Ish-banori i “BBV2” Luiz Ejlli përmes një video në Instastory” ka treguar një pishman të madh.

Ai shprehet se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë gabim që ka marrë inat Eni Taren dhe e ktheu në armik.

Me Enin ai ka bërë debat të vazhdueshme, por mesa duket tashmë janë bërë miq të mirë.

Ai në video i kërkon falje publikisht ku shprehet:

Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë.

Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës.

Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë.

Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës.

Mαshtroi për 7 vite se e bija νυante nga kanceri për të mbΙedhur para, e ρëson keq 41-vjeçarja, i rruajti kokën për ta bërë më të besueshme

Një grua, është arrestuar nën akuzën për mashtrim, pasi për vite me radhë ka pretenduar se vajza e saj e vogël vuante nga kanceri.

Pamela Reid, 41 vjeç, dyshohet se gënjeu për vite familjen dhe miqtë për shëndetin e vajzës së saj 7-vjeçare, duke e portretizuar atë në internet si një fëmijë të verbër dhe të sëmurë që vuante nga leuçemia akute mieloide dhe sëmundje të tjera dhe kishte konvulsione të shpeshta.

Sipas New York Post, Reed pranoi se madje shkoi aq larg sa të rruante kokën e vogëlushes për ta bërë historinë e saj më bindëse.

Banorët e zonës ku jetonin nëna dhe vajza amerikane, mësohet se kanë marrë pjesë bujarisht në përpjekjet për mbledhjen e fondeve dhe janë bërë donacione për të ndihmuar familjen të përballojë shpenzimet e supozuara mjekësore.

Sipas dokumenteve të gjykatës, keqardhja e nënës doli në dritë javën e kaluar kur infermierja e shkollës fillore ku ishte regjistruar vajza, zbuloi se 7-vjeçarja nuk ishte e verbër në syrin e djathtë, siç pretendonte nëna e saj.

Reed i kishte thënë më parë infermieres se vajza e saj do t’i nënshtrohej një operacioni për të futur një kateter venoz qendror për trajtimet e saj të kancerit.

Infermierja thirri mjekun e shkollës më pas, i cili konfirmoi dyshimet e saj se vogëlushja nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë kancer apo leuçemi. Dokumentet e shumta që Reed i kishte dhënë shkollës në lidhje me kancerin e supozuar të ishin të gjitha false, pohoi doktori.

Reed më vonë pranoi se falsifikonte dokumente, të tilla si recetat, për të pasqyruar diagnozën që dëshironte dhe për t’i dhënë vajzës së saj ilaçe kundër konfiskimeve që nuk i nevojiteshin.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, 41-vjeçarja fillimisht u përpoq të gënjejë, përpara se përfundimisht të pranonte se ajo filloi dhe vazhdoi mashtrimin sepse “i pëlqente mbështetja që po merrte”.

Reed postoi sistematikisht informacion të rremë për shëndetin vajzës së saj në një faqe që ajo krijoi në internet në tetor 2017, kur vajza ishte vetëm 20 muajshe. Në atë kohë Reed pohoi se e bija vuante nga anemia e rëndë aplastike, një çrregullim i rrallë i palcës kockore.

Me kalimin e viteve, 41-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte përmes fondeve online mijëra dollarë, të cilat sigurisht i futi në xhepat e saj. Një organizatë raportoi se i dha familjes Reed rreth 8,000 dollarë për të ndihmuar në pagimin e trajtimeve të kancerit, thanë oficerët.

Vetëm dy ditë para arrestimit të saj, Reid pohoi në Facebook se shëndeti i vajzës së saj të mitur po përkeqësohej.

“Kur na thanë se kjo do të ishte beteja më e madhe deri më tani, ne menduam se ishim të përgatitur, por asgjë nuk e përgatit një prind për diçka të tillë… Zemrat tona thyhen me çdo trajtim, çdo lot dhe çdo natë duhet t’i shpjegojmë asaj pse kjo po i ndodh asaj… Ne nuk e dimë përgjigjen”, shkroi Reed, duke pretenduar se vajza e saj po fillonte trajtime intensive të kancerit që do të zgjasin 10 javë.

Mashtrimi ishte planifikua aq mirë sa edhe vajza tjetër e Reid mendoi se motra e saj kishte kancer dhe ishte e sëmurë rëndë, tregojnë të dhënat.

Është e paqartë nëse burri i Reid e dinte të vërtetën, por ai mungonte në shtëpi në momentin e arrestimit të 41-vjeçares, ndërsa dy fëmijët tani janë nën kujdestarinë e shtetit.

Rekord i ri! Dua Lipa e υetmja në botë me 2 miliardë kΙikime për 3 këngë

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka thyer një rekord të ri në karrierën e saj muzikore. Sapo është shpallur artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga dy miliardë klikime.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram

“Ai u taΙΙ me shtαtzëninë e Einxhelit”- Habit Dagz dhe i reagon ashρër Luiz Ejllit

Dj Dagz ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku foli për karrierën e tij, por edhe jetën personale.

Mirëpo Dagz foli edhe për Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP Albania 2, ku habiti me deklaratën.

Ai tregoi se nëpërmjet një postimi kohë më parë, Luizi është tallur me shtatzëninë e partneres së tij, Einxhel Shkirës.

Deklarata e Dagz është bërë virale menjëherë në rrjet.

Video Player

U goditën me thikë dhe karrige/ Plagosja e shqiρtarëve në Itali, shkon në 6 nυmri i të arrestυarve

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit

Numri i personave të arrestuar për plagosjen e dy shqiptarëve në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali ka shkuar në gjashtë.

Sipas mediave italiane, policia arrestoi edhe 5 persona të tjerë, veç 19-vjeçarit i cili u arrestua pak ditë pas sherrit. Ata dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç.

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit. Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptarë, 16 vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, pasi goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë. Ndërsa vëllai i tij më i madh, i cili mori një goditje të lehtë ka dalë nga spitali.

Pesë të arrestuarit janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal.

“Akti i ραrë i eksρertimit mjekoligjor, i paplotë”- I mituri hυmbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria cakton ekspertë të huaj për ρërcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit

Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu, pasi sipas saj ekspertiza e parë mjekoligjore ishte e paplotë.

I mituri ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho disa muaj më parë.

News24 pasi u vu në dijeni të këtij fakti, iu drejtua me shkresë zyrtare Prokurorisë së Tiranës, e cila ia konfirmoi një gjë të tillë dhe shpjegoi arsyet se përse ishte marrë një vendim i tillë.

Sipas prokurorëve, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu sqarohet se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S;

2- Nga hetimet dhe pyetja e eksperteve që e kanë marrë përsipër dhe e kanë kryer këtë akt ka rezultuar se ata nuk janë të specializuar dhe nuk kanë njohuri të posacme në fushat objekt të ekspertimit, dhe në arritjen e konkluzionit që kanë paraqitur në aktin e ekspertimit nuk kanë kryer konsultat me mjekë të tjerë specializuar në këto fusha.
3- Kryerja e riekspertimit mjekoligjor që përcakton shkakun e vdekjes është kusht i domosdoshëm edhe për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor shtesë, për të përcaktuar nëse ka shkelje të rregullave të protokollit dhe deontologjisë mjekësore nga të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor (stomatolog, anestezist etj.) që kanë kryer ndërhyrjet përkatëse, mjekuar dhe trajtuar të miturin B.S .

4- Për vërtetimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe individualizimin e përgjegjësive penale konkrete dhe nisur nga fakti që në rastin konkret kërkimet dhe vlerësimet janë shumë komplekse dhe kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë të mjekësisë lind e domosdoshme caktimi i disa ekspertëve për kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit shtesë.

5- Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ekspertë të specializuar në të gjitha fushat objekt të ekspertimit të sipërpërmendur.

6- Mjeket e tjerë që janë të specializuar në këto fusha në Shqipëri , janë në një numër të kufizuar dhe ushtrojnë funksionin e mjekut në institucione mjekësore, ku kanë punuar me mjekët e përfshire ne hetim dhe kanë njohje me ta , duke ndikuar në këtë mënyrë në paanësinë dhe objektivitetin e kryerjes se ekspertimit prej tyre.

Aktualisht , jemi në pritje te kryerjes se procedurave ligjore për dërgimin e vendimit me letërporosi autoriteteve juridike të huaja”, thuhet në përgjigjen për News24.

Shρërthen bomboΙa e gazit në një banesë, 13 ρersona të Ιënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës ku theksohet se dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një bombol gazi.

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi”- njofton policia e Kosovës.

Çfarë po fshίhet në Trekëηdëshin e Bermudës? Studiuesit: Retë “sillen” çυditshëm dhe…

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zh/dukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gj/urmë në këtë pjesë të planetit tonë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, që përfshin hapësirën detare në Atlantik mes Majemit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda. 

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh, madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra alienë.

E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori.

E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër. Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh.

Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bo/mba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erë/rat në këtë zonë

kapin lehtësisht një shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gj/enerojnë dallgë deri në 15 metra të larta. E në të tilla kushte,

asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeriu, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht.

Nυsja zhdυket në aeroρort bashkë me lekët që kishin mbledhυr për t’u martύαr!

Dhëndri i shkatërrohet gjithçka, ndonëse kishte plot ëndërra për të ardhmen.

Një çift i dashuruar ishin duke udhëtuar drejt Romës për t’u martuar.

Mirëpo në këtë moment, dhëndri u përball me një gjë jo të pakëndshme.

Nusja e braktisi të fejuarin e saj në aeroport dhe iku me valixhet e tij dhe 5 mijë paund.

Çifti ishin rreth të 40-tave dhe ishin fejuar disa ditë më parë.

Në momentin që po shkonin drejt Romës, burri shkoi në tualet, teksa nusja e ardhshme përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete dhe për t’ia mbathur.

Burri kërkoi kudo për të fejuarën dhe 5 mijë paundet por nuk gjeti asgjë.

Ndërkohë një dëshmitar tha: “Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar. Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje. Stafi e kërkonte kudo, por ajo nuk u gjet askund.

Nuk ishte as e qartë nëse ajo kishte dalë nga aeroporti apo do të shkonte në një vend tjetër. Në fund u thirr policia”.