Gabriela bën të ‘pabërën’ në Për’ρυthen, fut biberonin në gojë dhe ρuth Xhebron

Këto momente janë pasuar me nga një puthje mes dyshes.

Një Për’puthen i zjarrtë, plotë pasion episodi i sotëm, ndërsa Gabriela i ka vënë ‘flakën’ studios gjatë takimit 4 minutësh me konkurrentin e ri, Xhebron, ku nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtet.

Në një moment, konkurrentja ka bërë të pabërën duke i futur Xhebros biberonin në gojë. Por edhe ky i fundit nuk u tregua i pafajshëm, duke iu kthyer Gabrielës me të njëjtin intensitet kur tha se “ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen”.

Këto momente janë pasuar me nga një puthje mes dyshes.

Gabriela: Do ma jepje mua këtë biberonin?

Xhebro: Po pra ta fusja ty.

Gabriela: Do ma fusje?! Po sikur ta fus unë ty këtë biberonin?

Xhebro: Po fute, ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen.

Gabriela: Si hiqet kjo? Do ta heqësh pak këtë?

Xhebro: Lëre se afrohem unë, afrohem unë.

Gabriela: Prit se ta jap kështu… (i fut biberonin në gojë dhe e puth)

Ikin dritat në Rinas, ραsagjerët mbeten në errësirë

Nje ngjarje e pazakonte ndodhi ne aeroportin nderkombetar te Tiranes.

Qindra pasagjerë në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, mbrëmjen e sotme kanë mbetur në errësirë pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Mësohet se per disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungoi, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur ne nje kohe kur regjistrohet piku i levizjeve ne aeroport.

Detaje tronditëse/ Trafikonin të mitύra, fotot e tyre i nxirrnin në f αqe ρ*rn* grαfike dhe u Ιinin takime, kush është shqiptarja pjesë e grυpit kriminal

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas drejtorisë anti trafik të policisë Greke,në pranga ka rënë Lorela Kapaj e datëlindjes 1993,Stefanos Nestoras 1990,Dhorgjiaqis Petros 1969,pasi akuzohen se kanë trafikuar 15 vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë marëdhënie seksuale me të miturat,veç dhe në grup,e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.

Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve interentike ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat,ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejtë përfitimit ekonomik.

Drejtoresha e “Raiffeisen Bank” zhdυket me miΙionat e klientëve, pse nuk ka hetim?

Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege e identifikuar si Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës.

Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.

Protagonistja e dyshuar e skandalit, Esela Metaj, sipas raportimeve të medias “është zhdukur” prej 24 nëntorit 2023 e madje thuhet se ka marrë me vete milionat e klientëve të Raiffeisen Bank në degën ku punonte në Tiranë.Arkëtarja e përfshirë në skemën e zhvatjes- sipas mediave- ka zbuluar se pre e vjedhjes së parave nga llogaritë kanë qenë klientë shqiptarë dhe të huaj. Por ndërkohë që paratë e qytetarëve janë prekur, zyra e shtypit e bankës, në një përgjigjje për median nuk e mohoi vjedhjen.
“Në artikujt e publikuar nga disa portale, një pjesë e konsiderueshme janë ekzagjerime dhe nxjerrje nga konteksti” – ishte përgjigja e bankës për median Zoom. Përgjegjës për fshehjen e rastit në sytë e publikut, sipas raportimeve mediatike janë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bankës Christian Canacaris dhe anëtarja e bordit drejtues për Biznesin Retail, Vilma Baçe.

I habitshëm është edhe qëndrimi i institucioneve kontrolluese e rregullatore si Banka e Shqipërisë apo zyra mëmë e bankës në Austri. Në këtë rast, habi përbën edhe qëndrimi i institucioneve të hetimit, pasi nëse ka vjedhje duhet të ketë hetim penal qoftë edhe pa denoncim, me procedura të nisura kryesisht pas daljes së rastit në media.

Rrënjët e rastit duken të thella, pasi një publikim i 24 shtatorit të vitit 2007 ka përshkrua se Z.Bledar I, drejtor Rajonal ne rrugen Bardhyl, ka punesuar dhe ka promovuar mbesen e gruas se tij Esela Metaj (protagoniste e skandalit të fundit), e pakulifikuar ne cdo aspekt profesional, duhet te sqaroj ketu se ky drejtor prej pak kohesh eshte shkarkuar nga detyra me motivacionin e nenkuptuar dhe te paraqitur perpara bordit nga eprori i tij z. Alban C.

Çfarë ndodhi në një rast të ngjashëm në Bosnje?!

Vjedhja e klientëve nga drejtuesit e Raiffeisen Bank në Bosnje Hercegovinë u pasua me denoncimin nga vetë drejtuesit e bankës në Sarajevë ndaj punonjësve që kishin ngritur skemën e mashtrimit. Ata pushuan nga puna punonjësit e përfshirë dhe sqaruan klientët për çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja u shoqërua me hetime të policisë dhe prokurorisë së Sarajevës që arrestuan punonjësit e përfshirë. Denoncimi i vjedhjes nga organet eprore të bankës, i distancoi ata nga krimi duke rritur besimin tek klientët se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen dhe nuk tolerohen.

Vrαυ djalin 18 muajsh pse e bezdiste me das.hnorin, nëna dhe partneri i saj dënohen me bυrg ρërjetë

Hedges dhe ish i dashuri i saj janë dënuar me burgim të përjetshëm sot për vrasjen ‘e keqe dhe torturuese’ të të birit të pambrojtur.

Ajo dhe ish-i i saj Jack Benham masakruan pamëshirshëm djalin 18 muajsh Alfie Phillips gjatë një sulmi ‘të furishëm’ në shtëpinë e tyre në Kent në vitin 2020 – më pak se dy muaj pasi dyshja vrasëse u takuan. Alfie pësoi më shumë se 70 lëndime në trupin e tij të vogël kur u rrah për vdekje dhe u mbyt nga çifti gjatë periudhës së pandemisë.

Të ushqyer nga kokaina, uiski dhe kanabisi deri në orët e hershme të mëngjesit, Hedges, 27 vjeç dhe Benham, 35 vjeç, kryen një natë ‘disipline të dhunshme’ pasi e quajtën Alfie-n ‘të mërzitshëm dhe të bezdisshëm”.

Vogëlushi vdiq me një mori mavijosjesh, brinjë të thyera, krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu kishte gjurmë kokaine dhe alkool në organizmin e tij, pas sulmit barbar që ndodhi në banesën e tyre. Sot, një gjykatës i burgosi ​​përgjithmonë autorët.

Hedges u takua me ish-dashnorin e saj ushtarak Benham në shtator 2020 në një shtëpi miqsh të përbashkët ku dyshja do të blinin drogë. Ajo ishte ende në lidhje me babanë e Alfie, Sam Phillips, në atë kohë.

E rëndë, nëna rreh për vdekje fόshnjën 6-mυajshe

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Makrychorit në Greqi, ku një grua e moshës 37-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.

Nëna 37-vjeçare, u paraburgosu, pas një procesi që zgjati rreth tre orë në gjykatë këtë të premte.

“Turp të kesh”, bërtiti babai i foshnjës gjatë transferimit të saj ng makina e policisë drejt gjykatës.Prokuroria greke ngriti kallëzim penal për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore.

E akuzuara mohoi në gjyq se ka vrarë foshnjën por sipas saj “dikush tjetër e ka bërë”.Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike, pasi raportohet se po përballet me probleme të rënda psikologjike për të cilat ishte shtruar në spital dhe merrte kurim edhe në të kaluarën dhe merrte mjekim.

“Më kanë vodhën fëmijën, të gjithë janë bashkëfajtorë”, tha babai i foshnjës përpara mediave greke.

Sipas Thesstoday, bashkëshorti akuzon 37-vjeçaren dhe të afërmit e saj për krimin si dhe për faktin se nuk e lejojnë të marrë pjesë në veremoninë mortore.

Kujtojmë se 37-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.

Gjendet shëndoshë e mirë shqiρtarja e hυmbur në Greqi, kishte ikυr me një b ύrrë

22-vjeçarja shqiptare Paloma Zerellari, e cila ishte zhdukur që prej 12 dhjetorit, në Greqi, është gjetur.

Sipas mediave greke 22-vjeçarja ka kontaktuar me autoritetet dhe iu ka thënë se ndodhet jashtë Kretës. Vajza e re një ditë pas zhdukjes i kishte thënë shokut të saj se ishte larguar me një burrë, përmes një mesazhi që ajo i kishte dërguar.

Buzëqeshja e Fëmijës, organizata që kishte lëshuar alarmin për zhdukjen e saj, ka gjetur vendndodhjen e saj dhe deklaron se ajo ndodhet në Kullën Ilias.

“Aventura” e 22 vjeçares shqiptare ka përfunduar sot duke i dhënë fund ankthit të familjarëve që e kërkonin.

Καpet “mat” dυke u ρύthur me një υαjzë, Aureli ρërjashtohet nga programi

Në programin e dashurisë “Përputhen” është transmetuar një video, në të cilën shihet konkurrenti duke u puthur me një vajzë jashtë programit, një klub nate.

Duke qenë se Aureli ka thyer një nga rregullat kryesorë të programit, produksioni ka marrë vendimin që ai të përjashtohet përfundimisht nga programit.

“Eshtë një rast i përsëritur dhe flagrantë këtë herë pasi shihet qartë që Aureli është duke u puthur me vajzën në video. Edhe pse Aureli ka qenë një ndër konkurrentët më premtues të programit, ai nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen” pasi është zyrtarisht i përjashtuar. Ne do të luftojmë deri në fund për vërtetësi për të matur marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta, gjë që mund të lexohet edhe nga ju që e ndiqni nga shtëpia. Ka një arsye pse “Për’puthen” është në sezonin e tij të pestë dhe vazhdon të qëndrojë i fortë. Kjo pasi kemi luftuar dhe do vijojmë të luftojmë fort që këtu të e ketë vërtetësi”, ka thënë Megi teksa në ekran është shfaqur video.\

Rrahυ për υdekje υαjzën 2-υjeçare, babai nga Kërçova lihet në bυrg

Tridhjetë ditë paraburgim i është shqiptuar babait nga Kërçova që ka rrahur vajzën e tij dyvjeçare, e cila më vonë ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

I dyshuari F.D., sipas informacioneve nga SPB-Ohër, është dërguar në burgun e Manastirit.

“Më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku më 8 janar iu nënshtrua plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.

1920, një υogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur ρesë gjuhë të hυαja pa shkυar ende në shkollë

Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë, shkruan KultPlus.

“Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA (Marrë nga fotografitë që kanë bërë historinë)./ KultPlus.com