FiΙmohet për herë të parë një mace e egër në Parkυn Kombëtar në Divjakë

Një kafshë e egër është shfaqur për herë të parë në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.

Bëhet fjalë për macen e egër. Pamje të maces së egër janë kapur me kamerat kurth të vendosura në park.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar dy foto të kësaj kafshe të egër në rrjetet sociale.

“Bota e egër e zonave tona të mbrojtura vjen me raportime mjaft të mira nga specialistë e AdZM-ve.

Përtej imazheve të përftuara nga Bjeshka Orosh, sjellim një tjetër lajm të rëndësishëm,atë të dokumentimit për herë të parë të Maces së egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Imazhet janë siguruar falë kamerave kurth”, thekson AKZM.

Mυrgeshat e kάnabisit”që duan t’ua marrin mαrihύαnën nαrkotrafikantëυe

Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal, duke hequr monopolin nga trafiku i drogës

Në Meksikë, pesë gra nga një organizatë feministe, Hermanas del Valle (ose Motrat e Luginës), vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, duke përgatitur ilaçe si dhe cigare. Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal, duke hequr monopolin nga trafiku i drogës.

Në vendin e shkatërruar nga lufta e karteleve të drogës, dhe krishterimi është ngulitur në shoqëri, imazhi i një murgeshe që tymos cigare marihuane është më shumë një akt rebelimi, thonë gratë. Motrat, duke përdorur nofka, shpesh bëjnë postime në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për bimët e kanabisit, duke mbajtur seminare dhe duke marrë pjesë në ngjarje të lidhura me kanabisin.

Ndësa në pamjet e publikuara në artikullin e medias italiane “La Repubblica”, murgeshat e cilësojnë këtë si një ndër mënyrat për të hequr monopolin e drogës dhe për ta përdorur bimën e marihuanës për qëllime mjekimi.

Tαshmë nuk fshihen më, del haρur çifti i γjeve shqiptarë

Viti 2024 ka nisur me disa zbulime çiftesh nga lojtarët shqiptarë dhe ata të njohur në Europë.

Mes emrave më të mëdhej në Europë dhe në Botë të cilët festuan festat e fundvitit bashkë, tashmë është shtuar edhe një çift shqiptarë, një futbollist i njohur dhe një këngëtare e njohur pasi prej kohësh gjurmoheshin nga mediat rozë për t’i zbuluar që ishin bashkë nga detajet e fotove, këtë fundvit nuk kanë qëndruar më fshehur.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit dhe të përfaqësueses dardane Amir Rrahmanin. Ish-futbollisti i Partizanit të Tiranës është shfaqur publikisht me këngëtaren e njohur, Era Istrefi. Tashmë është bërë gjithçka publike dhe çifti nuk po ruhet më nga paparacët.

Noizy bën dekΙaratën emocionuese, i kërkon fαΙje υαjzës së tij Leandrës

Noizy, ka qenë së fundmi i ftuar në “1 kafe me Labin” ku foli për karrierën e tij dhe jetën personale. Reperi u pyet edhe se kujt do t’i thonte “Më fal” në këto momente.

Noizy u përgjigj duke thënë se falje do t’i kërkojë familjes së tij sepse nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.

“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”, tha Noizy.

Ditëve të ngrohta po u υjen fundi. Javën tjetër mbërrin i ftohti ρolar

Viti 2024 ka nisur me reshje të pakta dhe vranësira, por me temperatura të larta. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, të shtunën pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

“Deri ditën e shtunë, moti do jetë me alternime, kthjellime, vranësira, lagështirë, reshje. Reshjet do jenë kryesisht në veri, por nuk përjashtohen momente me pika shiu edhe në zonat qëndrore, duke përfshirë Tiranën, megjithatë janë reshje joproblematike dhe në sasi të pakta. parashikohet që kjo javë, deri ditën e shtunë të regjistrojë temperatura të larta, prafutet me temperatura të larta janari. Madje, presim temperatura deri në 20 gradë” – thotë Lajda Porja nga Meteoalb.

Ndërsa dita e diel pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin e vendit.

“Dita e diel do të jetë ajo që do të shpeshtojë më tepër vranësirat. Do të kemi reshje në të gjithë territorin, rrebeshe, si edhe do të ketë rënie të temperaturave me të paktën 4 apo 5 gradë. E diela do bëjë ndryshimin e gjithë këtyre ditëve”.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, pas datës 10 janar do të vijë i ftohti polar.

“Më e ftohtë do të jetë pjesa e mesit të janarit. Dhjetëditëshi i dytë i janarit rezervon të ketë edhe masa të ftohta polare dhe aty do t’i kuptojmë dhe do t’i ndjejmë vërtet temperaturat e ulëta. Kjo masë e ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Ballkanit, do të fillojë pas datën 10 janar, por nuk e dimë me saktësi sa do të qëndrojë…”

Sinoptikanët parashikojnë se ky dimër do të jetë i ngrohtë, në krahasim me vitet e mëparshme dhe ditët e ftohta me temperatura ekstreme do të jenë të pakta.

Emri i Ermal Mamaqit del në dosjen VIP të SPAK për ραstrim ρarash

Dosja e prokurorisë se posacme, SPAK, ndaj Ilir Beqaj nxjerr në skenë edhe emrin e aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Sipas Ora News, Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave.

Shtetasi Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së.

Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Shërbim Kateringu” ne vlerën 259000 leke.Ne datë 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patur komunikimin (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kërkon kësaj që të futet ne aplikacionin BKT Smart dhe t’i çojë ne WhatsApp Ermalit te dhënat e llogarisë ku do te behet transferta.

Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuratën dhe duke qene se paratë i kane kaluar ne llogari i kërkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka tërhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i është dhënë shuma e parave.

Nga komunikimet është mësuar se këta dy shtetas janë takuar te bar “M.” te rruga e “Kosovarëve”. Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit “Bar MASHA”, ndodhur në rrugën e “Kosovarëve”, Komuna e Parisit, për datën 30.11.2023 ku nga pamjet filmike është evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mbërritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO dhe është ne pronësi te vëllait te tij, Sabjan Xhemal Kurtulaj.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me një grua (duhet te jete shtetasja Dhurata Thanasi) në trotuarin ngjitur me Bar “M.”

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi një send (ne dukje si letër apo para) te cilat i merr me dorën e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantollonave.

Me shkresën nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kërkuar informacion pranë bankës BKT me qellim verifikimin e lëvizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, “Dhurata THANASI” dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer tërheqje ne datën 30.11.2023.

Këto fatura rezultojnë të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte./ora news

Ndjekësit nuk ρranojnë zëυendësimin e Arbana Osmanit, reαgon Ledion Liço

Sara Hoxha konfirmoi në emisionin “Më lër të flas”, dy ditë më parë se Ledion Liço do të jetë prezantues i sezonit të tretë të spektaklit televiziv “BBVA”.

Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, te cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin.

Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”.

Sυndimi i gjatë otomαn nuk la gjυrmë gjenetike, Bojaxhi: Turqit e Prizrenit jαnë shqiρtarë

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” është i ftuar në “Pressing” të T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.

Ndër të tjerash, Bojaxhi ka thënë se periudha osmane nuk ka lënë gjurmë gjentike te shqiptarët.

Madje ai ka thënë se “turqit e Prizrenit janë shqiptarë”, të njëjtën e thotë edhe për turqit e Maqedonisë së Veriut.

Më tutje, ai ka thënë se ka shqiptarë që janë turqizuar, por kjo nuk qëndron edhe gjenetikisht.

“Në Kosovë, ata që e mbajnë vetën për turq janë thjesht linjave shqiptare të zonave të fshatrave. Edhe në Maqedoni ata që ia mbajnë vetës linja turke, janë linja shqiptare. 80% janë linja shqiptare, 20% janë sllavë të turqizuar. Ka edhe shqiptarë që kanë marrë identitet turk, por është thjesht ndryshim kulturor”, ka thënë ai.

Gjetjet shokυese të ADN-së: 45% të serbëυe të Kosovës, janë shqiptarë të sΙΙαvizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing.

E rëndë, 4 anëtarë të një familjeje gjenden të υdekur, burri υret grυαn shqiptare dhe 2 fëmijët, më edhe pas veten

Pak para ndërrimit të vitit, një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA, ku 4 anëtarët e familjes Morgan, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia e ClarkstoWn, raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49-vjeç, me sa duket eliminoi gruan e tij, Ornela 43- vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10-vjeç dhe Gabriel 12-vjeç.

Policia beson se më pas ai eliminoi veten.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut, pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.

Watson, 49-vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë.

Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë.

Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet.

Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në New City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në Ëest Nyack.

Ornela Morgan, ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.

Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve, njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.