V. αjza shqiρtare deΙ mes kryeqγtetit me rrοba b anjo, Ja si i d. υken të gjitha…

Ndodh edhe kjo në Tiranë! Një vajzë shfaqet duke ecur me rroba banjo në zonën e “Tregut Çam” në kryeqytet.

Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, vajza ka veshur një palë rroba banjo në ngjyrë të zezë

dhe sipër tyre një fund prej rrjete, që i tregon të gjitha linjat trupore.

Vajza ecën e qetë, ndërkohë që kalimtarët e shikojnë me kureshtje.

Mesa duket ajo nuk i duruar dot temperaturat e larta dhe ndërkohë ka imagjinuar sikur është duke shëtitur pranë detit.

 SHIKO VIDEON

G. rυαja zbυΙon dramën e jetës: Βëra aq shumë … ks sa desh υ diqa!

RRËFIMI I PUBLIKUAR NGA THE NEW YORK POST

“A e keni parë ndonjëherë jetën t’ju rrëzohet para syve? Unë po.

Epo, më konkretisht, jetën time seksuale. Ndodhi teka isha shtrirë në një dyshek të ftohtë, dhe një mjek i përgjithshëm më kontrollonte legenin me një vegël.

“Ahhh, po. E kuptoj se çfarë do të thuash. Duket sikur ka marrë flakë,” vuri në dukje ai…

Njoha në Tinder një vajzë. Duke qenë se isha dikush që i kalova të njëzetat dhe fillimin e të tridhjetave, ishte e bindur se isha e ftohtë emocionalisht për shkak se nuk qaja kurrë për një ndarje.

Kjo ishte një nga shumë shenjat e anashkaluara se në fakt isha homoseksuale dhe e brishtë me një grua tjetër.

Seksi me të ishte, thjesht, ishte ndryshimi i jetës time. Ashtu si ta shohësh botën me ngjyra të plota për herë të parë. E shijova çdo moment sikur të ishte kafshata e parë e një vakti të shijshëm.

Ishte i shpejtë dhe joserioz, por unë u dashurova në mënyrë dërrmuese, të turpshme. Diçka që askush nuk ju thotë për shfaqjen shumë më vonë në jetë është se në thelb ju kthen në adoleshencë.”-rrëfen ajo.

Pas disa shqetësimesh në brezin pelvik si pasojë e vibratorit dhe një vizite tek mjeku, Mjeku i Nadia Bokody i tha se klitori i saj ishte i mbistimuluar dhe nëse vazhdonte të bënte seks në ato ritme rrezikonte shqetësime serioze shëndetësore.

Laçiani υ jen të mαrrë n υse me mbIesëri, natën e ρarë vë dυαrt në kokë kur υ. αjza i…

Një emigrant ka pranuar të krijojë familje me një vajzë të cilën e ka njohur me mblesëri,

por ajo që ka ndodhur natën e parë mes tyre e ka shokuar djalin nga Laçi.

Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Më la o njerëz, më la dhe më degjeneroi…

Nuk dua ta shaj sepse unë ndjeva për të, por jam shumë keq dhe dua të shfryhem.

Jam 27 vjeç nga Laçi dhe si shumë të rinj për një jetë më të mirë prej vitesh kam emigruar jashtë vendit.

Atje punoj dhe jam stabilizuar shumë mirë.

Sipas këtyre të shtëpisë time kishte ardhur koha që të krijoja familje dhe siç e kanë zakon nga anët tona,

duke qenë se unë s’po doja të huaj, njerëzit e mi u futën për një vajzë.

ΡοΙicja b. υkυroshe shkαrkohet prej detγrës për shkαk të Këtyre Videoυe…

Një ish-oficere tërheqëse policie është shkarkuar nga detyra pasi shefat e saj zbuluan një seri videosh në rrjetet sociale që ajo postonte gjatë kohës së detyrës.

Modelja spanjolle u shkarkua pasi kishte postuar në rrjetin TikTok nje video ku shihej e a.rmatosur duke shkuar për reagim, në një grabitje të vërtetë të armatosur.

Ajo shihej në pamje duke mbajtur armën e saj e duke buzëqeshur ku nxitonin me makinë drejt vendit të grabitjes.

Yolanda Moll më parë bënte foto gjysmë të veshura për revista meshkujsh, para se të provonte karrierën në forcat e rendit.

40-vjecarja nga Esparreguera, pranë Barcelonës, adhuron të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka marrë pjesë në një program spanjoll njohjesh të reja ku konkuruesit duhet të dalin pa rroba.

Ajo poston gjithashtu video të pazakonta në rrjetet sociale që i kishin hapur edhe më parë telashe me punëdhënësit.

Por shakaja e fundit me pistoletë në dorë dhe video të tjera për të tërhequr vëmendjen, duke kënduar ‘hip-hop’ me uniformën e policisë, i dhanë goditjen finale.

Në videon problematike ajo shihej me pistoletën në dorë në makinën e policisë, duke ulëritur: “Pengmarrje në supermarketin Mercadona, nuk dua të v.des”.

Duke folur më vonë për pamjet Yolanda tha: “Ishte një video që e kisha filmuar për vete por një koleg më bindi ta postoj, nuk ishte diçka serioze.

Unë plotësova detyrën time dhe shkova në skenën e krimit.

Nuk u futa në supermarket me kameran e celularit ndezur. Çfarë bëra para saj, është puna ime”. 

Aksidenti në Selitë/ Shoqëronin familjen e gjγqtares Gjoka, përρΙaset eskorta e Gardës së Republikës, zbαrdhet dëshmia e gardistëve: I bëmë shenjë të ndalonte, por…

Në aksidentin që u regjistruar mbrëmjen e sotme në Selitë është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjarët e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Pas aksidentit të ndodhur, që ndryshe nga sa e raportoi policia më një njoftim zyrtar ku thoshtë se një shtetas aksidentoi policinë, burime për media bëjnë të ditur të kundërtën.

Sipas dëshmive të punonjësve të gardës shoferi me automjetin si të policisë është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës, por ishte e pamundur”, – ka shpjeguar një nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Bëhet me dije se policia ka nisur hetimet e thelluara pasi ka dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Njoftimi zyrtar i policisë për aksidentin rreth orës 21:52.

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kυrsi i këmbimit për sot/ Bien monedhat e hυaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe doΙΙari

Sot më 23 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lekë dhe shitet me 94.5 lekë. Euro blihet me 103 lekë dhe shitet 104 lekë.

Paundi blihet me 118.6 lekë, shitet me 119.7ekë. Franga këmbehet në blerje me 109.1 lekë, në shitje me 110.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.1 lekë dhe në shitje me 71.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ήαkoi videot e ojës “GTA”/ 18-vjeçari shqiptar mbγllet në sρitalin ρsikiatrik

Ai do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar, përsa kohë mjekët e konsiderojnë person të rrezikshëm

Arion Kurtaj, një haker 18-vjeçar që vodhi videot e një loje të papublikuar të Grand Theft Auto (GTA), është dënuar me qëndrim të pacaktuar në një spital psikiatrik.

Arion Kurtaj, i cili është autik, ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$. Figura e Arionit mbetet enigmatike dhe dihen pak informacione për jetën dhe familjen. Spekulimet në internet thonë se është me origjinë shqiptare, megjithëse mungon konfirmimi zyrtar.

Sulmet e guximshme të Lapsus$ në 2021 dhe 2022 tronditën botën e sigurisë kibernetike. Sulmet ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games, u kanë kushtuar kompanive gati 10 milionë dollarë.

Gjykata njoftoi se aftësitë dhe dëshira e 18-vjeçarit për të kryer krime kibernetike nënkuptonin se ai mbetej një rrezik i lartë për publikun. Ai do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar, përsa kohë mjekët e konsiderojnë person të rrezikshëm.

Sipas të dhënave, Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim dhe u përfshi në dhjetëra plagosje dhe dëmtime materiale. Mjekët e konsideruan rastin e tij si të papërshtatshëm për t’u gjykuar për shkak të autizmit të rëndë.

Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të hakeronte Rockstar, kompaninë që prodhon GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e tij të hotelit dhe një telefon celular. Ai vodhi 90 klipe të Grand Theft Auto 6 të papublikuara dhe që priteshin me shumë interes nga publiku. Më pas, i publikoi videot në forumin TeaPotUberHacker.

Rockstar Games tha para gjykatës se vjedhja e materialeve u kushtoi 5 milionë dollarë plus mijëra orë punë të stafit. Nuk është e qartë se sa para ka fituar Lapsus$ nga krimet kibernetike.

Mediat greke: Rama, drejt njohjes së BeΙerit si krγebashkiak i Ήimarës

Largimi i Jorgo Goros nga bashkia e Himarës po përshkruhet nga mediat greke si një fitore e Kyriakos Mitsotakis. Ato pretendojnë madje se presionet e kryeministrit grek e kanë nxitur shefin e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama të bëjë lëshime. Duke analizuar postimin e Ramës, Protothema shkruan se kryeministri po nënkupton gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

“CNN Greece” konsideron se gjykata shqiptare pohon se Jorgo Goro nuk mund të jetë në krye të bashkisë, ndërsa fakti që Rama e pranon këtë vendim, është sipas kësaj medie, një njohje de facto e Fredi Belerit si kryetar bashkie. “Burime kompetente theksojnë se arsyetimi i vendimit gjykatës shqiptare konfirmon se Fredi Beleris u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës dhe se kandidati i mundur Goro nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar bashkie.

Pranimi i arsyetimit të vendimit nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarës deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, shkruan CNN. Protothema citon burime të bëjnë të njëjtin pohim. Ajo e interpreton këtë si një hap prapa të kryeministrit shqiptar me qëllim zbutjen e krizës diplomatike që ka shkaktuar kjo çështje mes dy vendeve.

Ήoroskορi për ditën e sόtme, e Shtυnë 23 Dhjetor 2023

Dashi

Yjet ju vënë në dispozicion shumë shigjeta në harkun tuaj të cilat do të dini si t’i përdorni. Jeta private do t’ju falë sot momente për të kujtuar. Beqarët duhet të bëjnë sytë katër nëse janë në kërkim të shpirtit binjak. Nuk duhet të humbasin mundësitë për takime! Me vullnetin dhe vendosmërinë tuaj në punë, mund të arrini qëllimet që keni vendosur.

Demi

Nëse keni kaluar një kohë të vështirë, mos u shqetësoni, sot ju do të shihni gjërat nga një këndvështrim më pozitiv. Jini të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja sentimentale. Beqarët do të ndjehen veçanërisht tërheqës dhe do të jenë të vetëdijshëm për suksesin që do të arrijnë. Sot ju do të jeni më proaktiv në punë. Përfitoni nga mundësitë e mira.

Binjakët

Kjo ditë mund të sjellë shumë lajme në sferën sentimentale. Mos lejoni që ndikimet negative të dëmtojnë shpirtrat tuaj të mirë dhe qëllimet tuaja të mira në çift. Zemrat e vetmuara do të bënin mirë që të merrnin kohë për t’u argëtuar dhe për të filluar diçka ndryshe. Ditë ideale për të planifikuar ndryshimet e mundshme në të ardhmen në mjedisin e punës. Ju do të jeni krijues!

Gaforrja

Fillimi i ditës do t’ju bëjë të ndjeheni pak si të nënshtruar nga problemet, por do të filloni të ndjeheni mirë shpejt. Mos lejoni që dikush t’ju bëjë presion dhe t’ju shtyjë të merrni vendime të nxituara. Gjërat do të përmirësohen edhe për beqarët, gjëja e rëndësishme është të mos ngutemi. Jini të kujdesshëm për të shmangur ndonjë rrezik financiar, nuk është koha e duhur për të eksperimentuar me përvoja të reja, transmeton Noa.al.

Luani

Fillimi i kësaj fundjave mund të jetë e trazuar, por për shumë Luan është koha e duhur për të marrë në konsideratë jetën e tyre emocionale. Beqarët do të duhet të parandalojnë ndërhyrjet e jashtme që mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre. Do të shfaqen mundësi të reja që do t’ju bëjnë optimistë dhe produktivë në punë, do jeni gati për të pranuar sfida të reja.

Virgjëresha

Më në fund e keni kuptuar se mënyra më e mirë për të zgjidhur çdo konflikt që mund të jetë krijuar me të dashurin/ën është që të flisni hapur me të dhe të sqaroheni. Sot, beqarët do të zbulojnë se ata janë thellësisht të tërhequr nga njohjet e reja, por do të preferojnë të presin. Do të jeni të mbushur me ide pozitive dhe të orientuara drejt përmirësimit të perspektivave financiare!

Peshorja

Do të jeni më emocional dhe më të ndjeshëm se zakonisht, është një kohë e mirë për të treguar personalitetin tuaj të vërtetë sot. Në çift, është koha të silleni lirshëm me partnerin/en. Do të jetë një fundjavë e zjarrtë për beqarët, por bëjnë mirë t’i kushtojnë rëndësi edhe detajeve. Do t’ju duhet më shumë siguri në punë, por yjet do ju mbrojnë nga gabimet.

Akrepi

Planetët janë të pozicionuar në mënyrë të favorshme. Ju mund të përqendroheni në jetën private dhe nevojat personale me një qetësi të thellë të brendshme dhe një ekuilibër të madh. Për beqarët mund të ketë shumë mundësi për të bërë miq të rinj, mos u tërhiqni! Duket sikur është koha e duhur për të marrë rezultatet që prisni, por nuk jeni duke kërkuar fitoren.

Shigjetari

Lumturia juaj sot do të rritet me praninë e partnerit/es dhe të dashurve tuaj. Ju do të përpiqeni t’i jepni hapësirën e duhur edhe familjarëve dhe në të njëjtën kohë të shijoni jetën tuaj private. Beqarët do t’i lejojë veten të argëtohen dhe të njohin persona të rinj. Një dritë jeshile për kreativitetin, planetët favorizojnë gjithçka që është e re. Ju do të jeni aktiv, por kujdes mos jini të nxituar.

Bricjapi

Më mirë të mos mbështetesh shumë në fjalët e të tjerëve, kushtojini vëmendje asaj që dëshironi më së shumti. Dashuria sot premton të jetë shumë interesante! Këtë fundjavë beqarët do të takojnë dikë të veçantë, me të cilin do të krijojnë një ndjenjë. Një ditë e mrekullueshme për t’i vënë qëllimet tuaja në linjë, përparësi është karriera juaj dhe së shpejti do të keni shumë kënaqësi.

Ujori

Ke lënë pas dore vetveten dhe duhet të kujdesesh. Nëse jeni në çift organizoni një udhëtim jashtë qytetit! Fundjavë pak e komplikuar për beqarët, ndonjëherë ju duhet të tërhiqeni për të shmangur keqkuptimet. Do të ballafaqoheni me mundësi të reja unike për të eksperimentuar me aktivitete të reja në punë dhe për të zgjeruar horizontet tuaja.

Peshqit

Çiftet do të jenë në gjendje të planifikojnë diçka të rëndësishme këtë fundjavë. Një pushim relaksues është zgjidhja më e mirë për të forcuar marrëdhënien! Beqarët nuk duhet të humbasin asnjë rast për t’u argëtuar dhe për të bërë takime interesante! Kohë e mirë për të ndjekur aktivitetet krijuese dhe projekte artistike, por jini të kujdesshëm për të qëndruar me këmbë në tokë.

Ήistorike/ Shqiρëria fiton Miss Eαrth 2023

Shqipëria ka fituar “Miss Earth 2023”. Vendi ynë përfaqësohet nga Drita Ziri. Kompeticioni i bukurisë u mbajt në Vietnam ku morëm pjesë 85 shtete.

Drita ishte më e votuara duke rrëmbyer kështu kurorën e më të bukurës. Drita u vlerësua shumë edhe për përgjigjen e saj ndaj pyetjeve që iu drejtuan konkurrenteve. Pas fitores, Drita krenare bëri dhe shqiponjën.

https://www.instagram.com/missearth/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fbe6862a-1cba-47b5-aa8b-389220952988