Ρrofesori i arteve takon ish-stυdenten në rrugë duke luajtur muzikë, i pύth dυart: Ky qenka fati i….

Kompozitori, pedagogu, Prof.Robert Radoja pranë qendrës tregtare ‘Toptani’ sheh rastësisht duke përformuar në rrugët e Tiranës studenten e tij.

Profesori, tepër i emocionuar, e njeh studenten e tij dhe ndalet për ti puthur duart. Me një frymë keqardhje profesori shprehet “Andrrat e bukura përfundokan n”rrugë….”.

Për më tepër ndiqni vidoen më poshtë:

Aksident i RËNDË/ Momenti kur mαkina merr ρara këmbësorin në vijat e bardha

Makina që po lëvizte me shpejtësi merr para qytetaroin që po kalonte rrugën në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një automjet ka marrë para një këmbësor në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Këmbësori është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar I cili urdhëron që ngasësi I automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”-njofton polcia.

Rυαjini dhëmbët e qυmështit, shρëtojnë jetën!

Dhëmbët e qumështit luajnë një rol simbolik në rritjen e fëmijës. Një herë e një kohë ato hidheshin mbi çatitë e shtëpive përdhese dhe fëmijëve u thuhej se i merrnin dallëndyshet.

Ndërsa sot, në kohët moderne, i merr zana. Disa prej prindërve zgjedhin t’i ruajnë këto dhëmbë si një kujtim i bukur i fëmijërisë së të vegjëlve të tyre.

Por tjetër gjë thotë mjekësia. Një studim 15-vjeçar i këshillon prindërit që t’i ruajnë dhëmbët e qumështit të fëmijëve të tyre, sepse ato përmbajnë qelizat burimore. Ruajtja e tyre mund të mbështesë në të ardhmen, në rast të ndonjë sëmundjeje të rëndë.

Ishte Dr. Songtao Shi, një studiues në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Dentare dhe Craniofacial (NIDCR) në Bethesda, Maryland, i cili kish treguar praninë e të njëjtave në brumin dentar të dhëmbëve të vajzës së tij.

Dhëmbët e qumështit, janë të çmuar

Në vjeshtën e vitit që pasoi, profesori nuk e gjeti veten të papërgatitur dhe mblodhi materialin që i nevojitej për të thelluar kërkimet e tij. Ai zbuloi se nga çdo dhëmb qumështi mund të merret një maksimum prej 12 qelizash burimore, të cilat rriten në një koloni për t’i bërë ato të përhapen.

Qelizat burimore të gjetura në brumin e dhëmbëve të qumështit janë në gjendje të riprodhohen më shumë dhe më shpejt se ato të dhëmbëve të tjerë. Sot është e mundur që ato të ruhen në struktura të veçanta. Ato vendosen në izolim kriogjenik derisa të jenë të nevojshme, për t’iu kundërvënë ndoshta sindromave serioze siç janë: diabeti i tipit 1, Parkinsoni, Alzheimeri, distrofia muskulare, skleroza e shumëfishtë, tumoret, lezionet nervore etj.

‘Doktor ku je’? Ora 22:45, në sρitalin e Hasit asnjë mjek, qγtetari çon fëmijën e sëmυrë në Kosovë

Doktor ku je’? Ora 22:45, në spitalin e Hasit asnjë mjek, qytetari çon fëmijën e sëmurë në Kosovë

Ng qytetarët vijnë mjaft denoncime për shërbimin në spitale.

Përveç kushteve që lënë mjaft për të dëshiruar, ata përballen edhe me mungesë të stafit mjekësor.

Një qytetar nga Hasi ka denoncuar një problematikë të tillë.

Ai thotë se pak netë më parë, në orën 22:45, është paraqitur në spitalin e Hasit me fëmijën e sëmurë.

Por ashtu siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ai nuk ka gjetur asnjë mjek në spital.

Në këto rrethana ai është detyruar ta çojë fëmijën në spitalin e Gjakovës për shërim si zgjidhja e vetme që ofrohet nga shëndetësia shqiptare.

Video Player

Refυzoi ρropozimin e tij, 42-vjeçari hedh bαshkëjetuesen e tij nga shkëmbi

Yesim Demir vdiq më 6 korrik, pasi mori plagë të rënda nga rrëzimi nga shkëmbi, gati 100 metra.

Bashkëjetuesi i saj, Gursu u tha mediave në Turqi në atë kohë:

“Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik pas propozimit që i bëra për martesë. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi papritur. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Mirëpo bashkëjetuesi tani është arrestuar pasi familja e saj ka bërë një kallëzim penal, raportojnë mediat turke, duke pretenduar se çifti u përleshën, pasi ajo refuzoi propozimin e tij dhe se unaza e saj iu gjet në xhep, jo në gishtin e saj.

Madje dhe policia thotë se ka shenja dhune në trup.

Wizz Air υΙerësohet linja ajrore me kosto të ulët më e mirë e νitit në Shqiρëri

Unioni Turistik Shqiptar nga Ministria e Turizmit jep çmimet për vitin 2023

Në mbrëmjen gala organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar dhe Ministria e Turizmit, Wizz Air u vlerësua me çmimin si “Linja Ajrore më e mirë me kosto të ulët në Shqipëri” gjatë vitit 2023.

Ky çmim u akordua për profesionalizmin, ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët dhe kontributin në rritjen e numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti.

Wizz Air është kompania ajrore që udhëheq tregun shqiptar dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror. Kompania ndihet mirënjohëse dhe krenare që ka qenë një kontribues kyç në bumin e papritur të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Angazhimi i Wizz Air për të ofruar një gamë të gjerë destinacionesh që lidhin Shqipërinë me vende të tjera të botës, si dhe shërbimi i cilësisë më të mirë në fluturime me çmime të përballueshme, kanë luajtur një rol kyç në tërheqjen e numrit të madh të turistëve drejt Shqipërisë.

Shërbimet me kosto të ulët të Wizz Air, jo vetëm që kanë mundësuar të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të fluturojnë, por gjithashtu kanë ndikuar në nxitjen e ekonomisë së shtetit shqiptar. Kontributi i kompanisë nuk përfshin vetëm vendet direkte të punës, pasi aktualisht Wizz Air punëson rreth 500 anëtarë të ekuipazhit në Tiranë, duke krijuar kështu rreth 7000 vende pune indirekte në industrinë shqiptare të aviacionit dhe hotelerisë. Ndikimi pozitiv i Wizz Air në ekonominë shqiptare do të jetë akoma edhe më i lartë pas njoftimit të kompanisë për zgjerimin e saj në vend. Gjatë verës së vitit 2024, Wizz Air do të shtojë avionin e 13-të, në bazën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e strategjisë që tregon një rritje të vazhdueshme dhe angazhim në rajon.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur dhe krenarë që jemi vlerësuar me çmimin si Linja Ajrore me kosto të ulët më e Mirë në Shqipëri nga Albanian Tourism Awards. Që kur nisëm të operojmë në Shqipëri në vitin 2017 dhe vendosëm një bazë këtu në 2020, ne kemi hapur mundësitë që lidhin Shqipërinë drejtpërdrejt me shumë qytete në Europë si dhe në Lindjen e Mesme, duke sjellë turistët për të eksploruar bukuritë e paprekura të natyrës shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe duke ofuar mundësi fluturimi për komunitetin e madh shqiptar që jeton jashtë vendit.

Gjatë këtyre viteve ne kemi transportuar mbi 9 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë. Tani ne jemi të fokusuar tek rritja e vazhdueshme në vend, duke vazhduar investimet ne eknonominë lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke u ofruar pasagjerëve gjithnjë e më shumë mundësi të reja fluturimi me çmime shumë të ulta, duke filluar nga vetëm 14.99 euro”, – tha Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës dhe oficere e ESG në Wizz Air.

Suksesi i Wizz Air vjen si pasojë e rrjetit të gjerë që ka ndërtuar në Shqipëri në vetëm tre vjet, duke fluturuar drejt më shumë se 50 destinacioneve në 16 shtete të ndryshme, ndër të cilat 30 prej tyre janë linja unike nga Tirana. Angazhimi i kompanisë ndaj profesionalizmit është i dukshëm në shërbimet e saj, duke vendosur një standard ekselence në këtë industri. Në nëntor 2023, Wizz Air ka arritur rezultatet më të larta krahasuar me të gjithë linjat e tjera ajrore në Europë për sa i përket realizimit të fluturimeve të planifikuar. Kompania gjithashtu ka fituar medaljen e argjendtë për operimin e këtyre fluturimeve në kohën e nisjes.

Wizz Air është vlerësuar kohët e fundit edhe nga CAPA (Qendra e Aviacionit) për angazhimin e palëkundur, përsa i përket ndërgjegjshmërisë mjedisore. Me një nga flotat më të reja të avionëve në botë, Wizz Air gjithashtu prodhon intensitetin më të ulët të karbonit, krahasuar me konkuretët e tjerë. Duke pasur gjithmonë një fokus të madh tek qëndrueshmëria mjedisore, linja ajrore ka investuar në teknologjinë më të fundit të aviacionit, siç është Airbus A321neo, që ndihmon me një reduktim prej 20% të emetimeve të CO2 si dhe një ulje prej 50% të emetimeve të oksidit të azotit dhe zhurmës së krijuar nga avioni.

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 194 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 59.5 milionë pasagjerëve gjatë periudhës dhjetor 2022 – nëntor 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin Wizz.

Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Aëards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga ëorld Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Aëards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Europë 2023, nga ëorld Travel Aëards.

Wizz Air:

V+O Communication Albania: info@vando.al

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në Tëitter: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair

“Shoqja hυmbi ndjenjat”/ E mitura tregon ραrandalimin e trαgjedisë: Lidhi Ιitarin në qαfë dhe u var por…

“Ajo mori një litar, e vari rreth e rrotull qafës, edhe e lidhi në një vend edhe u ngjit në një karrige’

Ka kaluar kohë por ende nuk ka pasur një debat të mirëfilltë në lidhje më këtë fenomen shqetësues që kërcënon mirëqenien e fëmijëve shqiptarë. Historitë me të miturit shqiptarë që kanë provuar lojëra dhe sfida të rrezikshme nuk janë të pakta. Një adoleshente 13 vjeçare nga Tirana tregon për Inside Story se si një shoqja e saj i mbijetoi një sfide të rrezikshme e quajtur “Speed Dreams”.

“Kam pas një shoqe, dhe akoma e kam që ka bërë atë lojën Speed Dreams. Ajo e bëri për kot se ka kujtuar që nuk do ndodhte vërtetë, i ra të fikët për nja 1 min, erdhi mami e çuan në spital, i thashë ke bërë një gjë jo normale nuk je mirë. Sipas shoqes sime, ajo mori një litar, ose rrip, e vari rreth e rrotull qafës, edhe e lidhi në një vend edhe u ngjit në një karrige dhe në fund fare, i lëshoi këmbët nga divani dhe ndenjti disa sekonda varur te litari, por pastaj i vuri prapë këmbët në divan për të shikuar atë adrenalinën gjasme”– u shpreh nxenesja nga Tirana.

Këto histori të vërteta, që vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë flasin për normalizimin e këtyre sfidave tek kjo grupmoshë.

Lojërat online që përfshijnë ndarjen në grupe të mëdha apo të vogla me të panjohur kanë rreziqet e tyre për të cilat fëmijët por edhe prindërit shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar sa duhet.

“Duke filluar nga bullizimi që për mendimin tim është problematika kryesore që shfaqet online, për të luajtur një lojë ti duhet që të krijosh një ekip dhe ai krijohet online me persona që jetojnë në cdo cep të botës. Ti duhet të kontaktosh me këto person. Problemi në këtë rast qëndron se shumë perosna duke përdorur aftësitë e tyre fillojnë edhe bullizojnë dhe manipulojnë fëmijët dhe të rinjtë që të kenë një lloj avantazhi në lojë”– u shpreh Brenton Bënja, ‘Geek Room’.

https://www.facebook.com/insidestory.tch?ref=embed_video

TR0NDITËSE/ Si u υetëvra 13-vjeçari në Golem, teksa po reaΙizonte video për në “tik tok”

I mituri po realizonte video për Tik Tok, para se të vetëflijohej

Në 21 nëntor të vitit 2021, fshati Golem i Lushnjes u trondit nga lajmi se një 13-vjeçar ishte vetëflijuar.

Sikurse u raportua në fillim, ai po realizonte video për Tik Tok. Ende pa u shuar frika dhe dyshimet për vetëvrasjen në Grun e Zi, një tjetër ngjarje drejtonte tek lojrat e rrezikshme online.

“Kemi një grup fëmijësh që janë të mbyllur, e kanë të vështirë të komunikojnë, të tregojnë anën e tyre emocionale, i përjetojnë shumë fort emocionet, kjo mbyllje në vetvete dhe shpeshherë qëndrimi në këto rrjete sociale, sfidat që vijnë aty janë të papërballueshme për ta dhe kjo mund të cojë në atë që ne i themi vetëflijimit” u shpreh psikologia, Ariana Muça

Golemi është një fshat në hyrje të Lushnjes. Shkolla ku studionte i mituri i ndjerë sot është e braktisur dhe e mbyllur me dryn. Një fushë e madhe futbolli ku sot lëvizin vetëm pulat e fshatit, një barake e vogël që dikur ka shërbyer si dyqan akulloresh dhe një bicikletë fëmijësh e harrua para derës së shkollës krijojnë një mizansenë të trishtë.

Askush nuk do të flasë para kamerave në Golem për këtë çështje, ata duan sic thonë të respektojnë dhimbjen e familjes, të cilët pas ngjarjes kanë lënë Golemin dhe Shqipërinë.

Edhe familjarët e të ndjerit nuk preferojnë të flasin publikisht pavarësisht se jashtë kamerave na konfirmojnë edhe një herë për elementin Tik Tok të dyshuar që në fillim kur ndodhi ngjarja.

“Në fakt sfidat e Tik Tokut vitet e fundit një problem i madh pothuajse për të gjithë grupmoshat duke u nisur që nga fëmijët adoleshentët pasi janë grupmoshat që preken më shumë dhe kanë një ndikim të madh edhe në shëndetin e tyre mendor. Ne kemi parë që ata kanë pasur rezlizim të veprave të vetëflijimit që janë akte shumë të rënda dhe të pamenduara që vijnë për efekt të përdorimit të këtyre platfmormave” u shpreh psikologia, Arjana Muça

https://www.facebook.com/insidestory.tch?ref=embed_video

E ραzakontë! Βυrri αgjëroi për 392 ditë dhe υendosi një rekord hυmbje peshe prej 125 kg

Skocezi Angus Barbieri agjëroi për 392 ditë nga 14 qershor 1965 deri më 11 korrik 1966. Ai konsumoi vetëm vitamina, elektrolite, një sasi të papërcaktuar majaje dhe pije me zero kalori si çaj, kafe dhe ujë të gazuar, megjithëse herë pas here konsumonte sasi të vogla qumështi dhe/ose sheqer me pijet.⁠

Ndërsa jetonte në shtëpi në Skoci, MB, ai vizitonte shpesh Spitalin Maryfield për vlerësim mjekësor dhe kontrolle mbi shëndetin e tij.⁠ Ai humbi 276 paund (125 kg) dhe vendosi një rekord për gjatësinë e një agjërimi. Pesha fillestare e Barbierit u regjistrua në 456 paund (207 kg) dhe ai ndaloi agjërimin kur arriti peshën e tij të synuar prej 180 paund (82 kg).⁠

Mjekët ishin të lumtur që Angus të agjëronte për pak kohë, por kurrë nuk e prisnin që ai të shkonte kaq gjatë për shkak të varësisë së tij të madhe nga ushqimi.

Më pas e furnizuan me disa multivitamina që mund t’i merrte rregullisht për të kompensuar mungesën e ushqimit që do të kishte në dietë.

Fillimisht, ishte e vështirë për Angus të mbante planin dhe të shmangte ushqimin, por ai shpejt u bë më këmbëngulës, gjë që e bëri qëllimin e tij për humbjen e peshës prej 180 paund të dukej më i lehtë.

Pas edhe më shumë kohë, trupi i tij filloi të përshtatet me mungesën e ushqimit duke djegur rezervat e veta të yndyrës për energji, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme pasi yndyra të mbarojë, pasi trupi ka nevojë për energji për të funksionuar siç duhet.

Për tetë muajt e fundit, nivelet e glukozës së Angus ishin vazhdimisht të ulëta, por çuditërisht, ai nuk pësoi asnjë efekt negativ në trupin e tij si rezultat. Pas 382 ditësh pa ngrënë, ai më në fund e la atë pasi arriti qëllimin e tij. Megjithatë, kjo nuk është diçka që ne do të rekomandonim ta provoni në shtëpi.

Sherr masiυ mes shqiptarëve dhe një grupi të komύnitetit rom në Athinë,i thyejnë këmbën ρolicit grek

Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës.

Ροlicia ka tentuar të shuajë një sherr të dhunshëm mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në sherr e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar egër një prej policëve.