E goditën me makinë e ραstaj me shkoρa bejzbolli, xhaxhai i 18-vjeçarit me Ιot në sy: Vranë një jetim

Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur.

Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku dy të dyshuarit e sulmuan brutalisht viktimën.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe familjari i viktimës, xhaxhai Rrahim Fejzullahu i cili tha se i ndjeri pas një konflikti verbal me të dyshuarit tek berberi i lagjes, u godit me veturë nga ta e më pas edhe me mjete të forta, ku siç thotë Fejzullahu në tentim për ta vrarë e kanë goditur vetëm në kokë.

Ai shtoi se për të ishte kujdesur qysh kur ishte 5-vjeçar, atëherë edhe kur mbeti jetim.

“Asnjë shenjë në trup djali se ka, veç në kry. Kjo është tentatim vrasje dy herë, një herë me veturë, një herë me stupca. Djali e ka një vëlla dhe një motër para vete. Ky pa prindërit ka qenë qysh në moshën 5-vjeçare. E kemi rritur qysh kemi mujtë, as borxh, as hile kurrkujt si kemi”, tha ai.

Fejzullahu po ashtu kërkoi drejtësi nga organet e rendit, teksa përshkruajti gjendjen e rëndë emocionale në të cilën po ndodhen.

“Po mundkan shqiptarët me e bë edhe këtë punë. Unë veç kërkoj drejtësi maksimale. Nëse ka drejtësi për këtë rast iu kisha lutë shtetit, Prokurorisë, kujdo, drejtësi maksimale. Me dalë me e mbyt një jetim pa të bërë sen pos shqiptarët po e bojkan. Në vend që me ia çu një kafshatë bukë me i ndihmu, e mbytë stupc. Na ka mbyt…çka me bo…”, u shpreh nën lot ai.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë?

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Reagimet e familjarëve

Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit. Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Ήistoriania Kocaqi: Nuk ka ρopull grek, por identitet ρellazgo-ilir në të dy anët e kufirit

Elena Kocaqi u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz”.

Pak ditë më parë historiani Arben Llalla publikoi kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka që ngre dyshime mbi shqiptarët, origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar. Për të folur mbi këtë temë e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz.

Shqiptarët janë populli më autokton në Europë, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt. Përveç disa njerëz ekstremistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet historike janë të plota që tregojnë një autoktoni të shqiptarëve. Dëgjova edhe dyshimet mbi Skënderbeun, por nuk e kuptoj këtë injorancë. E gjithë kjo bëhet politikisht për të manipuluar historinë” tha ajo.

Më pas Elena Kocaqi u ndal te historia e vendit fqinj duke deklaruar se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë. Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë” tha ajo. Sipas Kocaqit, Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve duke e manipuluar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përballet me historianë grekë. “Greqisë po i more edhe antikitetin ngelet pa histori, shikon t’u vjedhë historinë të tjerëve.

Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është manipuluar. As mua nuk më besohej në fillim. Jam gati të përballem me historianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam problem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri ka një muaj që ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”.

E ndërsa u shpreh se grekët edhe emrin e shtetit e kanë tonin, në fund historiania foli edhe për origjinën e kryeministrit grek Tsipras dhe negociatat që po bëhen mes dy vendeve, ku mes kërkesave grekët kanë edhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet. “Delegacionet e dy vendeve nuk duhet të vendosin asgjë, pasi i vendosin historianët, janë çështje shkencore historike, jo politike.

Termi çam nuk mund të hiqet. Tsipras po të ishte çam mysliman do të ishte në Shqipëri sot do ta kishin dëbuar. Historia e Greqisë është false. Ata po t’iu gërryesh dalin të gjithë arvanitas. Manipulimi është bërë në shekullin e 19-20, madje edhe Greqia me Maqedoninë zihen kot se ata janë shqiptarë. Të vetmit trashgimtarë të Greqisë antike janë shqiptarët. Ata edhe kreun e kishës e kanë arvanitas” përfundoi Elena Kocaqi.

FΙitet SHQIP edhe në BuΙΙgari…Një tjetër fshat 500 vjeçar krejtësishtë shqiρtar me ρrejardhje nga katυndi Vithkuq i Korçës! (Video)

Flitet SHQIP edhe ne Bullgari…Nje tjeter fshat 500 vjecar krejtesishte shqiptar !

Sado qe perpiqen shume shoqata greke me vizitat e shpeshta ne Mandrica per te greqizuar mandriciotet,ata e thone me krenari : JEMI 100% SHQIPTARE ME PREJARDHJE NGA KATUNDI VITHKUQ I KORCES

https://facebook.com/CmendinaIKaDyertHapurPerTeGjithe?ref=embed_video

‘Isha dhe jam shqiρtare’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiρtare: Kam jetυar si e hυaj në Itali..

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e nisi karrierën e saj në Itali. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” në Rai 1, ku ka dhënë detaje nga jeta personale.

Oxa shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”, tha artistja.

Ndërkohë prezantuesja e njohur, Mara Venier, e cilësoi këtë zgjedhje si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

“NUK ËSHTË DRASTIKE, NATYRËN E KAM GJITHMONË PRANË, JETESA NË QYTET ËSHTË BËRË E RËNDË, TË JETOSH NË NATYRË ËSHTË SHUMË MË E PËLQYESHME PËR MUA, NATYRA KA DIÇKA TË VEÇANTË, NUK KE NEVOJË TË THUASH KUSH JE, ÇFARË BËN, NATYRA E DI, DHE TI JE I LIRË TA PERCEPTOSH KËTË HESHTJE QË FLET.

Por jo vetëm kaq pasi Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare:

“ASKUSH NUK E DI QË KAM LINDUR NË NJË FAMILJE NË BARI, NËNA DHE BABAI IM JANË SHQIPTAR. ISHA DHE JAM SHQIPTARE DHE ËSHTË NJË GJË E RËNDËSISHME, SEPSE JETA INTENSIVE QË KISHA ISHTE E NJË TË HUAJI NË ITALI”.

AUTORI GREK Aρostolos Athanassakis: KUAJT E AKILIT EMERTOHEN NË SHQIP, NUK KA ASNJE DYSHIM PËR 0RIGJINËN ILIRE

…Në gjuhën shqipe balë, ka kuptimin kalë pullëbardhë. Fala greke e huazuar, balios, duhet të jetë futur në greqisht përmes vllahishtes. Në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla. Kështu, barz (Grq. μπαρτζος), dhi ngjyrë gri, dhe shyt (Grq. σιουτος), kafshë pa brirë, po që në të vertet janë fjalët shqiptare…

Numri i fjalëve që përmbajnë rrënjën ilire bal, në mënyrë të specifikuar e ‘bardhë’, është mbresëlënës.

Gjithashtu fakti se ballë në shqip, “balli” (shënim: këtu autori bën shpjegim me ‘forehead’ në ang.), korrespondon dhe fonetikisht dhe semantikisht më fjalën Sanskrite bhálam, që do të thotë gjithashtu ‘balli’…

…(ai) citon Höeg, si burim të informacionit të tij se :

Sarakaçanët nomadë dhe popujt e tjerë pastoralë të Ballkanit verior përdorin baliŭ/baliă për të treguar një dele me pamje të bardhë. Për të mbështetur origjinën ilire ai citon fjalën shqipe balë
“kalë me pullë të bardhë në ballë’.

βαλίος / βαλίός homerike. Nga ana tjetër, baliŭ në gjuhën vllahe duhet të ketë qenë e huazuar nga gjuha shqipe dhe jo nga ajo Latine – më saktë nga Oskane/Umbriane – badius / * balius. Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

_______________________

  • Titulli: Glotta: zeitschrift für griechische und lateinische sprache…, Volume 78, Issues 1-4
  • Artikulli: “Akhilleus’ Horse Balios: Old and New Etymologies,” Glotta Fall Issue 2004, pp. 1-14. Nga: Apostolos N. Athanassakis, Santa Barbara
  • Autori i botimit: Paul Kretschmer, Wilhelm Kroll
  • Botues: Vandenhoeck und Ruprecht, 2002
  • Vandenhoeck und Ruprecht, 2002 – Foreign Language Study
  • 1909-1934 include section: Literaturbericht für das jahr 1907-1932.

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/…/glottazeitschri00kretgoog_djvu.txt

Nga i njëjti autor:

“Some Illyrian Elements in the Myth of Achilleus” In Greek, summary in English, Proceedings of the Ninth International Congress of Odyssean Studies (Ithaca, Greece 2000) pp. 1-21

Akili ishte i biri i Peles dhe Thetit dhe kishte lindur në Fthija të Thesalisë. Fthija banohej në atë kohë nga pellazgë, dhe një fakt të tillë na e jep Dionis Halikarnasi në veprën e tij “Historia e vjetër e Romës” kur thotë për vendin e Akilit kështu “Në brezin e 6 ata (pellazgët) lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali.

Në krye të kolonisë ishin Aheu, Fthiu dhe Pellazgu të cilët e ndan vendin në tre pjesë në Fthioti, Ahe dhe Pellazgi”. Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg. Straboni shumë shekuj pas luftës së Trojës thotë se: “Për pellazgët pothuajse të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër, i përhapur në të gjithë Helladën e sidomos në vendin e etolëve afër Thesalisë… Thesalia që shtrihet nga gryka e Peneit dhe Thermopileve dhe gjer në malet e Pindit quhet Argo pellazgjike”.

I ati i Akilit ishte mbret i pellazgëve të Fthijas, ndërsa e ëma ishte Theti, perëndesha pellazge e Detit, pra emri i saj është shqip Theti do të thotë deti kështu që Akili me dy prindër pellazgë nuk ka se si të jetë tjetër veçse Pellazg. Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjet më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin. Akili në Iliadë del me tiparet e popullit shqiptar, si mikpritja që i bënë Priamit, edhe pse i kishte vrarë të birin Hektorin, besa që i jep atij dhe që Priami u thotë të vetëve dilni jashtë mureve, për çfarë të doni se më ka dhënë besën Akili.

Këto kanë qenë institute të së drejtës popullore të shqiptarëve deri më sot. Akili kur i lutet Zotit, i lutet Dodonës së pellazgëve. Pse i lutej Dodonës pellazge që ishte kryeqendra e pellazgëve? Fakti që ai i lutet për ndihmë Dodonës pellazge, tregon që ai ishte pellazg dhe që do t’i drejtohej perëndisë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij.

Plutarku thotë se “Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi quhej aspet”. Kjo fjalë në shqip i përgjigjet shumë mirë cilësisë kryesore të Akilit, i shpejt, që tregon vitalitetin e shqipes që s’ka ndryshuar, edhe pse kanë kaluar mijëvjeçarë. Pra spet=shpejt të shqipes së sotme, sepse nuk ka sh në gjuhën greke, siç ka shqipja dhe kur ne e përdorim këtë fjalë, edhe sot me nxitim e themi shpet-shpet pa ia vënë shkronjën j.

Pra në gjuhën e përditshme shqiptare edhe sot përdoret shpet ose kur thuhet akoma më me nxitim e themi spet. Akili quhet Mirmidon dhe në vendin e tij Homeri jep vendbanime me emra shqip si këto të sotme pa asnjë ndryshim. Pel-jon që do të thotë po në shqip Pel-jon, mal në vendin e Akilit ku rriteshin kuajt. Gyr-ton që në shqip do të thotë Gur-ton, A-lopes që në shqip do të thotë A-lopë Do-lop që në shqip do të thotë Do-lop Ethik që në shqip do të thotë Thik, kështu quhej krahina malore në Thesali që do të thotë është si thikë e pjerrët. Kuajt e Akilit quheshin Ksanthi, siç quhej kali i Hektorit, kundërshtarit të tij trojan, dhe si emri i një lumi në Trojë dhe kali tjetër bal. Sot në viset shqiptare të Ballkanit dhe kudo që jetojnë shqiptarë si në Itali, Turqi, Greqi, gjysma e kafshëve të shtëpisë quhet, bal që tregon se shqiptarët kanë gusto të njëjtë në vënien e emrave te kafshët.

Pra emri bal i kalit të Akilit është emri më popullor për kafshët në botën shqiptare, si për qen, lopë, kuaj. Fjala bal në shqip do të thotë një kafshë që është me një bal, me shenjë, në trupin e saj.
Akili në të gjitha pikturat e ardhura deri më sot, paraqitet me simbolet e Dodonës pellazge, me shqiponjën që ishte simbol i Aleksandrit të Madh, Pirros, Skënderbeut dhe i shqiptarëve sot, si dhe me simbolin tjetër të yllit ose diellit, që ishte simboli i ilirëve dhe i flamurit të Aleksandrit të Maqedonisë.

Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe i padiskutueshëm, ai ishte pellazg.

_________________________________________

Shënim:

Është e qartë se në këtë kohë Grekët nuk kishin ardhur në territoret e tyre historike Peloponez dhe Atikë dhe jo më të bëhej fjalë që të gjenden në territoret, të cilat shteti grek modern i përvetësoi shumë vonë me kembimet e popullsis Arbane -Turke sipas Traktatit të Lozanës.

__________________________________________

Kush është Autori Apostolos Athanassakis?

Ai është profesor emeritus në Departamentin e Studimeve Klasike në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, në epikën e lashtë greke, veçanërisht Homeri dhe Hesiod.

Ai shërbeu si Kryetar Argyropulos në Studimet Helenike nga 2001-2011. Mitologjia klasike dhe gjuhësia historike e tërhoqën vëmendjen e tij gjatë gjithë karrierës së tij, e cila përfshinte emërime dhe bursa në Universitetin Princeton, Universitetin e Lundit, Universitetin Kombëtar të Islandës, Universitetin e Kretës, Qendrën për Studime Helenike në D.C. dhe Universitetin e Würzburgut;
përveç kësaj, atij iu dha grante nga Fondacioni Fulbright, Fondacioni Guggenheim, Fondacioni Kombëtar për Shkenca Humane dhe Fondacioni Humboldt.

Athanassakis erdhi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin Lincoln, HBCU (Kolegji dhe Universiteti historikisht i Zi) më i vjetër në SHBA, dhe më vonë fitoi doktoraturën. nga Universiteti i Pensilvanisë.

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Apostolos_Athanassakis🇬🇷

Mar nga: Teuta Ilire Reka

U ρërjashtυa nga BBVIP 3/ “Kam ρërsëritur fjalët e Rozës”, Klodian Duro shρjegon ironinë dhe ka dy fjalë për ish-grυαn: Kam dhimbje…

Klodian Duro, i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, shpjegoi ironinë, sikurse ai e quan, të përdorur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.

Nga studio e “Wake Up”, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij:

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.

Ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas. Gjithçka është e pavërtetë, u shpreh ai.

“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”.

Greqi, mαmaja gjen fotot në teΙefon, denoncon shqiρtarin për abύzim me të bijën

Policia Greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjec pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur, raporton “Prothotema!

Sipas prokurorisë së posaçme për krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qenë një denoncim prej të ëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e akteve çnjerëzore që autori kryente me të miturën me iniciale K.E e datëlindjes 2008.

Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me nënën e saj.

Cdo gjë nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare. Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën, madje gjatë kësaj periudhe nisën edhe aktet seksuale.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh.
Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt,ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.

Ka qënë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici dhe prokurori.

Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.

Ρasuria e Shqipëris: Qυmështi i gomαrit, një hit në υendin tonë (FOTO)

I njohur si i pasur me vitamina dhe si një nxitës për sistemin imunitar, qumështi me çmim të lartë ka lulëzuar gjatë pandemisë së koronavirusit – një kohë kur shumë në Shqipëri po kërkojnë mënyra shtesë për të forcuar shëndetin.

“Kërkesa për qumësht gomari po rritet ndjeshëm” së bashku me infeksionet e virusit, thotë 37-vjeçari Elton Kikia,

menaxheri i fermës së vogël në fshatin Paper, ku rreth një duzinë kafshësh të vogla, me gjunjë të butë, rrotullohen rreth një kullotë e gjelbër.

Kërkesa e lartë është një lajm i mirë për vetë gomarët, stili i tyre i rehatshëm i jetesës në fermë është një pushim i mirëpritur nga rolet e tyre tradicionale si kafshë ngarkesash.

Zakonisht të shfrytëzuar për të mbajtur ngarkesa të rënda dhe për të tërhequr karroca nëpër terrenin malor të Shqipërisë, gomarët shpesh janë subjekt i keqtrajtimit, në formën e rrahjeve, mbingarkesës ose plagëve në pjesën e sipërme.

“Megjithatë është një kafshë shumë delikate, e cila për të prodhuar qumështin e saj kërkon butësi dhe dashuri”, thotë Kikia.

Dy vjet më parë ai la punën e tij si gazetar për të marrë përsipër fermën e familjes, e cila është vetëm një nga dy në vend që rrit gomarë për qumështin e tyre. Me 50 euro për litër,

çmimi i qumështit të tyre është i tepruar në një vend ku paga mesatare mezi arrin 400 euro në muaj. Por frika rreth Covid-19 ka shkaktuar një rritje të fortë interesi.

Ndërsa askush nuk po e markon qumështin si një kurë për virusin, dashamirësit janë të bindur që profili i tij ushqyes –

i cili është afër qumështit të njeriut – ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit si dhe të sistemit të frymëmarrjes në veçanti.

Prodhimi i qumështit është gjithashtu një mënyrë për të “mbrojtur” speciet, sipas fermerëve, kafshët e të cilëve ende mbajnë plagët e jetës së tyre të vështirë në të kaluarën. (AFP)

“Μίsteri” i shtëpisë së vetme në mes të ishullit, zbuΙohet arsyeja përse është ndërtυar ajo aty

Kjo shtëpi ka bërë shumë persona kuriozë se përse është e vetmja e ndërtuar në një ishull të shkretë.

Ndodhet në një kodër të shtetit të Islandës. Thuhet se gjatë shekujve 18-19 në këtë zonë të shkretuar, kishte shumë banesa.

Por rreth viteve 1930, kur bota avash-avash po ndryshonte, edhe këta banorë synuan zbritjen në qendër në kërkim të një jete më të mirë.

Që atëherë, ishulli u braktis dhe e vetmja shtëpi që mbijetoi ndezi shumë teori. Një nga këto ishte dhe historia e një miliarderi, i cili donte të strehohej në Elliaey për t’i shpëtuar apokalipsit të zombive.

Të tjerë sugjerojnë se është pronë e një vetmitari fetar. Por në realitet është diçka mjaft e thjeshtë.

Në fakt është një kabinë roje e ndërtuar nga Shoqata e Gjahtarëve për t’u furnizuar mjaftueshëm me peshqit që enden në ujërat përreth.

La bυrrin dhe fëmίjët për të punuar në Gjermani, infermierja shqiptare rrëfen jetën e re

Τë rinjtë shqiptarë që emigrojnë në vendet e perëndimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike këtu, janë të shumtë. Një mundësi e mirë është edhe ajo për infermierë të rinj në Gjermani.

Mijëra të rinj largohen çdo vit me shpresën se do të sigurojnë të ardhurat për t’u rikthyer këtu e për të përballuar jetesën. Një prej tyre është edhe Antigona Mazrreku nga qyteti i Hasit.

Ajo ka lënë bashkëshortin dhe fëmijët në këtë qytet të vogël dhe është nisur e vetme për në Frankfurt të Gjermanisë.

Ajo ka rrëfyer për GSH se ishte paga e pamjaftueshme ajo që e detyroi të emigrojë pa familjen për në shtetin gjerman. Nëna e dy fëmijëve e cila jeton në një dhomë të vogël në vendin e huaj ka treguar:

Unë jam 28 vjeç dhe në vitin 2009-2012 kam ndjekur studimet për degën Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Infermierisë së Përgjithshme, filiali i Kukësit, pjesë e Universitetit të Tiranës.

Kam arritur të ushtroj profesionin tim si infermiere për 4 vite në poliklinikën e Hasit ku mbuloja sektorin e Check-up-it. Por pavarësisht punës së palodhur si infermiere, paga ime ishte shumë e ulët, vetëm 325 mijë lekë të vjetra në muaj.

Unë jetoja me bashkëshortin, prindërit e tij, si dhe me dy fëmijët e mi e fatmirësisht shtëpia është e jona, por shpenzimet e tjera ishte shumë e vështirë që t’i mbuloja në një kohë që im shoq ishte i papunë.

Kështu që e gjithë kjo situatë e vështirë më bëri që të lija familjen time dhe të merrja vendimin për të shkuar në Gjermani e për të provuar fatin aty.”

Përsa i përket mënyrave se si Antigona ka ikur, 28-vjeçarja ka treguar: Në internet shpeshherë kontrolloja në faqe të ndryshme që ofronin punësim për infermierë në Gjermani.

Pasi aplikova, nuk vonoi shumë përgjigjja dhe më kërkuan skanimin e diplomës, listën e notave, licencën e ushtrimit të profesionit si dhe plan programin e shkollës.Unë në Tiranë kisha bërë disa kurse gjermanishteje e kisha arritur ta mbroja në nivelin B1.

Vlen të theksoj faktin që gjuha këtu në Gjermani nuk është kusht i domosdoshëm pasi mund të përzgjidhesh e pranohesh edhe në rastin kur nuk e di fare gjermanishten.

Shpenzimet në total kanë arritur shifrën 600 euro dhe në 27 janar 2018, pas aprovimit të ambasadës gjermane, u nisa sërish ku arrita së pari në Shtutgart e qëndrova për 2 ditë te disa të afërmit e mi, ndërsa në 29 janar të këtij viti kam qenë në Frankfurt,

qyteti në të cilin edhe punoj. Prej një muaji punoj si ndihmës infermiere në Frankfurt, 8 orë në ditë me turne, dhe paga këtu është 1800 euro në muaj.

Ndërkaq, punëdhënësi më siguron një dhomë e një banjo, ku përfshihet edhe ushqimi e në total të gjitha shkojnë 500 euro, të cilat në fund zbriten nga paga mujore.

Ndërkohë 309 euro në muaj i mbajnë për njehsimin e diplomës, e pasi të përfundojë njehsimi brenda 5-6 muajsh, mund të punoj ku të dëshiroj si infermiere.

Nëpërmjet kësaj agjencie, të jepet mundësia që të zgjedhësh qytetin ku dëshiron të jetosh apo punosh. Lodhem shumë e qëndroj 8 orë në këmbë, por jam shumë e kënaqur me punën, dhe me kushtet që më ofron ky shtet.