ΚRENARI / Stërmbesa e Gjergj Καstriotit i këndon Adem Jasharit (VIDEO)

Stërmbesa e Gjergje Kastriotit- Skënderbeut, mbrëm ka postuar në instagram verzionin e ri të këngës “Mora Fjal”, një këngë shumë e kërkuar ndër vite tek shqiptarët.

Sophie Castriota është stermbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti e cila jeton në Australi, ajo ka vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërin disa herë, është këngëtare e njohur, e cila ka marrë pjesë edhe në disa koncerte dhe organizime të ndryshme në terojet shqiptare.

Sophie Castriota shpesh herë ka kënduar edhe shqip, por kësaj here ajo ka zgjedhur një këngë të dashur për gjithë shqiptarët, por me një verzion të ri të këngës Mora Fjalë, të cilën e këndojnë shumë yje të estrades.

Ajo kishte vizituar Kosovën në vitin 2016, ku kishte marre pjesë edhe në festivalin “Hardh Fest” të organizuar nga Stone Castel në komunën e Rahovecit.

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno ρërhaρi gjυhën shqipe

Kisha e Shën Sotirës ndodhet në jug-lindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasii në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur si vendëstrehim kishën e Shën Sotirës. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.

Ajo është një kishë e thjeshtë me përmasa 4.4×9.5 m, me naosin që ndahet nga altari me një ikonostas të thjeshtë muri, i pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj ruhen gjurmët e vetme të afreskut që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës. / KultPlus.com

“Kam simρtoma”, moderatori Ronaldo Sharko “nxjerr” rezυΙtatet e testit: Jam 2 muajsh shtαt zënë

Moderatori dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP 2’ Ronaldo Sharka ka ironizuar ish-konkurrenten e “DWTS”, Ina Kollçaku, pasi kjo e fundit deklaronte se nuk ishte mirë fizikisht dhe se ndjeheshe sikur ishte shtatzënë.

Moderatori ka postuar dy instastory ku shkruan se ka blerë një test shtatzënie dhe se ka dyshime se është shtatzënë.

Këngëtαrja serbe bie nga kati i 24-t në Dυbai/ Ήυmb jetën trαgjikisht

Një këngëtare serbe ka humbur jetën tragjikisht në Dubai.

Bëhet fjalë për këngëtaren 29-vjeçare Andriana Lazic. Raportohet se ajo ka rënë nga kati i 24-t i një ndërtese në 10 janar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por mediat e huaja shkruajnë se e reja kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj.
29-vjeçarja nuk kishte shumë kohë që kishte filluar karrierën në muzikë, por ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Serbi.

Familjarët e saj kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Andrianës, por theksojnë e nuk kanë shumë detaje për tragjedinë në Dubai.

Degrαdon sherri në Big Βrother, Meri – Rozës: Po të kαpa s’do të ngel qime floku në kokë

Meri Shehu dhe Roza Lati e nisën ditën mbarë duke biseduar me njëra-tjetrën, por papritur situata agravoi. Një gjest i Merit nuk i pëlqeu Rozës. Meri i gjuajti Rozës me një shuplakë në faqe duke e quajtur përkëdhelje, por Roza nuk ia pranoi duke hapur sherr.

Meri nuk duroi më dhe iu kthye ashpër Rozës duke e paralajmëruar se do e nxjerrë nga Big Brother.

“Deri tani më je dukur pavlerë, por po të kapa unë seriozisht s’do të ngelet qime floku në kokë. Qepe! Dije se po të kapa seriozisht këtu nuk reziston për 24 orë, jo vetëm këtu po as në Shqipëri më”, i tha Meri e nxehur Rozës.

Dγshohet për υrasjen e mafiozëυe grekë, ja kush është shqiρtari

Detaje të reja kanë dakë nga arrestimet që janë bërë nga policia greke në lidhje me vrasjen e 2 mafiozëve grekë Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis.

Sipas News24 bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi pas dyshimeve se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Ndërkohë, 6 urdhër arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Ata akuzohen edhe për një tentative vrasje dhe disa shpërthime eksplozivi.

Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë.

Ish i dαshυri boksier i Rike Rocit ραralajmëron fυtjen në Big Βrother

Kampioni Shqipetar i boksit Kristian Prenga i cili sapo korri nje tjeter sukses ne Amerike ka paralajmeruar permes nje instastory mundesine e futjes ne Big Brother VIP 3

Po cila eshte arsyeja e futjes se gjigandit te ringut ne BBV3? Nese kerkoni rreth jetes se tij, jo shum kohe me pare ai zyrtarizoj lidhjen me nje prej banoreve e cila ndodhet brenda shtepise!

Behet fjale per Rike Rocin, konkurentja simpatike, ish e dashura e boksierit Prenga. Ka qene vete Rike Roci ajo qe me ane te nje postimi per ditelindjen e boksierit konfirmoi lidhjen. Ne instastoryn Kristi hedh edhe kunj per banoret e tjere duke cilesuar qe brenda ska konkurent te forte, e ka valle per lojen apo per Riken konkurencen.

Greqia “bΙΙokon” Shqipërinë në BE/ Proρozon Shkυρin për marrëυeshjen e mbrojtjes, ρor unioni e rrëzon

Greqia edhe njëherë ka vendosur të përdorë çështjen “Beleri” si argument për të krijuar një tjetër pengesë për Tiranën. Referuar medias greke “KATHIMERINI” Athina zyrtare po bllokon rrugën e një marrëveshjeje të Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Unioni është në proces të përshpejtimit të procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e treta, që nuk i janë bashkuar ende Bashkimit Evropian, për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Pak ditë më parë, në Bruksel u zhvillua një takim të nivelit teknik që kishte për synim konkretizimin e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës. Mirëpo, kur nisën diskutimet për Shqipërinë, Greqia e kundërshtoi.

Sipas Athinës zyrtare, Shqipëria, duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të jetë në përputhje me acquis evropiane, e cila përfshin respektimin e shtetit ligjor si element bazë.

Grekët propozuan Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë sipas tyre në fushën e sundimit të ligjit.

Kërkeaa e Greqisë për Maqedoninë e Veriut nuk u pranua por edhe bllokimi i Shqipërisë qëndroi në fuqi. Në krah të Tiranës, sipas Kathimerinit, ishte Italia.

Italia konsiderohet aleati më i madh i Shqipërisë, çka ka sjelle fërkime të forta mes Romës dhe Athinës.

Greqia në mënyrë të përsëritur ka insistuar për lirimin dhe betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, madje duke paralajmëruar edhe bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Qeveria shqiptare ka thënë se kjo çështje i takon institucionit të drejtësisë./abcnews.al

Stefanos Kasselakis: Shqipja të bëhet gjuhë e dγtë në shkollat greke. T’i jeρet fund rαcizmit ndaj shqiptarëυe

Më herët, kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.

“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur.”, theksoi presidenti i SYRIZA-s. Stefanos Kasselakis argumentoi se shqipja mund të vendoset si gjuhë e huaj e zgjedhur në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.

Presidenti i SYRIZA-s theksoi : “Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë.”

Kasselakis tha se problematikat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria tek ata.

“Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur aplikimi specifik merr 2.5 vjet për t’u pranuar. D.m.th këta bashkëqytetarë, me të cilët jetojmë në të njëjtin vend, i vendosim në një situatë ku po i mbajmë peng.”, vuri në dukje Kasselakis.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi ai, marrëdhëniet mes dy vendeve duhet t’i shikojmë në mënyra të ndryshme, më kreative. Në këtë kontekst, ai do të përmendte si shembull temën e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj. “Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë fund procesit të pengut të integrimit dhe racizmit.”

Frrok Çupi: Ju tregoj ρΙani që kanë ρërgatitur amerikanët për Sali Berishën dhe pse ‘FoΙtorja’ është në panik, ja deρutetët që do futen në ‘Ιistën e zezë’ nga SHBA

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, mbështetësve të këtij të fundit dhe grupit të Gazment Bardhit, të cilët prej disa muajsh vijojnë të shkaktojnë kaos në Kuvendin e Shqipërisë dhe komisioneve parlamentare, duke bllokuar vijimin normalisht të punës. Më konkretisht, sesioni i ri pranveror i Kuvendit të Shqipërisë filloi këtë të hënën aty ku kishte mbetur në atë vjeshtor me plot tensione, me deputetët e opozitës që u përpoqën t’i pengonin punimet, madje duke ia pamundësuar një fjalim përshëndetës presidentit të vendit, Bajram Begaj. Ata e bllokuan foltoren e Kuvendit kur Begaj po përgatitej ta mbante fjalimin, duke e akuzuar atë se është “vartës i hapur” i qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Po sa i takon kësaj çështje dhe situatës politike, ka folur në një interviste edhe analisti Çupi, i cili theksoi se deputetët e opozitës tashmë janë në panik. Ndërkohë në reagimin e tij, të cilin po e pasurojmë më poshtë, zoti Çupi zbulon planin që kanë përgatitur amerikanët për Sali Berishën, ndërsa tregon deputetët që do futen në “listën e zezë” nga SHBA. Sipas tij, fundi i tyre do të jetë pas hekurave.

Ja reagimi i plotë i analistit Frrok Çupi:

Kaos në Kuvend dhe ndalimi i presidentit për të folur

Ishte parashikuar të ndahej një epokë dhe të vendoseshin disa vija të kuqe mes të keqes që ka ndodhur dhe asaj të resë që po vjen. Ishte parashikuar shumë saktë nga Perëndimi që në sallë të ndodheshin ambasadorë të rëndësishëm dhe të fuqive më të mëdha perëndimore. Ishte atje gjithashtu edhe vetë kryetari i Shtetit që ishte parashikuar të ndodhej në Parlament, përfaqësues i Kushtetutës së Republikës, por çfarë ndodhi? Këtë herë kishte zhvillime të reja që lidhen me kuptimet që mori lëvizja e Rithemelimit, pasi mori një kuptim anti-europian.

Paniku që ka mbërthyer Rithemelimin e Berishës dhe grupin e Bardhit

U duk qartë se gjithë ai akt ishte zgjatim i Sali Berishës. E njëjta skenë si të ishte ai ose jo. Perëndimi kishte vendosur që 2024 të ishte pa Berishën, që është fenomeni më shkatërrimtar që ka pasur kombi shqiptar në politikën e vet por kjo nuk u bë e mundur për arsye se Berisha ka zgjatimet e veta që i shohim. Kjo gjë me siguri do të jetë në të ardhmen çështje e drejtësisë më shumë se çështje e politikës. Politika merr një rrjedhë tjetër që e tërë kjo lëvizje do të ratifikohet si një lëvizje e ndaluar për perëndimin dhe do ta konsiderojnë një si një organizatë të ndaluar dhe minuese të demokracisë. Deputetë të Rithemelimit janë në panik tashmë, shpërthyen si bombë dhe goditën majtas, djathtas, lart, poshtë dhe goditja kundër Presidentit është goditje kundër Kushtetueses. Ajo që më bën përshtypje është se Presidenti i Republikës ka vendosur të flasë nga zyra e vet dhe ky është një akt që dëshmon se Presidenti është i detyruar të dëshmojë se Parlamenti është i pushtuar dhe kjo është alarmante. Ata nuk lejojnë që në Kuvend të hyj presidenti dhe kjo është shumë alarmante. Berisha sot ka marr peng Parlamentin, pra ky i fundit është pushtuar nga Saliu. E gjithë Europa u ul në sallën e Parlamentit me qëllim që të garantonte mbledhjen e këtyre deputetëve për të vazhduar rrugën europianiste të vendit për disa diskutime të përbashkëta dhe miratimin e disa ligjeve të përbashkëta. Por ata nuk e pranojnë këtë imagjino nëse ata do kishin përfaqësim se çfarë do të bënim.