“GJAKU NUK ΒËHET UJË” – Shqiptari i shρërngυΙur ρara 100 υiteve në Turqi e rυαn gjuhën dhe identitetin (video)

“Për herë të dytë po vij në Tetov shumë jam i kënaqur si musafir edhe e dua shqiptarinë edhe e kam ëndër të shohë shqipërin e madhe.

Cila mendon se është gjëja që  e bënë të veçant Tetovën?

Shumë domethënë special për trojet  e shqiptarëve dhe domethanë i ka disa vende historike më kanë marë këta shoket e mij edhe kemi shëtit prej mengjesit deri tani jemi duke shëtiti .

Si ju duket atmosfera sonte?

Atmosfera shumë bukur  mashallah gurbetçaret e paskan mbushur”. (Shikojeni videon këtu tek minuta 2:36)

“BiΙanci i Mαsakrës Greke në Shqiρërinë e vitit 1914” / Shρërndajeni sa më shυmë, sepse historia nuk njihet nga vet ne shqiptarët

250 fshatra u rrënuan, 100-mijë njerëz emigruan, 11 krahina të begata dhe të lulëzuara Gora, Devolli, Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Frashëri, Skrapari, Tepelena, Kurveleshi, Gjirokastra u shkatërruan:

101 vite më parë, më 1914, shqiptarët masakroheshin nga andartët e Batalionit të Shenjtë aty afër Grykës së Këlcyrës, në Peshtan, Tepelenë ku mbysnin e hidhnin me dhjetëra foshnje në pus, kurse grave shtatzëna ua hiqnin me thika foshnjat e gjalla. Në Delvinë i çanin me bajoneta në trup së gjalli.

Në Luaras, Ersekë theren 14 fëmijë.

Nga 2 deri më 10 korrik 1914 në zonën e Panaritit të Korcës u mblodhën e u therën përmbi 375 shqiptarë, 298 prej Panaritit u therën në Grabockë e pastaj andartët ua hodhën kokat në Honin e Karakollit. Panariti u dogj.

Më 25 shkurt 1914 në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit grekët therën fëmijët në sy të nënave si dhe bënë masakrime të pashembullta njerëzore në Kishën e Kosinës.

Më 29 prill 1914 në Sheshin e Rrapit të Hormovës, Tepelenë dhe në Kishën lart në Kodër grekët therën e vranë përmbi 217 shqiptarëve ku kanibalët grekë torturuan ç’njerëzisht shqiptarët e pambrojtur. U dogjën 98 shtëpi. U mor gjëja e gjallë, mijëra kokë të trasha e bagëti.

https://web.facebook.com/permalink.php?story_fbid=905677001141207&id=100050967451834&ref=embed_post

VIDEO/ Sherr i rëndë në një Ιokal mes ρυnonjësve, shkak bëhet…një kafe

Punonjësi i një kafeneje në aeroportin e Atlantës është pushuar nga puna për një sherr që, u shkaktua nga një mosmarrëveshje me një bashkëpunëtor për një kafe.

Sipas mediave lokale, sherri në një bar të zinxhirit Harvest & Grounds filloi kur dy kolegë u përleshën për ekspresin.

Siç shihet në video, një grua, që sipas informacioneve quhet Sakoria Kelly, u ndeshën dy prej drejtuesve të kafenesë. Madje ajo i qëlloi disa herë dhe ata u përgjigjën. Ndërkohë, gruaja tentoi që të godiste njërin prej tyre dhe me karrige, ndërsa më pas u pushua nga puna.

E mbajta me bukë në shtëpi dhe më ρërdh* *oi υαjzën, Fatmir Terallari rrëfen si e vrσu kunatin në Volos pasi gjykata greke e la të lirë

Fatmir Terallari, 50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e të bijës në Greqi ka rrëfyer momentin e përballjes me viktimën, pasi kuptoi ngjarjen e rëndë. Mediat greke kanë shkruar se në momentin e ballafaqimit, 50-vjeçari ka nisur të bërtasë, por viktima sipas tij, është tallur me të duke tentuar të largohet dhe t’i marrë armën. “Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare , ka përvijuar në dëshminë e tij karakterin e viktimës së tij. 50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht dhe u “lakua” i vetëm në Prokurori, teksa përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ai studionte nuk ishte paguar. Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti të merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij. Në bisedën mes babait dhe vajzës, zbuloi se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i publikonte foto e video të përdhunimit.

Detajet

Por ndonëse ende nuk e dinte për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari mësohet se ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se përdhunuesi ishte kunati i tij, ndaj kërkoi fillimisht që të depozitonin një denoncim mbi rastin. Sapo kuptoi për kë bëhej fjalë, 50-vjeçari raportohet se nisi të fajësonte veten, që nuk kishte mundur të kuptonte përdhunimin dhe abuzimin që i bëhej të bijës prej vitesh nga një person i afërm. “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka abuzuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk duroi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë dëshmuar ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin, pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka kërkuar bashkëshortes që ta telefononte atë. 33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari sapo e pa dhe më pas ndodhi edhe vrasja e abuzuesit.

Reagojnë avokatët e Terallarit

Ndërkohë dy avokatët e Fatmir Talellarit, babait 50-vjeçar që vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, në një deklaratë për mediat janë shprehur se ndihen të lumtur për vendimin e gjykatës, ku e la atë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij. Avokati i njohur Alexis Kougias tha se ndihet mirë për vendimin që është marrë për 50-vjeçarin, po ashtu edhe shoqëria greke është e lumtur. Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmijë. “Së bashku me kolegun tim të nderuar, një nga avokatët kryesorë, z.Michalis Vasilikos, kemi ndërmarrë një detyrë të vështirë. Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë, por për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe klienti ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza e vogël u kishte besuar dramën që po vazhdonte prej nëntë vitesh. Rast i vështirë sepse nga pikëpamja e qasjes kriminale, akuza më e rëndë është marrja e jetës së njeriut. Kërcënohet me burgim të përjetshëm. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ligjvënësi ka vendosur një dënim minimal prej 2 vjetësh. Unë kam qenë avokat shumë vite përpara këtij njeriu fatkeq që kishte një fëmijë 12-vjeçar të përdhunuar në Argos. Ne duhet të ndihmojmë drejtësinë! Duhet të respektojmë kujtimin e viktimës, por tani duhet të themi të vërtetën”, ka thënë dje ndër të tjera Alexis Kougias.

NATO hαρ bazën e parë ajrore rajonale në Shqiρëri

NATO konfirmon se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës.

Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit.

Në Janar të 2022 NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës.

Ish baza e epokës komuniste, e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada, më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.

Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike.

Projekti 3D i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë, lidhet ngushtësisht me dy elementë.

“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Një zyrtar i NATO-s tha se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale.

“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar)”, theksoi ai.

Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s, shkon përtej interesit të vetëm një shteti.

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes

Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione” – Kolonel Dritan Demiraj. Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm.

Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit, është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.

Baza ajrore e Kuçovës, do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike.

Prapavijë

Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë, parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.

“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Edhe këtë fillim janari, baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inagurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi.

Meri Shehu hαbit banorët me dekΙaratën e saj në “Big Brother VIP”: Unë kam rënë në dαshυri me…

Astrologia e njohur Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP’ 3, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e sotëm.

Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të BBV.

Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura tek banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën.

Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj.

Banorët: Ouu (qeshin)

Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh)

Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” 3, mbrëmjen e djeshme, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish-futbollistin Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin.

“Jetë Ιυksoze dhe shumë ραra!”- Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi ρros* **υcionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek

Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë, ku një 31-vjeçare, Lorela Kapaj dhe dy shtetas greke, Stefanos Nestoras 34 vjeç dhe Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

Mësohet se ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe të ardhur e mëdha financiare që ajo kishte, ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe zbërthyen rrjetin e tutorëve.

Mediat greke shkruajnë se nënë e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz.

Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.

Më pas mbylleshin takimet erotike dhe të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Shumat që klientët paguanin varionin deri në 100 euro.

Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

Sipas hetimeve, mes viktimave të tyre është edhe një 17 dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e ringut.

Sipas njërës prej viktimave, ajo gjeti klientë përmes një faqeje shumë të njohur të rrjeteve sociale dhe tërhoqi burra shumë më të moshuar dhe të pasur.