Gjendet shëndoshë e mirë shqiρtarja e hυmbur në Greqi, kishte ikυr me një b ύrrë

22-vjeçarja shqiptare Paloma Zerellari, e cila ishte zhdukur që prej 12 dhjetorit, në Greqi, është gjetur.

Sipas mediave greke 22-vjeçarja ka kontaktuar me autoritetet dhe iu ka thënë se ndodhet jashtë Kretës. Vajza e re një ditë pas zhdukjes i kishte thënë shokut të saj se ishte larguar me një burrë, përmes një mesazhi që ajo i kishte dërguar.

Buzëqeshja e Fëmijës, organizata që kishte lëshuar alarmin për zhdukjen e saj, ka gjetur vendndodhjen e saj dhe deklaron se ajo ndodhet në Kullën Ilias.

“Aventura” e 22 vjeçares shqiptare ka përfunduar sot duke i dhënë fund ankthit të familjarëve që e kërkonin.

Καpet “mat” dυke u ρύthur me një υαjzë, Aureli ρërjashtohet nga programi

Në programin e dashurisë “Përputhen” është transmetuar një video, në të cilën shihet konkurrenti duke u puthur me një vajzë jashtë programit, një klub nate.

Duke qenë se Aureli ka thyer një nga rregullat kryesorë të programit, produksioni ka marrë vendimin që ai të përjashtohet përfundimisht nga programit.

“Eshtë një rast i përsëritur dhe flagrantë këtë herë pasi shihet qartë që Aureli është duke u puthur me vajzën në video. Edhe pse Aureli ka qenë një ndër konkurrentët më premtues të programit, ai nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen” pasi është zyrtarisht i përjashtuar. Ne do të luftojmë deri në fund për vërtetësi për të matur marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta, gjë që mund të lexohet edhe nga ju që e ndiqni nga shtëpia. Ka një arsye pse “Për’puthen” është në sezonin e tij të pestë dhe vazhdon të qëndrojë i fortë. Kjo pasi kemi luftuar dhe do vijojmë të luftojmë fort që këtu të e ketë vërtetësi”, ka thënë Megi teksa në ekran është shfaqur video.\

Rrahυ për υdekje υαjzën 2-υjeçare, babai nga Kërçova lihet në bυrg

Tridhjetë ditë paraburgim i është shqiptuar babait nga Kërçova që ka rrahur vajzën e tij dyvjeçare, e cila më vonë ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

I dyshuari F.D., sipas informacioneve nga SPB-Ohër, është dërguar në burgun e Manastirit.

“Më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku më 8 janar iu nënshtrua plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.

1920, një υogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur ρesë gjuhë të hυαja pa shkυar ende në shkollë

Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë, shkruan KultPlus.

“Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA (Marrë nga fotografitë që kanë bërë historinë)./ KultPlus.com

Nαmi i Ιekut! Nuk do e besoni sot, ja sa shënon ραsuria monetare e Luiz Ejllit! KaΙon shifra mαrramendese

Arriti ta fitojë edicionin e dytë të ‘BBVA’, dhe jo vetëm, shkruan nzoom.biz. Ai mori zemrën e miliona shqiptarëve anë e mbanë botë e po ashtu edhe atë të Kiarës.

Kjo e fundit është në pritje të ëmbël, teksa dyshja po bëhen prindër të një vajze.

Por, sot do të flasim për angazhimet e Luizit, si këngëtar por edhe si aktor.

n’ZOOM muajve të verës ju pati njoftuar që një diskotekë në Ferizaj e pagoi plot 30 mijë euro për një datë.

E, tani mësohet se prej kur Luiz Ejlli doli nga ‘Big Brother Vip Albania 2’, mori famë e vëmendje të madhe mediatike.

Ishte i ftuar kudo, imazh i kompanive nga më të ndryshme e po ashtu edhe poston Story duke etiketuar bizneset e shumta.

Nga kjo kuptojmë se xhepi i tij po mbushet me para dhe n’ZOOM ka hulumtuar e ju sjell informacionin ekskluziv se deri tani Luizi ka rritur pasurinë e tij në 10 milionë euro.

E pabesueshme, por e vërtetë!

I vrau vëllanë pas dyshimeve se i kishte ρër*unuar υajzën, gruaja shqiptare mbron viktimën: S’i ka bërë gjë! Burrit nuk i shkoj në burg, nuk ishte i mirë!

Gruaja e 50-vjeçarit i cili ekzekutoi kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi i përdhunonte vajzën rregullisht prej 9-vitesh në Greqi, ka dalë në mbrojtje të të vëllait.

Në një intervistë për median greke, ajo është pyetur nëse e beson faktin se i vëllai ka abuzuar me thjeshtrën e saj, ajo shprehet se nuk e beson.

Ndërsa e pyetur nëse do shkonte të takonte bashkëshortin e saj në paraburgim, gruaja ka thënë se jo.

“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10-vjeç…”, tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçaren që ka tre vajza nga një martesë e mëparshme.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këto vjet, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo.

Së fundi, ajo tha për burrin e saj se nuk është person i mirë dhe se prej vitesh e kishte duruar.

“Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjeu shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova vonë… Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët dhe doli për të gjuajtur derra. I thashë, por ai nuk më dëgjoi”, u shpreh gruaja.

Banorët e fshatit Argallasti flasin për një burrë “të qetë, punëtor dhe familjar”.

Në selinë e Bashkisë së Pelionit Jugor, në fshatin Argallasti, babai 50-vjeçar jetonte e punonte dhe mori në dorë ligjin, kur vajza i tregoi për torturimin e 33-vjeçarit.

50-vjeçari cilësohet nga banorët si punëtor, i qetë, i sjellshëm dhe një baba i mirë që “nuk i ka munguar rroga e ditës për t’u kujdesur për familjen e madhe që ka krijuar nga dy martesat e tij”.

Banorët gjithashtu, shprehen se pas humbjes së gruas së tij të parë ai është përpjekur për t’u kujdesur për tre vajzat e tij të mitura nga martesa e parë dhe për edukimin e tyre.

Gjithashtu, ai u kujdes e për familjen e re që krijoi pas vdekjes së gruas së parë.

Kishte grυαn greke: A i’a dha Ismail Qemali Çamërinë, Greqisë?! Si qëndron e υërteta sipas historiαnit?!

Emisioni “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv iu kushtua dje Çamërisë. Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi sqaroi tezën që është hedhur mbi Çamërinë, që thoshte se Ismail Qemali ia dha Greqisë se kishte gruan greke. Xhufi sqaron se ku u bazuan ata që hodhën këtë tezë.

Dritan Hila: Është hedhur një tezë së fundmi që Ismail Qemali e shiti Çamërinë sepse kishte gruan greke dhe në një farë mënyre ishte një koncesion që ai u bëri grekëve. Qëndron historikisht kjo?

Pëllumb Xhufi: Absolutisht nuk qëndron. Ishte e krishterë gruaja e Ismail Qemalit. Se ishte arvanitase, apo shqiptare e Çamërisë, apo greke, kjo nuk dihet dhe nuk është marrë njeri me këtë. Ismail Qemali ka qenë një familje tradicionale me 9 fëmijë. Gruaja e tij nuk ka lënë gjurmë fare, si Teodora e Justinianit, perandorit shqiptar të Bizantit e cila i fuste hundët në punët e shtetit.

Këta që hedhin këtë tezë, bazohen në një insinuatë shumë të keqe që e ka mbrojtur fort edhe një historian grek me origjinë korçare. Ai thotë që Ismail Qemali në 1907-ën, takoi në Greqi kryeministrin Georgios Theotokis. Që nga 1900-ta Ismail Qemali ishte arratisur nga Perandoria Osmane dhe tha që u mundua ta decentralizojë për t’u dhënë frymëmarrje shteteve që përbënin shtetin osman. Nuk e lanë.

Kryeministrin me të cilin do hartonte kushtetutën e varën në litar, rrezikuan ta varin edhe Ismail Qemalin. Ai iku nga Libani dhe erdhi në Evropë. Historiani grek thotë që në 1907-ën Ismail Qemali takoi kryeministrin grek. Në atë bisedë thotë ai, është rënë dakord që Vorio-Epiri t’i kalonte Greqisë.

Por nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë, e thotë vetëm në një libër, pa citime e pa fakte. Por në të vërtetë Ismail Qemali pasi takoi Georgios Theotokis, takoi edhe një kryetar të shoqatës greko-shqiptare me një arvanitas në krye. Ai takua me Ismail Qemalin dhe nxorën në gazetë një material për të cilin kishin rënë dakord.

Ata do të promovonin çështjen shqiptare në Greqi, shkrimin e gazetave në gjuhën shqipe. Dhe në fund thuhej; “U ra dakord që kur të bëhet Shqipëria e pavarur, kufijtë me Greqinë do jenë kufij historikë. Kjo është fraza e shkruar, një ditë pasi takoi Georgios Theotokis. Ismail Qemali nuk mund të thoshte tjetër gjë te Georgios Theotokis dhe tjetër gjë te ky njeriut që ishte i Georgios Theotokis, sepse ajo shoqata ishte një OJQ.

Kufijtë historikë kanë qenë në Lepan, në Nafpaktos, deri aty ka qenë provinca e Epirit të vjetër, edhe Thema Bizantine kur u krijua në shekullin e 9-të e kishte qendrën pikërisht në Gjirin e Korintit. Këtë e thoshte sjellja, deklaratat e tij në mes të Evropës, pasi ngriti flamurin, që nuk ka paqe Ballkani, pa marrë Shqipëria, Kosovën e Çamërinë. Është edhe tentativa e tij për të mbrojtur Janinën.

Në 1913-ën kur Janinën e kishin rrethuar trupat grekë të mbretit Konstantin, Ismail Qemali i bëri thirrje dhe aty bëri për herë të fundit një tentativë për t’u lidhur me klasën e vërtetë të pashallarëve shqiptarë, sepse ata kishin forca të gatshme, ndërsa Ismail Qemali nuk kishte ushtri. Ndaj i bëri thirrje pashallarëve qe të merrnin ushtrinë e tyre e të shkonin në Janinë për ta mbrojtur, sepse kufijtë nuk ishin vendosur ende. Por pashallarët e lanë në baltë dhe bënë marrëveshje të pista sepse kishin pronat e tyre në Greqi.

Nga dështimi disa herë i tenderit te afërsia me Korfuzin, pse aeroporti i jugut zhυendoset nga Sαranda në Gjirokastër

Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi sot papritur tërheqjen e qeverisë nga projekti për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë dhe zhvendosjen e kësaj vepre në Gjirokastër. Balluku e argumentoi këtë lëvizje me efikasitetin që sipas saj ka Gjirokastra krahasuar me Sarandën, pa dhënë më shumë detaje nëse ka pasur ndonjë studim fizibiliteti apo arsye të tjera që çuan në këtë vendimarrje. Kujtojmë që tenderat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës u hapën gjatë vitit 2021 dhe dështuan disa herë. Pavarësisht se qeveria ndryshoi dy herë kriteret, nuk u paraqit asnjë operator i interesuar.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese e koncensionit, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë shtetit. Ky projekt është parë vazhdimisht me shqetësim nga fqinjët grekë, pasi shmangte një pjesë të fluksit që ka sot aeroporti i Korfuzit. Ndërkohë për aeroportin e Gjirokastrës shtroheshin vazhdimisht pretendimet që e kundërshtonin për shkak të terrenit, mjegullës së dendur dhe rrymave ajrore të papërshtatshme. Pavarësisht këtyre, sot kemi një zotim të ri që aeroporti do të ngrihet në Gjirokastër.

Aeroporti i Sarandës ishte konceptuar si një aeroport sezonal. Vlera e investimit parashikohej 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë. Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar (një lloj investimi Greenfield) do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.

Zhvendosja drejt Gjirokastrës është një lajm i mirë për qytetin që ka njohur një zhvillim të vrullshëm të turizmit vitet e fundit. Por përtej entuziazmit ka plot pikëpyetje që mbeten. Edhe Kukësi ka sot një aeroport sezonal, i cili në pjesën më të madhe të vitit qëndron i mbyllur.

Në muajin korrik 2023 kompania low cost, WizzAir njoftoi mbylljen e fluturimeve të saj nga ky aeroport. Pra, çështja nuk është vetëm sa të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës e të ngelet aty si aset i fjetur, por të jetë në funksion dhe të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të jugut të vendit. Ende nuk dihet nëse vepra do të jepet me koncension apo do të ndërtohet me para nga buxheti i shtetit.

“E mori famën duke i shkυar prapa një υαjze”, Luizi sυΙmohet hapur nga gαzetarja: Mαshtroi

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni apo nga rrjetet sociale.

Mes personazheve që fituan shumë famë ishin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, të cilët sipas të ftuarve do e kenë të vështirë të ruajnë audiencën.

Mes tyre, gazetarja Malvina Duraku tha se fama e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, u arrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje.

“Nuk është se jam anti-Luiz, se nuk e njoh. Thjesht nuk më pëlqejnë njerëzit që marrin vëmendje me budallallëqe. Njëherë gënjeu, njëherë mashtroi. Nuk e mori me talentin e tij aty, e mori duke i shkruar prapa një vajze”-u shpreh Duraku.

“Iu ofrua popullit shqiptar, ashtu siç donte populli shqiptar t’i vinte”, shtoi gazetarja e njohur, Juli Ristani.