Lëvizja e dγtë dhe ραralajmërimi i fortë i Ramës për Βerishën

Seanca e djeshme e parlamentit ishte me të njëjtin skenar. Tym, flakadanë, përmbysje karrigesh dhe përplasje të forta me Gardën. Buxheti kaloi me 7 minuta, pa diskutime, pa debate. “Revolucion karrigesh, qesharake”. Kështu e cilësoi kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi.

Por në seancën e sotme, ku Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe katër deputetë të tjerë nuk ishin për shkak të përjashtimit, PS futi me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Pas draftit të dorëzuar në Kuvend për ndryshimet në komisionet hetimore, mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit nisur nga sjella e disa deputetëve të opozitës gjatë seancave të fundit. PS kërkon ashpërsim të masave disiplinore dhe përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga seancat nëse përdorin flakadanë apo kapsolla, si sot.

Jo vetëm kaq. Por Bledi Çuçi u kujdes që t’i kujtonte opozitës përmes mediave edhe atë që ndodh në parlamentin italian duke sjellë shembullin e Vitorio Sgarbit që e nxorën jashtë në ajër duke e ngritur peshë nga krahët dhe këmbët.

“E kemi parë parlamentin italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej këmbësh, dy prej duarsh” u tha Çuçi gazetarëve. Mesazhi është i qartë, PS jo vetëm që nuk tërhiqet, por ndodhet në sulm.

Del foto, ja kush është aυtori i υrasjes në Fier, ρërdori “Benz-in” gri për t’u Ιαrguar nga νendngjarja

Personi që shikoni në foto është Agim Gashi, autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.

Sigurohet fotoja e 35-vjeçarit, i cili kreu vrasjen, por edhe të makinës së tij, tip “Benz”, që e përdori për t’u larguar nga vendngjarja.

Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur derën e makinës tip “Porsche”.

Kυsh është 41-νjeçari që u ekzekυtua në qγtetin e Fierit

Elton Javori, është 41-vjeçari që u ekzekuatua paraditen e sotme me armë zjarri në Fier.

Ngjarja ndodhit rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

U qëIIua me breshëri teksa Ιëvizte me mjetin e tij “Porsche”, detaje mbi 41-vjeçarin e vrarë në Fier: Ρrej disa kohësh ai…

Ditën e sotme qyteti i Fierit u trondit nga ekzekutimi i 41-vjeçarit Elton Javori. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me mjetin e tij “Porsche Cayenne” në lagjen “16 prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.

Si pasojë e të shtënave ai ka humbur jetën. Burime për Faxnews bëjnë me dije se viktima jetonte prej disa kohësh në Gjermani dhe sic tregojnë banorët e zonës, ka qenë një djalë i qetë, i sjellshëm dhe jo problematik. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Për ngjarjen reagoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit. Tashmë e kemi të identifikuar autorin, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar me këtë krim të rëndë. Ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër, Policia e Shtetit, në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarje të rëndë”, tha Rrumbullaku i pyetur nga gazetarët gjatë një konference për mediat.

Me sa bΙihen e shiten doΙΙari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 93.7 lekë dhe do shitet me 94.8 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 101.1 lekë dhe do shitet me 101.9 lekë,

ndërsa franga zvicerane do blihet me 106.8 lekë dhe do shitet me 107.8.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 117.7 lekë dhe do të shitet me 118.7 lekë.

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Enjte 7 Dhjetor 2023

Dashi

Venusi dhe Mërkuri do ta bëjnë këtë ditë më të lehtë dhe do t’ju bëjnë t’i përjetoni më me lehtësi pasojat e një situate të rëndë sentimentale. Për beqarët yjet kanë parashikuar takime intriguese për çështjet e zemrës. Ju do të jeni të papërmbajtshëm! Në punë, ata që presin për një përgjigje do të duhet të kenë më shumë durim, së shpejti do të ketë lajme të mira.

Demi

Ditë paksa e nënshtruar, ju do të keni pak kohë për t’i kushtuar ndjenjave dhe kjo do t’ju bëjë nervozë. Gjeni kohën e duhur për të kaluar disa orë edhe me të dashurin/ën tuaj! Për beqarët do të jetë një ditë shumë interesante, një flirt i rëndësishëm mund të lindë! Shumë Dem sot do të duhet të bëjnë disa zgjedhje të rëndësishme që do të kushtëzojnë të ardhmen e punës.

Binjakët

Dita do të fillojë e mërzitshme, në dashuri shumë prej jush po përjetojnë disa kohë të errëta. Historitë me pak pasion të ulët duken më shumë si një top në këmbë! Beqarët sot mund të vendosin për të shpenzuar më shumë kohë me veten e tyre në vend se të enden kot. Disa probleme të punës ju fusin në tension.

Gaforrja

Yjet favorizojnë të dashurit sot dhe veçanërisht ata që janë në një marrëdhënie prej një kohe të gjatë. Mbrëmje e këndshme për të shpenzuar me partnerin/en ose me miqtë. Edhe për beqarët kjo ditë do të rezervojë surpriza të bukura, kthimi i një personi të largët do t’ju bëjë shumë të lumtur. Mundësitë e reja do t’i japin jetë perspektivave të reja të punës. Bëni zgjedhjen e mundësive më të mira.

Luani

Ju do të sulmoheni nga ndjenjat e kundërta dhe mund të keni momente aspak të mira. Ndoshta jeni shumë të lodhur, organizoni një udhëtim me partnerin/en tuaj për t’u çlodhur. Beqarët mund të kalojnë momente gëzimi pas një takimi të dëshiruar prej kohësh. Një sqarim me një koleg do t’ju bëjë të zbuloni një person të ri. Ndonjëherë paraqitja ju mashtron!

Virgjëresha

Ju jeni të shqetësuar nga disa vendime të rëndësishme që ju duhet të bëni për jetën tuaj në çift. Venusi do të pastrojë idetë tuaja. Sot parashikohen shqetësime për beqarët, nuk do dinë çfarë të vendosin. Me Mërkurin që ju mbron në punë, ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të bëni takime me fat. Vlerësoni të gjitha mundësitë.

Peshorja

Hëna në shenjë do t’ju bëjë të filloni ditën me optimizëm. Çiftet, nuk do të kenë diskutime që mund të vënë në rrezik marrëdhëniet e tyre. Beqarët nuk do të kenë dëshirë të bien në dashuri dhe preferojnë të jetojnë aventura të shkurtra, por intensive. Do keni shumë angazhime pune sot, do të kuptoni se kush është në anën tuaj dhe kush nuk është.

Akrepi

Me Marsin në shenjën tuaj ju do të jeni pre e nervozizmit dhe do të tregoni dyshime të ndryshme në marrëdhënien sentimentale. Mos e humbni durimin. Disa ndryshime të papritura parashikohen për beqarët, do të bëjnë të ndryshojnë drejtimin dhe të përjetojnë gëzim. Në punë priten disa ndryshime nga lart dhe ju duhet t’i respektoni ato. Tregoni aftësitë tuaja edhe në këto raste.

Shigjetari

Planetët mbrojnë sferën sentimentale dhe do të ketë sqarime për çiftet që kanë pasur debate për çështjet familjare ose për fëmijët e tyre. Fillon një rrugë e re për shumë nga beqarët, përpiquni të kuptoni se cilat janë prioritetet tuaja. Në fushën profesionale do të keni shumë mundësi për të bërë një ndryshim në jetën tuaj.

Bricjapi

Ju keni lënë pas dore ndjenjat tuaja dhe vetëm tani e keni kuptuar atë. Ata që duan të marrin veten mund të sigurohen që të kenë një konfirmim nga ana tjetër. Beqarët do të duhet të qetësohen për disa keqkuptime të krijuara nga ndjenjat! Fillon një fazë jashtëzakonisht brilante, po vijnë strategji të reja të punës që do t’ju lejojnë të arrini qëllimet tuaja.

Ujori

Sot ju jeni me kokën tuaj mbi re dhe do ta ktheni atë në nervozizëm që ju bën të paqëndrueshëm. Nëse keni mbyllur një raport, kthejeni faqen. Beqarët do të kenë disa ngjarje të papritura dhe nuk do të jenë shumë tolerantë me njerëzit rreth tyre. Jo gjithçka që dëshironi mund të arrihet, jini të kënaqur me atë që keni arritur.

Peshqit

Disa vendime të kohëve të fundit të marra me ngut mund t’ju vënë me kurriz pas muri. Marrja e një udhëtimi mund t’ju lejojë të rihapni një marrëdhënie që ju intereson. Zemrat e vetmuara do të jenë magjepsëse dhe do të tërhiqni shumë persona rreth vetes! Mos u mbytni nga vullneti i të tjerëve që ju imponojnë çfarë të bëni, jini të lirë të zgjidhni mundësitë më të mira.

U kap për të dγtën herë në “shtëρi bari”, dënohet shqiptari në Britani (EMRI)

Një shqiptar në Britani është dënuar sërish me burg pasi u kap për të dytën herë në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

37-vjeçari Rexhep Jemini kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu kur u kap në një banesë duke kultivuar kanabis.

Ai mbërriti në Norfolk ilegalisht në vitin 2021 dhe nisi menjëherë punë si kopshtar në “shtëpi bari”.

Gjykatësja tha se Jemini kishte treguar një shpërfillje të madhe të ligjit, duke përsëritur krimin, teksa e dënoi atë me 18 muaj burg, por mori parasysh faktin se shqiptari pranoi fajin para autoriteteve.

E dhύnuan brυtalisht në bυrgun famëkeq grek, shqiρtari ‘live’ nga qeΙia : Më teΙefonoi ambasadori shqiρtar dhe më tha…

Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëherë më pastaj.”

‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

“Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëhere më pastaj.

Ambasadori më tha që nëse kam problem ta telefonoj atë. Kjo telefonatë më ka ardhur pasi jam dhunuar. Që atëherë nuk ka patur më asnjë interesim. Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

“ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

Ρυblikohet një video-skαndal. Vαjzat shqiρtare bëjnë sherr të ashρër duke u kapυr për flokësh Ditën e Pavarsisë në Londër (Video)

Një pamje aspak e denjë, për më tepër ditën e Pavarësisë.

111 Vjetori u festua kudo në mbarë botën, por edhe në Londër. Mijëra shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit britanik.

Por për shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar bënë më shumë bujë për shkak të përplasjeve me policinë britanike dhe arrestimeve të ndodhura.

E pavarësisht këtyre, një tjetër episod i pahijshëm ka ndodhur gjatë festimeve.

Në pamje shihet qartë momenti kur disa vajza shqiptare dhe me flamurin kuqezi mbi supe zihen duke i shkulur flokët njëra tjetrës dhe duke sharë.

Në sfond dëgjohet edhe zëri i policisë që iu kërkon vajzave të ndahen, ashtu si edhe personave të tjerë rreth tyre.

Mesa duket ky sherr është bërë shkak që policia të arrestojë disa prej shqiptarëve të mbledhur për të festuar.

Video Player