‘E kam dashυr më shumë se fëmijët e mi’! Rrëfimi trόnditës i babait të Naim Mυrselit kur mësoi se djali kish νrarë gruan

Babai i Naim Mureselit ka folur për herë të parë për vrasjen e Liridona Ademajt nga djali i tij, Naim Murseli. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ai ka thënë se nuk ka komunikuar më as me Naimin e as me avokatin e tij.

“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”– tha ai.

Ai ka treguar dhe momentin kur e mësoi se djali i tij ishte në fakt vrasësi i nuses, me anë tën jë grabitjeje të inskenuar.

“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest. Ditën kur ajo vdiq, unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.

Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.

Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë. Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.

Ήistorike/ Βoksieri i kombëtares shqiptare shρallet nënkampion bote

Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur. Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.

Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t’u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.

Shiti të bijën te νrasësit, del para Gjγkatës babai i 14-νjeçares nga Shkυpi, veρrimi para kamerave

Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë sjellë pamje nga momenti kur Aleksandar Gjorçevski babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe më pas u vra, del para Gjykatës Penale në Shkup.

Siç shihetnga foto, Gjorçevski i cili dyshohet se është personi i cili raportoi për lëvizjet e së bijës te rrëmbyesit, sapo ka parë kamerat është drejtuar drejt tyre dhe ka bërë dy gishtat e mëdhenj me shenjën “OK”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kryeprokurori Gavril Bubevksi, duke folur para mediave deklaroi se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Gjithashtu në konferencë u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është dhënë masa e paraburgimimit prej 48-orësh.

Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

TRAGJlKE/ U aksidentυa me mαkinën e punës dhe i ρrenë këmbën, ndërron jetë shqiptari në Itali

Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit, madje mjekët i prenë dhe një këmbë

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pas një aksidenti të rëndë.

Sipas mediave në shtetin fqinj, 43-vjeçari mbeti i plagosur në një aksident, teksa po udhëtonte me makinë ne punës. Punëtori shqiptar ishte pasagjeri në një furgon të drejtuar nga një sipërmarrës në zonën e Nebroidit, me të cilin po kthehej në shtëpi. Por furgoni u përplas, duke bërë që shqiptari të merrte plagë të rënda.

Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit, madje mjekët i prenë dhe një këmbë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që i mori jetën, e as identieti i punëtorit shqiptar.

“Të dαrkosh me gruan duke e ditur se pas gjγsmë ore do të vdesë”/ Si e shρjegon neoroρsikiatri rastin e Naim Murselit

Neuropsikiatri Ferid Agani tregoi disa indikatorë që tregojnë se disa individë kanë probleme serioze. Në rastin e Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, Agani tha në T7 se “këtu kemi të bëjmë me disocim”.

“Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, tha ai.

Vrasësve të tillë, Agani tha se krimi iu ngjallë kënaqësi.

“Këto veprime të zbrazjes së pakontrolluar të agrtesivitetit, në individin që e bën vrasjen ngjallë kënaqësi, ngjallë emocione të shkarkimit dhe të kontrollit të plotë të situatës… Këto janë përshkrime të autopsive psikologjike të këtyre rasteve”, tha ai.

Agani tha se nga veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt profesionistët mund të këshin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

“Komunikimi joverbalë që këta individë e bëjnë ngannjëherë flet shumë më tepër se fjalët e tyre”, tha ai.

“Prej fotografive mund të vërehet një ftohësi emocionale e çuditshme, posaçërisht në disa video”, tha Agani.

Vendet në Evropë që do të “ρυshtohen” nga dimri i acαrtë

Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përkeqësohet në ditët në vijim, pasi vende si Moldavia dhe Ukraina kanë përjetuar reshje të dendura bore, të cilat kanë rezultuar me viktima. Ndërsa Bullgaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi stuhitë kanë lënë më shumë se 1000 fshatra pa energji elektrike.

Nga ana tjetër, javën e kaluar Shërbimi Meteorologjik Irlandez (Met Éireann) lëshoi ??një paralajmërim për temperaturë të ulët dhe akull, i cili vlen për të gjithë vendin e Irlandës, transmeton SchengenVisaInfo.com.

Sipas një faqe interneti të analizës së motit, dimri i këtij viti do të zhvillohet ndryshe çdo muaj, por kontinenti evropian dhe Shtetet e Bashkuara lindore duhet të presin disa nga temperaturat më të ulëta.

Dhjetori ka nisur me reshje bore, të cilat do të vazhdojnë të bien borë në shumë pjesë të kontinentit, veçanërisht në Norvegji, Danimarkë, Holandë, Belgjikë, Francë, disa pjesë të Italisë dhe akoma më pak pjesë të Spanjës.

Βαshkëshortë dhe prindër që çojnë drejt υdekjes grαtë dhe fëmijët e tyre

Dy vajza u vranë brutalisht gjatë ditëve të fundit. Ngjarjet kanë tronditur opinionin publik, pasi vrasjen e tyre e kanë organizuar vetë familjarët, për përfitime monetare.

Rasti i parë u shënua më 29 nëntor në Prishtinë, ku Liridona Ademaj Murseli u vra me një plumb në qafë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashëkshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët panë t’i ekzekutohej e ëma para syve.

Bashkëshorti Naim Murseli, raporti në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe Liridona kishte bërë rezistencë ndaj grabitësit.

Për këtë arsye, sipas Naimit, gabitësi i mori jetën Liridonës 30 vjeçare.

Por, policia e Kosovës nuk u mjaftua me këtë version.

Sipas medieve në Kosovë, hetuesit kishin instaluar kamera në vendin e krimit. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, pas ceremonisë mortore, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu në pranga, pasi dyshohet se është ai organizatori i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.

Në pranga ra edhe “grabitësi” Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Granit Pllava deklaroi para hetuesve se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për vrajsen e gruas.

Sipas tij, 15 mijë ia kishte dhënë para krimit dhe 15 mijë pasi të “kishte mbaruar punën”.

Kamerat në vendin e ngjarjes kishin filmuar Naimin, i cili kishte zhvilluar takime me Plavën. Kjo ishte dhe arsyeja që policia e Kosovës i vuri prangat.

Nga ana tjetër, familja e Liridonës zhvarroi trupin e së ndjerës nga varrezat e familjes Murseli dhe ditën e sotme, 4 dhjetor, u bë varrimi në fshatin e saj të lindjes.

Të dikën e 3 dhjetorit, autorët e dyshuar të ngjarjes, Plava, Naim Murseli dhe Kokalla dolën para Gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Murseli ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës. Sipas medieve në Kosovë, shkak dyshohet se është bërë një sugrim jete që Liridona kishte paguar në Suedi dhe në raste fatekqësish, parashikonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasi një 14-vjeçare nga Maqedonia e Veriut u gjet e vrarë më datë 3 dhjetor.

Trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskas u gjet pranë trupit të një të moshuari.

Pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dyshohen se janë pas ngjarjes së rëndë.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, dha detaje tronditëse për ngjarjen gjatë një konference me gazetarët. Dyshohet se babai shiti vajzën e tij të mitur për para.

“Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi vetjak, tha minsitri dhe siç raportojnë mediet maqedonase, rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babanë e vazjës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit dhe të dyshuarin kryesor, biznesmenin Palevski”, raportoi më herët vitionplus.tv.

Babai i tregoi orën që vazja kthehej nga shkolla dhe qëllimi ishte zhvatja e parave nga nëna e së miturës.

Grupi e njihte familjen dhe sipas minsitrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh.

Sakaq, biznesmeni Ljupço Palevski-Palco dyshohet se është larguar drejt Turqisë.

Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi i njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk.

Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.

Afër 45 mijë gra dhe vajza u vranë në mbarë botën gjatë vitit 2021 nga pertnerët e tyre, sipas Un Women.

Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.

Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Nuk ndalet dhuna në Kosovë, bύrri rreh barbarisht grυαn s. htatzënë, fëmija Ιind para kohe

Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, shkruajnë mediat.

Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë.

FabioΙa kërkon ndihmën e shqiρtarëve që të ecë sërish, dy oρeracionet i kυshtojnë 22,800 €

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Fabiola Zeneli është një 20-vjeçare që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi i duhet të kryejë një operacion në shtyllën kurrizore që të mund të ecë sërish. Që në lindje, mjekët konstatuan disa probleme në pjesën e legenit të saj dhe probleme me ecjen.

Familjarët e saj nuk u dorëzuan dhe i mundësuan asaj çdo operacion apo seancë mjekësore në Greqi që ajo të mund të ecte sërish. Por ku gjendja e tyre ekonomike u përkeqësua, ata hoqën dorë nga shumë trajtime dhe u zhvendosën sërish në Shqipëri.

Me kalimin e viteve dhe anashkalimin e seancave mjekësore për shkak të kushteve të vështira ekonomike gjendja e Fabiolës u përkeqësua. Një mjek specialist i dha shpresë familjes së saj duke iu treguar se si ajo mund të ecte sërish falë dy operacioneve me vlerë 22,800 euro.

Familjarët duke mos qenë në gjendje t’i përballojnë këto operacione dhe këtë shumë, i janë drejtuar redaksisë tonë dhe shqiptarëve për ndihmë. Ata kanë hapur një llogari bankare dhe një në GoFundMe, ku kushdo mund të kontribuojë që Fabiola të ecë sërish.

Linku GoFundMe

Apeli për ndihmë:

Fabiola Zeneli, lindur me 18/04/2003 Berat. Qe ne momentet e para te ardhjes ne jete doktorat diagnoztikuan probleme me pjesen e legenit ku proceduan me nje operacion qe prej 6 muajshe por ky i fundit rezultoj pa sukses. Familja e vajzes vendosen te emigronin drejt shtetit te Greqise ku pas shume vizitash dhe diagnozash, doktorat konstatuan qe problemi vinte nga deformimi i shtylles kurrizore dhe per pasoje vajza nuk mund te ecte. Ne moshen 6 vjecare u krye operimi i pare i cili zgjati 12 ore por perseri pa sukses.

Ne vazhdimesi u kryen edhe 13 operacione duke e cuar totalin ne 15 opercione per te bere te mundur drejtimin e shtylles kurrizore. Ne operacionin e parafundit Fabiola pati permiresime ku ne shtetin grek pas shume terapish intensive me shuma te kushtueshme, duhej te kryente dhe nje operacion te fundit perfundimtar per te bere te mundur qe vajza te ecte. Operacioni i fundit duke qene dhe nje nder me te rendet prej 10 oresh ne sallen e operimit, duhej te pasohej me terapi intensive. Kushtet ekonomike dhe pamundesia per te ndjekur trajtimet ben qe familja te kthehej ne Shqiperi ku gradualisht gjendja e vajzes filloj te rendohej.

Me kalimin e viteve vajza se bashku me familjaret po fillonin te humbisnin shpresat qe Fabiola do te mund te ecte, por deshira e prindrve qe vajza te mund te ecte ishte me e forte se cdo pengese qe mund ti sillte jeta. Pas shume vizitave te bera ne Shqiperi doktorat konstantuan qe me ane te nje operimi vajza ka shpresen qe te mund te ngrihet ne kembe dhe te eci. Sipas specialistit Kamil Kose, prej te cilit u krye nje prej konsultave te fundit rezultoj qe vajza duhet ti nenshtrohet ketij operimi me dy pjese. Ketu perfshihet pjesa e poshtme e trupit, drejtimi i legenit, gjunjet dhe gishterinjt qe do te pasohet dhe me drejtimin e shtylles kurrizore, ku kjo e fundit perben pjesen e dyte te operimit.

Per kryerjen e kesaj procedure mjekesore familjes i kerkohet nje shifer prej 22,800€ e cila mundeson kryerjen e pjeses se pare te operacionit. Kjo shifer eshte jashte mundesive finanziare te familjes ne fjale. Ne foto gjenden te dokumentuara vizitat mjekesore se bashku me faturat dhe grafite perkatese. Familja ne nevoje per ndihme ka hapur nje llogari bankare ne emer te vajzes ku i kerkon ndihme gjithekujt te kontriboj sado pak brenda mundesive te tyre financiare per te bere te mundur kryerjen e pjeses se pare te operimit dhe realizimin e deshires se Fabioles per te ecur. Lutemi te merrni ne konsiderate qe cdo ndihme e juaja sado e vogel, vlen shume per Fabiolen. Llogaria bankare gjendet si me poshte:

Fabiola Zeneli Banka: INTESA SANPAOLO BANK

IBAN: AL03208233840000095340838901

Ju falenderojme nga zemra. Ju faleminderitt shumm nga zemra per kete ndihme qe po me jepni

Trαgjedia në famiΙjen Gjelaj! Del foto e babait dhe djαΙit 6-υjeçar që hυmbën jetën

Anton Gjelaj dhe Kristian Gjelaj, babë e bir humbën jetën në një aksident tragjik mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

Ata po udhëtonin me një mjet tip “Golf” kur papritur u përplasën në Urën e Shtrembër dhe ranë në lumin Moraça. Për nxjerrjen e trupave nga lumi është dashur ndërhyrja e një ekipi zhytjeje.

Babë e bir, njëri 37-vjeç dhe tjetri 6-vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit në Malësi të Madhe.

Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.