Dukej si i fortë, por Rogerti shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit dhe bënë deklaratën e papritur

Presioni i lojës dhe debatet e vazhdueshme kanë bërë që Rogerti, një nga banorët më të diskutuar të “Big Brother VIP Albania”, të shfaqet në një gjendje të rënduar emocionale.

Në pamjet e publikuara sot, ai shihet me lot në sy brenda dhomës së rrëfimit, duke zbrazur gjithë mllefin e grumbulluar.

Megjithatë, lotët e tij nuk kanë qenë shenjë dorëzimi, por një moment reflektimi mbi strategjinë dhe pastërtinë e tij morale në krahasim me të tjerët.

Rogerti është shprehur i bindur se banorët e tjerë nuk kanë kapacitet të përballen me të.

“Unë kam ardhur për të fituar lojën, për t’i dobësuar. Ata s’mundet të bëjnë debat me mua. Unë jam njeriu më i pastër,” deklaroi ai mes emocionesh.

Në këtë rrëfim, Rogerti ka bërë një ndarje të prerë të shtëpisë, duke etiketuar një grup banorësh si “të shtirur” dhe duke veçuar vetëm një emër si të sinqertë.

“I urrej njerëzit fallco si puna e Malit, Kristit, Mirit, Selinës. Brikena është më e pasterta aty,” përfundoi ai, duke hapur kështu një front të ri lufte me grupin kundërshtar dhe duke konfirmuar aleancën apo pëlqimin e tij për lojën e Brikenës.

Video: Rogerti rrëzohet nga krevati, familjarët nxjerrin pamjet dhe akuzojnë për dhunë brenda shtëpisë

Në një story të publikuar në Instagram nga familjarët, thuhet se gjatë gjithë mbrëmjes Rogerti ishte vënë në shënjestër nga banorët pas debateve të ashpra me Malin.

Sipas pamjeve dhe përshkrimit, Mateo ka hedhur Rogertin nga shtrati, duke e tërhequr me forcë nga jorgani, ndërkohë që ky i fundit ishte shtrirë për të fjetur.

Reagimet nuk kanë munguar, me thirrje të forta që produksioni të hapë “zarf të zi” për Mateon dhe të marrë masa ndëshkuese, duke e konsideruar aktin jo vetëm dhunë fizike, por edhe presion psikologjik ndaj një banori në moment dobësie.

“Loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin”, thuhet mes të tjerash, ndërsa paralajmërohet se një veprim i tillë mund të kishte përfunduar edhe më keq.

“Rama do të shkarkojë gjysmën e ministrave në shkurt”, gazetari ‘trondit’: Balluku ka video të kryeministrit që …

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të drejtësisë në vend, në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK.

Sipas Toskës, ekziston një perceptim publik se institucionet në Shqipëri janë nën presion politik. Ai u shpreh kritik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se, sipas tij, ky institucion ka humbur autoritetin e mëparshëm si një strukturë e pavarur dhe e paprekshme, duke e cilësuar atë si të cenueshme nga ndikimet politike. Toska deklaroi se ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka pasur, sipas tij, presion, intimidim dhe ndërhyrje politike.

Në lidhje me procesin konkret, Toska tha se interesi kryesor i kryeministrit Edi Rama nuk lidhet drejtpërdrejt me fatin politik të Belinda Ballukut, por me shmangien e krijimit të një precedenti në Gjykatën Kushtetuese. Ai pretendoi se vendimmarrja në këtë gjykatë ka qenë e ndarë dhe se një ndarje e tillë do të linte në fuqi vendimin e SPAK, duke sjellë pezullimin e Ballukut nga detyra. Sipas tij, kërkesa për përfshirjen e Komisionit të Venecias shihet si një taktikë për të shtyrë vendimmarrjen.

Gjatë analizës së tij, Toska hodhi pretendime për tensione të forta brenda mazhorancës, duke deklaruar se Balluku ka rritur ndikimin e saj në institucione të rëndësishme dhe se ka pasur largime të disa drejtuesve të lartë. Ai foli gjithashtu për raporte të vështira mes Ballukut dhe figurave të tjera të kabinetit qeveritar, si dhe për mundësinë e ndryshimeve të mëdha në qeveri në muajt në vijim.

“Përflitet se Rama është peng i Ballukut dhe ka video. Rama prej dy vitesh nuk firmos asnjë vendim të Këshillit të Ministrave. Balluku di disa gjëra që e implikojnë Edi Ramën dhe kjo e bën Ramën të cenueshëm dhe të shkojë në gropë. Balluku ka filluar sot një lloj krehje të gjithë zyrtarëve në institucionet e rëndësishme që të vendosë njerëzit e saj të besuar. Unë mendoj se në shkurt Balluku ka shënjestruar edhe ministra. Ajo nuk sheh dot me sy ministren e jashtme Spiropali. Ka raporte xhelozie, kundërshtime brenda llojit etj. Diçka tjetër përflitet se nga mesi i shkurtit Rama mund të shkarkojë gjysmën e ministrave me kërkesë të Ballukut”, tha ai.

Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Toska tha se situata rreth çështjes Balluku po ndikon negativisht në raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pretendoi se mbështetja ndërkombëtare ndaj kryeministrit Rama mund të jetë në rënie dhe se procesi i integrimit europian, sipas tij, rrezikon të ngadalësohet nëse çështja nuk përballet me drejtësinë.

“Neda më ka rrahυr në sy të fëmijëve”, trondit vëllai i Belindës në GJYKATË

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë me fjalë si:

“Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shton se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohon gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjuarjen e banesës së tij.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët.

Pamje TR0NDlTËSE, babai i ρirë υar me litar djalin e tij nga kati i shtatë i pallatit për të argëtuar miqtë (Video)

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim urgjent pas publikimit të një videoje tronditëse, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar jetën e djalit të tij të mitur duke e ulur me litar nga dritarja e një pallati shumëkatësh.

Fëmija, i cili besohet të jetë 5 ose 6 vjeç, u ul rreth 25 metra në ajër nga kati i shtatë i një pallati në Voronezh, ndërsa dëgjohet duke bërtitur me frikë:

“Më mbaj, më mbaj”. Në vend që ta ndihmonin, miqtë e babait qeshnin dhe filmonin skenën, ndërsa ai u kërkonte: “Filmojeni, filmojeni”.

Pamjet tregojnë fëmijën të ulur në errësirë dhe në temperatura të ulëta, ndërsa një zë gruaje dëgjohet më vonë duke kërkuar që ai të ngrihet menjëherë lart.

Babai, i cili ende nuk është identifikuar, shihet duke qeshur ndërsa e tërheq djalin përsëri brenda dhe deklaron me mburrje: “Ja, kaq”.

Zyra e Prokurorit Rajonal të Voronezhit konfirmoi se ka nisur një hetim pas raportimeve mediatike, duke sqaruar se burri, nën ndikimin e alkoolit, e ka ekspozuar fëmijën ndaj një akti ekstrem që rrezikonte seriozisht jetën e tij. Në hetim do të përfshihen edhe autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve, ndërsa prindërit mund të përballen me pasoja ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe vjen vetëm pak kohë pas një rasti tjetër në Rusi, ku një nënë u hetua pasi kishte futur djalin e saj 10-vjeçar në një qese plastike me vakum “për argëtim”./Top Channel

SHIKO VIDEON

‘Ziejnë’ Tirana dhe Dubai, një bos droge ka filmuar disa moderatore në intimitet, vajzat e Showbizz-it që ‘palosën’ burgjet

Një trafikant i njohur droge nga veriu i vendit, i cili frekuenton lokalet e shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale hot për disa moderatore, ish mise dhe modele shqiptare. Personazhi kontrovers ka krijuar një ‘koleksion’ videosh intime me protagoniste disa vajza të ashtuquajtura VIP, të cilat kanë ndarë shtratin me figura të krimit, në këmbim të ‘respektimit’ me shuma parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre. Në raste të tjera, trafikanti i ka filmuar në intimitet, me ose pa dijeninë e tyre, kjo mbetet e paqartë. Materialet janë ruajtur nga personazhi në fjalë, i cili i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.

Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera.

Figura e krimit ishte me një gazetare të njohur kur u arrestua në Milano

Në nëntor të vitit 2024, SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe njerëz të medias.

Nga 19 urdhër arreste, u ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e njohur në Tiranë. Gazetarja ka pretenduar se kishte udhëtuar drejt Milanos për të takuar Bujar Shegës, me qëllim për t’i bërë një intervistë. Pasi i ka bërë intervistën, gazetarja e njohur ka pohuar se do të kthehej në Tiranë, për të vijuar raportimin kundër krimit dhe korrupsionit.

Ziza ‘palosi’ Drenovën, R. Roçi tronditi Burgun e Reçit, E. Dh Fushë-Krujën, disa ‘VIP-se’ mësyjnë në qelitë e kokave të krimit

Ziza është vetëm maja e ajsbergut. Moderatore, modele, ish banore të BBV dhe Për’Puthen, të ashtuquajtura VIP-se, këngëtare etj., kanë mësyrë dhe shpartalluar burgjet e sigurisë së lartë dhe të zakonshme në Shqipëri, duke kaluar net të zjarrta me figura të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë sigurinë në burgje.

Pas ekspozimit të skandalit nga gazetari Elton Qyno në Burgun e Drenovës, për takimet mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Fushë Krujës, Reçit dhe Peqinit.

E. Dh., një nga vajzat e njohura të Showbizzit, e ka kthyer kohë më parë në han pa porta Burgun e Fushë Krujës. Zonjusha zhvillonte pothuajse çdo javë takime speciale me një figurë të krimit të organizuar. Sipas burime fillimisht në Burgun e Fushë Krujës futej modelja K. K., por më pas vendin e saj e zuri E. DH.

Ndërkaq, dy vajza të njohura të “Show Bizit” kanë ‘tronditur’ Burgun e Reçit. Dy muaj më parë, në Burgun e Reçit, R. Roçi dhe një tjetër, kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, subjekt i SPAK, figurë kryesore e krimit të organizuar.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë ish shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë, ku shpeshherë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në Burgun e Reçit kanë hyrë disa herë edhe disa vajza të tjera të Showbizzit, të cilat përveç ekspozimit të hireve të trupit, nuk shquhen për ndonjë talent të veçantë. Vajzat e Showbizzit kanë mësyrë edhe burgun e Peqinit. Sipas burimeve, disa nga vajzat kanë hyrë dhe dalë pa u regjistruar dhe në disa raste janë regjistruar në emra të tjerë, një praktikë kjo normale për t’u mos u identifikuar.

Takime speciale kanë pasur me figura të krimit zonjushat E. D., T. S., N. R., Zh. F., L. D., N. I., A. L etj. Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./Prapaskena.com

Vdes në makinë biznesmeni shqiptar, qe kishte lidhje te ngushta me ish kryeministrin (EMRI+FOTO)

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa biznese të regjistruara në Kosovë, ku bashkëortak ka pasur edhe Veton Haradinajn, vëllaun e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton FrontOnline.

FrontOnline ka parë në faqen zyrtare të bizneseve të regjistruara të Kosovës se Hekuran Hoxha figuron si ortak në disa subjekte afariste, ku në strukturën e pronësisë paraqitet edhe emri i Veton Haradinajt, njëri nga vëllezërit Haradinaj.

Të dhënat e siguruara nga regjistri i bizneseve tregojnë se bashkëpunimi afarist mes Hoxhës dhe Haradinajt ka qenë formal dhe i regjistruar në institucione

Hoxha dhe Haradinaj ishin bashkëortak në kompaninë ‘’ DARD Construction SH.P.K’’ e cila si aktivitet ka ndërtimin i objekteve banesore dhe jobanesore.

Hoxha në këtë biznes ishte aksionar me 12.00 %, derisa Veton Haradinaj ishte me 51.00 % aksionar.

Po ashtu, Hoxha e Haradinaj ishin aksionar edhe në biznesin tjetër ‘’Hako Construction SH.P.K’’. Hoxha në këtë biznes kishte 33.00 % të aksioneve derisa, Veton Hradinaj kishte 34.00 % të aksioneve.

Përveç tyre, këta të dy ishin po ashtu aksionar edhe në ‘’Kulla Construction SH.P.K’’, kompani kjo e cila si aktivitet ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Edhe në këtë biznes, Hoxha ishte aksionar me 16.00 % derisa Veton Haradinaj me 18.00 %.

Arbana konfirmon pjesemarrjen te Ferma Vip? Del fotoja që na bën të dyshojmë…

Pak kohe me pare qarkulloi ne media lajmi se Arbana Osmani do te marre ne dore drejtimin e Ferma Vip 3.

Pas dy sezonve ku te parin e drejtoi Fjoralba Ponari dhe te dytin Luana Vjollca edhe kete vit priten ndryshime.

Disa media ne vend e kane konfirmuar Arbanen si prezantuese e Ferma Vip 3

Por ajo qe na ka bere te dyshojme me shume eshte nje foto e Arbana Osmanit e postuar diten e sotme ne llogarine e saje te instagrami

Ku moderatorja ka postuar kembet e saj te veshura me çizme dhe te bera me balte, kjo na ben te dyshojme sepse formati i ferma vip zhvillohet ne ambjent te hapur ku ka edhe balte.

Se cfare do te ndodhe na mbetet vetem te presim.

I dashuruar me Inën apo Stelinën?! Keijsi përgjigjet në “Big Brother Radio

ftuar mbrëmjen e djezhem në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai sonte ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pasi diskutuan në lidhje me situatën ku Ina u konsiderua si nxitësja e sherrit dhe Keijsi u përgjigj duke thënë që asnjë mashkull nuk do të duronte te parnterja e tij, Elona e pyeti ish-banorin nëse është vërtet kaq e afërt dhe kaq e ngushtë lidhja e tij me Inën dhe ai tha:

Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.

Moderatojra e pyeti gjithashtu nëse është i dashuruar me Inën vërtet dhe Keijsi u përgjigj shkurt duke thënë:

Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in with Ina.

12-vjeçarja dyshohet se u abυzυa nga Kelmend Krusta, nëna mbron partnerin: Janë gënjeshtra…

Nëna e 12-vjeçares që dyshohet se u abuzua seksualisht nga Kelmend Krusta në Gjirokastër, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen.

Në një reagim për Top News, ajo mohon se partneri i saj e ka ngacmuar apo abuzuar të bijën, duke i dalë në mbrojtje Krustës. Ajo shton se me të nuk ka patur asnjëherë probleme dhe se nuk kishte dijeni për denoncimin që ka bërë e bija.

“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra.

Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim.”- tha ajo.