Mbi 1 mln ραlosje letrash, flamυri shqiptar më i madhi i krijuar me origαmi gati për në Guinness

Flamuri shqiptar i krijuar me origami pritet të konfirmohet nga Guinness si më i madhi në botë i krijuar ndonjëherë.

Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka krijuar Flamurin e Shqipërisë 1300 metra katrorë, me 120 mijë pjesë letre, 1 milion e 200 mijë palosje letrash, ku secila letër ka 10 palosje më vete.

Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu Agency se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa pjesën tjetër ajo e bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës dhe është një nga projektet më të vështira që ka realizuar dhe projekti që i ka marrë më shumë kohë ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

Vështirësia më e madhe ka qenë kur kanë bërë matjet e para për të bërë shqiponjën dhe për të kombinuar masat por përveç këtyre, puna ka shkuar siç është planifikuar.

“Punimin e shqiponjës e kam bërë vetë me 2-3 persona sepse kam pasur frikë tua besoj punën të tjerëve duke qenë se donte shumë kujdes. Ndërsa natën finale me të gjithë stafin kemi bërë përmbylljen e gjithë punës”, thotë Fejza-Idrizi.

Flamuri do të qëndrojë deri më 29 nëntor në një sallë sporti në Skënderaj, ku Fejza-Idrizi thotë se emocionet më të mëdha i ka ndjerë kur ka përfunduar punën dhe është ngjitur mbi palestër e “kam parë se çdo gjë është perfekt ashtu siç duhet të jetë. Prej vitesh kam dashur të bëj diçka për Shqipërinë”.

“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur”, theksoi ajo.

Ajo thotë se tani po pret nga zyrtarët e Guinness që të konfirmojnë rekordin, ku javën tjetër mund të marrë lajmin e mirë se dhe një herë tjetër, ajo është pjesë e rekordeve Guinness.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër.

Pas bαshkimit me NATO-n, Finlanda bën Ιëvizjen υrgjente dhe jep ‘goditjen’ e fυqishme Rusisë

Finlanda do të mbyllë të gjithë kufirin e saj me Rusinë të mërkurën mbrëma, pasi akuzoi Moskën për orkestrimin e një numri të madh të azilkërkuesve.

Kryeministri Petteri Orpo tha se pika e fundit kufitare e mbetur e hapur në Raja-Jooseppi në veriun e largët do të mbyllet për dy javë deri më 13 dhjetor.

“Ky është një aktivitet i organizuar, jo një emergjencë e vërtetë”, tha ministrja e brendshme Mari Rantanen.

Mbyllja vjen pas disa javësh tensione në rritje midis vendeve pasi më shumë se 1,000 migrantëve iu dhanë biçikleta dhe skuter nga Rusia për të kaluar kufirin 830 milje të Finlandës pa viza që nga gushti.

Finlanda ka mbyllur në mënyrë të vazhdueshme pikat e saj kufitare në shenjë proteste kundër shtimit të emigrantëve, shumica e të cilëve janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Rusia paralajmëroi për “kundër-masa” kur Finlanda u bashkua me NATO-n në prill.

Pse Noli refυzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gαzetari i njohur: Eshtrat e tij s’dυhet të νijnë, ναrri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

Në një intervistë televizive gazetari i njohur Ilir Ikonomi u pyet edhe për arsyet për të cilat Fan Noli refuzoi të vinte në Shqipëri.Sipas studiuesit dhe gazetarit, regjimi komunist përbënte një rrezik për Nolin pasi shumë miq të tij si Andon Frashëri apo Sejfulla Malëshova ishin vrarë.

“Janë disa gjëra. E para, miqtë e Fan Nolit u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u ekzekutuan. Disa vdiqën nëpër burgje, Andon Frashëri, Sejfulla Malëshova, të gjithë e pësuan. Ky mendoj se ishte një mësim për Nolin, që kujdes nëse shkon në Shqipëri. Një gjë tjetër ishte se Shqipëria ishte komuniste, dhe nëse vinte në një vend të tillë, ndoshta qeveria amerikane s’do ta pranonte më mbrapsht. Edhe ai kishte një eksperiencë pak të hidhur me Shqipërinë dhe mendoj se këto kanë qenë disa nga arsyet.“, u shpreh Ikonomi.

Më tej, ai shtoi se eshtrat e Nolit nuk duhet të kthehen në vend. Sipas tij, varri i tij në Boston shërben si një pikë pelegrinazhi për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk mendoj kështu në kundërshtim me shumë të tjerë. Varri i Nolit është madhështor, është pikë pelegrinazhi për shqiptarët e Amerikës. Pse shqiptarët nuk paskan të drejtë ta kenë Nolin atje? E dini që Noli jetoi në Amerikë 44 vjet. Në Shqipëri jetoi më pak se katër vite. Mua më duket se nuk ka arsye që ta lëvizim nga vendi ku prehet. Ne na duhet pika e pelegrinazhit. Di që shumë njerëz që shkojnë në Boston kanë dëshirë të vizitojnë varrin e Nolit.“, shtoi Ikonomi.

Detαje nga grαbitja në Kamëz, aυtorët me “BMW X6” rrëmbγen 1 kg bizhυteri ari

Bizhuteri me peshë rreth 1 kilogram është sasia e grabitur nga një argjendari në Kamëz.Tre personat e armatosur dhe të maskuar nën kërcënimin e automatikut grabitën argjendari “Marsi” mbrëmjen e sotme në Kamëz dhe u larguan në drejtim të Lankasit.

Dyshohet se ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja me një makinë relativisht të shtrentjë, model “BMW X6”, ngjyrë e bardhë.

Sipas shitëses, të paktën një nga grabitësit kishte dialekt jugor. Ata i drejtuan automatikun dhe rrëmbyen bizhuteritë që ndodheshin në banak.

Sakaq, rezulton se targat që i ishin vendosur BMW-së, janë kopjuar pasi i përkasin një makine tip “Hyundai”.

Vυαjti dënimin politik, dëshmitari shokon me deklαratën e fortë: Në bυrgun e Tërbufit të burgosurit i ναrrosnin për së gjalli

Dëshmia e rrallë e Shaqir Gjoçajt për burgjet ku vuajti dënimin politik në diktaturë.“Në Tërbuf, të burgosurit që nuk bënin dot normën i varrosnin për së gjalli n? baltën e kenetës. I kam parë me sytë e mi. Madje njëherë për pak përfundova edhe unë i varrosur në baltë. Nuk e bëra dot normën. Ishte e pamundur ta bëje, ishim të kequshqyer e të sëmurë”, dëshmon Shaqiri.

Ai tregon gjithë kalvarin e tij që nga dita e arrestimit, gjatë një përpjekje për t’u arratisur, kur ishte vetëm 17 vjeç dhe do të kalonte sa në një kamp -burg në tjetrin, duke u përballur çdo ditë me vdekjen.

Në gjithë këtë rrugëtim, nëpër këto kampe shfarosje, siç i quan Shaqiri, ai veçon kënetën e Tërbufit, ku u përball disa herë me vdekjen. Në atë kamp kushtet ishin të tmerrshme dhe egërsia e policëve përtej çdo imagjinate.

Për Dosjen K, ai tregon se ka parë me sytë e tij, se si groposeshin njerëzit për së gjalli, në baltën e kënetës, sa herë ata nuk mundeshin të realizonin normën e rëndë që ju jepte komanda e kampit.

Krim i rëndë në fαmilje, bύrri vret grύαn

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Itali, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Termes në Parma, ku mediat vendase raportojnë se viktima 66 vjeçe,

një shtetase e huaj, është goditur disa herë me shkop bejsbolli nga bashkëshorti i saj.

Autori i krimit është ndaluar nga një oficere policie që nuk ishte në detyrë në ato momente dhe është dërguar në stacionin e policisë. Efektivja raportohet të ketë dëgjuar të bërtiturat e gruas,por nuk ka mundur që të ndërhyjë në kohë për t’i shpëtuar jetën.

Gjendet i νdekυr 27-vjeçari shqiρtar në Gjermani

Një 27-vjeçar shqiptar raporothet se ka ndërruar jetë në gjermani, pasi është vrarë. Policia gjermane gjeti një trup disa ditë më parë në Kaltenkirchen, teksa sot është bërë identifikimi i viktimës.

Trupi i 27-vjeçarit u gjet të shtunën në mbrëmje jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri, teksa mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, por ai ishte i njohur për policinë.

Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen. Pas informacioneve për një incident në Uetersen (rrethi Pinneberg), policia kriminale e Itzehoe arrestoi të dyshuarin e mitur, një 17-vjeçar shqiptar.

Të dielën, me kërkesë të prokurorit publik, gjykata e qarkut Itzehoe lëshoi ??një urdhër-arresti ndaj 17-vjeçarit me dyshime të forta për vrasje.

Ραmjet që nuk hαrrohen Ιehtë/ Si u “dyndën” shqiptarët drejt tortës në 100 vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria bën sot 111 vjet shtet i pavarur. Festimet për atë që njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, kanë nisur që prej mëngjesit të kësaj të marte.Në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, mori pjese presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, homologu i tij nga Kosova Albin Kurti, si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kjo festë bëri bashkë Ramën dhe Kurtin, por jo opozitën dhe mazhorancën.

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u festua me anë të një torte gjigande rreth 550 metra katrorë, një element ky mjaft i vecantë në serinë e aktiviteteve. Copat e para të kësaj torte u ndanë prej kryeministrit që ishte në atë kohë në detyrë Sali Berisha, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetarit të bashkisë Lulzim Basha.

Por menjëherë pas kësaj njerëzit u dyndën drejt tortës duke krijuar një situatë që nuk ishte parë ndonjëherë. Në video e publikuara, të cilat gjenden e sot gjerësisht në rrjet, qytetarët shtynin njëri tjetrin. Kishte qytetarë të cilët kishin marrë qese, ku fusnin brenda tyre copat e tortës.

Torta kishte shijen e shegës, duke simbolizuar bashkim dhe unitet për shqiptarët, ndërsa shqiponja ishte me shije cokollate. Anës torta ishte e zbukuruar me degë ulliri që simbolizonte begatinë dhe paqen. Për ndërtimin e tortës u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 pastiçierë.

Makinαt u përρΙαsën “kokë më kokë”!Vdesin 3 υshtarë në rrugë

Katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga përplasja kokë më kokë e dy makinave në aksin rrugor mes Basilios dhe Mottolas, në Itali.

3 nga viktimat ishin ushtarë që po udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara me dy kolegë të tjerë të cilët u plagosën dhe u dërguan në spitalin Santissima Annunziata në Taranto.

Viktima tjetër ishte drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar. Ekipet e shpëtimit u gjendën përballë një skene të tmerrshme kur mbërritën në vendngjarje.

Trupat e pajetë kishin dalë në asfalt, teksa të tjerë ishin bllokuar mes fletëve të metalit të makinave, gjë që kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe gjendja e tyre konsiderohet kritike, teksa po hetohet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Flet gr. uaja nga Tirana: Shkoυa për punë në shoku i b. urrit që ishte biznesmen , atje ndodhi ajo që nuk do doja të ndοdhte kυrrë

Jam një grua 27-vjeçare, e martuar në Tiranë.Kam një familje të shëndetshme dhe martesë shumë të mirë me burrin tim,i cili është 3 vite më i moshuar se sa unë.Me të kam 2 vajza,një gjashtë vjeçe dhe një 3.Me burrin njihem prej 10 vitesh ndërsa prej 7 vitesh jam e martuar. Me të kaloj shumë mirë, e duam njëri – tjetrin dhe gjithashtu në aspektin s.e.ksual kalojmë shumë mirë, ai është një qejfli i vërtetë, transmeton gazeta ditore.

Nga momentin që unë jam njohur me burrin tim,në tetor të vitit 2002 dhe deri në verën e vitit këtij viti ai ishte i vetmi që kam fjetur dhe i vetmi në këtë botë që më ka prekur, dhe po ashtu ka qenë mashkulli i vetëm që unë kam prekur.

Pas një bisede që unë bëra me burrin tim,vendosëm që unë të punësohem në firmën e shokut të tij, i cili quhet L.S.Bëhet fjalë për një biznesmen që ka një ndërmarrje të madhe dhe që më së shumti merret me tendera.L.S ishte një djalë tërheqës, zeshkan, i gjatë dhe shumë i zgjuar.

Në një moshë të re, moshatar me mua, ai kishte arritur që të zotëronte një firmë të madhe dhe me shumë kapital.

Me kalimin e kohës, pasi u bë më shumë se një muaj që fillova punën aty, ai nisi të bënte një sjellje komplet tjetër nga ajo që ishte në fillim.

Nuk sillej ashpër me mua apo arrogant si pronar, por e shikoja që më hidhte sy në një tjetër mënyrë që më bënte të ndihesha në siklet.

Pas këtyre komenteve unë e mora me sportivitet, duke mos e cilësuar si situatë serioze dhe duke mos dashur t’i jap rëndësi fjalësve. Një ditë, pasi mbyllëm një kontratë shumë të mirë me një firmë tjetër ai më tha që të porosis diçka për të pirë dhe të shkonim në zyrë për ta festuar këtë moment.

Pasi mora gjërat të cilat porositëm u ula përballë tij dhe e bëmë “gëzuar”. Pas kësaj ai më falënderoi për punën që unë po bëja ai nisi të më thoshte të tjera fjalë përgëzuese si “lum burri që të ka”.

Aty ai kishte një video të regjistruar ku ishte L.S duke bërë s.e.ks me një tjetër femër, jo gruan e tij. Mbeta e hutuar dhe u skuqa në atë moment.S’e prisja. Ai më tha që s’ka pse habitet dhe për të më nxjerrë turpin më pyeti nëse bënte të tilla gjëra apo i kisha qejf?

Nëse bëja kështu pozicionesh dhe aventurash me burrin tim…?! Por unë nuk iu përgjigja dhe ula kokën, u ndjeva në siklet. Ai mu afrua dhe nisi të më puthë. Nuk rezistova më dhe çasti më rrëmbeu.

Bëmë s.e.ks në tavolinën e punës së tij. Pasi dola nga zyra e tij u ndjeva shumë keq, por asgjë nuk kthehej prapa, ajo që s’duhet të ndodhte, ndodhi. Ishte hera ime e parë që dikush tjetër përveç burrit tim më prekte, e prekja dhe bënte s.e.ks me mua.

Atë ditë ika në shtëpi sikur të mos kishte ndodhur gjë.U ktheva në shtëpinë time dhe aty iu riktheva jetës sime, në krah të burrit dhe fëmijët e mi që i dua aq shumë.

E dua burrin tim dhe s’dua t’i bëj më keq.Nuk folëm për atë çështje. Gjeta një punë tjetër pas dy muajsh të kësaj historie dhe nuk e pashë më L.S.

Kjo është historia që dua të ndaja me ju dhe ta komentoni si të dëshironi, por unë e di që kam gabuar dhe s’e kthej dot më pas atë që ndodhi