Video/ Momenti kur shqiρtari kapërcen gαrdhin e shtëpisë dhe υret 26-vjeçaren shtαtzënë në Itali

Mediet italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë kur Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë shqiptare kalon gardhin dhe endet rreth shtëpisë së Vanessa Ballan para se ta vriste.

Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e vonë të 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u kap më vonë nga ushtria, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi “me shkrimin ‘7color’ që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje franceze dhe hyn në shtëpi (mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga hetuesit”.

https://streamable.com/e/18bh6u?quality=highest

Mediet italiane kaDhe në fund thika me dorezën e drurit dhe tehun 20 centimetra, e gjetur në lavamanin e kuzhinës pjesërisht e larë dhe gjithashtu e sekuestruar është identike me një tjetër të gjetur në çantën e mjeteve të Fandajt dhe nga e njëjta seri si ato të gjetura më vonë në shtëpinë e tij.

“Qαυ në kishë kërceu dhe…”/ Gazetari i njohυr zbυΙon disa detaje nga dαsma “misterioze” e Arbana Osmanit(Foto)

Teksa ka rrëfyer gjithë momentet e shënjuara të këtij viti, gazetari Eraldo Rexho mik i dyshes televizive, ka veçuar si një prej kujtimeve më të vecanta dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, verën që lamë pas.

Eraldo ka treguar se që prej njohjes së Arbanës dhe Eduardit, ka kërkuar një dasmë, duke qenë se kjo dëshirë lidhet edhe me dëshirën e tij të madhe për të festuar.

Rexho ka treguar se momenti i ceremonisë në kishë ka qenë prekës për çiftin, pasi të dy kanë lotuar, e pas tyre edhe vetë Eraldo.

Megjithatë pas këtij momenti emocionues, Eraldo ka rrëfyer se në darkë Arbana ka kërcyer, ka kënduar e ka festuar pafund, duke e surprizuar mikun e saj.

Këto kujtime dhe kjo dasmë mbetet ndër më të vyerat edhe për nga përjetimet emocionale për Eraldon.

E rëndë, shρërthen depoja e karbυrantit, 23 të υdekur dhe 241 të ρΙαgosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Guinea, ku pas shpërthimit të një depoje karburanti, 23 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 241 të tjerë.

Nga 241 të plagosurit, 167 janë kthyer në shtëpi dhe 74 janë ende në spital, sipas shifrave të qeverisë.

Po ashtu raportohet se një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur pas katastrofës, ndërsa hetimet ende vazhdojnë.

Kreu i ushtrisë në pushtet në Guinea, koloneli Mamadi Dubouia, shpalli tre ditë zie kombëtare të mërkurën mbrëma.

Vritet fυtbollisti italian, qëΙΙοhet me αrmë zjarri në klubin e natës

Rosolino Celesia, një futbollist i ri italian është vrarë me armë zjarri në ambientet e një klubi nate në Palermo.

22-vjeçari u konfliktua me disa persona në ambientet e tualetit të klubit të natës. Debati agravoi në përdorimin e armës së zjarrit, ku 22-vjeçari u plagos dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Celesia ëndërronte Serinë A, por në moshën 20-vjeçare vendosi të varte këpucët në gozhdë pas shumë viteve në shkollat ​​e futbollit. I lindur në Palermo në vitin 2001, ai filloi të luante futboll në shkollën e kampionit Totò Schillaci, më pas veshi fanellën e Trapanit , Torinos dhe Palermos , gjithmonë në ekipet e të rinjve.

Pas dy vitesh te Trapani si sulmues, Celesia ishte kontaktuar nga Torino, e cili e bëri pjesë të ekipit U-17.

Ai pranoi ofertën e ekipit të Torinos, por më pas ishte kthyer në Palermo, ku për një periudhë kohe kishte luajtur si futbollist i “huazuar”. Në Serinë D ai kishte luajtur gjithashtu për Marsala dhe Troina dhe më pas vendosi të braktiste plotësisht sportin.

Rosolino Celesia ishte djali i Gianni Celesia, ish-këshilltar i distriktit të gjashtë komunal të Palermos dhe këngëtar neo-melodik i njohur në lagjen Cep, ku jetonin të dy. Gianni Celesia është gjithashtu i njohur në të gjithë qytetin për shfaqjet e tij në sheshe dhe në televizione.

“0rigjina e shqiρes 7000-7500 vjeçare”- Shkencëtari gjerman Ρaul Heggarty..(VIDEO)

Shkencëtari gjerman Paul Heggarty, foli në lidhje me origjinën e gjuhës shqipe.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Albania, ai theksoi se gjuha shqipe është më e vjetra në gjuhët indoevropiane.

“Vetë gjuha shqipe nuk është 8 mijë vjeçare por gjuha fillestare e të gjitha gjuhëve indoevropiane është rreth 8 mijë vjeçare. Gjuha shqipe është një degët kryesore dhe të para, dega shqiptare është një nga gjuhët më të hershme. Është një nga degët e para dhe të pavarura. Degët e para të gjuhëve datojnë diku te 7000-7500 vjeçare”-tha ai.

TeΙefonata e υαjzës së re shokon Βαshkim Hoxhën që në ρikë të mëngjesit

Edhe sot, si çdo ditë tjetër të javës, Bashkim Hoxha nisi ditën e tij në punë duke lexuar gazetat dhe më pas, duke pritur telefonatat e qytetarëve.

Të shumtë ishin ata që qanin hallin e tyre, duke u ankuar për hallet e përditshme. Por tepër shqetësuese dhe në panik ishte telefonata e një vajze të re, e cila bëri thirrje për gjithë të rinjtë që të largoheshin nga vendi, pasi sipas saj, këtu nuk ka asnjë pikë shprese dhe shumë shpejt do të bëhet nami e do të plasë gjaku.

E reja u ankua për mënyrën tonë të jetesës, teksa nuk nguroi të përmendte të drejtat e të rinjve si dhe pasojat e mbjelljes së vendit me drogë.

Ajo u shpreh ndër të tjera:
“Kështu siç janë bërë ligjet këtu, askush nuk ka të drejta. Të rinjtë nuk mund të diplomohen, të dalin nga bankat e shkollës dhe të mos paguhen, të shfrytëzohen dhe të punojnë pa të drejtë rroge. Kjo është shumë demoralizuese për të gjithë rininë.

Këtu nuk ka të rinj. Këtu ka vetëm pleq dhe bagëti.

U bëj thirrje të rinjve të ikin sa më parë se këtu do bëhet gjak, do vriten, do shkatërrohen.

Unë nuk shikoj dritë fare. Me drogën, me hashashin që kanë mbjellë, të rinjtë ca do përfundojnë në burgje, ca do zihen e do vriten mes tyre.”

Pa fjalë ka ngelur Bashkimi nga ky fjalim i të resë, e cila ka mbyllur rëmbimthi telefonin.

Për injorantët që shohin Big Brother e duan ndalimin e filmave shqiptarë: Sandër Prosin, Kadri Roshin, Timo Fllokon me kë t’i zëvendësojmë?

 NGA Ilir Metaj*

Nje lajm i bukur hyri në kronikat e javës së shkuar:  filmi “Lulëkuqet mbi mure” është restauruar.

Nuk munguan ata që i bënë jehonë dhe mirëseardhje këtij lajmi.

Por nuk munguan as ata, që u përpoqën t’a tulatin nëpër filtrat e bllokuar të propagandës.

Në këto filtra gjithshka ngec, e drejtë apo jo.

Propaganda gjithmonë pjell propagandë, veçse me kah të kundërt. Ama mbetet propagandë, përsa kohë nuk ka meknizma që bëjnë seleksionim të ndjeshmerisë thellësisht-personale, nga ajo publike.

Sigurisht, jo gjithmonë personalja përputhet me publiken dhe jo gjithmonë qëndron përmbi të.

Sidomos, kur bëhet fjalë për nostalgjinë, e cila ka avantazhin të jetë korrektuar përmes filtrit të kohës.

Jo cdo gjë arrin të pershkrojë deri në fund këtë filtër e të dalë përtej, herë i zvogëluar e herë i zmadhuar, por gjithmonë më i vërtetë.

E kur nostalgjia ka kapercyer filtrin e kohës publike, aq më i vertetë është mesazhi që percjell e aq më shumë triumfon mbi personalen.

Nostalgjia e një populli, mbart në breza vlerat më të mira dhe nuk i lë të humbasin, bashkë me brezin që i krijoi. Ajo e zhvesh vlerën nga mbulesat e pavlera, këtu hyn edhe propaganda, politike ose jo.

“Lulëkuqet mbi mure” është pjesë e kësaj nostalgjie.

Nuk më ka ndodhur ta përmend me dikë këtë film dhe biseda menjeherë të mos ketë marrë një hov:

“Eh i madhi Dhimitër Anagnosti, Kadri Roshi i madh, eh të mëdhenjtë Timo Flloko e Agim Qirjaqi…” e nuk numërohet sa herë permendet fjala ‘i madh’ në këtë diskutim.

E pra, dikush do të na fshijë këtë film, dikush nuk është dakort ta shohim e rishohim për qejfin tonë.

Dikush do të na lerë pa atë figurë mësuesi-vigan që reciton Nolin (e që dekurajon këdo të guxojë ta recitojë pas tij), që reciton Migjenin e Naimin (e kush nuk e mban mend prej tij).

E një Zot e di sa na duhen sot të tillë mësues!

Në fakt, një debat më i gjerë është tentuar të mbahet gjallë: a duhet të ndalohen filmat e periudhës së diktaturës?

Po mirë, jemi që jemi, pse vetëm filmat? Pse të shpëtojmë vetëm nga vrasësit serialë Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Vladimir Prifti, Muharrem Fejzo, apo Sandër Prosi, Kadri Roshi, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, etj?

Pse jo edhe këngët? Me këtë rast shpëtojmë nga Vaçe Zela, Luan Zhegu, Mentor Xhemali, Parashqevi Simaku, Gaqo Cako…

Po pse jo edhe librat? T’i zhdukim Ismailin, Dritëroin, Kutelin, Arapin… Shpetojmë një herë e mirë nga këta që mbollën krimin e korrupsionin!

Po pse jo edhe veprat e artit pamor? T’i copëtojmë monumentet, tí shkrumbojmë pikturat!

Do shpëtojmë më në fund nga e keqja që na mban për rrënje.

Po mire, a dini të më jepni ca emra t’i zëvendësojmë këta që u bera apel më sipër?

Nëse rrimë vetëm te kinematografia, a mund të më gjeni pas viteve ‘90 regjisorë të staturës së Anagnostit, aktorë të dimensionit të Kadri Roshit? A keni guxim edhe për këtë, sic keni guxim kur doni t’i fshini nga faqja e dheut?

E di, po kërkoni nëpër arkivat e Big Brother-it të gjeni ndonjë. Me batutë filmi të asaj kohe përgjigja do ishte “Gërmo Tare gërmo…”

Se Anagnosti është Fellini shqiptar, Roshi është De Niro shqiptar, Flloko është Moisiu i gjallë.

E kush mund t’u dalë ballë kollaj? Gjigandët, çdo epokë i numëron me gishtat e dorës. Ata nuk kultivohen nëpër studio televizionesh. Ata burojnë nga thellesitë e majave më të larta.

Filmat e krijuar në kohën e diktaturës që përshkruajnë rezistencën antifashiste, përveç vlerave të padiskutueshme artistike, janë në fakt një udhëzues i posaçëm, në kuptimin historik dhe ideologjik të asaj kohe të vështirë, të dhimbshme, por të luftuar nga populli shqiptar.

“Lulëkuqet mbi mure” është një dritare e hapur për të kuptuar kohën nga vijme, per te kuptuar cmimin e paguar dhe per te mësuar.

“Roma citta aperta”, një film i vitit 1945, regjia Roberto Rosellini, skenar Rosellini dhe Federico Fellini, në rol kryesor Ana Magnani, është një nga majat e kinematografisë italiane, por edhe asaj botërore. Dhe tregon pikërisht rezistencën antifashiste italiane. “Lulëkuqet mbi mure”, është i ngjashëm me të. Në temë, po pse jo edhe për vlerat artistike të tij.

Italianëve as u ka shkuar ndonjëherë në mend të turpërohen nga ky film, apo ta hedhin poshtë si “mbartës të vlerave komuniste”, qoftë edhe në kontekstin antifashist.

Historia ka qenë një shtrigë e keqe për kombin tonë.

Prandaj, edhe brezave që vijnë u duhet patjetër të dinë, por mbi të gjitha, të kuptojne  PSE-në e tragjedisë së këtij populli të semurë për një kohë të gjatë me tumorin e komunizmit.

Vetëm duke ditur dhe kuptuar, brezat e rinj do të jenë në gjendje të krijojnë reflekse reaktive kundër diktaturave, fashiste, komuniste apo cfardo trajte të re e të kamufluar të marrin ato.

Vetëm kështu brezat e rinj do të dinë të dallojnë poshtë trukut të rradhës gongallat e plakura por të paatrofizuara ende të diktatorit që rri gati ne pritë.

Ronald Regan ka thënë:

“Si e dalloni nëse dikush është komunist?

Një komunist lexon Marksin dhe Engelsin.

Si e dalloni nëse dikush është antikomunist?

Një antikomunist e kupton Marksin dhe Engelsin.”

Duhet pra TË DISH dhe TË KUPTOSH, në mënyrë që historia të fillojë të jetë një nënë e mirë për këtë komb. Historia u përket kombeve të ditur dhe të zgjuar.

Ndaj, mirëseardhje për “Lulëkuqet mbi mure”, me të freskëta se kurrë më parë.

Është pjesë e memorjes sonë kombetare që rri aty, jo thjesht për nostalgji të rinisë së një brezi, por për Nostalgjinë që sherben si mësues historik i një populli që DI dhe KUPTON.

*Deputet i PS

Gaz Ραja dhe ρartnerja e tij i jaρin fυnd mαrtesës

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja i ka dhënë fund martesës së tij disa vjeçare me partneren, Ira Seferi.

Dyshimet për krisje në marrëdhënien e tyre kanë lidhur, pasi çifti prej kohësh nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik. Edhe në premierën e filmit 5 herë jo, Gaz Paja u fshaq i vetëm në tapetin e kuq.

Ndërkohë vetë Ira nuk e ndjek më në rrjete sociale aktorin e humorit.

Dyshja janë prindër të një djali.

Άksidenti trαgjik i merr jetën 23-νjeçarit shqiρtar, shef kυzhine i njohυr

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Andon Kumria, me profesion kuzhinier, ka humbur jetën në një aksident në Bergamo. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij, prindërit, vëllain dhe tre motrat. Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit, në Bergamo aty ku jetonte dhe punonte prej vitesh si një kuzhinier profesionist dhe shef në disa restorante.

Ρema e Krishtlindjeve rrëzohet nga era e fortë, υdes një grυa dhe ρΙagosen 3 të tjerë(Video)

Një grua 63-vjeçare ka ndërruar jetë në Belgjikë, pasi një pemë e Krishtlindjeve u rrëzua për shkak të erërave të forta në një treg pushimi në Flanders.

Sipas mediave belge, pema e madhe që ra mbi të peshonte gati pesë tonë.

Ndër të tjera mësohet se shkak p ër rënien e pemës u bë era e fortë. 63-vjeçarja u dërgua në spital, ku humbi jetën pas plagëve të marra. Tre persona të tjerë u plagosën, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës dhe shërbimet teknike të bashkisë vendase po punonin për forcimin e saj.

https://www.facebook.com/AVStelevisie?ref=embed_video