VIDEO/ Mësυesi i ρroρozon për mαrtesë koΙeges së tij në kΙasë

Një propozim martese mjaft i veçantë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Peschici të Italisë. Një mësues i propozoi koleges së tij të martohej me të dhe këtë e bëri me ndihmën e nxënësve.

Shoqëruar me tingujt e një muzike romantike, në fillim disa nxënës i dhurojnë mësueses disa lule ndërsa më pas, partneri i saj hyn në klasë me një buqetë me trëndafila të kuq dhe të bardhë.

Ai më pas ulet në gjunjë me një unazë, duke i propozuar për martesë mes duartrokitjeve të nxënësve.

“QëΙΙoni në mish”/ Xhaxhai i Aleks Nikës paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Dorëzυam në SPAK kasetën për ‘21 Janαrin’

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit, Mark Nika, është shprehur se familjarët e tij kanë dorëzuar në SPAK një kasetë, që sipas tij, tregon të gjitha urdhërat e komandës së Gardës, për të hapur zjarr.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review”, ai ka thënë se Ndrea Prendi pasi ka dalë nga Këshilli i Ministrave, ka dhënë urdhër të qëllohet drejt protestuesve.

Ai kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij, është një çështje shumë sensitive.

“Ne si familjarë e kemi pritur prej kohësh këtë vendim. Gjykata e Strasburgut dha një vendim që i hap rrugë drejtësisë shqiptare që ta rihetojë edhe njëherë atë çështje. Për ne nuk është rihetuar plotësisht, pasi nuk ka pasur vullnet politik. Ky krim prej 13 vitesh ngeli i pandëshkuar, provat u prishën, nuk u kryen hetimet e plota dhe ngeli në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës.

Ne kishim kërkuar në një kallëzim në SPAK që të fillohej një hetim penal për ish-kryeministrin dhe ministrin e Brenshëm të kohës. Berisha deklaroi atëherë se vrasjet u kryen për të mbrojtur pushtetin, pasi kishte një grusht shteti. Ministri i Brendshëm i kohës kishte pranuar se vrasjet janë brenda kornizës ligjore. Ne kërkuam nga Prokuroria e Tiranës që të thirren dhe të japin shpjegime mbi këto deklarata publike.

Ne kemi një kasetë regjistrim, ku janë përshkruar të gjithë urdhërat e komandës, grupit të zjarrit dhe është urdhëruar hapja e zjarrit pasi Ndrea Prendi ka dalë nga aparati i Këshillit të Ministrave, ka thënë të qëllohet në mish. Ky fakt na çoi ne të bëjmë një padi në SPAK që kjo çështje të hetohet nga ata. Është një çështje shumë sensitive”, u shpreh xhaxhai i Aleks Nikës.

“Ήimni i Flamυrit” siç nuk e keni dëgjuar kurrë! E këndon e gjithë Kombëtarja kυqezi (Video)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë sot e pranishëm në stadiumin “Air Albania” për të zhvilluar stërvitjen e fundit të saj para ndeshjes që mbylli kualifikueset e EURO 2024 ndaj Ishujve Faroe. Por kuqezinjtë kanë përfituar nga rasti për të bërë edhe diçka shumë të veçantë.

Ata janë rreshtuar në tribunën kryesore të impiantit dhe të gjithë kanë bërë prova duke kënduar së bashku “Himnin e Flamurit”, me trajnerin Silvinjo mes tyre.

Një nismë e FSHF-së, që ka vendosur skuadrën të këndojë himnin duke menduar për një klip për Festat e Nëntorit, ndërsa nuk përjashtohet edhe një “performancë” e veçantë në festën e nesërme të kuqezinjve për kualifikimin në Europian.

https://vm.tiktok.com/ZMjKpuE9g/

Shυhet ëndrra për vazon e ρarë në shortin e Euro 2024, ja ku mund të përfυndojë Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar që në ndeshjen e saj të parafundit pjesëmarrjen në EURO 2024, turneu i dytë madhor në të cilin merr pjesë.

Kuqezinjtë kanë shansin që ndaj Ishujve Faroe, me një fitore të mbrojnë kreun e grupit, duke hyrë në Europian nga “dera kryesore”.

Megjithatë, kjo tashmë nuk mund t’i garantojë më kuqezinjve vazon e parë në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor për të përcaktuar fazën në grupe të turneut.

Ndarja e vazove përcaktohet në bazë të renditjes së përgjithshme të skuadrave në kualifikuese dhe Shqipëria, edhe nëse fiton me rezultat shumë të thellë ndaj Ishujve Faroe në sfidën e kësaj të hëne, nuk mund të arrijë tashmë edhe matematikisht të jetë një nga 5 kryesueset më të mira të grupeve që sigurojnë vazon ku gjenden kryesisht ekipet elitare.

Në varësi të rezultatit të ndeshjes me Ishujt Faroe, tashmë Shqipëria mund të pozicionohet në vazon 2, 3 apo 4 të shortit, në situatën aktuale e cila përditësohet me përfundimin e çdo grupi kualifikues. Kuqezinjtë janë të sigurt se nuk përfundojnë në vazon e katërt nëse kualifikohen në vendin e parë në grup.

Shpërthen në fΙakë fabrika e qymyrit, raρortohet për 25 νiktima dhe disa të ρΙagosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku si pasojë e një zjarri në një firme qymyri humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ngjarja ndodhi në Kinën veriore.

Sky News raporton po ashtu se dhjetëra punëtorë të tjerë mbetën të plagosur.

Flakët përfshinë ndërtesën katërkatëshe të kompanisë Yongju Coal, në qytetin Lvliang.

Zyrtarët u shprehën se shërbimet e urgjencës arritën të evakuonin 63 persona. Shërbimet zjarrfikëse arritën ta vinin zjarrin në kontroll disa orë më vonë.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa kujtojmë që aksidentet industriale në Kinë janë bërë të shpeshta muajt e fundit.

Zhaklin Lekatari: Gjermanët e kanë kulturë, rrinë lakuriq në shtëpi para fëmijëve të tyre

Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.

Juliana Nura ka treguar për festivalin në Finlandë, “midnight run” ku të gjithë dalin në rrugë në mesnatë dhe vrapojnë totalisht të zhveshur. Ajo tregoj se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë festival.

Këtu ka ndërhyerë edhe Zhaklin Lekatari e cila ka treguar se si në Gjermani familjarët rrinë lakuriq në shtëpitë e tyre.

” E kupton diferencën, në Finlandë njerëzit vrapojnë nudo dhe askush nuk thot e përdhunova se ishte nudo. Seksi është çështë kulturore. Mënyra se si e përjetojmë. Brazilianët ndryshe, në Kinë ndryshe, ne ndryshe. Gjermanët lakuriq rrinë në shtëpi para njëi-tjetrit, para fëmijëve të tyre.

Ne në Shqipëri puthim organet gjenitale të fëmijëve dhe i themi u rritsh. Kjo në amerikë quhet pedofili”, shprehet Zhaklina./albeu.com/

“Kam dërgυαr më shumë se 6 mijë emigrantë në Angli”, media britanike kontαkton të riun në Tiranë: Fitoj më shumë se 50 mijë pαυnd në vit

Mediat britanike i janë rikthyer sërish çështjes së klandestinë shqiptar dhe trafikimit të tyre përmes kanalit me gomone.

Gazetarët e “Express” kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë folur nga afër me një kontrabandist, i cili ka deklaruar se nga ky aktivitet përfiton 50 mijë paund në vit.

“Ky biznes nuk ka qenë kurrë më i mirë për ata që përfitojnë nga kalimet me anije të vogla”, ka deklaruar Dini, pseudonimi i kontrabandistit shqiptar.

Ai pohoi se në ditët janë 200 – 500 emigrantë shqiptarë që e kontaktojnë atë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani.

Barazia kryesore, tha Dini për Express britanik, është perceptimi se Britania është e pasur dhe shuma të mëdha mund të fitohen nga puna, veçanërisht për ata që dëshirojnë të punojnë në fermat e kanabisit.

“Të gjithë njerëzit duan Anglinë sepse Anglia ka para,” tha ai. “Ata vijnë sepse duan të punojnë në shtëpitë e drogës [fermat e kanabisit] ose ngaqë kanë familjarë.”

“Unë kurrë nuk e kam numëruar numrin e personave që shkojnë në Angli, por është i lartë, ndoshta 6,000 vitin e kaluar,” shtoi ai.

Gazeta britanike thotë se kontrabandisti shqiptar i shikon me skepticizëm shifrat e nxjerrë nga qeveria britanike, e cila thotë se numri i emigrantëve që kalojnë kanalin ka rënë.

“Ai nuk po sheh ndonjë rënie në numrin e njerëzve që rrezikojnë gjithçka për të udhëtuar në Britani”, shkruan gazeta.

“Ndoshta diçka ka ndryshuar në strategjinë e Anglisë [në vitin 2022], kjo është arsyeja pse ata u kapën. Por ishte i njëjti numër [arritja në MB në 2023 si] në vitet e fundit.”, ka thënë shqiptari.

Duke përshkruar mënyrën në të cilën funksionon sipërmarrja e tij kriminale, Dini konfirmoi shumë nga gjetjet e një hetimi të mëparshëm të fshehtë të Express për kontrabandën, i cili zbuloi se operacionet po drejtoheshin nga Britania e Madhe dhe përdorte mediat sociale për të tregtuar shërbimet e tyre për shqiptarët që dëshironin të bënin udhëtimin e rrezikshëm.

“Unë kam dy role,” shpjegoi ai. “Unë marr paratë nga familjet e emigrantëve që kanë arritur në Britani dhe flas me klientët në mediat sociale që duan të shkojnë në Angli nga Shqipëria. Kam kontakte në Angli, të cilët janë miqtë e mi, dhe flas me kurdët në Francë të cilët organizojnë kalimet me anije.”

Dini, i cili thotë se u bë një kontrabandist ndërsa miqtë organizonin kalime nga Britania, shpjegoi se ai mblodhi informacione të hollësishme personale për migrantët, të cilat u përdorën nga bandat kurde për të identifikuar saktë klientët që paguanin dhe për të siguruar që askush të mos shmangte tarifën prej 4000 £ për udhëtimin.

Pagesa duhet të bëhet vetëm pasi udhëtimi të ketë përfunduar me sukses, kështu që ne i kërkuam Dinit se si ata që mbaheshin në objektet e Forcave Kufitare po arrinin të kontaktonin trafikantët për të konfirmuar një ulje të sigurt.

“Nuk më pëlqen të jap shumë detaje për pagesën,” u përgjigj ai. “Nuk do të doja t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kontaktet e mia në Angli janë të njohura. Do të doja ta kapërceja këtë pjesë.”

Dini përsëriti disa herë pretendimin se kalimet e tij në Kanal ishin “të sigurta”.

“Nga llogaritë e mia bëj postime duke thënë ‘këtë ditë do të shkojmë me varkë në Angli, më shkruani për detajet’. Videot bëhen virale në një moment dhe njerëzit fillojnë të më kontaktojnë.

“Unë drejtoj tre profile të ndryshme, njëri ka 3,000 ndjekës, tjetri 10,000 dhe i treti ka 11,000.

“Kam klientë nga të gjitha kategoritë, familje, 16-vjeçarë dhe burra që duan të shkojnë në Angli për të ndryshuar jetën e tyre.”

Ndërsa Dini pranoi se ndjekja penale nga autoritetet ishte një rrezik, frika që e shqetëson vërtet është hakmarrja nga familjet e atyre që ai trafikon nëse ndodh më e keqja.

Ai shtoi: “Nëse diçka shkon keq në varkë, është një problem i madh për mua, sepse nëse një person vdes, familja e tij do të përpiqet të më gjejë. Ato familje mund të më vrasin dhe të thonë ‘ti bëre këtë me fëmijën tim’.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën për mua, por një ditë mund të ndodhë. Ekziston një rrezik sa herë që hipin në barkë, sepse gjithmonë ka më shumë njerëz sesa duhet të jenë. Ky lloj biznesi është shumë i ndërlikuar. Është e organizuar mirë, unë jam vetëm një pjesë e saj. Ka shumë njerëz që marrin vendime dhe organizojnë detaje të tjera.”

Të rinjtë terrόrizojnë 18-vjeçarin në Astir: I νodhën ναrësen dhe e rrëmbγen me makinë

Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë rrëmbyer një 18-vjeçar.

Të rinjtë me iniciale A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç dhe R. A., 33 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.

Pas kësaj ata e kanë marrë 18-vjeçarin me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

2 prej tyre u kapën dhe u vunë në pranga, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtrenjtohet “buka” e të ναrfërve! Fasulet kαpin çmimin rekord në treg

Konsumatorët shqiptarë po paguajnë 2 herë më shumë për fasulen apo siç quhet ndryshe buka e të varfërve.

Në Korçë këtë vit fermerët prodhuan më pak fasule çka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të çmimit të shitjes. Në treg një kilogram fasule kushton nga 450 – 600 lekë, vlerë që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe kjo sipas fermerëve ka ndodhur për shkak se ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.

Fasulja është një ndër ushqimet që shqiptarët nuk e ndajnë nga tryeza e tyre por çmimi për ta është shqetësues ndaj thonë se do të konsumojnë më pak

Rajoni i Korçës llogarit çdo vit 2443 ha të mbjellë me fasule dhe rreth 2700 ton në vit prodhim, por në treg prodhimi vendas po konkurrohet nga ai i importit. Konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe kushton 200 lekë për kilogram ose atë turke që shitet me 300 lekë për kilogram.tch

Zbαrdhet Gramshi, bien reshjet e ρara të dëborës

Ulja e temperaturave në fundjavë ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në disa zona të vendit.

Pas Korçës, edhe Gramsh u zbardh sot nga dëbora në fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit.

Fshati i cili gëzon bukuri të rralla natyrore nuk mundi të futej në projektin e njëqind fshatrave për zhvillimin e turizmit malor nga qeveria.

Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore dhe mungesës së investimeve në njësitë tregtare.