“Të përcaktojnë qeverinë e re”/ Ish-ministri i Brendshëm Lleshaj befason: Kjo frymë e re …

Ish-mìnistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje studentëve që të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar në protestë, pasi sipas tij, janë përfshirë edhe shërbime të huaja.

Ish-ministri i shikon të rinjtë e protestës së përcaktues të qeverisë së re, që kanë të drejtë të dëgjohen.

“Këta të rinj kanë të drejtë të dëgjohen. Unë nuk them me këtë që këta të rinj duhet t’i bëjmë kryetar shteti në këtë moshë, por këta të rinj duhet ta përcaktojnë qeverinë e re. Kjo frymë e re për mendimin tim është frymë e shëndoshë”, u shpreh Lleshaj.

I pyetur nëse priste një vendimmarrje politike në aspektin e “dorëheqjes” të ministrit të Brendshëm Ervin Demo, Lleshaj tha se dorëheqja është një akt përgjegjësie, teksa kujtoi dorëheqjen e tij.

I υranë vëIIain para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, nuk ka ligj që ta shpëtojë

Një vit më parë, më 18 tetor 2025, 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani u vra me thikë në zonën universitare të Perugias, në Itali, pas një përleshjeje mes grupeve të të rinjve.

Ditën e djeshme, Gjykata e Perugias pranoi kërkesën që autori i dyshuar i vrasjes, Yassin Amri të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Kjo procedurë mund të sjellë ulje me një të tretën të dënimit në rast shpalljeje fajtor.

Pas vendimit të gjykatës, vëllai i Hekuranit, i cili ishte i pranishëm natën fatale të vrasjes së të vëllait, ka reaguar në rrjetet sociale duke shpreheur dhimbjen dhe indinjatën për vendimin.

“Dje, më 15 tetor, sallat e gjykatave tradhtuan gjakun tënd, duke zgjedhur të mbrojnë atë që të të mori jetën. Por, për sa kohë që ne marrim frymë, nuk do të ketë ligj, ulje dënimi apo gjykatës që mund t’i shpëtojë. Ne do të jemi drejtësia jote, zëri yt, gjyqi i tyre i përjetshëm“, shkruan Samueli

Samuele ndodhej me të vëllanë natën e ngjarjes dhe mbeti vetë i plagosur gjatë përleshjes. Reagimi i tij vjen në një moment të vështirë për familjen, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e Hekuranit.

E akυzoi ρubΙikisht se nυk ishte e ”ρaρr ekυr”, υ. ajza shqiptare ia bën 8 me 2 djalit

Djali shkroi se ai ishte emigrant dhe se kishte 6 vite që jetonte jashtë Shqipërisë. Para tre vitesh, ia njihet me një vajzë në rrjetet sociale dhe pasi vjen në Shqipëri e takon atë dhe kalojnë një natë në

hotel .Vajza siç tregon, ai i kishte thënë se ishte e vi rgj ër, gjatë aktit int im ajo kishte pasur gja kderdhje, por kur ai kishte shkuar në banjë vajza kishte fotografuar çarçafin. Kaq duhej që djalit në fjalë t’i lindnin dyshimet se vajza nuk ishte e vi rg jër.

Me pas ka shkruar dhe vajza:E kam humbur babane kur isha shume e vogel, dhe ai djale ishte i vetmi qe plotesonte ate qe me mungonte.

E kisha shok, shokun e jetes, mik, baba, e kisha gjithcka. E doja me shpirt. Erdhi ne shqiperi dhe u takuam. 2 here ka ndiere lumturine me te madhe zemra ime, heren e pare kur

mora mbesen per here te pare ne krahe dhe heren e dyte kur perqafova ate djale. E them me plot gojen qe isha vajza me e lumtur ne bote ne krahet e tij. Po, shkuam ne hotel, kryem maredhe nie, por jo pas 3 ditesh sic thote ai.

Familjet tona ishin ne dijeni te lidhjes tone qe pas vitit te pare. I kisha takuar familjaret e tij dhe ai vellain tim. Djali ka ardhur tek shtepia ime, takoi nenen time dhe familjaret e mi pas disa ditesh dhe prej aty ikem bashke drejt shtepise se tij.

Kemi fjetur shume dite bashke, pa kryer maredh enie. E kam shtrenguar ne gjirin tim sikur te ishte nje femije, me dilte gjumi naten dhe e puthja lehte ne faqe dhe i lutesha zotit per te dhe e falenderoja per mrekulline qe me fali.

Maredh enie kemi kryer pak dite para fejeses. Naten e pare qe tentuam nuk mundem sepse kisha tme rresisht shume dh imbje. Diten e dyte me tha “sonte s’do shpetosh, me zor do ta bej” Diten e dyte qe e provuam do ja tregoj va rrit kur te vd es se cfare dhi mbjesh kam patur.

Kisha shume he moragji, 3-4 dite me mbrapa nuk me ka pushuar hem oragjia. Ne moment qe i fejuari ngrihet per te shkuar ne banje,une, me pafajsine me te madhe ne bote, i bera nje foto carcafit sepse u ndjeva krenare per veten time qe ju dorezova me nder njeriut qe doja me shpirt .

Ndoshta ishte gabim, por ashtu ma tha truri ne ate moment. Kur me pyeti perse, ja shpjegova, por e pash qe nuk i pelqeu dhe ne prezence te tij e fshiva foton. Ju betova ne shpirt te babait qe ate foto e bera me pafajsine me te madhe ne bote.

Me tha qe me besonte. I dashur, po c’dreqi n ke tani qe ma ben jeten me te zeze se nata. Kaq pak me paske njohur, kaq poshte paskam qene per ty.

Ti krenoheshe me mua, ti me shikoje ne sy kur me flisje dhe vetem nga shikimi im e kuptoje se une isha e gatshme ti vija zj arrin botes per ty.

Por ska gje, lart ka nje zot dhe ja le atij ta gjykoje situaten tone. Nje dite do i japesh llogari allahut kur te vd esesh, nuk te shkon shpirti ne ate dynja pa paguar l otet e mi.

Gjithsesi, une nuk te ma llkoj o shpirti im sepse te dua teper, por uroj qe ajo tjetra qe do vije pas meje te te doje te pakten sa cereku i asaj qe te doja une.

Jam e gatshme ta dorezoj unazen ku te deshirosh ! Mbaje mend shpirto, une do jem pengu jot me i madh ne jete !

141 pedagogë kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krìjimin e një qeverie kujdestare

Një grup prej 141 pedagogësh kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve gjatë protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët, pedagogët shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan dhunë të pajustifikuar ndaj studentëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare”, thuhet në deklaratë.

Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të ndërpresin dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm, duke paralajmëruar se përgjegjësia për veprime të tilla është individuale.

“Mos harroni se ata që ju japin këto urdhra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju”, paralajmëruan pedagogët.

Deklarata u drejtohet edhe përfaqësive diplomatike në Tiranë, të cilave u kërkohet të reagojnë publikisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ndërkohë, pedagogët u bënë thirrje protestuesve të shmangin dëmtimin e bizneseve dhe pronës publike e private, duke argumentuar se aktet e dhunës mund të përdoren nga qeveria për të justifikuar ndërhyrjet policore dhe për të delegjitimuar protestën.

Në një apel drejtuar qytetarëve të Tiranës, nënshkruesit sollën në vëmendje lëvizjen studentore të vitit 1991, duke kërkuar solidaritet më të gjerë me të rinjtë.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që, njësoj si në 1991, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.

“Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë”, përfundon apeli.

Deklarata vjen në ditën e gjashtë të protestave studentore dhe qytetare, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, qindra të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës, autobotëve të ujit dhe plumbave të gomës nga policia.

Kryeministri Rama ka refuzuar kërkesat për dorëheqje, duke deklaruar se protestat po shfrytëzohen nga kundërshtarët politikë dhe faktorë të huaj për të destabilizuar vendin dhe për të penguar procesin e integrimit europian. (BIRN)

Protestat/ Ministri i Brendshëm i Francës dorëzon dorëheqjen Macronit!

Presìdenti francez, Emmanuel Macron ka refuzuar kërkesën e ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez për të dhënë dorëheqjen pas trazirave të përhapura gjatë fundjavës, tha të hënën zyra presidenciale e Pallatit Elysee.

Demonstratat e të rinjve janë nxitur nga zemërimi publik për rritjen e kostove të jetesës, shërbimet publike në rënie dhe gjithashtu gjendjen e shkollave.

Macron tha se Nunez duhet të qëndrojë për të siguruar që zinxhiri komandues të ruhet brenda policisë dhe forcave të sigurisë, dhe gjithashtu i ka kërkuar Nunez të krijojë sa më shpejt të jetë e mundur qasje të reja për t’u marrë me grabitësit.

Demonstratat mbarëkombëtare shpërthyen në trazira të shtunën, me djegien e një bashkie, plaçkitjen e dyqaneve dhe mbulimin e ndërtesave me grafiti, ndërsa grupet e dhunshme u përleshën me policinë në disa qytete.

Më shumë përleshje shpërthyen gjithashtu në Paris dhe Marsejë të dielën, ku policia ndërhyri për të parandaluar përpjekjet për të plaçkitur bizneset.

E panjohura shfaqet si nëna e djalit që u dh¤nυa nga poIici dhe thotë se ishte paguar, motra e të riut: Nuk është mamaja jonë!

Një rast skandaloz është zbuluar së fundmi lidhur me rastin e të riut Muhamet Skana i cili u përplas ashpër nga një efektiv policie i cili më pas u pezullua nga detyra.

Një person i panjohur është paraqitur në “Aldo Morning Show” si nëna e 21 vjeçarit duke thënë se ky i fundit ishte paguar për të shkuar në protestë.

Menjëherë ka reaguar motra e të riut e cila ka kërkuar që lajmi të fshihet urgjentisht, pasi personi i shfaqur nuk ishte nëna e tyre dhe nuk kishte asnjë lidhje me ta.

”Të lutem, mund të bëni një publikim që kjo nuk është mamaja jonë. Si mund të bëhen këto çmenduri’’- ka shkruar ajo në mesazhin drejtuar gazetares Denada Jushi e cila e ka bërë publik rastin duke kërkuar që lajmet të hiqen.

Rama-policisë: Shpërblim 2500 euro për këdo që përbaIIet me protestën, paga do rritet nga 1 Janari

“Në do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Në krye të herës, kur policinë e gjetëm në mëshirë të fatit, të braktisur, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policisë që jeni shtylla e shtetit .

Por e vërteta është se nuk e kemi rritur mjaftueshëm Por nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

E nga ana tjetër, për të gjithë sakrificën, ne do t’ju vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv që është në këtë front. Keni jo vetëm stresin por dhe nevojën për të shpenzuar për gjëra ekstra.

Do jetë e njëjta shumë për të gjithë sepse jeni të gjithë për një dhe një për të gjithë.”- tha ai.

“Ne nuk duam të djegim asgjë, nuk na kanë dëgjuar” – Rrëfehet 22-vjeçarja që u bë sìmbol i protestës

Samanda Toçka vjen në Grida Duma Podcast me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë nëpër botë, vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e një brezi që kërkon të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

“Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet Samanda, duke shpjeguar mes lotësh revoltën e të rinjve që protestojnë për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë.

Vetëm 22 vjeçe, ajo tregon vështirësitë për të përballuar jetesën në Tiranë, ku nga një pagë prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa shtron pyetjen se si mund të blejë një apartament një i ri me këto të ardhura.

Samanda flet edhe për zhgënjimin pas përpjekjeve për të gjetur punë në administratë, ku, sipas saj, njohjet personale shpesh duket se vlejnë më shumë se diploma.

“Jam 22 vjeç, nuk e di si formohet një qeveri! Asgjë nuk është e padukshme!”, thotë ajo, duke përcjellë mesazhin e një brezi që kërkon të dëgjohet.

Një rrëfim përtej protestës, për ëndrrat e parealizuara, familjen dhe dëshirën për të mos u detyruar të largohesh nga vendi yt.

“Ρr¤s titυtë, eskοrtë”/ Rama – protestueses që ofendoi policen: Fjalor rrυgaçëror, si bυrrë i dehυr

Kryeministri Edi Rama në një takim me efektivët këtë të hënë solli në vëmendje rastin e një protestueseje e cila pati një përplasje me një efektive policie.

Sipas Ramës, protestuesja e veshur si e dalë nga instagrami, iu drejtua polices me një fjalor rrugaçëror prej burri të dehur nga simbolet e protestës.

Kryeministri shprehet se shoqëria nuk mund ta justifikojë dhe tolerojë flamën e vulgaritetit.

“E veshur kokë e këmbë, si e dalë nga instagrami dhe me kufje në vesh që i kthehej vajzës me uniformë me një fjalor rrugaçërror prej burrash të dehur nga simbolet e protestës. Si mund të jetë shoqëria shqiptare sot e gatshme ta justifikojë dhe jo më ta tolerojë këtë flamë vulgariteti”, tha Rama.

“Pse të jetoj gjysmën e jetës pa babain tim?”/ Gjimnazisti nga protesta: Fajtorë dhe famiIjarët tanë!

Disa të rinj kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, teksa në Tiranë pritet të nisë protesta e 7 e studentëve. 

Teksa policia zbarkoi duke kryer kontrollin fizik të të rinjve, një prej tyre, gjimnazist nga gjimnazi “Isa Boletini”, ka folur për mediat, duke shpalosur arsyet pse ai proteston. 

Ai tha se edhe pse është nxënës me rezultate të mira, përsëri kërkon të largohet pasi në Shqipëri nuk sheh të ardhme.

I riu shtoi se fajin për situatën e kanë dhe familjaret e tyre, pasi pas kaq vitesh nuk e kanë kuptuar sipas tij, që qeveria duhet të ndryshohet.  

“Unë jam një nxënës që mësoj nga gjimnazi Isa Boletini. Aty natyrisht ka dhe nxënës që nuk mësojnë dhe duan të ikin jashtë. Por edhe unë që mësoj dua të iki sepse këtu nuk shoh asnjë të ardhme. Për këtë arsye jam duke protestuar. Pse të jetoj gjysmën e jetës pa babin tim. Pse? Le të ma japë kryeministri një arsye pse duhet të vazhdoj të qëndroj këtu? Pse duhet të jap lekë që të marr diplomën dhe që të futem në punë? Pse duhet të jap lekë në spital kur kam një të afërm të sëmurë? Ne jemi vetëm për të ardhmen tonë, të protestojmë paqësisht. Nuk jemi as me PS, as me PD, me askënd tjetër. Është dhe faji i familjarëve tanë që nuk e kanë kuptuar se ky ka vite në pushtet dhe ka ardhur koha për ndryshim. E ardhmja ime është e pakuptueshme. Unë dua të vazhdoj universitetin dhe të mund të jetoj një jetë të rehatshme. Kjo që po bëhet këtu nuk është e drejtë, Ne jemi në mënyrë paqësore dhe policia po na pengon”, tha ai.