U dehën në një lokal në Korçë, ρolicia arreston dy ρersona pasi i sρiunoi ρronari lokalit

Dy persona, njëri nga fshati Qatrom dhe tjetri nga qyteti i Shkodrës, janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi drejtonin automjetet e tyre nën efektin e alkoolit. Pas ndalimit nga policia është bërë menjëherë shoqërimi në Komisariatin e Korçës.

Ka qenë pronari i një lokali i cili ka njoftuar policinë pasi përveç se po bëheshin burim aksidenti, ata po rrezikonin edhe jetët e qytetarëve kalimtarë.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Arrestohen 2 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë dhe A. V., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetet respektive, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shqiptarët u “kαpën mat” në shtëρinë e barit, zbαrdhet dëshmia e një prej të arrestυarëve: Më kërkuan vetëm të …

Një 49-vjeçar belg dhe dy shqiptarë janë në telashe të mëdha pasi rrezikojnë dënime deri në dy vjet burg për përfshirjen e tyre në një plantacion me 343 bimë kanabisi në një magazinë në Veldstraat në Beerse, Belgjikë. “Më kërkuan vetëm të ujit lulet”, tha kujdestari 60-vjeçar i plantacionit.

Pasi u mor një informacion nga qendra provinciale e raportimit të drogës plantationontdekt.be, zona e policisë në rajonin Turnhout filloi një hetim mbi një plantacion kanabisi në një magazinë prapa një shtëpie në Veldstraat në Beerse në qershor. Policia përdori një kamerë termike për të përcaktuar se në kasolle kishte vërtet një burim nxehtësie. Në rrugë ka qenë edhe një automjet i dyshimtë i parkuar.

Këto gjetje çuan në një kontroll të adresës në Veldstraat më 15 qershor. “Mjedisi përmbante gjithsej 343 bimë kanabisi të shpërndara në dy zona kultivimi operative,” tha prokurorja publike Marta Boroëicz në gjykatën në Turnhout. “Bimët ishin rreth tetë javë të vjetra dhe nuk ishin korrur më parë. Kishte gjithashtu shumë materiale për drejtimin e një plantacioni.”

Në magazinën e përfshirë ndodhej 60-vjeçari shqiptar Nuredin K.. Ai u arrestua në vend. “Burri deklaroi se kishte një muaj që qëndronte në magazinë dhe në fakt nuk kishte dalë. Më parë ka punuar në ndërtim në Gjermani. Aty i thanë se ishte shumë i vjetër për një punë të tillë”, tha prokurori. “Disa shqiptarë të tjerë i kishin premtuar para nëse do të kujdesej për bimët. Ai nuk u lejua të dilte.”

Hetimet e mëtejshme treguan se plantacioni ndodhej në truallin e shtëpisë prindërore të Tom R. (49). Nëna e burrit ishte e pranishme gjatë kontrollit të policisë dhe deklaroi se djali i saj e kishte dhënë me qira magazinën dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda. Tom R. qëndroi në Antëerp dhe u vu në pranga jo shumë më vonë. Ai pretendoi se hapësirën ua kishte dhënë me qira burrave që kërkonin një magazinë për të ruajtur materialet izoluese dhe profilet e çatisë. “Ajo ngre vetullat se kishte një kabllo elektrike nga garazhi në kasolle dhe se R. është gjithashtu një elektricist duke u trajnuar,” shpjegoi Marta Boroëicz. “Ai vërtet bashkëpunoi me plantacionin duke ua dhënë me qira magazinë shqiptarëve. Ilir C., 37-vjeçari shqiptar, u gjykua për ngritjen e plantacionit, por nuk u paraqit në gjykatë.

Prokuroria Publike kërkoi dënimin e R. me 18 muaj burg dhe 1 vit dhe 2 vjet burg për shqiptarët K. dhe C. përkatësisht. Treshja u akuzua edhe për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërmarrja komunale Iveka ka kërkuar kompensim prej 25,157 euro.

Avokati i Tom R. i kërkoi gjyqtarit të lirojë klientin e tij. “Ai takoi dy shqiptarë në një kafene të cilët po kërkonin një magazinë për të ruajtur materialet,” tha ai. Nuredin K. gjithashtu pohoi se ai nuk dinte asgjë për një plantacion paraprakisht. “Sapo më thanë se duhej të kujdesesha për lulet në një dyqan,” u përgjigj ai. Gjykata do të japë vendimin më 22 dhjetor.

E trishtë/ Ρreku zemrat e shqiρtarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lυle të rinisë Fabioli

Ai u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij. Fabjloi tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fabjolit, në moshën 20-vjeçare.

Por sot ka qenë Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar humbjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

“Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri🥹 Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”, shkruan ajo./albeu.com/

Vrαsja makαbre, grυαja Ιyen burrin me benzinë dhe i vë fΙakën (Video)

Një video e tmerrshme është duke qarkulluar në rrjetet sociale teksa shihet se si gruaja lyen me benzinë dhe djeg bashkëshortin e saj në Sao Paolo të Brazilit.

50-vjeçari André Chapeta ishte duke qendruar në shtëpi kur gruaja futet në dhomë me një shishe benzine, dhe i vë flakën pasi e lyen atë.

Pavarësisht se burri doli jashtë me vrap, ai mundi të ecë disa metra dh era në tokë pa ndjenja duke u djegur.

Policia është vënë në kërkim të bashkëshortes vrasëse.

Zhdυket e mitυra shqiptare, nëna kërkon ndihmën e ρolicisë dhe mediaνe

Dy netë më parë një nënë nga Vushtrria ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.

Ajo ka kontaktuar edhe disa gazeta në Kosovë për të kërkuar ndihmë. Nëna deklaron se vajza e saj është 17-vjeçare, quhet Olta Ejupi dhe që mbrëmë nuk di asgjë për fatin e saj.

Ejupi po ashtu fton lexuesit, se kushdo që ka ndonjë informacion për vajzën e saj të thërras në numrin e telefonit: 048400507Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër e moshës së mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime”, tha ai.

VIDEO/ Grυαja xheΙoze i hedh benzinë bυrrit dhe i vë zjαrrin

Një burrë vdiq tragjikisht pasi gruaja e tij dyshohet se i vuri zjarrin pas një sulmi me sfond xhelozin në tregun e tyre të peshkut në Brazil. Andre Chapeta, 50 vjeç, ndërroi jetë më pak se një javë pasi pësoi plagë të rënda nga djegia.

Incidenti tronditës ndodhi në dyqanin e tyre në Rio de Zhaneiro kur Ana Maria Paixao thuhet se pa Chapeta të ulur në një tavolinë. Pamjet e kamerave të sigurisë duket se tregojnë Paixao duke ecur pranë banakut përpara se të hapte një shishe, duke derdhur një lëng të ndezshëm mbi të dhe më pas i vë flakën.

Chapeta vrapoi në dhomën e stokut të tregut të peshkut, i përfshirë nga flakët. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Getulio Vargas, ku mori trajtim për djegie që mbulonin 92 për qind të trupit të tij, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë.

Paixao u arrestua nga policia të enjten në mëngjes, por u lirua gjatë natës pasi një gjykatës nuk nënshkroi një urdhër arresti. Shefi i Policisë Civile Flavio Ferreira beson se incidenti u shkaktua nga xhelozia e Paixaos për burrin e saj. Ai tha për kanalin R7 se lidhja 30-vjeçare e çiftit dyshohet se u shënua nga episode të dhunës në familje.

Paixao u tha hetuesve se ajo ishte rrahur përpara se t’i vinte flakën Chapeta dhe pretendoi se ajo veproi në vetëmbrojtje, një pretendim të cilin ata e hodhën poshtë.

Ferreira deklaroi: “Imazhi tregon viktimën të ulur në një karrige. Ajo mbërrin ftohtë, hedh lëngun dhe i vë zjarrin”.  “Ajo në atë moment nuk ishte në një situatë të cenueshme, nuk ishte në një situatë në të cilën do të sulmohej menjëherë. “Përkundrazi, siç thashë, ai ishte ulur dhe nuk rrezikonte integritetin e saj fizik në atë moment”.

Dy djemtë i υdiqën brenda 7 mυajsh, nënës së tyre i bie të fikët kur dëgjon Ιαjmin e rëndë

Aksidenti tragjik në Venecia ku humbën jetën 3 të rinjtë, Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci i ka tronditur të gjithë.

Por më shumë familjarët e Altinit të cilët brenda shtatë muajsh kanë humbur dy djemtë, Admirin 18-vjeçar në maj dhe Altinin 22-vjeçar mëngjesin e 8 dhjetorit.

Në shtëpinë e familjes Hoti, nëna nuk pushon së qari, ulërimat e dëshpërimit që nuk i ka më dy fëmijët dëgjohen disa metra larg.

Një kolege e punës së saj, teksa del nga shtëpia e familjes Hoti, thotë:

“Asaj ka rënë të fikët dy herë që kur ka dëgjuar për aksidentin. Nuk gjen qetësi, i humbi të dy fëmijët për pak muaj”.

Një nga hipotezat e marra në konsideratë për aksidentin nga hetuesit është shpejtësia, ndoshta e madhe, me të cilën lëvizte makina.

Sot do të kryhet autopsia e trupave të tre të rinjve dhe analizat toksikologjike për të kuptuar nëse ata kishin pirë apo përdorur lëndë narkotike.

Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në klubet e zonës, kur pak pas orës tre të mëngjesit u aksidentuan me BMW-në, të cilën Hoti po e drejtonte.

Një i ri i katërt, i cili duhej të merrte pjesë në mbrëmje me miqtë, u shpëtua sepse vendosi të qëndronte në shtëpi.

Për Hotin makinat ishin një pasion i vërtetë, ai postonte në rrjetet sociale video me makina dhe gara.

“Vetëm falë Giulia-s, Altini kishte gjetur forcën për të vazhduar jetën pas vdekjes së vëllait”, thotë një mik. “Gjithmonë e rekomandoja që të drejtonte me kujdes, i pëlqente shpejtësia, por sigurisht që nuk po kërkonte vdekjen, aq më pak me njerëzit që donte”.

ZbυΙohen miqësoret e marsit për Shqipërinë, dy ekipe të kυalifikuar në Europian

Shqipëria arriti të kualifikohej në Europianin e verës së ardhshme, me fazën finale që do të nisë më 14 qershor.

Por, deri atëherë, ekipi kombëtar do të zhvillojë dy takime miqësore në muajin mars, siç janë parashikuar edhe datat e FIFA-s.

Mundësia është që Shqipëria të luajë me Turqinë dhe Zvicrën, në muajin mars. Të dyja kombëtaret janë pjesë e Europianit dhe gjithçka do të vendoset shumë shpejt.

Këto teste do të vlejnë edhe për trajnerin Silvinjo, për të vlerësuar edhe njëherë nga afër lojtarët e tij dhe ndonjë emër të ri./ Panorama Sport

Gjermania “shqγen” kυfijtë nga 1 janari, lajm shυmë i keq për Shqiρërinë

Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punonjës, që nga ata të pakualifikuar, deri tek ata me diplomë universitare.

Republika Federale e Gjermanisë po miraton ligje duke iu përgjigjur nevojave dinamike të tregut të punës, e një prej tyre është “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar”, që nis të zbatohet që nga janari I vitit të ri 2024.

Emin Shini, ekspert për punësimin tha: “Nëse ti ke një përvojë të caktuar në një profesion, për të cilin Gjermania ka nevojë, një arsim profesional, jo universitet domosdoshmërisht, të lihet menjëherë takimi në Ambasadë dhe procedura e vizës është shumë e shpejtë. Ky është një lehtësim shumë i madh, pasi një nga problemet që ka sot sistemi gjerman është vështirësia për të lënë një takim, sepse bëhet me një short.

Ligji parashikon edhe Kartën Blu sipas të cilës, një punonjës i kualifikuar apo edhe i pakualifikuar, mund të udhëtojë për Gjermani dhe ka të drejtë nëpërmjet Kartës Blu të qëndrojë atje deri në 1 vit. Brenda kësaj periudhe ka të drejtë të punojë 20 orë në javë, pra një punë part-time. Por në momentin që gjen një punë fikse, me kohë të plotë, procedurat për lejen e qëndrimit bëhen atje, pra në Gjermani nuk është nevoja të vijë në Shqipëri.

Ky ligj është lajm i mirë për Gjermaninë, por është një lajm i keq për Shqipërinë, për tregun tonë të punës. Me këtë ligj Gjermani prek të tre kategoritë kryesore të fuqisë punëtore, pa përjashtim. Këtu përfshihen punëtorët e pakualifikuar, punonjësit që kanë kualifikim profesional, por edhe punonjësit e kualifikuar, me universitet. Parashikohet që ikja e fuqisë punëtore të jetë akoma më e madhe. Ne edhe kështu siç jemi në këtë moment kemi shumë probleme. Por kjo do ta thellojë më shumë problemin vendas për forcë punëtore.” /tch

ZbυΙohen emrat e rinj të BBV, kush është çifti që ρritet të baΙΙafaqohet në ekran pas ndarjes

Në janar Big Brother VIP do të rikthehet me edicionin e tij të tretë. Deri tani janë zbuluar disa emra mes tyre dhe ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako.

Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera.

Duket se dy ishpartnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre