“Një organizatë kriminαΙe”/ Si po u merren ρronat mijëra shqiρtarëve pa dijeninë e tyre

Nga Klodian Tomorri

Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë. Pasi lexova të gjithë historikun vendosa ta kontaktoj. Iu prezantova dhe i thashë se po bëja një shkrim për ankandet e pronave të sekuestruara si rezultat i mosshlyerjes së kredive.

-Sa kredi ke marrë?- e pyeta.

-Kam marrë 650 mijë lekë në vitin 2010 tek NOA, nga të cilat kam shlyer 600 mijë, por që ta mbyllja totalisht duhet të paguaja edhe 550 mijë lekë të tjera- m’u përgjigj.

-E di që ta kanë marrë shtëpinë? – i thashë.

-C’thua-më tha- si mund të merret shtëpia për një detyrim 500 mijë lekë dhe pa më njoftuar. Aq më tepër që unë kam bërë dhe marrëveshje me kreditorët.

I zgjata kartelën e rifreskuar të banesës së tij. Shtëpia private 182.4 metër katrorë, në rrugën Gjergj Legisi në Laprakë, në datën 24 tetor të këtij viti ishte regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania për vlerën 1 lekë. U shtang.

“Nuk ka mundësi. Duhet të jetë ndonjë gabim”- përsëriste. Pëllumbi nuk e kishte fare idenë që ja kishin marrë banesën dhe ai nuk është i vetëm në këtë hall.

Kartela qe tregon tjetersimin e baneses se zotit Mema per vleren 1 leke

Një skemë masive

Besnik Serjani jeton në zonën e fabrikës së Birrës. Pak kohë më parë ai mori një kredi tek Micro Credit Albania. Në janar të vitit të kaluar për kredinë e tij, që në atë kohë kishte detyrim prej 230 mijë lekësh doli një urdhër sekuestro.

-Kam marrë një kredi atje tek Treni. Ato para i kam paguar 10 herë – më tha.

-Ke ndonjë pronë?- e pyeta.

-Kam një truall 70 metër në rrugën Hamdi Pepo- m’u përgjigj.

-Në datën 8 shtator trualli yt është regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania- i thashë.

-Çfarë do me thënë kjo? – më pyeti mbrapsht.

-Që truallin ta kanë marrë-iu përgjigja.

-Si ma kanë marrë. Unë kam bërë marrëveshje me ta dhe kam paguar 50 mijë lekë në muaj. Ca të bëj unë, kë të takoj për këtë, ku të shkoj?- më pyeste në mënyrë të përsëritur.

Trualli 70 meter i Besnik Serjanit u nxorr ne shitje per 390 mije leke, me pas kaloi ne pronesine e MCA per vleren 1 lek

Pëllumb Mema dhe Besnik Serjani janë vetëm dy nga viktimat e një skeme masive, e cila ka tjetërsuar dhe vazhdon të tjetërsojë titujt e pronësisë për mijëra pasuri të paluajtshme për shkak të detyrimeve minimale për kredi konsumatore.

Në Dibër, një bashkëfshatarit të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, ja morën shtëpinë dhe 1500 metër katrorë tokë për 36 mijë lekë. Pasuritë kanë përfunduar të gjitha në pronësinë e Micro Credit Albania. Dhe pjesa dërrmuese e tyre janë ekzekutuar për kredi konsumatore, ku vlera e detyrimit shpesh ka qenë nga 100 deri në 500 mijë lekë.

Zinxhiri i tjetërsimit

Por si arriti Micro Credit Albania të shtjerë në dorë mijëra pasuri të paluajtshme? Historia zë fill në vitin 2015. Në atë kohë Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren e kredive duke i hapur rrugën shitjes së kredive të këqija që ndodheshin nëpër banka.

Menjëherë pas këtij ndryshimi lindën kompanitë e borxheve të këqija si Tranzit, Final apo Microcredit. Të treja këto kompani blenë portofole të mëdha kredish të këqija nga bankat dhe institucionet e tjera financiare si Noa, me një çmim që luhatet rreth 8 deri në 10 për qind të vlerës së detyrimit të pashlyer.

Të dhënat e përafërta tregojnë se gjatë këtyre viteve në Shqipëri janë shitur mbi 100 mijë kredi të këqija. Kapitali.al ka gjurmuar se të paktën 3 mijë prej tyre kanë përfunduar në ekzekutime tituj pronësish. Pjesa dërrmuese e tyre janë kredi konsumatore me shuma të vogla detyrimi. Pra qytetarëve u janë marrë pronat që vlejnë dhjetëra milionë lekë për një kredi 100 mijë lekëshe.

Ekzekutimet

Pas blerjes së kredive nga bankat, Micro Credit ka ngarkuar të tjera kosto mbi debitorët. Disa prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë paguar para shtesë me këste, por për shumë kostot janë rritur aq shumë saqë kredia nuk mbaron asnjëherë. Më pas fillon mekanizmi i ekzekutimit të pronave.

Ligji shqiptar parashikon se pas nxjerrjes së urdhrit nga gjykata dhe ekzekutimit përmbarimor, prona e sekuestruar nxirret në ankand për tre raunde. Në ankandin e parë, prona nxirret me çmim 80 për qind të vlerës së përcaktuar nga vlerësuesit privat. Por në ankandin e tretë ajo përfundon me 10 për qind.

Nëse edhe në ankandin e tretë nuk paraqitet asnjë blerës, atëherë prona kalon në pronësi të kreditorit, që në këtë rast është Micro Credit Albania.

Një tango treshe

Sipas dokumentave që ka mundur të shohë Kapitali.al, thuajse të gjitha procedurat përmbarimore janë kryer nga dy përmbarues. I pari është Fatos Alimadhi, i cili ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit, ndërsa përmbaruesi i dytë është Rigels Bejko, i cili ka shpallur ankandet, që më pas kanë përfunduar në regjistrimin e pronave për llogari të Micro Credit.

Shumë nga ata që kanë humbur pasuritë pretendojnë se nuk janë njoftuar fare për ankandet. Por zoti Bejko thotë se ai ka zbatuar të gjitha kërkesat e parashikuar nga ligji.

“Për të gjitha ankandet është bërë afishimi në Bashki. Debitorët që pretendojnë se nuk janë njoftuar kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë dhe të kërkojnë pavlefshmërinë e veprimeve përmbarimore,” thotë Bejko.

Sipas tij, debitorët kanë gjithmonë mundësinë që të rimarrin pronën nëse shlyejnë detyrimet. “Qëllimi ynë nuk është të shkaktojmë kosto sociale. Debitorët mund të vijnë në çdo kohë të rimarrin pronat, nëse shlyejnë detyrimin” vijon ai.

Dhe zoti Bejko thotë se jep garanci për këtë, pavarësisht se titujt e pronësisë nuk i përkasin studios së tij përmbarimore, por kompanisë Micro Credit Albania.

Organizatë …

Micro Credit Albania është një kompani kontroverse. E themeluar në maj të vitit 2014, kompania zotërohet 100 për qind nga Elda Ibro. Por mastermindi pas kompanisë, për shumë njerëz është bashkëshorti i saj, Olsi Ibro.

Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i percolli Prokurorit të Pergjitshëm një kallëzim 700 faqë për një rrjet kompanish në fushën e mbledhjes së borxheve.

Ne kallëzim, ish ministrja Etilda Gjonaj i kërkonte Olsian Celes ushtrimin e ndjekjes penale për veprën e mashtrimit me pasoja të rënda, shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të detyrës shtetërore për kompanitë Micro Credit Albania, Albanian Debt Consulting Agency, shoqerinë përmbarimore ZiG, personin juridik FS dhe personin juridik Flash.

Në dosje ministrja e Drejtësisë kallëzoi dhe emrat që qendronin pas këtyre kompanive, ku më kryesorët janë Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Andis Gjoka, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi e shumë të tjerë. Sipas dosjes, këta persona kishin ngritur një skemë të madhe kriminale ne formën e organizatës së strukturuar duke zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë përmes mashtrimit dhe shantazhit.

Çfarë ka ndodhur gati 4 vjet pas kallëzimit? Praktikisht asgjë. Tani e njëjta kompani e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë si organizatë kriminale, tashmë po tjetërson mijëra prona të qytetarëve. Pa dijeninë e tyre. Por me dijeninë e plotë të Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe SPAK-ut.

“Mitsotakis i dυhet Beleri në bυrg”/ Eksperti i sigurisë zbυlon skenarin e krγeministrit grek: Deri në qershor…

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis se Fredi Beleri i duhet në burg.

Ai ka theksuar se do që çështja ‘Beleri’ të vazhdojë deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi.

Sipas Kullës, grekët duan ta ndërkombëtarizojë sa më shumë dhe ta çojë në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë.

“Tashmë jemi te pika që kjo po kthehet në një luftë polititike. Unë të kam thënë që Athina po mundohet që çështjen ‘Beleri’ ta ndërkombëtarizojë dhe Athinës tani Beleri i duhet në burg. Mundësisht të betohet, por i duhet në burg, se i duhet martir politikë. Deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi, Mitsotakisiti duhet Beleri në burg. Edhe i duhet çështja e Himarës që të mos ketë çështje të tjera të merret dhe mundësisht ta ndërkombëtarizojë sa më shumë, ta çojë dhe në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë’, tha ai.

Naim Murseli flet për herë të ραrë në polici, pranon se porositi νrasjen e grυas së tij

Naim Murseli, i arrestuar me dyshimin se ka paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij ka folur për herë të parë në polici.

Para autoriteteve të Kosovës, Murseli raportohet se ka konfirmuar dyshimet që shumë i kishin që në momentin e parë të ngjarjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, këshilltari i ish- presidentit Behgjet Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.

Këtë e pranoi më së pari autori i dyshuar i vrasjes, tashmë edhe ai i arrestuar së bashku me Naim Murselin. Granit Plava ka deklaruar para policisë së Kosovës se është paguar (ose i janë premtuar) nga bashkëfshatari i tij, Naim Murseli plot 30 mijë euro për t’i vrarë gruan.

Ngjarja edy ditëve më parë dyshohet se u inskenua që të ngjante si grabitje. Liridona Murseli u vra në sytë e dy fëmijëve të saj dhe në sy të bashkëshortit, i cili dyshohet se është ai që pagoi për ta parë të vdekur.

Megjithatë, në këtë ngjarje që i ngjan një skenari filmash, mister ende mbetet motivi se përse Naim Murseli e donte të vdekur gruan e tij.

ΡΑMJET/ Si kaloi përmes ρolicëve 26 kg drogë. Shefi i kυfirit ngriti kurth, vυri në kontroll Benz-in, ndërsa kaloi shpejt mjetin e Likës

Një automjet tip “Passat” çau pikën kufitare të Kapshticës në Devoll dhe kaloi poshtë hundës së policisë duke kaluar në Greqi.

E gjithë trajektorja e lëvizjes së makinës së ngarkuar me 26 kg drogë, është filmuar nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare Kapshticë.

Kamerat e siguruara nga Ora News, kanë filmuar dhe lëvizjet e dyshimta të Stiljan Pashos, kryekomisarit të kufirit në Korçë, i cili shfaqet duke zbritur pikërisht në makinën ku ndodhej droga dhe mandej kryen veprime konkrete për sjelljen e lehtësirave të kalimit pa pengesa dhe mes policëve të automjetit tip “Passat” që shihet në pamjet filmike.

Në këto pamje filmike tregohet qartë se kryekomisari i kufirit Stiljan Pasho, ka udhëtuar nga Korça në Kapshticë në këtë makinë, duke qëndruar në vendin e parë. Në këtë moment Pasho zbret nga makina dhe drejtohet tek grupi i policëve të kontrollit.

Ndërsa në këtë moment nga dera e pasme e “Passatit” del një person me bluzë të verdhë duke hyrë sërisht në makinë, pikërisht në vendin e parë ku qëndronte shefi i kufirit, Stiljan Pasho.

Pasho drejtohet tek pika e kontrollit dhe urdhëron policët që të kontrollojnë një makinë tip “Benz-Mercedez”, pasi kishte informacion se në mjet mund të kishte sende të paligjshme.

Në fakt Benzi ishte makina pararojë e automjetit tip “Passat” dhe është përdorur si kamuflim për të shpëtuar nga kontrolli fizik, pikërisht automjetin tip “Passat”.

Teksa policët kontrollonin mjetin tip “Benz”, në pamjet filmike duket qartë se si Stiljan Pasho, largohet për një çast nga grupi i kontrollit dhe shkon ngadalë tek “Passati”.

Ai flet diçka me drejtuesin e mjetit Lorenco Lika dhe ky i fundit nxjerr “Passatin” nga rradha e pritjes. Në këtë moment kryekomisari i kufirit ia bën me dorë për tu larguar mes policëve të kontrollit duke kaluar në anën e pikës doganore të Greqisë.

Por këto lëvizje ranë në sy të policëve grekë të cilët sapo “Passati” mbërriti në pikën doganore të tyre, ushtruan një kontroll të imtësishëm duke arritur të gjejnë plot 26 kg drogë.

Grekët arrestuan Lorenco Lika dhe pas tij edhe personin që kishte dalë për të pritur sasinë e drogës.

E gjitha ka ndodhur në 27 nëntor 2023, ndërsa pas dy ditësh është bërë nga AMP Korçë dhe prokuroria e qytetit, arrestimi i shefit të kufirit për qarkun e Korçës, Stiljan Pasho.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek.

Dy bϋrra abύzojnë sek*. ύαΙisht dy të mitϋra, t ύtorja i filmon gjatë αk. tit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup. Dy të mitura dyshohet se janë abuzuar seksualisht, pasi një grua i mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me to dhe i xhiroi gjatë aktit.

Lajmin tronditës e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

“Më datë 01.12.2023 rreth orës 06 në Shkup është arrestuar G.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se në territorin e Shkupit ua ka mundësuar dy meshkujve të moshuar të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura nga Shkupi, pas çfarë të njëjtat i ka xhiruar.

Është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Del foto, ja kush vrasësi i Liridonës

Pas arrestimit nga policia e Kosovës, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava ka deklaruar edhe shumën sa u pagua nga bashkëshorti i të ndjerës për të kryer krimin.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Policia e Kosovës arrestoi edhe bashkëshortin e 33-vjeçares si të implikuar në vrasje.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit.

Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

Por kush është Naim Murseli?

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.

Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për tu diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.

Për Murselin sot ka folur edhe këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai për Express ka thënë se Murseli ishte bërë pjesë e stafit të Pacollit por që zyrtarisht s’ka qenë këshilltar. Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njojurive që ka pasur në IT

“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem.Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka thënë ai.

Ρύblikohet lista, ja cilat janë υendet mike dhe αrmike për shqiptarët

Shqiptarët kanë renditur se cilet janë vendet mike dhe armike me Shqipërinë në sondazhin e fundit të Barometrit.

Italia, Gjermania, SHBA-ja, Turqia janë sipas renditjes së qytetarëve më miqësore me vendin tonë në krahasim me 14 vende të tjera të listuara në pyetjen drejtuar atyre. Përkatësisht Italia 98 përqind, Gjermania 92 përqind, SHBA 91 përqind dhe Turqia 90,5 përqind.

Në analizën e mëtejshme të këtij vleresimi rezulton se vendet më armiqësore sipas tyre janë Serbia dhe Rusia.

Kjo gjë konfirmohet edhe në pyetjen e drejtpërdrejtë të Barometrit për vendet armike, ku Serbia kryeson listën e vendeve të vleresuara si më armiqësore me 49,7 përqind, ndjekur nga Rusia me 49 përqind.

Një vlerësim më neutral për të qenit miqësor me vendin tonë, qytetarët e kanë për vendet e tjera europiane si Britania e vlerësuar me 67.4 përqind si mike dhe 6.6 përqind si armike, apo vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit.

Kjo renditje në analizën e të dhënave të krahasuara më një vit më parë nuk ka ndryshime çka tregon se kjo është një bindje kulturore dhe historike dhe jo rastërore për qytetarët shqiptarë.

Po kështu edhe krahasimi i vlerësimit për miq dhe armiq të shqiptarëve nuk ka diferencë të dukshme në grupmosha të ndryshme, por është pak a shumë një vlerësim në të njejtat nivele.

Dαsma e rrαllë shqiρtaro – ραkistaneze, dhëndri mëson shqip për hir të νjehërrisë nga Librazhdi

Sonila Çota është shqiptarja që ka lidhur kurorë me pakistanezin Was Khan. Ata kanë një histori sa të bukur dhe të vështirë të dashurisë së tyre.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, nga SHBA, vend dhe në të cilin jetojnë, çifti kanë zbuluar shumë detaje, të cilat kanë qene vertet prekëse.

 “Unë kam ardhur në Amerikë në vitin 2007. Kam bërë bashkim familjar me burrin e parë dhe kam 16 vite në Amerikë tani. Martesa e parë nuk shkoi ashtu siç e mendova unë. Patëm disa probleme familjare dhe martesa jonë u ndërpre. Unë Wasin e kam njohur në punë, ku unë punoja si menaxhere në kompaninë e tij. Aty kemi punuar bashkë dhe në një kohë kemi bërë muhabete, kemi ndarë gjëra familjare. Aty duke kaluar vitet, ai më tregon për veten e tij, që kishte disa probleme me martesën.

Unë fillova t’i shpjegoja jetën time se isha krejt e vetme këtu. Kisha vetëm njerëzit e burrit dhe pak më vonë erdhi djali i dajës dhe daja. Sikur u ndjeva pak më mirë se kisha një person timin afër. Unë doja dikë që të shprehesha, t’i tregoja jetën time, çfarë po ndodhte me mua. Nuk ja tregoja dot familjes sime sepse nuk doja t’i bëja merak, nuk doja t’i mërzisja. I thoja se çdo gjë është mirë. Kisha nevojë të bisedoja, të tregoja atë ç’ka isha duke përjetuar. Kishte ditë që unë vija në punë dhe isha shumë e mërzitur. Ai më pyeste, por unë nuk i tregoja, derisa erdhi një ditë dhe nuk po e mbaja dot më.

Unë u ndava në 2012 dhe lëviza nga shtëpia ku isha me burrin dhe ndejta me qira me gocat. Edhe aty mora prindërit, dmth i merrja çdo 6 muaj për vizitë në Amerikë. Prindërit e takuan dhe e pëlqyen shumë sepse siç e shikoni dhe vetë është shumë i çiltër, familjar, është shumë i ëmbël.

Tre fëmijët e Wasit jetojnë me mamanë e tyre, dy vajzat e mia jetojnë me mua. Ndërsa bashkë me Wasin kemi një djalë dhe një vajzë. Gjithmonë mblidhemi bashkë”, rrëfeu Sonila.

Ήistoria e shqiρtarit që eIiminoi rυsin në Nju Jork, se ia grisi fIamυrin kυq e zi

Sot ka që e quajnë leckë, por ne kemi Iuftuar dhe sakrifikuar shumë për flanmrin kuq e zi. Pak njerëz kanë dëgjuar për Ahmet Zherkën. Historia e tij është tepër interesante.

Ahmeti mbahet në mend për eliminimin e një rusi në Neë York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë në vitin 2016. Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës.

Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës. Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.

Familja e Ahmet Zherkës ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar.

Ai kishte eliminuar punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e eliminon. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të eliminimit.

250 vite Ιarg Shqipërisë, υαzhdon të ruajë traditat dhe gjυhën shqipe në MoΙdavi

Një hartë e Shqipërisë është e vendosur në hyrje të një restoranti në Chişinău në Moldavi.

Nuk është rastësisht aty. Gjergji, ka jetuar gjithë jetën e tij në Moldavi, por siç mund ta kuptoni dhe emri, është me origjinë shqiptare. Ai tregon se kanë kaluar 250 vite, qëkur paraardhësit e tij u larguan nga Shqipëria.

“Jam shqiptar, ne themi që gjaku nuk bëhet ujë. Apo jo? Jam shqiptar, patriot i Shqipërisë, jam krenar që jam shqiptar,” – u shpreh Gjergji.

Ai vazhdon të jetë “fanatik” i origjinës së tij. Duke mos dashur të humbasë asnjë gjurmë nga traditat e vendit të tij, ka ndërtuar një restorant shqiptar në kryeqytetin moldav.

“Kam një ide. Dua që veshjet tradicionale shqiptare me manekin t’i vendos këtu në anë,” – tregoi ai.

“Moldavët thonë sa mirë, pëlqejnë kuzhinën shqiptare, ushqimet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, kënaqen kur vijnë këtu në lokal,” – shtoi Gjergji.

Dashuria për vendin e tij, është si vera. Sa më shumë të qëndrojë larg Shqipërisë, aq më shumë shtohet malli për të.

“Çdo vit pushimet i bëj në Shqipëri. Shëngjin, Sarandë, Vlora, Durrësi, gjithë bregdetin, familja çdo vit më pyesin dhe u them do ikim në Shqipëri. Këtë vit do shkojmë në Vlorë dhe në Shëngjin,” – u shpreh Gjergji.

Ai ka krijuar familjen e tij në Moldavi. Dëshira për t’i mësuar shqipen fëmijëve është e madhe.

“Kanë mësuar shumë pak, dinë anglisht dhe më thonë ‘babi na lër se flasim anglisht, s’ka problem’. Unë dua të mësojnë shqip,” – tregoi Gjergji.

Ketë muaj kombëtarja e futbollit shqiptar do të luajë kundër Moldavisë. Midis dy zgjedhjeve të vështira, Gjergji nuk nguron me përgjigje, ai bën tifo për Shqipërinë.

Gjergji do të vazhdojë të jetë një ambasador i kulturës shqiptare në Moldavi me restorantin e tij, duke qenë kështu një shembull për atdhedashurinë për gjithë shqiptarët në botë.