“Grida Dυma, më e bυkur se më parë”/ Arjan Cυrri nuk ρërmbahet: Është bërë edhe…

Analisti Arjan Curri i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, u shfaq më ndryshe se kurrë më parë.

Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, moderatoren e “Top Story”, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike.

Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë.

Të shohim çdo mbrëmje në Top Story, në studion e Grida Dumës. Si është të punosh me Grida Dumën, vazhdon të mendosh që është një grua shumë e bukur?

“Ia kam thënë, vazhdoj të mendoj që është një grua më e bukur se çka qenë, më e mençur se çka qenë, dhe me mirë se çka qenë, dhe më e butë e dhembshur. Ajo përparon në bukuri, në mençuri, zgjuarsi. Është bërë edhe më fisnike, më e butë, nuk është më ajo Grida e viteve më përpara”, është shprehur Curri.

‘Kυsh je ti mo rob q…?!’ Bυrri nxjerr ναjzën me dhυnë nga kΙubi në Tiranë, ρrezente edhe policia (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një nga klubet e Tiranës.

Një vajzë është nxjerrë me forcë nga lokali nga një burrë ndërkohë që në vendngjarje ishte prezente edhe Policia e Shtetit.

Burri i paidentifikuar e nxjerr të renë nga dera duke e tërhequr nga krahët teksa fyerjet nga të dyja palët nuk mungojnë.

Është ende e paqartë dinamika e kësaj ngjarjeje, por indiferenca e policisë para kësaj skene është një tjetër detaj që bie në sy.

Video JOQ:

https://www.facebook.com/profile.php?id=100076266980211&ref=embed_video

Emri/ U dërgυα me υrgjencë në QSUT, ndërron jetë 31 νjeçari

Artan Zylyftari, i dënuar nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike ka ndërruar sot jetë nga një arrest kardiak.

Mësohet se 31-vjeçari është ndjeë keq gjatë mesditës dhe të paraburgosurit e dhomës kanë njoftuar punonjësin e policisë në detyrë për shqetësimet shëndetësore të Zylyftarit.

Atij i është dhënë ndihma e parë në ambientet e infermierisë dhe më pas ai është shoqëruar drejt QSUT por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë se Zylyftari u arresua gjatë operacionit “Shpirti” , icili u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale.

Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.

Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjareve të të ndierit.

“Për ish-krγeministrin besoj se ka dγshime të bazυara”/ Ish-prokυrori zbuΙon çfarë pritet të ndodhë me Berishën

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.

Hajdari u shpreh se beson se për ish-kreun e qeverisë ka dyshime të bazuara sa i përket rastit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në kryeqytet.

Ai shtoi se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale ndaj Berishës dhe se “detyrimi me paraqitje” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit janë masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

“SPAK ka ndërtuar rrjeta të tilla që nuk do shpëtojë asnjë peshk, sado i madh të jetë. Akuzat ndaj Berishës janë akoma të pasqaruara sa i përket provave. Deri tani ende po luhet me procedurë. Sikur të ishin akuza më të lehta ndaj Berishës, sërish mbeten akuza ndaj një lideri të politikës shqiptare. Besoj se ka dyshime të bazuara ndaj tij. Mendimi im është se gjykata ka vendosur masa sigurimi profesionale. Detyrimi për paraqitje dhe heqja e pasaportës janë ndër masat më të lehta që mund të japë drejtësia.

Askush nuk dëshiron të bëjë arrestime në vende si aeroporti si në rastin e Malltezit, por çdo njeri që i caktohet masë arrest mund t’i shmanget. Na doli Arben Ahmetaj që u tregua lepur dhe iku para masës së arrestit. Ata që kanë marrë përsipër zbatimin e masës shkojnë në burg në vend të atij që duhet arrestuar. Ka urdhra”, u shpreh ai mes të tjerash.

SυΙm i mαdh me raketa drejt Tel Avivit, goditen bαnesat (Foto)

Një sulm i madh me raketa u nis nga Hamasi duke synuar Tel Avivin, me sulmet që kërcënuan edhe një herë jetën e civilëve dhe një raketë ra mbi një shtëpi ku jeton një familje prej gjashtë anëtarësh, e cila shpëtoi për mrekulli.

Fotot e mëposhtme tregojnë tensionin në zonën e sulmit dhe njerëzit që ikin nga shtëpitë të frikësuar, në ankth për çdo minutë që kalon.

Tel Avivi i ngjan një fushëbeteje me sirena që bien pas shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Vendi ku ra raketa është 25 minuta larg Tel Avivit dhe shihet një re e madhe tymi.

Vazhdimi i operacionit ushtarak në Gaza ishte paralajmëruar më herët nga Izraeli, ndërsa më parë kishte urdhëruar evakuimin në jug.

Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet që filluan mbrëmë në Rripin e Gazës, duke synuar tunelet dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit, si dhe liderët e lëvizjes islamike, tha veçanërisht ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad.

“Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam operativët terroristë në të gjitha nivelet, kudo”, tha ai në një video-mesazh.

“Udhëzimet për forcat janë të qarta: operacioni do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm”, shtoi ai./albeu.com

Aνokati i Ilir Metës: Flas ρërditë me të, po nuk e di ku ndodhet. Mbrëmë pashë disa …

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai

“Po krijohet një aleancë historike sυρermafia”/ Krerët e tre grυpeve më të fυqishme mafioze italiane në një takim sekret

Krerët e tre grupeve më të fuqishme mafioze italiane u regjistruan në një takim sekret, i cili shkaktoi frikën se ata kishin krijuar një aleancë historike supermafia, shkruan Telegrafi britanik .

Bosët e mafies nga Ndrangheta nga Kalabria, Camorra nga Napoli dhe Cosa Nostra nga Siçilia u filmuan duke ngrënë makarona dhe duke pirë verë së bashku në një oborr.

Takimi i prillit 2021 ishte një nga dhjetëra takimet e tilla të monitoruara nga policia dhe prokurorët kanë paralajmëruar se një koalicion i madh kriminal mund të krijohet në veriun e pasur të Italisë.

“Ky është Milani,” u dëgjua duke i thënë kolegut të tij donatori i dyshuar i mafies Camorra. “Ne nuk jemi në Siçili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli, ne po bëjmë gjëra të mira këtu”.

Kolegu i tij, një anëtar i supozuar i Cosa Nostra, u përgjigj: “Ne ndërtuam një perandori”.

Bosët e rinj të mafias punojnë në fshehtësi

Tri organizata mafioze fitojnë qindra milionë euro nga biznesi i paligjshëm në Milano, një qytet i njohur për ushqimin e mirë, modën dhe bulevardet elegante. Është shumë larg rrënjëve të tyre në jugun e nxehtë të Italisë.

Prokurorët thanë se tre sindikatat e fuqishme të krimit kishin lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike për të formuar një aleancë të madhe duke shfrytëzuar mundësitë e biznesit në rajonin e pasur të Lombardisë në veri, një lëvizje që gazetat italiane e përshkruan si një “kthesë koperniku”.

Pas rregullimit të “një lloj konfederate dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të qëndrueshme midis anëtarëve të mafias kalabreze, siciliane dhe romake”, ata organizuan një “rrjet kriminal të përpunuar”, thanë prokurorët.

Mafia në Romë, e cila është një krijim relativisht i ri, përbëhet nga kriminelë Camorra dhe ‘Ndrangheta.

Ndryshe nga mafiozët e lumtur që të gjithë i njohim nga filmat, raca e re e bosëve të mafias përpiqet të qëndrojë larg dhe janë më të shqetësuar për krimin financiar sesa për të shtënat në rrugë.

Ata investojnë fitimet nga tregtia e drogës në biznese legjitime në sektorë të tillë si ndërtimi, spitalet dhe parkingjet e aeroporteve, tregjet e frutave dhe perimeve dhe madje marrin vende pune në qeveri për të ndërtuar ose rinovuar burgje.

Ata akuzohen edhe për vjedhjen e fondeve për rikuperimin nga Covid-19, të cilat u ndanë nga shteti italian.

U arrestuan 11 mafiozë
Këto zbulime janë rezultat i një operacioni të fshehtë trevjeçar të quajtur Hydra, i quajtur sipas përbindëshit me nëntë koka nga mitologjia e lashtë greke.

Në një seri bastisjesh të mërkurën herët në mëngjes, ku përfshiheshin 600 policë karabinierë, 11 mafiozë të dyshuar u arrestuan me akuza që varionin nga zhvatja deri te mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, kërcënimet e rënda, trafiku i drogës, tregtia e drogës dhe evazioni fiskal.

Janë konfiskuar pasuri në vlerë prej më shumë se 225 milionë euro. 142 persona janë ende nën hetim dhe dyshohet se bashkëpunojnë me mafien.

Operacioni tregon shkallën në të cilën tre organizatat mafioze janë tani shumë jashtë qendrave të tyre jugore në Siçili, Kalabri dhe Kampani, rajoni përreth Napolit.

Disa nga të dyshuarit thuhet se janë të lidhur me Matteo Messina Denaro , organizatori kryesor i Cosa Nostra, i cili u arrestua në fillim të këtij viti pasi kaloi 30 vjet në arrati.

Burri i pamëshirshëm, i cili dikur mburrej se mund të mbushte një varrezë me njerëzit që vrau, vdiq nga kanceri në burg në shtator.

Ai u dënua në mungesë për krime të ndryshme, përfshirë vrasjen e djalit të një mafioz që u bë informator policie. Djali u rrëmbye, u mbyt dhe trupi i tij u tret në një kazan me acid.

Ndryshe, tre rrjetet mafioze janë jashtëzakonisht territoriale dhe punojnë vetëm në zonën e tyre.

“Por kur janë “jashtë vendit” – dhe për ta kjo do të thotë veriu i Italisë – atëherë ata bashkëpunojnë. Ata nuk janë budallenj. Është krejtësisht e natyrshme”, tha Federico Varese , profesor i kriminologjisë në Kolegjin Nuffield në Oksford.

“Është një situatë fituese, megjithëse nuk është e lehtë – ata janë dyshues ndaj njëri-tjetrit. Nëse biznesi i tyre nuk shkon mirë, ata do të ndërpresin bashkëpunimin dhe ndoshta do të fillojnë të vrasin njëri-tjetrin. Sot ata bashkëpunojnë, por nesër mund të grinden lehtësisht’.

“Nuk ka strukturë hierarkike”
Edhe pse bashkëpunojnë, ata nuk hezitojnë të kërcënojnë njëri-tjetrin me dhunë. “Unë i respektoj të tjerët, por ai që bën hapin e parë të gabuar – do të marrë një plumb”, tha gjoja mafioz në një bisedë telefonike që u përgjua nga policia.

Tre grupe mafioze kanë ndarë shitjen e drogave rekreative në Lombardi për të shmangur konfliktin dhe gjakderdhjen.

“Milani është një vatër e konsumit të drogës, ndaj shpërndarja e saj është një biznes i madh. Askush nuk dëshiron një luftë mafioze në rrugë. Përveç kësaj, ata kanë një problem me fuqinë punëtore – ata nuk kanë shumë njerëz në veri, sepse ata të gjithë sapo kanë ardhur nga jugu ose janë më së shumti mafiozët e gjeneratës së dytë, “tha profesoresha Anna Sergi, një eksperte për krimin e organizuar dhe e moshuar . asistent profesor i kriminologjisë në Universitetin e Essex.

“Bashkëpunimi mes mafieve të ndryshme filloi në vitet 1990. Në atë kohë, mafia dominuese ishte ‘Ndrangheta, e cila sundonte gjithashtu mbi anëtarët e Cosa Nostra dhe Camorra’, shtoi ajo.

“Ajo që është e re në këtë histori është se tani klanet nuk kanë një strukturë hierarkike, por ndajnë pushtetin. Që ka kuptim. Të gjithë këta persona janë në pozita të larta në grupet e tyre kriminale. Ata nuk duan ta transferojnë pushtetin te të tjerët. Pra, nuk ka një udhëheqës të përgjithshëm.’

Trαgjedi me 32 të vdekυr, aυtobusi përρΙas makinat dhe shkαkton ferrin mbi tokë

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Egjipt teksa një autobus përplasi një numër të madh makinash në rrugë sipas BBC.

Përplasja ndodhi të shtunën në mëngjes në Beheira të Egjiptit në rrugën Kajro-Aleksandria, 131 km në veri të kryeqytetit Kajro.

Të paktën 63 persona janë lënduar, tha Ministria e Shëndetësisë. Gazeta shtetërore Al-Ahram tha se në aksident u përfshi një autobus pasagjerësh dhe disa makina, disa prej të cilave morën flakë.

Ai tha se shumë nga të vrarët ishin djegur për vdekje. Të paktën 20 autoambulanca u dërguan në vendin e aksidentit, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë. Përplasjet në trafik janë të zakonshme në Egjipt. Rrugët janë shpesh në gjendje të keqe dhe kodi i rrugor shpesh nuk respektohet. /albeu.com

E rëndë/ Me dυar e këmbë të lidhυra, modelja e njohur gjendet e νrarë

Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin.

Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.

Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.

“Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.

Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa , pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve.

Përveç shenjave të goditjes oficerët thanë se kishte dhe shenja mbytjeje në qafën e viktimës.

Motra e Mooney, modelja Jourdin Pauline, tha për rrjetin lokal KTLA se e motra ishte dy muajshe shtatzënë dhe se gjithmonë kishte dashur të bëhej nënë. Mooney ishte vendosur vetëm dy muaj më parë në kompleksin e apartamenteve luksoze.

Vdekja e modeles bukuroshe ka ngjallur frikë në rezidentët lokalë, veçanërisht pasi dhe një tjetër modele Nichole “Nikki” Coats, u gjet e vdekur dy ditë më parë, disa kilometra më larg në Los Angeles. Familjarët e Coats trembeshin se bija e tyre 32-vjeçare ishte vrarë por autopsia e publikuar dy ditë më parë zbuloi se kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale kokaine e alkooli.

Babai i saj Guy Coats, tha për mediat se kur identifikoi Nikki ajo dukej e shpërfytyruar dhe se e identifikuan vetëm nga tatuazhet. Shkaku i vdekjes së Coats u listua si “helmim nga kokaina e etanoli”.

Pas eksρeriencës në “Grande Fratello”, Ηeidi Βaçi do të jetë pjesë e “Big Brother” në Shqipëri! Doli me bυjë nga shtëpia, pas deklaratave të babait

Ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother” në Itali, Heidi Baçi, është gati të hyjë në versionin shqiptar të “reality show”-t. Është kjo çfarë shkruajnë mediat italiane në ditët e fundit.

Dalja e Heidi Baçit nga shtëpia e “Big Brother” është ende një nga temat më të nxehta të edicionit të ri të “reality show”-t në “Canale5” të drejtuar nga Alfonso Signorini. Vendimi i saj ndau dashurinë e publikut për dinamikën e programit dhe shumë e mbështetën vendimin e saj për të braktisur transmetimin. Një përdorues në “X” ka treguar se Heidi nisi të ndjekë shoqen më të ngushtë të prezantueses së “Big Brother”-it shqiptar. Është fjala pikërisht për Xhemi Shehun. “Heidi filloi të ndiqte shoqen më të mirë të prezantueses së ‘GF Albanese’, Arbana.

Në Shqipëri të gjithë flasin se si u trajtua situata dhe do të donin t’i jepnin një shans Heidi-t për të jetuar përvojën që donte aq shumë pa presion.”, shkruan ai. Duke qenë se “reality show” në Shqipëri nuk ka nisur ende, por do të nisë së shpejt, ka një probabilitet të caktuar që ne të mund të shohim edhe Heidin mes konkurrentëve të radhës.

Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese. Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.

Mirëpo, përballja me të atin e shtyu atë të hapte sytë dhe pas një të qare të gjatë, Heidi vendosi të largohej nga programi në mes të natës. Duke u rikthyer në episodin e fundit të programit, Heidi zbuloi se pas këtij vendimi për t’i thënë lamtumirë realitetit nuk kishte asnjë manipulim nga ana e babait të saj, por se ai i kishte hapur sytë ndaj manipuluesit të vërtetë të shtëpisë: Massimiliano Varrese. Më tej, ajo pranoi se dalja e saj varej nga gjendja shëndetësore e nënës së saj, e cila nuk ishte shumë mirë. Megjithatë, duket se për të bota e argëtimit ende nuk i ka mbyllur dyert.