Me sa bΙihen e shiten euro dhe doΙΙari, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Nga kriza e valutave te mungesa e fuqisë punëtore, rritja e industrisë automotive, një garë me pengesa.

Euro blihet me 105.3 lekë dhe shitet 106 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.9 lekë, ndërsa në shitje me 110.9 lekë.

Jini të kujdesshëm sot! Ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Paundi britanik blihet me 120.2 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.

Çështja ‘Berisha’/ “Mund të ρrishin ρrovat, ose të ikin!”, deputeti gjerman bën thirrjen: Të shρejtohet me ρrocedurën e heqjes së imυnitetit

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum bëri thirrje që të përshpejtohet procedura e heqjes së imunitetit, duke iu referuar kështu rastit të hetimeve për Berishën, ku SPAK ka ngritur një akuzë për korrupsion pasiv.

Në një konferencë për gazetarët, deputeti gjerman tha se me zvarritjen e këtyre procedurave, mund të rrezikohet prishja e provave apo dhe personazhet nën hetim të largohen nga vendi.

“Mendoj se ju duhet të jeni më të informuar se mua. Pasi Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështje (çështjen e PD). Një parti ka një procedurë legale dhe më vjen keq për këtë shpërbërje të PD. Por janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë partia dhe jo nga ne jashtë. Për zotin Tahiri psh, s’mund të ndodhte që në një shtet ligjor të zgjasë kaq shumë procedura për heqjen e imunitetit. Pasi ata mund të kenë kohë që të largohen nga vendi ose të prishin provat. Në Gjermani kështu do të ishte, shumë shpejt procedura e heqjes së imunitetit të sqarohet sa më parë dhe më shpejt për të vendosur ligji. Këto janë pyetje që edhe ne i ndjekim. Sipas njohurive të mia, siç e thash. Është siç e thashë pak më parë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

DekΙarata e fortë e deρυtetit të Bundestagut gjerman: S’bëhet fjalë për krime kaναlieriteti, Berisha nën akυzë të fυqishme nga ana e SPAK

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU ka bërë sërish deklarata të fortë për çështjen Berisha.

Mes të tjerash zyrtari gjerman tha se nuk do të takonte një person si Berisha, që ka një akuzë të tillë për të, deri sa të shprehet gjykata.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë të takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze konkrete. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. Nëse një parti është e gjykimit që do të duhet të kishte një kryetar tjetër.

S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai ka përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj. Njerëzit në një vend presim që një parti të zgjidh problemet e veta por edhe të njerëzve. Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë. Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.”, tha deputeti.

Ήetimet për Berishën, deρυteti gjerman i CDU: Imuniteti s’është ρrivilegj, të gjithë të barabartë para ligjit! Deklaratat për ρolitizimin e SPAK, absurde

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU, duke marrë shkas nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha, bëri deklaratat e tij.

Ai tha se SPAK duhet të mbrohet dhe jo të sulmohet, ndërsa u ndal te imuniteti i deputetëve. Sipas deputetit të Bundestagut gjerman, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament.

Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 28 Tetor 2023

Dashi

Kjo ditë të shkaktojë disa polemika në jetën tuaj në çift, kjo për shkak se kohët e fundit nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur partnerit/es tuaj. Për të rregulluar marrëdhënien, ju absolutisht duhet të kompensoni kohën e humbur! Nëse jeni vetëm, shfrytëzoni ftesat për takime. Në planin financiar bëni mirë të reflektoni para se të bëni investime të reja.

Demi

Një harmoni e rinovuar me partnerin/en do t’ju ndihmojë të përballoni disa angazhime të papritura ose të rënda me të cilat mund të përballeni. Beqarët do të duhet të ekspozojnë atë që ata duan për të shmangur keqkuptimet. Mundësitë e reja të punës po vijnë drejt jush. Përfitoni nga ato dhe mos hiqni dorë nga pengesa e parë.

Binjakët

Disa probleme me partnerin/en mund të ndryshojnë ditën, por mos u shqetësoni, me një komunikim të mirë do të jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka. Sot, ata që janë vetëm do të kenë pakënaqësi nga një mik/e. Ndoshta keni besuar më shumë seç duhet. Nëse keni projekte të reja në mendje për punën, eksploroni terrenin para se të nisni ato në realizimin e tyre. Jini të kujdesshëm.

Gaforrja

Angazhimet për të realizuar ato për të cilat jeni zotuar ju ka bërë të lini pas dore lidhjen tuaj. Merrni përsëri kontrollin e jetës suaj private dhe nuk do të zhgënjeheni. Një ditë plot angazhime edhe për beqarët kjo e shtunë. Do të kenë mundësi të mira për të filluar përvoja të reja! Nëse arritjet në punë nuk po arrijnë ende aty ku duhet, kjo do të thotë se do t’ju duhet ende kohë.

Luani

Një majë melankolie do të errësojë disponimin tuaj. Kini kujdes që të mos i përcillni vuajtjet tuaja edhe partnerit/es, pasi mund t’ju drejtojë disa pyetje që nuk do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni. Dashuri të reja në horizont për beqarët! Në punë mundësi të reja ju presin, tregoni se jeni gjithashtu të denjë për detyra të rëndësishme.

Virgjëresha

Disa kujtime të së kaluarës mund t’ju dëmtojnë ende, bëni mirë të shmangni përjetimet e së kaluarës dhe kushtojini vëmendje gjërave më të shtrenjta që keni. Është një kohë e mirë edhe për beqarët, ata mund të bëjnë plane për të ardhmen dhe më në fund të ndjehen të lirë për të marrë një vendim. Në punë bëni mirë të jeni më bashkëpunues me kolegët tuaj.

Peshorja

Ju po jetoni një kohë shumë të lumtur në dashuri. Nëse keni qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, do të forconi lidhjen, nëse nuk keni shumë që po e përjetoni këtë ndjenjë, marrëveshja do të nënkuptojë një lidhje të qëndrueshme! Zemrat e vetmuara do të shkojnë në kërkim të aventurave të reja dhe do të gjejnë “bukë për dhëmbët e tyre”! Në punë ju duhet më shumë përqendrim.

Akrepi

Yjet ju premtojnë një ditë të lumtur, por edhe nëse ka kontraste ju do të dini se si të rivendosni harmoninë. Erosi i bën gjërat më të lehta. Beqarët mund të jetojnë ndonjë një flirt! Jupiteri dhe Marsi janë në anën tuaj në sferën profesionale. Disa prej jush pritet të marrin një përgjigje të shumëpritur.

Shigjetari

Harmonia ka mbretëruar për një kohë të gjatë në marrëdhënien tuaj dhe gjatë kësaj dite do të jeni të vetëdijshëm se kjo është e ardhmja që dëshironi. Beqarët  do të jenë në gjendje të zgjerojnë kontaktet e tyre me shpresën për të njohur dikë. Në punë, mos shtyni çështjet e pazgjidhura, vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të arrini qëllimet e rëndësishme.

Bricjapi

Vazhdoni të jeni të trazuar në mendimet tuaja dhe nuk mund të prisni që të dilni nga rutina juaj. Dyshimet në lidhje me jetën tuaj të dashurisë mund të bëhet të padurueshme për partnerin/en. Ditë interesante për beqarët të cilët do të kenë njohje të reja. Venusi premton flirtime! Kreativiteti dhe euforia do t’ju udhëheqin për të sjellë ide të shkëlqyera që do të pranohen dhe vlerësohen në punë.

Ujori

Keqkuptimet e vogla mund të shqetësojnë marrëdhënien në çift. Për fat të mirë dashuria është më e fortë se çdo keqkuptim dhe sot ju do të keni provën! Ka kaq shumë surpriza që vijnë edhe për beqarët. Hëna ju shtyn të shijoni çdo gjë të vogël që do t’ju ndodhë sot. Përveç punës dhe angazhimeve, kujdesuni edhe për marrëdhëniet me kolegët dhe do të shihni lindjen e bashkëpunimeve të papritura!

Peshqit

Nëse jeni çift do të keni shumë për të bërë për të planifikuar të ardhmen tuaj. Ata që synojnë të krijojnë diçka konstruktive duhet të angazhohen seriozisht! Takime të mahnitshme për beqarët, shumë prej jush do të bëjnë miq të rinj. Kontakte dhe perspektiva të reja do të hapen për ju në aspektin profesional. Mërkuri mbron çdo iniciativë tuaj.

Për kë po kërcasin prangat? Aνokati i njohur bën paralajmërimin e bυjshëm: SPAK pritet të arrestojë fυnksionarin e lartë i cili ndodhet…

Avokati Gentian Rumano tha në një studio televizive se personi që pritet të arrestohet nga SPAK është tip sportiv dhe ndodhet jashtë shtetit.

Sipas tij bëhet fjalë për një funksionar të lartë, por përveç kësaj, avokati nuk dha të tjera të dhëna.

“Ka disa të dhëna shumë të sigurta që është funksionar i lartë, ndodhet jashtë shtetit, tip sportiv,” – u shpreh Rumano.

Ndërkohë më herët, në po të njëjtin debat gazetari Ferdinand Dervishi tha se frika e përgjimeve është shumë e madhe edhe në Policinë e Shtetit, duke nënkuptuar se dhe zyrtarët e këtij institucioni i druhen lëvizjeve të SPAK.

Sipas tij, shumë funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.

“MinimαΙisht 200$ për një takim”, e reja ‘trazon’ rrjetin: Aq më kushton hidrαtuesi… (Video)

Edhe këtë se kishim dëgjuar, por një vajzë britanike kërkon 200 dollarë për një takim të thjeshtë, sepse sipas saj aq kushton prezenca e saj në tavolinë.

Në një video të shpërndarë në Tik Tok nga “The Desirable Truth”, teksa ajo bashkë me shoqen e saj u pyetën se “sa është shuma më e lartë që një burrë duhet të paguajë në takimin e parë?”, e reja u shpreh se minimalisht 200$.

“Minimalisht 200$, për të qenë e sjellshme!”

“Më duhet të përdor shumë produkte për të dalë në një takim, kështu që po, minimalisht 200 dollarë”, u shpreh ajo. Kjo përgjigjie u pasua me një habi dhe nga ana e shoqes së saj.

E çfarë merr mashkulli nga ky takim kaq i shtrenjtë? E reja thotë: Prezencën time!

Më tej, ajo shtoi se aq është kostoja minimale bazuar në grimin dhe veshjen e saj. “Hidratuesi im kushton 400 dollarë, kremi i syve është 300 dollarë dhe serumi 300 dollarë të tjerë.”

Kjo video u bë virale në rrjet, me një sërë komentesh poshtë saj. Kishte nga ata që e kritikonin, por edhe nga ata që e suportonin duke thënë: Mbaji kështu standardet, i duhuri do të vijë për ty!/tvklan.al

https://vm.tiktok.com/ZMjp4omvH/

“I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e haρin, ku është ky njeri?”, gazetari i njohur ngre aΙαrmin: Meta si inekzistent, ka qenë President dhe mbart me vete sekrete

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në një intervistë televizive se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.

Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës.

Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.

Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare.

Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri.

I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia?

Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.

Ήoxha: SPAK e di ku ndodhet Arben Ahmetaj ka ber Ιevizje

Gazetari Artan Hoxha, zbuloi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë.

“Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë.

Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.

Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri.

“Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqësore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“E ke trαdhtϋαr grυαn gjαtë jetës?” Burri jep përgjigjen që s’e priste askush(Video)

Zogu i Tironës vijon me intervistat e humorin e tij çdo mëngjes në Ora News. Sot ai ka ndaluar qytetarë të ndryshëm në qendër të kryeqytetit dhe u ka bërë atyre pyetje pikante.

Një zotëri nga Ersaka është përgjigjurme çiltërsi dhe ka dhënë deklaratën që askush nuk e priste, teksa i riu e pyet nëse e ka tradhtuar ndonjëherë bashkëshorten.

Ai dha një përgjigje që s’e priste askush. E si rezultat merr një përqafim nga gazetari i njohur në Tiranë.

Në fund të fundit, njerëz të tillë duhen vlerësuar për sinqeritetin që kanë. Se ç’do të ndodhë mes tij dhe të shoqes kur të shkojë në shtëpi, një Zot e di…

Advertisementsnull

Shiko videon:
https://www.facebook.com/watch/?v=297971561042341