E rëndë, νdes në sρital 37-νjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një spital në Britani, ku një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në kujdes intensiv.

Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill.

Lajmi është konfirmuar vetëm ditën e sotme nga Home Office.

“The Guardian” raporton se shqiptari kishte tentuar të vriste veten rreth një javë më parë në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House”, pranë aeroportit Gatwick.

37-vjeçari Alfred Dosku, u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se edhe një tjetër shqiptar ka tentuar të vrasë veten në kampin e emigrantëve të paligjshëm.

Pas tentativës për vetëvrasje, shqiptari i dytë u deportua në Atdhe, por u rikthye në mënyrë të menjëhershme në Angli pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

“Kamρion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: MrekuΙΙia e re e Silνinjos

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi.

Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

“Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

“Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil.

Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi.

“Na heΙmoνe shρirtin o dritë Dielli”! Ky është i riu që νdiq në Fier

Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani humbi jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm.

Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

I riu humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale.

Dhυnoi të bijën se kishte mbetur sht. αtzënë, babai shkon në mes të natës tek shtëpia e djalit dhe…

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Albi, korrespondenti nga Vlora, na informon se ditën e djeshme, dy familje janë bërë krushqi në një mënyrë të çuditshme.

Sipas tij, gjithçka kishte nisur pasi një vajzë kishte mbetur shtatzënë. Kur e mori vesh i ati, jo vetëm që ushtroi dhunë ndaj saj, por shkoi edhe tek shtëpia e personit që e la të bijën e tij me barrë. Në ato momente, të dy baballarët e morën zvarrë djalin dhe e çuan në shtëpinë e vajzës, ku të nesërmen, ai ishte prezantuar si dhëndri i familjes.

Albi: Kemi një lajm të bukur dhe të çuditshëm Aldo, ku një krushqi ka ndodhur mesnatën e djeshme.

Aldo: Hë mo?

Albi: Zakonisht këto bëhen ditën, ose në drekë zakonisht. Por kjo ka ndodhur natën dhe ka ndodhur për faktin se vajza, pasi kishte bërë testin, kishte ngelur pak shtatzënë me një djalë, por që i ati nuk e dinte, vetëm mamaja. Dhe filloi që të shfaqte shenjat e shtatzënisë. Por në momentin që i ati e ka ulur, kanë biseduar dhe kanë marrë vesh që vajza është shtatzënë. Përveçse e ka dhunuar, ka shkuar në mes të natës tek shtëpia e djalit e kanë marrë bashkë me të atin, të dy zvarrë dhe i kanë çuar në shtëpi. Aty pastaj, kanë filluar sqarimin derisa të nesërmen, kur kanë dalë nga shtëpia, ishte prezantuar si dhëndri i shtëpisë.

Aldo: Domethënë e kanë rrëmbyer djalin?

Albi: Po, le ta themi rrëmbyer. E kanë marrë me pahir le të themi.

Stefi Ρrifti tregon historinë e dhimbshme: Babi na brαktisi, nuk e fal kυrrë!

Përveçse është një artist i talentuar, Stefi Prifti është një personazh që përçon shumë pozitivitet, duke krijuar kështu një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

Ditën e sotme, artisti i njohur ka qënë i ftuar tek programi “Se Luan Topi”, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes.

Stefi tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka treguar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.

Prifti ka treguar se prindërit e tij kanë qenë të divorcuar dhe këngëtari i njohur nuk ia fal babait, që i ka braktisur kur ata ishin ende fëmijë të vegjël.

Stefi ka rrëfyer se nuk ia fal kurre babait pasi nuk ka patur guximin që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Madje ai ka treguar se ka qenë disa herë në të njëjtin autobuz me babain e tij dhe nuk i ka folur.

“Nuk e gjeti kurrë kurajon që të na takonte. Nuk e di pse, prandaj ne të tre fëmijët mbajtëm këtë qëndrim sepse unë jam vet prind sot dhe mendoj se cdo prind në një mënyrë apo një tjetër e gjen kurajon të takojë fëmijët. Normal që në atë kohë ishin këto ndikimet e fisit, të njerëzve që kishte përreth pasi ka qenë dhe koha e tillë”, ka treguar artisti.

“Momenti më i sikletshëm ishte se unë udhëtoja cdo ditë në të njëjtin autobuz me babain tim dhe nuk i flisja. Madje një ditë rastisëm të uleshim përball njëri-tjetrin në autobuz dhe nuk folëm“.

Artisti ka shtuar gjithashtu se njëherë babai kishte kërkuar që ta takonte por ai nuk kishte pranuar.

Grυαja kërkoi diνorcin se nuk bëheshin dot me fëmijë, bυrri bën gjestin përΙotës në mes të emisionit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme, është trajtuar historia e Nuredinit dhe Malvina Likës, të cilët kanë 5 vite të martuar dhe pavarësisht përpjekjeve nuk janë bërë dot me fëmijë, një shkak që e ka bërë Malvinën që të kërkojë divorcin. “Unë jam me origjinë nga Laçi, por që në moshën 13-vjeçare jetoj në Greqi. Në vitin 2013 kriza bëri të vetën dhe unë u ktheva në Shqipëri, isha 27 vjeç dhe beqar. Malvina për mua ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur me rekomandim. U fejuam dhe pas një viti u martuam dhe qëndrova 2 vite në Shqipëri.

Më pas vendosa të kthehem sërish në Greqi pa Malvinën. Në atë periudhë Malvina ishte shtatzënë. Pasi, qëndrova 3 muaj në Greqi mora lajmin se nusja humbi fëmijën.

U mërzita, qava dhe për 20 ditë u ktheva në Shqipëri. Ishte moment shumë i vës htirë për mua. Ika sërish në Greqi dhe pas një muaji erdhi dhe Malvina dhe prej 4 vitesh nuk jemi ndarë më. Shtatzënia e dytë e ishte në 2018-ën në Shkurt dhe u ndërpre përsëri. E përjetuam shumë keq të dy, por Malvina u më rzit shumë. Sot unë kam ardhur se asaj i ka hyrë në mendje diçka tjetër. Më thotë si ndihesh kur të pyesin a ke fëmijë. Më kërkoi di vorcin sepse ndihet në si klet sepse nuk më ka bërë baba. Unë jam martuar me të, jo për fëmijë, kur ta shkruaj Zoti do kemi fëmijë.

Ne duhemi të dy. I kam thënë që di vorcin nuk do t’ia jap, do jem deri në vd e kj e me të. Sot kam ardhur që ti them që jo vetëm di vorcin nuk do ia jap, por nga shtëpia ime nuk do të ikë kurrë. Dua ta falenderoj shumë edhe për sa krificën që ka bërë për familjen time”, tregoi Nuredini.

Më pas historinë e rrëfeu Malvina, por ajo nuk e dinte që bashkëshorti po e dëgjonte dhe mendonte se ishte ajo që e kishte ftuar atë. Malvina tregoi historinë e dashurisë, humbjen e dy shtatzënive dhe se çfarë e çoi të kërkoj di vorcin. “Arsyeja se përse kam ardhur është se kam ftuar bashkëshortin tim, Nuredinin. Kam 6 vite që jam bashkë me të. Për fat të keq Zoti nuk ka dashur të na gëzojë me një fëmijë deri tani. Pas 6 muajsh martesë unë mbeta shtatzënë dhe nga gëzimi i tepërt Dini edhe nëse ishte në një kafene më merte dhe më thoshte: “Si është bebushi babit”.

Por kjo lumturi nuk zgjati shumë. Në vizitën e radhës mjeku më thotë se shtatzënia është ndërprerë dhe duhet të ab ortoja. E përjetuam shumë keq. Dinin nuk e njoftova që ditën që abo rtova. Lajmin ia ka dhënë vjehrra. U mërzitëm shumë për muaj të tërë. Nuredini u kthye nga Greqia dhe me mori me vete. Pas 6 muajsh pasi isha larguar më vjen lajmi se babai im kishte ndërruar jetë, por nuk munda të vi për arsye dokumentash. Mamaja ime më tha: Kur nuk erdhe për babain, nëse vd es unë as për mua mos eja. Nuk dua të jesh e pranishme.

Tani i kemi rregulluar marrëdhëniet. Humbjen e babait e përjetova keq dhe gati kalova në depr esion. Ishte bashkëshorti im që u largua nga puna dhe për muaj të tërë ishte pranë meje. Ishte ai që më dha dorën të ngrihesha. Një vit më vonë mbes sërish shtatzënë, nuk e besoja. Mjekët janë të habitur me rastin tim. Unë e çoj shtatzëninë deri në javën e 12-të. Kemi qenë në disa klinika. Dinin sot e kam ftuar ta falenderoj për gjithçka që ka bërë për mua. Para një muaji për arsye familjare u ktheva në Shqipëri dhe çdo ditë takoja njerëz që më thonin:

“Çfarë po bëni… U bënë 5 vite dhe ju akoma nuk jeni bërë prindër. Dini ka moshën të ketë një fëmijë”. Kalova në një moment që s’po duroja dot dhe i them Dinit që nuk do të kthehem më në Greqi, kurdo që të kthehesh ne do të bëjmë ndarjen. Ia kërkova këtë sepse e përjetova shumë keq faktin që çdo ditë më pyesnin për këtë gjë. Dini ka shumë dëshirë të ketë një fëmijë”, tregoi Malvina.

Nuredini e surprizoi Malvinën me një tufë me lule dhe e përqafoi.
“Falemindërit për gjithça që ke bërë për mua. Në krahët e tua e kam ndjerë veten si princeshë dhe të dua më shumë se jetën time”, i tha Malvina bashkëshortit.

‘ShkoΙΙa do jetë bosh pa ty’! Po shkonte në punë, mësυesja ρëson infαrkt rrugës (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese e identifikuar me emrin Etleva Gjoni ishte duke shkuar në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Nxënësit dhe kolegët kanë reaguar të prekur për ikjen në moshë të re të mësueses, Etleva.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh.

Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.

Βoksieri shqiρtar Ermal Ηαdribeaj fiton titullin, Majk Tajson e përshëndet me ‘shqiρonjë’

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Karlos Molinas.

Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson.

Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.

Trαgjedi në koncertin e këngëtares së njohυr, fansja 23-vjeçare νdes si ραsojë e temρeraturave të larta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në koncertin e Taylor Swift në Brazil, ku një fanse e këngëtares ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Një vajzë 23-vjeçare e quajtur Ana Benevides vdiq gjatë koncertit pasi i ra të fikët për shkak të nxehtësisë ekstreme në stadium, me temperaturat mbi 37 gradë Celsius, sipas burimeve lokale.

Swift ishte plotësisht e pavëmendshme për tragjedinë që po ndodhte dhe që atëherë ka publikuar një deklaratë duke shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e Benevides, si dhe ngushëllimet e saj për familjen e zonjës së re

23-vjeçarja besohet se ka pësuar një krizë, sipas kushëririt të saj dhe mediave lokale. Mjekët në vendngjarje u përpoqën ta shpëtonin atë pa rezultat. Ai u dërgua në spitalin komunal Salgado Filho, por vdiq pak kohë më vonë.

“Miss Universe”, bυkuroshja shqiρtare renditet në “Top 5” (FOTO LAJM)

Endi Demneri i ka mahnitur të gjithë në gjysmëfinalen e “Miss Universe” që u mbajt në El Salvador.

Përfaqësuesja e Shqipërisë u duartrokit nga audienca me performancën e saj të shkëlqyer. Madje nga votat e publikut Endi është rikonfirmuar në Top 5 vajzat pretendente për fitore.

Finalja e madhe e “Miss Universe” do të mbahet më datë 19 nëntor.

Endi konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken.

“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten. Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.