VëΙΙai i saj po lυante me bishtin e cigαres, transρortohet në QSUT 2-νjeçarja me ρlagë djegieje në trυρ

Tiranë

Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Trαgjike/ Ndërron jetë 35- νjeçari në νendin e punës, zbαrdhen detajet

Me datë 16.11.2023, shtetasi, rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vrasja e Azem Hajdarit nga shërbimet sekrete, Cako nxjerr pistën e re

Vdes 34-νjeçari nga Elbasani që u aksidentυa dυke marrë fëmijët nga shkolla

34-vjeçari Juli Sulanjaku i aksidentuar më 20 tetor në Elbasan nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Ai u përfshi në një aksident të trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, nga i cili u plagosën tre persona.

Në deklaratën për median policia bënte me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe Juli Sulanjaku, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, por e vërteta është ndryshe, pasi që në momentin që të plagosurit janë dërguar në spital kanë qenë në gjendje kritike për jetën, veçanërisht 34-vjecari i cili ndërroi jetë sot.

Babai i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar për të marrë fëmijët në shkollë teksa është goditur nga një makinë me shpejtësi të lartë. Prej më pak se një muaj 34-vjecari luftoi në spital, por nuk mundi dot ta fitonte betejën me jetën. Ai përcillet sot në banesën e fundit, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje të thellë. /albeu.com

Zbαrdhet misteri, koka e ρrerë dhe trυpi i gjetur në Xarrë i përket bariut, Adnant Jaupit

Identifikohet personi i gjetur diten e djeshme në Xarrë. Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.\

53 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.

Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m

Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre

Stërνitja e fυndit, Silvinjo i ka “top” të gjithë. Ja si ρritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me MoΙdavinë

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Moldavisë. Për të ndier disi edhe fushën e “Air Albania”-s në këmbët e tyre, Silvinjo kishte vendosur që këtë seancë të fundit në tokën shqiptare, ta zhvillonte në stadium dhe jo te “Shtëpia e Futbollit”.

Ekipi zbriti në fushë në orën 16:45, teksa fatmirësisht dhe si rrallëherë, grupi me 24 lojtarë ishte i plotë në urdhrat e Silvinjos dhe gëzon një formë të mirë fizike. Skuadra mori ngarkesë të plotë, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te topi dhe te disa situata loje.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 8:30 të mëngjesit drejt Kishinaut, kryeqytetit moldav. Pas mbërritjes, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ndërkohë që trajneri me kapitenin e ekipit do të dalin në konferencën për shtyp.

Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

FORMACIONI

Silvinjo do t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Arlind Ajeti nuk ia doli për shkak dëmtimi, por gjithsesi në ekip është kthyer Ardian Ismajli dhe ai do të jetë krah Gjimshitit në mbrojtje.

Nga krahët Hysaj dhe Mitaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin dhe para tyre Nedim Bajrami.

Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi në krahun e djathtë pritet ta nisë Jasir Asani, ndërkohë në të majtën Taulant Seferi dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshi.

Ndërkaq në dispozicion për brazilianin do të jenë edhe emra si: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.

Euro dhe doΙΙari në krizë/ Këmbimi vaΙutor për sot

Sot në 16 nëntor 2023, euro blihet me 103.7 lekë dhe shitet 104.4 lekë.

Dollari amerikan blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96.7 lekë.

Paundi britanik sot këmbehet me 188 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 106.9 lekë, ndërsa në shitje me 108.2 lekë.

Dollari kanadez blihet me 69.7 lekë dhe shitet me 71.5 lekë.

Tabela e mëposhtme sjell vlerat përkatëse.

Fυtbolli francez në zi, ndαhet nga jeta Ιojtari 20-νjeçar

Ditë zie në futbollin francez, për shkak se ka ndërruar jetë një sportist në moshë mjaft të re. Mbrojtësi Valentin Poreye, i lindur në vitin 2003 dhe i cili kaloi kohë me ekipin e të rinjve të Lille, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 20-vjeçare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai vdiq të dielën e kaluar për arsye të paqarta. Ish-skuadra e tij ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020” – Shkruan klubi.

https://twitter.com/losclive?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724822434975453671%7Ctwgr%5Ed1c8e504e7f80520988656e53ad7fb4f3dbb93bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ffutbolli-francez-ne-zi-ndahet-nga-jeta-lojtari-20-vjecar%2F

Horoskopi për ditën e sόtme, e Enjte 16 Nëntor 2023

Dashi

Sot do të përfshiheni nga një frymë e fortë e pasionit. Në fushën sentimentale ju do të jeni euforik dhe shumë aktivë! Beqarët do të përjetojnë një kthim të papritur që do t’i lënë ata të destabilizuar. Bëni çmos për të shmangur çdo grindje. Të moderosh entuziazmin me një lajm që sapo ka mbërritur, mund të hasni ndonjë pengesë. Jepini peshën e duhur detajeve në punë.

Demi

E enjtja është e favorshme për të rikthyer në nivelin që duhet një marrëdhënie që është duke rënë. Mundohuni të thelloni themelet për të ardhmen tuaj me personin që keni në krah. Beqarët do të priren për të idealizuar një person i cili ndoshta nuk ka cilësitë që ata besojnë. Jeni të begatë në punë, edhe pse jeni ende në pritje të një konfirmimi. Mos u kushtëzoni nga opinionet e të tjerëve.

Binjakët

Ju do të ndjeni nevojën për të ndryshuar dhe sqaruar brenda jush. Do të jeni të prirur për ndryshime në humor dhe nëse keni një partner/e do të duhet të shpjegoni se çfarë po ndodh me ju. Shumë beqarë do të ndjejnë një tërheqje të fortë për diçka të ndaluar, dhe kjo do ju falë plot energji! Yjet ju ftojnë të merrni shtigje të reja për të pasur më shumë suksese në punë. Jini të gatshëm të shfrytëzoni mundësitë në lëvizje.

Gaforrja

Është koha për të punuar me marrëdhënien në çift dhe për të identifikuar dobësitë. Fokusoni vëmendjen tuaj në të gjitha ato gjëra që ju kanë shpëtuar me kalimin e kohës. Një goditje e vogël e fatit sot do të favorizojë beqarët me njohje të reja. Klima në punë është e qetë dhe ju do të jeni në gjendje të bëni punën tuaj në harmoni me kolegët. Ju nuk mund të kërkoni diçka më shumë.

Luani

Eshtë e panevojshme të provosh që të bësh gjithçka të përshtatshme si ju doni në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse keni zgjedhur një person me të gjitha gabimet e tij, mos u qani tani. Beqarët sot do të përjetojnë momente nostalgjie! Disa pasiguri të bezdisshme do ta frenojnë punën tuaj. Për fat të mirë, Urani gjithmonë rezervon surpriza të këndshme për ju.

Virgjëresha

Sfera sentimentale, në të kaluarën mjaft kaotike dhe e pasigurt, vazhdon të stabilizohet për të lindurit e kësaj shensje. Kush ka ndërmend të formalizojë një bashkim mund ta bëjë këtë. Beqarët do të duhet të jetë më pak polemik dhe më pak të ngurtë me njohjet e reja. Fitimet në sektorin profesional rezervojnë mundësi të reja, por kini kujdes që të mos e teproni. Vendosni prioritetet.

Peshorja

Çiftet e konsoliduara mirë sot do të jetojnë një ditë të qetë. Venusi ndihmon ata që po kultivojnë një projekt të dashurisë për të realizuar ëndrrat e tyre. Beqarët do të vlerësohet shumë për mënyrën se si ata do të lejojnë “viktimat” të bien në këmbët e tyre. Mos humbisni veten në një mijë supozime, veçanërisht nëse kërkoni një punë të re. Vlerësoni çdo propozim.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj premton një ditë relaksuese, gjë thelbësore nuk është të mendosh për të gjitha problemet menjëherë. Venusi nuk mund të presë për të vënë konfuzionin në zemrën tuaj. Beqarët sot do të jenë joshës, të aftë dhe do të bëjnë një masakër të zemrave. Kush kërkon një punë, nuk duhet të heqë dorë dhe të provojë përsëri. Neptuni i favorshëm ndihmon në kthimin e faqes.

Shigjetari

Lumturia sot do të jetë miku juaj më i mirë. Ju do të keni një mijë angazhime në kalendar dhe pak kohë për t’i kushtuar të dashurit/ës tuaj që duket mjaft i/e mërzitur nga kjo situatë. Urani ndez dhe sjell dashuri në zemrat e vetmuara që janë në kërkim të një lidhjeje! Pjesa e parë e ditës do ju përballë me disa sfida, por më pas ju do të gëzoni suksese personale dhe financiare.

Bricjapi

Në dashuri mos u ndalni te disa fjalë dhe nëse dikush dëshiron të luajë me ndjenjat tuaja, ndoshta ai/ajo nuk e kupton atë që ju jeni duke bërë. Jepini një drejtim të duhur marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga takimet që do bëjnë për të takuar një person interesant. Dita shpall perspektivat e mira për ndarjen e një projekti profesional.

Ujori

Ju nuk i besoni partnerit/es fare dhe ndoshta bëni mirë, diçka ju tregon se pas dhuratave të tij/saj dhe buzëqeshjes ka diçka tjetër! Kontrolloni në lidhje me këtë! Beqarët do jenë të hapur ndaj ftesave për takime, ka të ngjarë të takoni njerëz të rinj. Do të jeni në qendër të vëmendjes së eprorëve, me punën tuaj keni rritur besueshmërinë dhe simpatinë e tyre.

Peshqit

Ditë e tensionuar dhe grindje me partnerin/en parashikohen sot për të lindurit e kësaj shenje. Për fat të mirë mbrëmja do të kthehet në normalitet dhe ju do të jeni në gjendje të realizoni synimet tuaja në çift. Beqarët do të jenë më të hapur dhe të prirur për t’u dhënë besim atyre që kanë një tërheqje të madhe ndaj tyre. Projektet për punë do të shumëfishohen dhe gjithashtu me përpjekjet tuaja do arrini t’i zbatoni ato.

Trαgjedi/ Ρërfshihet nga fΙakët shtëpia, shυhet fαmilja me 7 anëtarë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Belgjikë, dhe si pasojë kanë humbur jetën shtatë anëtarë të një familje.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka ardhur si pasojë e një incidenti dhe në ato momemente familja po flinte.

“Fëmijët, katër vajza nga mosha 5 deri në 14 vjeç, të gjithë ndiqnin shkollën dhe prindërit e tyre ishin të përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore të komunitetit. Jam i shkatërruar, kaq shumë të vdekur nga zjarri, nuk kam parë diçka të tillë për 30 vjet”, tha kryebashkiaku Eric Dozon. Kjo tragjedi e ka zhytur në zi këtë qytet që ndodhet midis Namurit dhe Lièges.

Zjarri dyshohet se ka nisur aty ku ndodhej një divan dhe tymi toksik i lëshuar nga djegia e divanit rezultoi fatal për familjen, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege. Sipas saj, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, nga një qiri ose një cigare e ndezur.

Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, por nuk mundën të hynin në shtëpinë, e cila tashmë ishte përfshirë nga flakët.

“Kur mbërritëm, fasada ishte kthyer tashmë në një mur zjarri, flakët po e përfshinin ndërtesën nga kati përdhes në katin e dytë”, shpjegoi drejtuesi i tyre, Christoph Zando. Sipas Zando, shtëpia nuk kishte detektorë tymi.

U νra me thikë në Angli, mbΙidhen paratë për të sjellë trυρin e 26-vjeçarit në Shqipëri

Familjarët e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj, i cili u vra me thikë në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se janë mbledhur paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e tij.

Ditën e sotme u njoftua hapja e një Go Fund Me, që shqiptarët të kontribuonin sadopak pasi shuma për të sjellë trupin e të riut në vendlindje ishte mbi 10 mijë paund.

Kjo shumë është mbledhur, njoftojnë familjarët, dhe do kryhen të gjithë procedurat e nevojshme që trupi i të riut të prehet në Malësi e Madhe, vendlindjen e tij.